| E diele, 21.03.2021, 06:23 PM |
Ti o Dajë, je Lulja e Sharrit,
je Shqiponjë e
Gostivarit!
“Mërgoi
se kërkonte liri,
Në
supe kish një strajcë
Dhe
flamurin kuqezi”
(Kushtuar
atdhetarit, leksikografit dhe poetit Sadulla Zendeli-Daja)
Nga
Viron Kona
Ideja
përkëtë artikull më erdhi kur, më7 Mars 2021, i urova Sadulla Zendeli-Dajës Ditën e Mësuesi, duke e vlerësuar si mësues dhe si inisiator për hapjen e të parave
shkolla shqipe nëqytetet Nybro, Kalmar dhe Emmaboda të Suedisë, ku ai banon prej mëse 50 vjetësh...Urimi
im për të ishte i motivuar sepse për Sadulla Zendeli-Dajën, shkolla, arsimi dhe
gjuha shqipe kanë qenë dhe janë detyra
parësore, ai i ka konsideruar ato gjithnjëtë shenjta,mision të jetës dhe
të veprimtarisë së tij.Figurativisht mund të them se, Sadulla Zendeli-Daja, me
punën e tij të jashtëzakonshme, ështëshndërruar në një projektor drite, në
Shqipëri, në Kosovë, në Mal të Zi, në Çamëri, në Diasporë,si dhenëvendlindjen e
tij në trojet shqiptare tëMaqedonisësë
Veriut, në Gostivar, ku ai ka kujtimet e fëmijërisë dhe të rinisë...Duke
studiuar jetën dhe veprimtarinë e këtij shqiptari të shquar, them se lista e
mësuesve të kohës së sotme, është shumë e gjatë, sepse shqiptarët e kanë në gentrashëgiminë
e dijeve dhe të gjuhës shqipe breza pas
brezi, ndaj dhe kanë mbijetur. Por, në atë listë mësuesish, Sadulla Zendeli-
Daja është kryemësuesi. E nënvizoj këtë
pohim, sepse duhet ta kesh thellësisht në zemër qenien mësues, që të veprosh siç veproi ky njeri i rrallë. E, konkretisht:
Ndonëse mërgimtar, Daja
(kështu do t`i drejtohemi shkurtimisht, sepse me këtë emër e njohin më së shumti
në Suedi) kreu fillimisht kursin paraprak të gjuhës suedeze, në vazhdim, arriti
të diplomohej për shkencat filozofike nëUniversitetin e Upssalës, njëri ndër
universitetet e njohura të botës. Studioi dy vjet gjuhën shqipe në
Universitetin e Sofjes, dega e
Albanologjisë, duke pasur shef të katedrës albanologjike profesorin e shquar
Thoma Kacorri. Më pas kreu shkollën e Lartë të Bibliotekave në qytetin suedez, Borås.
Pas mbarimit të shkollës, suedezët e emëruanShef të Bibliotekave të qytetit
Nybro, ku ai ndihej i respektuar nga qytetarët suedezë, nga autoritetet vendore,
por dhe nga mërgimtarët shqiptarë, pra
ishte në një punëtë vlerësuar dhe tëmirëpaguar.Por,
ndërkohë që kryente detyrën me bibliotekat, ai shikonte se në shkollën e ciklit
të ulët të qytetit, fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë,në vend që, krahas gjuhës
suedeze,të mësonin gjuhën e tyre shqipe,ata i kishin futur nënjë klasë me mësues
serb, që u mësonte këtyre fëmijëve gjuhën serbe.Kjo ndodhte sepse mërgimtarët
shqiptarë nga Kosova,Maqedonia dhe Mali i Zi kishin shkuar në Suedi nga ish
Jugosllavia, pasaportat i kishin jugosllave,kështu që, për suedezët ata
konsideroheshin shtetas jugosllav, që kishin ardhur në emigracion. Fillimisht
Sadulla Zendelit iu desh që t`u shpjegonte suedezëve se ata fëmijë ishin
shqiptarë dhe se gjuha e tyre ishte gjuha shqipe.Prandaj, krahas suedishtes,duhej
të mësonin jo serbisht,por shqip.Duke sqaruar këtë status të fëmijëve shqiptarë,
atij iu desh që të përballej me serbët, që ishin atdhesuar në atë qytet.Kështu,
me shumëpërpjekje e sqarime në entet e shkollave suedeze, Dajaarriti tëçelte të
parën shkollë shqipe në qytetin Nybro( 5 Mars 1975), duke kërkuar të emërohej
mësues, ndonëse me pagë më të ulët se ajo
si shef i Bibliotekave.
Në vazhdim, ai çeli shkollat shqipe edhe në qytetet Emmaboda dhe Kalmar.Gjatë kësaj kohe, Daja mori edhe nismën që, me mërgimtarët shqiptarë, të krijonte Shoqatën Shqiptare “Ilirida’,por kësaj here duke u përballur ashpër edhe me ambasadorin e ish Jugosllavisë në Suedi,i cili ngulmonte që mërgimtarët shqiptarë në Suedi të përfshiheshin në shoqatat serbe.Ish ambasadori jugosllav, e kërcënoi publikisht Dajën dhe ndërhyri në linjë zyrtare në ish Jugosllavi, që t`i ndalohej Sadulla Zendeli-Dajës kthiminë vendlindje për 20 vjet, madje ata e ndaluan deri edhe në shkuarjen në ceremoninë e varrimit të nënës së tij.Atë ditë të vdekjes së nënës, në fshatin Sërmnovë të Gostivarit, spiunët serbë të UDB-së, gëlonin e vërtiteshin në varreza si fantazma, duke vëzhguar se mos në procesionin mortor shfaqej diku edhe Sadulla Zendeli - Daja,të cilin po ta kapnin, do ta arrestonin dhe do ta futnin në burgjet serbe,ku hyje dhe s`dilje më...
Shkollat shqipe në Suedi sot funksionojnë përtë gjithë fëmijët e shqiptarëve mërgimtarë, po ashtu edhe numri i duhur i mësuesve, ndërkohë që, nga bankat e shkollave ku dha mësim Daja, kanë dalë qindra nxënës, të cilët kryejnë në Suedi punë dhe profesione, e, ku midis tyre ka dhe plotë me shkollë të lartë: ekonomistë, biznesmenë, teknikë, mësues,inxhinierë, mjekë...Edhe sikur vetëm meritën e çeljes së shkollave shqipe në Suedi të kishte Daja, përsëri do të ishte shumë i vlerësuar, por ai nuk u ndalë me kaq. Pasi punoi 27 vite në arsim, ai çeli biznesin e tij, saktësisht një restorant në ishullin Oland në Baltik,një ishull i mrekullueshëm ku të çonë njëra nga urat më të gjata në Evropë, ku edhe mbreti i Suedisë ka një rezidencë verore, ku ngrihet një kështjellë madhështore mesjetare dhe ku ndodhet monumenti i shenjtores Birgita, pikërisht në atë ishull, Daja ngriti restorantin, të cilin e pagëzoi me emrin “Shqiponja”, kurse në ballë vuri flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës.Është një restorant mikpritës, ku Daja ka edhe shtëpinë e, ku, ka pasur si mysafir për disa ditë atdhetarin e madh Adem Demaçi apo dhe të tjerë atdhetarë nga trojet shqiptare, veçanërisht në periudhën e viteve 1990-1999, kur kërkohej sensibilizimi i vendeve të botës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjatë kohës, Sadulla Zendeli-Daja realizoi edhe një ëndërr tjetër të madhe.Ai nisi një punë titanike në fushën e leksikografisë, duke shkruar deri më sot, njërin pas tjetrit,5 fjalorë:Shqip - Suedisht dhe Suedisht – Shqip:1.Fjalorin e parë, Suedisht-Shqip me 17.000 fjalë, i cili u botua për herë të parë më 1994, nga Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsim (Enti për zhvillim i Suedisë). 2. Fjalori i dytë, Suedisht-Shqip me 28.500 fjalë, i cili u botua më 2004 nga Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsim (Enti për Zhvillim i Suedisë). 3. Fjalori i tretë për fëmijë i titulluar: “Fjalori im i parë 4 gjuhësh: Shqip-Anglisht-Italisht” me bashkautore znj. Meri Toçi. Botim i“Toena”, Tiranë, 2011.4. Fjalori i katërt, Shqip-Suedisht, me rreth 35.000 fjalë, botues “Toena”, Tiranë më 2013.5.Fjalori i pestë, Suedisht-Shqip me 10.000 fjalë, i cili është i pari i këtij lloji, që u jepet në dorë nxënësve të shkollës 9-vjeçare dhe të mesme, që të mësojnë në këtë gjuhë. “Toena”, Tiranë, 2018.
Gjithashtu ai ka botuar
librat: “Ditari i dhimbjeve”, “Ditari i kujtimeve të paharruara”, “Moj e
dashura Arbëri!”, “Gostivari në zemrën time”, “Rizgjimi i Arbërisë”, “Kur kam
atdheun, kam gjithçka”, “Dëgjoni zemrën time”, “Shekulli i pajtimit”,
“Mallëngjime mërgimtare”, etj...Ndërkaq Daja ka shkruar edhe qindra artikuj e
studime të botuara në shqip e suedisht.
Nga njohja që kam,
them se vlerat e Sadulla Zendeli –Dajës janë të pafundme. Nuk gjen një orator
tjetër si Daja, i cili e demonstron aftësinë e tij të oratorisë, veçanërisht në çështjet
atdhetare, të lirisë dhe të pavarësisë, të gjuhës shqipe dhe të bashkimit të
trojeve të kombit shqiptar. Këto vlera oratorie, shumë shqiptarë i panë edhe
kur Daja me djemtë e tij, në vitet 1990-1999, demonstronte në sheshe të disa
shteteve të Evropës, në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare të popullit të
Kosovës për liri e pavarësi, si dhe kundër gjenocidit dhe barbarisë serbe ndaj
shqiptarëve. Siç shprehet me të drejtë albanologu i njohur suedez Ullmar Qvick (Kvik):
“Vepra e Dajës do të rrojë në dobi të shqiptarëve, kudo ku ndodhen. Nderi i tij
dhe nami i mirë do të ruhen në historinë e kulturës shqipe.”
Disa nga botimet e S .Z.
Dajës
Sadulla Zendeli-Daja është nga ata njerëz që i japin sa mundin atdheut dhe s`kërkojnë asgjë në këmbim
Do të thosha me bindje
se s`ka shqiptar të Suedisë, që nuk ka dëgjuar për Dajën,si për një mik të
madh, një personalitet që nderohet dhe
respektohet për mbështetjen dhe ndihmën e madhe vëllazërore e të pakursyer
që i jep kujtdo. Ai ështënjë drejtues dhe
organizatorë i rrallë, ndaj është i
zgjedhur kryetar i Unionit të Shoqatave Shqiptare të Suedisë, por i zgjedhur
edhe zëvendës kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa
Klementi XI Albani”, Suedi. Nga Daja gjithkush
mëson se, në jetë, ecet me dije tëthella, pa mashtrime dhe ligësi, pa hile, djallëzi
e dredhi, por ecet me drejtësi, me sinqeritet
dhe humanizëm...Ndaj në një poezi kushtuar atij,midis të tjerave kam
shkruar:Padrejtësia nuk ka vend tek ty o
Dajë,/e ke zbuar siç dielli zbon natën e zezë,/ti dritë përhap dhe për drejtësi
punon,/n`rrugën e miqësisë ligësi t`mos ketë./ Ke shpirt e zemër
të pastër qiellore,/je det i kulluar që thellësitë i tregon,/pasuron pareshtur
veprën madhore,/si pylli që në heshtje rritet e bleron...
Daja është nga ata
njerëz që i japin sa mundin atdheut dhe s`kërkojnë asgjë në këmbim. Tek ai
njeri i rrallë shkrihet më së miri postulati: “Kurrë mos pyet se çka bërë atdheu për ty, por ç`ke bërë ti për
atdheun!”Është momenti këtu për të shtuar edhe faktin se Daja ka dashuri të madhe
për Shqipërinë, ku ka shumë të njohur dhe miq, ndërkohë që ka qenë më shumë se
askush tjetër banor i panaireve të librit në Tiranë. Ai vjen në panaire me
libra të shkruar prej tij, dhe, kthehet në Suedi i mbingarkuar, duke tërhequr
në aeroporte çantat e tejmbushura me libra shqip.Një pjesë të tyre ai i mban në
bibliotekën e tij të pasur në ujdhesën Oland, kurse shumë të tjera i shpëndan
mes mërgimtarëve.Mendoj se shprehen drejt ata që, në artikujt e tyre, e kanë
krahasuar Sadulla Zendeli-Dajën me Dhaskal Thodhrin, mësuesin e madh të gjuhës
shqipe.
“Qytetar nderi” i Gostivarit
Kur Daja mbushi 80
vjeç, në vitin 2015, vendlindja, Gostivari, përmes një ceremonie mbresëlënëse e
vlerësoi me titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Gostivarit.Atëherë, pata nderin të isha pjesëmarrës në atë ceremoni me një
delegacion nga Shqipëria. Ishte një ceremoni që na emocionoi së tepërmi, si për
pritjen që na bëri komuna e Gostivarit dhe kryetari Nevzat Bejta, ashtu dhe u
ndjemë mirë, kur pamë respektin e madh të qytetarëve të Gosivarit për
bashkëkombësin e tyre të rrallë.
Duke dashur ta vlerësojnë dhe ta nderojnë
Sadulla Zendeli-Dajën, shumë shkrimtarë, poetë, gazetarë i kanë kushtuar atij
qindra artikuj dhe studime, dhjetëra poezi dhe këngë. Për të janë shkruar libra
të veçantë dhe janë bërë filma dokumentarë; emri dhe fotografia e tij është në
dhjetëra kopertina revistash në shtete të ndryshme të botës, ndërsa puna dhe
vepra e tij e shkëlqyer atdhetare, leksikografike e poetike është shpërblyer me
mirënjohje të posaçme dhe vlerësime e nderime të larta.Ky njeri i urtë dhe paqësor, tërë jetën
ka shpërndarë mes njerëzve ngrohtësi dhe dituri, ka dashur dhe ka respektuar më
të mirën dhe më të dobishmen, ka treguar dhembshurinë e prindit për këdo, ka sakrifikuar përherë
nga vetja, duke merituar vazhdimisht
respektin dhe dashurinë e mijëra njerëzve. Shpirtbukur dhe dritë
përhapës, zemërgjerëqë s`të lë asnjëherë “në baltë”, Sadulla Zendeli-Daja
vazhdon të kontribuojë pa reshtur për kombin, vazhdon të botojë me intensitet
vepra mbresëlënëse leksikografike, atdhetare, publicistike e letrare, duke i
shërbyer të sotmes dhe të ardhmes.
Në komunën e Gostivarit, më 29 qershor
2015
Studioja e tij në ujdhesën Oland, do bënte “xheloz” çdo
institucion akademik, sepse atje, një njeri i vetëm me emrin e ndritur Sadulla
Zendeli-Daja, me modesti dhe pa zhurmë, si një projektor i fuqishëm, prodhon
pareshtur dhe pandërprerë dritë, dije
dhe frymëzim në shërbim të Shqipërisë, Kosovës dhe të gjithë trojeve shqiptare.Pa e zmadhuar aspak, mund të them se ky
Njeri-Dijetar, është Institucion më vete, është Akademi prodhuese e mendjes dhe
e mendimit shqip.
Shfaqen dukshëm
vlerate Sadulla Zendeli-Dajës,ndaj shpesh herë,duke menduar, them me vete: E ku do të gjente presidenti i Shqipërisë njëtjetër personalitet
shqiptarëme kaq shumë vlera, që t`a nderonte me titullin “Mjeshtër i Madh”?Ta
nderonte me një titull nderi e një dekoratë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm,si
një rilindës,de fakto,i kohëve moderne...