Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Latifi: Muze për armikun numër një të Skënderbeut

| E premte, 26.03.2021, 04:24 PM |


Komuna e Prishtinës kurrë nuk pati pare për t'ia ngritur një shtatore në kryeqytetin e Kosovës Adem Jasharit. Kurrë nuk pati pare për ta ndërtuar një muze të viktimave të gjenocidit serb mbi shqiptarët gjatë shekullit XX. Por, sot, e pamë se Komuna e Prishtinës paska pare që gërmadhën e hamamit osman të Prishtinës me e shndërru në Muze të Sulltan Mehmetit II, armikut numër një të Skënderbeut, sulltanit që për tridhjetë vjet shkretoi tokat e shfarosi pothuajse gjysmën e popullatës shqiptare, gjatë rezistencës antiosmane midis viteve 1451- 1481. Kjo nuk është thjesht turp. Është pshtymje mbi identitetin dhe vuajtjet tona kombëtare.