E shtune, 20.04.2024, 07:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Bardhyl Maliqi: Pak fjalë për poezitë e poetes Arjana Fetahu

E diele, 21.03.2021, 12:23 PM


PAK FJALË PËR POEZITË: “SE Ç’TË KA QËNDISUR NËNA”  DHE “EJA VËLLA” TË POETES ARJANA FETAHU

Nga Bardhyl Maliqi

E nderuar poete, kur analizon apo komenton diçka edhe biografia jetësore dhe artistike e juaja flet. E dimë se ti Arjana ke përfunduar studimet për estetikë, dhe kjo të ka ofruar mundësinë të dish të përzgjedhë temat dhe qëndrimet estetike edhe në poezi. Tipari i parë dallues i juaj si poete është shqiptarësia tënde edhe në art, megjithëse jeton dhe punon në Amerikë, e pra, raujtja e indetitetit artistik dhe nacional është thelbi i të qenit artist. Kështu të duam!

Me se e ka qëndisur nëna Nusen e djalit? Ti Arjana di të zgjedhësh hollësi shumë shprehëse dhe mjaft interesante, si: me të diellit fije ar, me ujë të mbledhur në hënë, me valë të detit të shtruar,  sytë ja bëri me hale pishe qerpik shkruar, shtatin si selvi, bardhësinë e lëkurës e mori nga bora në male, nishani në faqe si lule e vockël, ja dhuroi gjithçka vajzës së saj si engjëll. Tani më thoni a nuk duket si vajzat çame apo ato të eposit tonë të kreshnikëve kjo nuse syshkruar?

Një tipar tjetër i poezisë së saj është shqetësimi për ato probleme jetësore dhe social-psikologjike të shqiptarëve kudo ku ndodhen, brenda apo jashtë Shqipërisë dhe poezia që morëm për objekt analize “Eja vëlla!” e tillë është. Poezia është tipike për një marrëdhënie shqiptarësh kudo që ndodhen. Kafja, rakia dhe cigarja u bëhen shokë për të ndarë së bashku hidhërimin. Kjo tavolinë për ta nuk është e ndonjë avokati apo ministri, por faltorja ku ata qajnë hallet me njeri-tjetrin.

Shoqërinë e tyre e lidhin problemet e përbashkëta, kudo që të ndodhen: në Shqipëri apo jashtë saj. Nuk ka rëndësi kush do t’i paguaj paratë, por zakoni shqiptar që të paguaj ai që na fton është prezent, se tjetri ndoshta e ka kuletën bosh, ndaj i thotë shokut në mënyrë të natyrshme: Unë të ftova, mos u zë ngushtë,/Ti e di, s'jam më i pasur se ti,/Po sot këto lekët e fundit,/Si mbajnë dot xhepat e mi!

Por ajo që më pëlqeu veçanërisht është strofa e fundit, ndaj  dhe vendosa të them ca fjalë: “Gëzuar për ty dhe për mua / Se bota është, llum kafeje që nxin, / Kur s'plasëm, që na iku rinia mjeruar, /Tani, të djallosça pleqërinë!” Kaq e natyrshme je, moj Arjana, sa më duket sikur të kam njohur më parë”

Për ju që nuk e njihni: Arjana Fetahu (Gaba) ka lindur në qytetin e Fierit në një familje intelektuale. Arsimin 8-vjeçar dhe atë të mesëm i kreu në Shqipëri. Më 1996-ën familja e saj emigroi në ShBA, ku ajo përfundoi studimet për estetikë në Parisian Beauty Academy në Nju Xhersi. Dashurinë për artin, kulturën dhe letërsinë në veçanti e ka shfaqur që në fëmijëri. Në vitin 1993 mori pjesë në konkursin e zhvilluar nga Qendra Internacionale Kulturore Artistike Letrare në Brindisi të Italisë, ku fitoi Çmimin Internacional me krijimet e saj.

Krijimtarinë e saj e vazhdoi më tej edhe në emigracion, duke shprehur me nota të forta dashurie mallin për atdheun, fëmijërinë, shoqërinë dhe çdo gjë të lënë pas... Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Arjana Fetahu (Gaba) është përkrahëse e të gjitha lëvizjeve politike, organizimeve apo tubimeve në mbështetje të çështjes së Kosovës dhe Çamërisë. Vëllimi me poezi, “Më zgjo në shpirtin tim një flutur” është libri i saj i parë, i cili premton shumë për të ardhmen.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora