Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vladimir Shyti: Shqipëria, dëborë, që e ndyjnë qentë

| E diele, 21.03.2021, 11:54 AM |


Vladimir Shyti

Shqipëria, dëborë, që e ndyjnë qentë

Oh, trup selvi në një tokë hyjnore,

Si vesë të shkrinë, u trete, moj zonjë,

As guna ime e murrmë s’të mbronë,

Veshur ke tesha ngjyrëzeza të vajtimit,

Frymë të rëndë, thellë psherëtin,

Me lotë që derdhë faqe vrarë,

Kufomë e krrusur, formë e zisë,

Më kullon zemra, kapërxen çdo pamje,

Eh, s’ka stoli të mbulojë këtë vramje,

Dëborë shkëlqimtare, që të ndyjnë qentë,

Jazëk, jazëk!Si kopësht i patarrur,

Që rrjedhin farët;driza e shkurre të egra,

E qelbur aromë të mbyti krejt.

Kemi zgjedhje lehin qentë,

Të bajatur pa shije,

Filluan grindjet, fytyra të rrepta,

Qiell e Dhe,

Si gjithnjë oreksi u rritet,

Orator sa s’ka më,

Të bindin popullin me fjalë fisnikrie,

Vallë do e hanë dhe këtë herë?

Tu çelim zemrën në këtë kremtim,

Le të gjëmojë topi, qielli të hoshëtij,

Qentë zbuten;Jemi gati për qeverin,

Sa tundin Selvin,

Derven, derven në radhë këta zotërinjë,

Nga koka gjer në këmbë,

Të armatosur me ide, çape madhështore,

Gati për kuvend,

Përpara syve tanë të errur, të habitur,

Të ngrirë e të shkrirë,

Premtime pompoze, jo, kurrë të arritur,

Tamam si gjeli, po ajo këngë,

Dëbora zbardh selvin në tokën e shenjtë,

Rreth lehin qent përbashkim,

Krimbi ha lulet e pranverës, fishk burbuqen,

Risia vetveten vret me thikë,

Kini mëndjen, lëngata ngjitet më e rrezikshme.