Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh ?eliku: Mos e vajtoni 20%-in bombonin partiak

| E premte, 26.03.2021, 01:17 PM |


MOS E VAJTONI 20 % -IN

BOMBONIN PARTIAK

NGA KALOSH ?ELIKU

(Nana ime e therte pulën

kur këndonte si gjel)

Nana ime e therte pulën

Kur këndonte si gjel.

Bir, ajo ndjell kob. Robëri.

Gjelit i ka hije kënga. Zgjimi

Thirrë, herët Agimin mbi gardh...

(E shaj Veten Sot

dhe lëvdoj Ty)

E shaj Veten Sot. Dhe, të lëvdoj Ty

Sesi, munde t’i bëhesh Nuselale:

Një Poeti të çmendur. Bohemi?!

Gjithë jetën me Ty kalojë DitëNatën

Dhe, ende nuk gjeti shteg për në Liri.

Po, e shaj Veten Sot. Epabesueshme

Shkaku, se: Nuk kam Nuse. As, Liri...

(Gomari kur pëllet mes rruge

mbi shpinë ka samarin)

Gomari, është gomar. Pëllet, nateditë

Edhe këngëtar. Edhe, poet Oborri.

Edhe, mbi shpinë e ka samarin. Barrë

Shkaku,se: është gomar. E do samarin.

Edhe Sot, gomari e do samarin. Taxhinë

Problemi, se: ka lindur gomar grazhdi.

Përpiqet, barrën ta hudhë në lumë

Po,nuk mundet. E k lidhur pronari.

Gomari, pajtohet me samarin. Barrën

Përpiqet ta hudhë në përrua. Lumë.

Nuk mundet. I zoti ia ka lidhë këmbët

Vështirë, do t’i zgjidhë: hudhë barrën

I duhet t’i çlirojë këmbët. Flukë samarin...

(Azgjë nuk di Sot për Ditën e Djeshme)

Fatëkeqësisht, Jam; në burg Shtëpiak:

Koronavirusi, pas dere. Truproje.

As, me shi. Breshër. Diell. Dimëra.

Apo, me raki rrushi. Dy shtama verë

Mike, që Dje: Ringjallën nën Rrap.

Asgjë, nuk di Sot: për Ditën e Djeshme

Enesërmeja. Dita e Zgjimit: Rilindas...

(Goci Kërçovës dhe

Goca e Kumanovës)

Dashka, i thotë në Ulqin Poetit C. D.

More, goci: Mos më shpallë dashuri!

Poeti, plumb i përgjigjet: Oj, çiko

Unë, nuk jam gocë! Po, jam burrë.

Cuca e Kërçovës ia shkrep rafall:

Po, ku di unë: A je goc, a je cucë?!...

(Mos e vajtoni 20 % -in

bombonin partiak)

Popull me disa Parti Politike Shqiptare

E plot Universite shtetëror dhe privat.

Tituj shkencor, blerë në “Qafë-Thanë”

Me disa Klube. Shoqata të shkrimtarëve

Edhe, nëpër katunde. E pak shkrimtarë.

Popull, që me vite thirret në 20 % -in

E përdhosën arsimin. Dhe, kulturën:

Me ministra. Partzanë, besnik partiak.

Që: Jo, nuk kanë një libër në shtëpi

Po, edhe“heber” nga arsimi. Kultura.

Përmëkeq, nuk kanë lexuar përsëgjalli.

Fatkeqësisht, që merret me arsim. Kulturë

Shkencë. Letërsi. Dhe, nuk kërkon vlera.

Po, ende thirret dhe e vajton 20 % -in

Realitet, që nuk arrihet Sote as Mot:

Me bagazhin e tyre politik. Arsimor

Aqmëpak shkencor. Dhe, artistik partiak.

Mos e vajtoni 20 % -in! Bombon partiak

Po, vlerat e arrira shkencore. Artistike!...

(Ende lehin qentë me zgjebe

pas meje si armik)

Po, ende lehin qentë me zgjebe

Nateditë pas Meje. Janë tërbuar:

Tinëz, më sulen pas shpine. Tinëz.

Nuk ka problem. Ata kanë atë punë

Ditën. Dhe, natën lehin pas një Poeti.

Nuk prish punë. Unë jam Dielli

Ata deri Dje, lehnin pas Hënës.

Po. Unë jam Dielli. Armiku i tërbimit

Dje, lehnit pas Hënës. Sot, pas Diellit...

Shkup. 05 mars, 2021