E shtune, 04.12.2021, 07:48 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Shqiptarët e hutuar, e zeza e kombit!

E premte, 26.03.2021, 01:09 PM


Shqiptarët e hutuar, e zeza e kombit!

Shkruan: Fahri XHARRA

Demokraci vëlla, shkruaj çka të duash , fol si të duash :”është kohë e artë”. ”Liri e të shprehurit” : shaj sa të mundësh, denigro kë të duash!. Poshtërsi kombëtare : ”Njollos sa të mundësh ! Mos e kurse askënd !”. Qëpoj sipas qejfit, pa kurrfarë përgjegjësie ndaj kombit, ndaj historisë, ndaj ardhmërisë . Qëllimi i përbashkët : ” Nuk jemi komb, jemi të vonshëm, s´kemi heronj kombëtar, nuk e meritojmë shtetin -nuk i meritojmë të dy shtetet që i kemi, nuk jemi të aftë të udhëheqim dhe jemi rastësi në këto fusha e male të begata. Caku i huaj i “qëllimit ” tonë : ” Largohuni nga këtu, se jeni jo nga këndej pari! ”

Ideja e huaj, realizimi i ynë : Jemi komb i shpifur ! Nuk i takojmë as lëkurës e as mishit . Parat e huaja, mjerimi ynë .

Kur e lexoj të shkruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës (e mos qoft ai kuvend se çka mbanë): “Debatet e fundit për Skënderbeun në Shqipëri kanë qenë mjaftë të mira dhe të trajtuara me profesionalizëm nga shumë historianë dhe analistë, kurse te ne në Kosovë ende nuk kemi një debat të tillë të mirëfilltë. Sipas librave autentik të historisë dhe sipas historianëve e analistëve nga Tirana u qartësuan shumë gjëra. Se Skënderbeu nuk kishte ngritur flamurin kuq e zi në Krujë por flamurin e Bizantit, se Kuvendi i Lezhës nuk ishte Kuvend shqiptar por ishte Kuvend i kombeve të ndryshme të besimit krishterë për të luftuar Perandorinë Osmane. Pra Kuvendi ishte në bazë fetare dhe jo në bazë kombëtare sepse në mesjetën e hershme kombet nuk kishin lindur ende dhe nuk kishte kurrfarë rëndësie se çfarë gjuhe flisje kur vihej interesi fetar para. Sipas historisë, Skënderbeu me t’u kthyer në Krujë muslimanëve shqiptar iu dha të zgjidhnin në mes krishterimit ose vdekjes, shumica e tyre refuzuan të braktisnin besimin islam dhe i masakroi pa mëshirë.”… më lind dyshimi të mendoj se mos rastësisht (bëje Zot ëndërr!) nuk jam në Kosovë . Por kur e shoh që është e shkruar dhe e folur shqip (bëje zot ëndërr) nuk i zë besë vetës që jam shqiptar.

Sa më ”dhimbset” Perandoria turke që nuk gjeti miq në atë kohë në tokat tona, se sa mirë do ta kishim sikur të mos na vinte (me zjarr e tmerr) kurrë këndej pari. Sa i paskan pëlqyer deputetit ”debatet e fundit për Skënderbeun në Shqipëri” dhe me çfarë keqardhje ende në Kosovë nuk paskemi një sqarim të mirëfilltë për atë kohë . Sa me “keqardhje po shkruaj ”që s´po iu del krah askush në Kosovë amirahmetëve, gëzimkëlmendëve, fuadramiqëve, shefqetkrasniqëve, milazimkrasniqëve .

Po ku paskemi qenë deri më tani që nuk e paskemi ditë që Skënderbeu e paska ngritur flamurin e Bizantit në Krujë (oliverschmiti, fatos lubonja, abdi baleta )? Çfarë mësimi i ”mbrapsht “i historisë sepse nuk na kanë treguar që Skënderbeu ” me t’u kthyer në Krujë myslimaneve shqiptar iu dha të zgjidhnin në mes krishterimit ose vdekjes, shumica e tyre refuzuan të braktisnin besimin islam dhe i masakroi pa mëshirë.” ?!?! Dhembshuri historike . Vajtim!

Sa të mjerë që jemi e nuk po e dimë që ne jemi komb i ”krijuar ” fare rishtas, apo të ardhur nga Azerbajxhani bukur moti, apo që jemi serbë të albanizuar, apo jemi arnautash që dikur flitnim serbisht dhe turku na e ”mësoi shqipen ” për inat të të popullit tonë ” amë , që të ndihemi shqiptarë (Oliver Schmitt) . Sa më vjen keq që ne nuk po ia ”ditkam ” për nderë Perandorisë Osmane që na bëri” njerëz dhe na kulturoi” (Fatos Lubonja).Po ç ‘lidhje ne kishim me pellazgët, ilirët, dardanët ? Të kotë e kemi që mundohemi të krijojmë ” lidhje artificiale ” me gjëja se të parët tonë (Oliver Schmitt).

Po na jemi rastësi, se ”eshtrat tona të të parëve tanë, kanë humbur maleve si ato të arushave dhe ujqërve ” dhe se vështirë të ” gjendet ndonjë fakt arkeologjik” për ne (J.Deretiç)

Sa më vjen keq që kot po mundohemi të kemi një gjuhë të bashkuar, të njësuar kur e dimë që ”jemi popull me njëqind dialekte. dhe që fshati me fshat ” nuk merret vesh ndër veti ( Jovan Cvijiç) S´di pse nuk gëzohemi që flasim një gjuhë të re ”kosovare ” e mbi të gjitha një ”identitet mysliman ” ( të Rexhep Qosjës)    Çudi! dhe  “mosmirënjohës.”

Sa keq që nuk po jemi falënderues që po na këshillojnë që vajzave tona t´iu vejmë shaminë mbi kokë dishtën ato apo jo. Por edhe ferexhenë, pse jo nëse ato e pranojnë Pse nuk ndihemi krenar që kemi nismëtar të kthimit pas. Pse nuk jemi krenar që vendet arabe dhe turke ”prodhojnë ” pa shpenzime familjare e as nuk harxhojmë fonde publike për që të na i ”shkollojnë” djemtë tanë? Eeeeeeeej, kur ata kthehen mu atëherë do të urrejmë pse jemi shqiptarë, pse flasim shqip . Sa “gëzim”!

Është për brengosje se si i madh e i vogël nuk kërcejmë sipas ”defit” arab, dhe që 15 vjet këndej në Kosovë, e që 22 në Shqipëri në ”lulen e demokracisë ” nuk ndihemi krenar për këtë liri të vetë humbjes, vetëmohimit, dhe vete zhbërjes.

”Pra Kuvendi ( 1444fxh ) ishte në bazë fetare dhe jo në bazë kombëtare sepse në mesjetën e hershme kombet nuk kishin lindur ende dhe nuk kishte kurrfarë rëndësie se çfarë gjuhe flisje kur vihej interesi fetar para atij kombëtar… e sot që po i themi vetës komb (mos kofshim, më mirë), për ç farë interesi po flasim. E edhe në Kuvend!

Por edhe diçka, sa mirë që ishim dhe e kishim dikur ”Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin!

Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar. (Ismail Kadare)” . Te ecim o burra e ta kthejmë këtë kohë!

Pa e harruar : “Të faleminderit” Shqipëri për debate të trajtuara me profesionalizëm, për Skënderbeun .. Ju faleminderit të gjithëve atyre që po na ndihmojnë me sa munden që të mos e duam popullin tonë dhe të kaluarën tonë historike. I falënderoj të gjithë ata që po çojnë ujë në mullirin e sllavizmit .”I falënderoj “te gjithe ata qe punojnë kundër kombit dhe ardhmërisë evropianë te sajë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora