E marte, 16.04.2024, 07:41 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Kryesia e Shoqatës shqiptaro Amerikane “Skënderbej” vazhdon të punojë me dinjitet dhe atdhetarizëm

E diele, 21.03.2021, 02:37 PM


Kryesia e Shoqatës shqiptaro Amerikane “Skënderbej” vazhdon të punojë me dinjitet dhe atdhetarizëm

Nga Keze Kozeta Zylo

Ndonëse vazhdojmë të jemi në pandeminë botërore, Kryesia e Shoqatës Shqiptaro Amerikane vazhdon të jetë së bashku dhe të punojë në programin që kanë miratuar si anëtarë të shoqatës.

Në ditën më të bukur të vitit, atëhere kur jeta gjallërohet nga gjumi i rëndë i dimrit, dhe në vendin tonë festohet me aq bukuri dita e Verës, kryesia e shoqatës u mblodh në restorantin “Victory Shop” Astoria në Queens për të diskutuar rreth punës që ata kanë bërë gjatë kësaj kohe pandemike.  Të gjithë të gëzuar dhe plot respekt për njeri tjetrin u përshëndetën në distancë sipas rregullave shëndetësore.  Takime të tilla në këtë kohë pandemike bëhen dhe më të dashura dhe më me kuptim.

Mbledhjen e moderoi me plot përkushtim znj.Alketa Veshi sekretare e Shoqatës Shqiptaro Amerikane Skënderbej.

Mbledhjen e hapi z.Mark Qehaja kryetar i Shoqatës Shqiptaro Amerikane Skënderbej i cili bëri konkluzionet rreth festimit të 13-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.  Ai tha se: “Aktiviteti rreth 13-të Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ishte një konferencë shkencore që u realizua me plot sukses”.

Kumtesat e mbajtura ishin të një niveli të lartë ku referuesit nëpërmjet temave të ndryshme sollën Kosovën, luftën e saj heroike dhe përpjekjet e shumta derisa arriti ditën e Pavarësisë.  Z.Qehaja shtoi se shoqata ndihej shumë e nderuar që në këtë konferencë përshëndetën si: Ambasadori Frymëzim Isufaj, Konsull i Përgjithshëm i Kosovës i cili i falënderoi për këtë aktivitet të rëndësishëm.  Ne kete konferecë nderoi me pjesëmarrjen e tij Ambasadori Amerikan, Heroi i Kosovës William Walker.  Fjala e tij u dëgjua me shumë interes nga të pranishmit dhe më gjerë.

Përshëndeti gjithashtu dhe Prof. Rrustem Berisha me banim në Pejë

Z.Imer lacaj n/kryetar i shoqatës diskutoi rreth punës me websitin e shoqatës.

Znj.Alketa Veshi rekomandoi për disa aktivitete të shoqatës në të ardhmen.  Kur të ketë më shumë mundësi duhet që të organizohemi me anëtarë të shoqatës për të vizituar vende historike në Amerikë përfundoi ajo.

Znj.Arta Xhaferri anëtare e kryesisë diskutoi për anëtarësimin e të rinjve, të cilet janë e ardhmja e Diasporës.

Glen Nukaj anëtar i kryesisë solli mendime rreth aktiviteteve me të rinjtë e shoqatës.

Z.Nikollë Nilaj anëtar i kryesisësë së shoqates diskutoi rreth komunikimit me anëtarët e shoqatës ne forume të ndryshme të hapura nga shoqata.

Z.Qemal Zylo Anëtar Nderi i shoqatës diskutoi rreth aktiviteve të ndryshme, punës në media etj.

Z.Faton Zogiani anëtar i kryesisë diskutoi rreth sigurimit të një zyre për shoqatën, vend që i jep mundësi më të rehatshme për mbledhje dhe punë që i përkasin shoqatës.

Kryesia e Shoqates nderoi me çertificatë mirënjohje Prof. Rrustem Berishën me banim në Pejë i cili në konferencën shkencore për 13-të Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës mbajti kumtesën me temë:  “Genocidi serb në Kosovë qysh prej shekullit të 18-të”.  Atë e nderuan, si luftëtar për çështjen kombëtare, si mësimdhënës, gazetar, politikan dhe publicist.  Së shpejti do të sjellin librat e tij të botuara rreth genocidit dhe krimeve serbe në New York.  Çertifikata e mirënjohjes do t’i dorëzohet në emër të kryesisë nga z.Faton Zogiani në Kosovë.

Ishte një aktivitet i këndshëm nga Kryesia e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” me kryetar z.Mark Qehaja i cili vazhdon të punojë me përkushtim dhe patriotizëm së bashku me n/kryetarin z.Imer Lacaj, sekretare znj.Alketa Ktona Veshi dhe anëtarët e kryesisë si: Arta Xhaferri, Faton Zogiani, Nikollë Nilaj dhe Glen Nutaj.  Ata kanë punuar fort për të realizuar programin e kësaj shoqate që në themelimin e saj.

14 Mars, 2021

Astoria, New York



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Mësonjëtorja e parë e Korçës është pasuri kombëtare dhe jo lokale Kozeta Zylo: Lule mimozat e Shkollës Shqipe “Alba Life” në New York Kozeta Zylo: Lamtumirë Agim Krajka! Kozeta Zylo: Lamtumirë Kujtim Gjonaj, “Mjeshtër i Madh” Kozeta Zylo: “Alba Life” e festoi 13 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një koncert artistik Kozeta Zylo: “Skënderbej” nderoi 13 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës Kozeta Zylo: Adem Jashari - Burri që lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë Flamur i Lirisë Kozeta Zylo: Bisedë me Kryetaren e Komunitetit Shqiptaro-Hebre në Izrael, znj. Felicita Jakoel Kozeta Zylo: Lamtumirë prof. Branislav Sinadinovski, dishepulli i Rilindasit të madh Josif Bagerit Kozeta Zylo: Lindje në kohën e kolerës Kozeta Zylo: Ne perkujtim te 24 vjetorit te renies per Liri, Heroit te Kosoves Zahir Pajaziti Kozeta Zylo: U kujtofsh ndër breza Dr. Lazer Radi! Kozeta Zylo: Lamtumirë duararta Lida Grabocka Jonif Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” filloi me një klasë të re semestrin e dytë në Online Kozeta Zylo: Reflektime në ditëlindjen e Fan S. Nolit Kozeta Zylo: Lamtumirë poeti penë ndritur Luigj Çekaj! Kozeta Zylo: Në përkujtim të Inxh. Xhaferr Agaraj, ish i burgosur politik i Spaçit Kozeta Zylo: 57-Vjetori i pushkatimit të poetit disident tepelenas Trifon Xhagjika Kozeta Zylo: Në tre Vjetorin e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. New York Kozeta Zylo: Ëndrra e dhjetoristëve - "E duam Shqipërinë si gjithë Europa"...

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora