E enjte, 28.03.2024, 01:55 PM (GMT)

Mendime

Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan: Mbi një veprim të kundërligjshëm në formën e korrupsionit, të kryer nga Bashkia e Tiranës, që drejtohet nga zoti Erion Veliaj

E shtune, 20.03.2021, 07:00 AM


Presidentit të Republikës së Shqipërisë

Zotit Ilir Meta

Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë

Zotit Edi Rama

Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë

Zotit Olsian Çela

Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar(SPAK), të Shqipërisë

Partive politike Opozitare të Shqipërisë

Ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë

Zotit Sali Berisha

Për dijeni:

Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë

Zonjës Yuri Kim

Mbi një veprim të kundërligjshëm në formën e korrupsionit, të kryer nga Bashkia e Tiranës, që drejtohet nga zoti Erion Veliaj

Shoqata patriotike “Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan me qendër dhe veprimtari në qytetin e Nju Jorkut, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka dhënë dhe po jep vazhdimisht ndihmesën e saj modeste edhe në drejtim të zbulimit dhe parandalimit të korrupsionit, që po kryhet në Shqipëri.

Në një serë artikujsh të ndryshëm, kjo shoqatë, e ka dënuar ashpër edhe nivelin e lart të kësaj veprimtarie kriminale që po zhvillohet nëpër gjykata, prokurori, avokati, mjekësi, bashki dhe strutura të tjera të shtetit në Shqipëri.

Me artikujt e saj “Dënim që mban erë korrupsioni” 3 mars 1995, “Dinisaurët e rrezikshëm të drejtësisë shqiptare” 24 tetor 2007, “Të shkatërrohet piramida kriminale në avokatitë, gjykatat dhe prokuroritë e Shqipërisë” 25 nëntor 2013 e tjera, të botuar në gazetat shqiptare, kjo shoqatë e ka denoncuar publikisht këtë veprimtari të ashpër kriminale dekada më parë.

Megjithëse shteti shqiptar me strukturat e tij të posaçme dhe e gjithë shoqëria jonë po bëjnë një punë të madhe për zbulimin, parandalimin dhe dënimin e kësaj veprimtarie me rrezikshmëri tepër të theksuar shoqërore, ajo vazhdon të zhvillohet përsëri në Shqipëri. Kjo llojë veprimtarie, me format e saj nga më të sofistikuarat, është shfaqur edhe në bashkinë e kryeqytetit.

Kohët e fundit Bashkia e Tiranës, ka marrë një vendim tepër të vonuar dhe të kundërligjëshëm, për prishjen e disa pallateve banimi, gjoja të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, pa u kontaktuar dhe konsultuar fare me pronarët e tyre, që bie erë korrupsioni. Qëllimi i vërtet i këtij veprimi, me nuanca kriminale është që tu grabitet toka këtyre banorëve në qendër të qytetit të Tiranës, qoftë edhe me anë të dhunës dhe degdisja e tyre në Bathore, Babru, Paskuqan e diku tjetër në periferi të saj.

Ka informacione, se nê vend të këtyre pallateve, nga element të korruptuar dhe inkriminuar brenda kësaj bashkie në bashkpunim edhe me biznesmen të kësaj fushe, është parashikuar ndërtimi i kullave e hoteleve të larta që shkojnë deri në 35 kate .

Një ndër këta pallate është edhe ai me Nr.1, në Rrugën “Karlo Gega”, njësia Nr.9, në qendër të Tiranës, tek ish stacioni i trenit, ku banojnë në apartamentet e tyre edhe shtetas të huaj, shqiptaro-amerikan. Një veprim i till, duket hapur që është kriminal dhe revoltimi i banorëve mund të çoj në një konfikt të popullit me policinë, nga ku mund të vijnë edhe pasoja të pa parashikueshme e të rrezikshme.

Ne shprehim mendmin tonë, po qe se do të shikohet me vend edhe nga ana juaj, që të ndërhyhet sa më shpejt që të jetë e mundur, duke ushtruar gjithë autoritetin tuaj, në parandalimin e këtij veprimi arbitrar dhe të kundërligjshëm, për mbrojtjen e pronës së këtyre qytetarëve, që po tentohet tu grabitet nga persona të veshur me pushtet dhe të korruptuar.

Shoqata jonë ka besim të plot, se beteja që ka filluar dhe po vazhdon kundër korrupsionit e krimit të organizuar në Shqipëri, do të fitohet shumë shpejt nga strukturat e fuqishme të shtetit tonë, të mbështetur fort edhe nga populli, shoqëria dhe tërë aleatët tanë të jashtëm perndimor, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shoqata Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan

Këshilli Drejtues

Andy Apolloni

Pashko Camaj

New York

Mars 18, 2021



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora