Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Sipas kohe

| E diele, 21.03.2021, 10:24 AM |


SIPAS KOHE

Sipas kohe veproj unë,

nuk me zë koha në gjumë.

Në luftë, as në burg s'u dorëzova

për vend tim çdo gjë flijova.

Sot,  pse m'keni  " kaq zili ",

veç se i kam dy-tri shtëpi

dhe i pari në parti ?!

Nuk heq dorë për qeveri !

Për mua ka nevojë ky vend,

jo për ulëse në Kuvend !

Jam për post të lartë n'pusht,

kryeminister e president.

Jusuf Zenunaj, 20 mars 2021