Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mevlud Buci: S`vonoi e u bë sherr

| E shtune, 20.03.2021, 07:08 AM |


FABULA NGA MEVLUD BUCI

S`VONOI E U BË SHERR

Ditë dimri ishte

Një derr në ahishte

Ecte rreth e qark,

Kishte vënë bark,

Papritur një ditë

Hyri në politikë,

E tha zemërhapur

Fort desha me kapur,

E do vetë praktika

Të pasuron politika

S`vonoi e u bë sherr

Derri mbetet derr..

DËSHIRË

Lart m`u te stani

Na foli çobani

Dikush kërkon bathën

Unë ,veç ruaj vathën.

E tundi fort shkopin

Për soj- sorollopin,

Në diell e në stuhi

Tufa do bari,

Qeni që ruante stanin

Tha:Lum kush ka çobanin…

PROVË

Në një tribunë

U ngjit një ketër,

Gjithë buzë e hundë

Thoshte bëj vepër.

Qeshën gjitarët

U çudit dhelpra,

I thanë gomarët

Puna do vepra.

DESHËT

Një kope plot me dele,dhi

Printe cjapi me këmborë

Folën delet me kreanari

Ne, tha- i prijmë në kurorë.

Bënë çudi cjeptë e dhive

Kur dëgjuan deshtë finokë

Mjerani i dredhive

Karagjoz është me shokë…

KËNGË

Me brekë shumë të grisur

Këndonte e hedhur,e stisur,

Ngjante fort me karnavale

Podiumeve në festival.

Hiqej se ish rrënjë e lezetit

E dashura e depulanetit

U hodh e palli një kërriç

S`këndohet pa u bërë lakuriq.

LEPUJT

Bridhnin në të katër anët

Hanin pemët netëve me hënë

Harruan se vinin luanët

E nata do t`u bënte gjëmë…

Kur e pësuan konkretisht

Kur i panë dhëmbët në lëkurë

Mjerë-thanë-kush kohës i rri në bisht

Rilind përhjerë neodiktaturë…

E panë qartas krejt ndodhinë

Si e pësuan; kujtuan dishepujt,

Koha të jep vlerën,madhështinë

Mendjelehtët e pësojnë si lepujt..

MIOPI

Fjalët thoshte pa numërim

Të gjithë i qeshnin prej hallit

Herë pas here me përgënjeshtrim

Ish mjeshtëria e papagallit.

Të gjithë besonin fisnikërisht

Për llafollogun i merrte malli

Miopët koha i qet në bisht

Kur lepe i thonë papagallit.

U hodh e tha një dhi:

Mjerë kush në jetë ka miopi.

KONKURS

Në një shteg në një rrënzë

Një xhirafë e një thëllëzë

Fliste xhirafa pa u mat

Jam më e mira qafëgjatë.

Thosh thellëza plot thjeshtësi

Unë kam nur e bukurie shend

Sapo dolën në publik,tha thëllëza

Flet vetë bukuria,-kjo s`do mend..

DIELLI

Dolën retë në majë të Runjës

U përfalën krojet dhe luginat

Një luan tha jam gen i punës

Mjerë politikanët,mjerë konkubinat.

Në stanet e malit të Benës

U afruan bufi dhe kërmilli,

U strukën mjeshtrat e rrenës

Shqiponja tha:A mbulohet dielli?

DËSHMIA

Bum e bum në skenë

Dridhen lugje,dridhen kodra

Heqin valle bijtë levendë

S`ka më bukur se kur bie lodra.

E thotë populli dëgjo daullen

E thotë populli të flasë drejtësia,

Ligjet ngjajnë me vetë shkurren

Kur nuk flet e vërteta,dëshmia…

TRIUMF

U nis majës një ulkonjë

Pas i shkonte një derrkuc,

Kur I pa lart një shqiponjë

U tha e keni me nguc.

Qeshi ujku burrë ulkonje

U krekos derri në thepajë

Nalt në kurorë me lulezonje

Veç shqiponja rri në majë…

TRUMBETIM

Disa shpezë mblidhen sërish

Dërdëllisin pa kufi,

Ndonëse penetruan në allishverish

Përsëri në qeveri ndërruan partri.

Filluan sulmet nëpër fushata

Në çdo tubim shpifarak kameleon

Edhe pse nuk u merr ujë lopata

Ata trumbetojnë:Të mundim në koalicion

KAZAN

Papagaj,dhelpra,çakej

Bënin debat para ekranit

Qeshnin edhe ata më budallenj

Me zhurmuesit e kazanit.

Dëgjonte plaku i urtësisë

Ata flisnin përnjëherësh me tam- tam,

Çuditejme mjeshtrat e dredhisë

I pagëzoi ata :Kazan…

SHERR

Nisën debatin me plot të shara

Laraska,mëllenja dhe një derr

Dhelpra pasi ua tha të lara dhe të palara

Deklaroi:Unë do të prij,ju bëni sherr.

KOALICION

U mblodhën shpezët te plepi

U besatuan se me bashkim fiton,

U lavdërua lejleku nga shalët e sqepi

Me laraska e sorra,ç`koalicion!...

XHAKETA E VJETËR

E kishte var babai  në mur

Një xhaketë të shqyer,lecka-lecka

Që bijtë varfërinë mos e harrojnë kurrë

Që të mos ndodhë si te dhia me keca.

Përse e bëre këtë i dashur atë

I tha njëri nga djemtë mendjeketër

Të bëhemi o bij,të urtë e me uratë

Të mos harrojmë xhaketën e vjetër.

Buzëqeshi djali dhe babanë përgëzoi

Ai që me vëllezër u pasurua si askush tjetër

Që atëherë fjalë e urtë buroi:

Kurrë mos e harroni xhaketën e vjetër…

PADREJTËSI

Ishte acar,

Një ari i bardhë

Me zell e stis

U turr në lis.

Me turravrap

Te zë i bletës

Mjaltën e kap

Hojet drejt vetes.

Bashkë na u bënë

Mjerë kush ka ardhë

Thanë po bën gjëmë

Arushë e bardhë.

U çudit pylli

Nga masakrimi

Ditën për diell

Tmerri-zhgënjimi.

Çdo mizë e bletës

Thoshte me mëri

Në Kainë të jetës

Ka padrejtësi..

GEN

Foli kërriçi me hare

Hyra në një parti të re,

Më quajnë gen i thesarit

Se i ngjaj baba gomarit.

I ngjaj prej të vërtetit

Ia mbush mendjen miletit

Kam vepra,s`kam fjalë

Kam zotësi se di të pall.

I thanë me plot adhurim

Kërriç –gomari aferim,

Përparon me stil të tellallit

I ke ngjarë baba gomarit.

Në kryesi bën epokë

Kërriçi bashkë me shokë

Duke pallur në derven

Të drejtoj-tha e kam në gen…