E merkure, 24.04.2024, 04:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Agron Tufa: Marshi i vdekjes

E premte, 26.03.2021, 01:11 PM


Agron Tufa

MARSHI I VDEKJES

Ky vend popullohet më shumë me të vdekur;

Me të vdekur të lashtë, me të vdekur të rinj:

Janë të vdekur qytetesh me brengë të thekur-

Dhe të vdekur fusharakë e të vdekur - barinj.

Një popull të vdekurish gëlon kësoane;

Të vdekur qyshkuri, të vdekur tani...

Çfarë i mban gjallë vallë, çfarë kambane

I mbledh dhe i derdh nëpër rrugë mizëri?

Të vdekurit ngatërrohen pa pra midis vedit...

Po kush këtë makth do mundë ta zgjidhë vallë?

Vdes ngapak dhe shpresa tek të vdekurit e shtetit -

Më shumë gjysmëvdekur, se sa gjysmëgjallë.

Të vdekurit e lashtë nuk gjejnë dot paqe

Nga të vdekurit mbi dhe, që ngrenë pallate

Mbi eshtra fëmijësh, mbi plazmën e ardhme,

Mbi truallin që zhytet përditë në mëkate.

Dhe ngrenë rebelimin të vdekurit e vjetër,

Braktisin qimitret, mallkojnë me tërbim

Të vdekurit e rinj, bastardë, kokëngjeshur,

Dhe kthehen qimitresh të pangushëllim.

Ky marrsh i të vdekurve nuk paska të sosur,

Me shenjat e tyre, me këngët, me shkrimet,

Që shuhen, rishkruhen dhe mbesin vulosur

Prej bëmave të tyre, gjithsej, vetëm krimet...

Të vdekurit tanë, s'e dinë që kanë vdekur

Dhe s'gjendet i gjallë vdekësinë t'u provojë;

Kësoane të gjallët kanë ngrirë të mekur

Nën grushtin e vdekjes që kthen në rrënojë -

Lotët, kujtimet, atë shpresë të pakët

Që gjallë mbet dëshirash në urna, saksi...

Të gjallët tash janë, ah, kurme të vakët

Kufomash të gjalla, nxjerrë në liri...

(Nga romani “Gurit të varrit ia rrëfej”, 2015)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora