E enjte, 28.03.2024, 11:00 AM (GMT)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Poezi „Telegrafike” për udbashët tanë

E enjte, 18.03.2021, 08:15 PM


Poezi „Telegrafike” për udbashët tanë

(Kushtuar vetëm atyre që janë dëshmuar si spiunë, e jo  të tjerëve, që s’kanë qenë të tillë,    njeri, nuk kanë dëmtuar,  ose, ndoshta emrat e tyre, në listë,  janë të manipuluara)

Nga Reshat Nexhipi

Në vend të hyrjes

Artikulli im, me titull tepër atraktiv, i përzgjedhur dhe i publikuar bëri jehonë të madhe, pothuajse, si asnjë shkrim tjetër, gjer më sot, gjë që, dëshmohet me ripublikimin e artikullit, jo vetëm nga ana e redaksive patriotike të disa portaleve në gjuhën shqipe, por edhe nga ana e redaksive progresive të huaja ! Pikërisht, buja në fjalë, më motivoj, të paraqitem me shkrimin në vijim, të cilin e kam lexuar para do vitesh, por kam haruar vendin e publikimit si dhe  autorin  satirik, prej të cilit, kërkoj ndjesë. Nga thelbi i atij teksti, sa më ka mbetur në memorie, kam thurur  artikullin në vijim, në poezi, siç kundër ishte edhe  originali.

Evidentimi i tekstit

O  udbashë, kokë dashë, idiotë, mendje  trashë, sahanlëpirës dhe zagarë, tradhëtarë, të pa parë. Pro komunistë, keni qënë, emër të fëlliqur, keni lënë. Për patriotë, jeni shitur, të rinjtë keni nxitur, demonstrata të organizojnë, nëpër burgje, të përfundojnë. Shok e miq, keni spionuar, pozita dhe tituj të lartë shkencore, pa djersë, keni fituar.

Komunizmin, për të përjetshëm, e keni imagjinuar,  për fitoren  e demokracisë,  mendja, kurrë,  s’ju ka shkuar, një ditë që ka, për t’iu  befasuar,  fëtyrën  e vërtetë, për t’ua demaskuar, emrat publik, duke ua bërë, t’iu njohë, një botë e tërë. Çështjen kombëtare, tepër, keni dëmtuar,

kurrë, kjo, s’ka për t u harruar, pasardhësit, keni turpëruar, brez pas brezi,  do t’iu kujtojnë, përherë, do t ’iu mallkojnë.

Si gjeli, pa bisht, tani,  keni mbetur, ju urejnë,  të gjallë, e të vdekur. Prandaj, nga unë, kini një  mesazh, ose porosi, si t’a quaj, nuk e di:Mos shisni, akoma, dëngla dhe çallëme, se ajo  kohë, ka perrënduar, kurrë, s’keni, për ta shijuar,  por, një gjë, duhet të  kuptoni dhe t’a  realizoni: Amanetin e historianit të Kosovës,  t’a kujtoni, falje, nga populli, të kërkoni, në varrim, asnjë mos ftoni, se  njerëzit e familjes,  mund t’i kompromitoni, nga thash e thënet, që do dëgjojnë, në varr kur t’iu lëshojnë.

Në vend të përfundimit

Çdo e keqe, ka edhe ndonjë të mirë,, thotë fjala popullore, gjë që vlen edhe për udbashët, ose kodoshët, siç i quan populli ynë. Unë, nga këta njerës, kam fituar një Dosje prej rreth 500 faqesh, nga e cila kam mësuar shumë gjera për veprimtarinë balliste të babai dhe xhaxhait tim në Shqipëri, ku luftonin në anën e çetave të Mitat Frashërit,  kundër atyre komuniste, sidomos për veprimtarinë e babait im në Gjermani, ku qendroi pothuajse tërë jetën, një kohë të gjatë, i inkuadruar në organizatën amerikane ,,4000 shqiptarë,, e cila kish për qëllim rrëzimin e diktaturës së Enver Hoxhës etj., shënime këto, të cilat, nuk i dinja, por  i mësova nga Dosja komuniste,  e thurur pra,  nga udbashët  në fjalë, të cilëve, publikisht, përmes shtypit të përditshëm, u jam falendeuar.

Reshat Nexhipi

reshatnexhipi@yahoo.com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Reshat Nexhipi: Femra shqiptare, të cilat, kanë afirmuar kombin tonë brenda dhe jashtë atdheut Reshat Nexhipi: Shpallja e Pavarësisë së Kosovës - Cilët të huaj, kanë kontribuar për realizimin e këtij akti madhor Reshat Nexhipi: Mos lejojmë nëpërkëmbjen e historisë tonë të lavdishme Reshat Nexhipi: Pse duhet apostrofuar njerëzit e shquar të cilët mohojnë origjinën e tyre ilire ose shqiptare? Reshat Nexhipi: 50 vlerësime për veçoritë ose specifikat e kombit tonë Reshat Nexhipi: Rrallë ka histori me ngjarje intersante, si e jona (2) Reshat Nexhipi: Rrallë ka histori me ngjarje intersante, si e jona Reshat Nexhipi: Rrallë ka komb në botë me tolerancë fetare si i yni (2) Reshat Nexhipi: Rrallë ka komb në botë me tolerancë fetare si i yni Reshat Nexhipi: Rrallë gjen sekt fetar si bektashizmi shqiptar Reshat Nexhipi: Rrallë ka gjuhë në botë, me të cilën, janë krijuar emrat e krijesave mitologjike dhe legjendare, si e jona Reshat Nexhipi: Rrallë ka popull, origjinë e të cilit, të jetë në fokus të analistëve të huaj, si e jona Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, gjuha dhe origjina e të cilit të jetë elaboruar si e kombit tonë Reshat Nexhipi: Shqiptarët, 6 vepra madhore për një vit e gjysëm Reshat Nexhipi: Rrallë ka femër në botë, që të ketë kontribuar për kombin e vet, si Sevasti Qiriazi e Manastirit Reshat Nexhipi: Familje si e Qiriazëve rrallë gjendet Reshat Nexhipi: Rrallë ka familje në botë, me tre vëllezër, si familja Frashëri Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, sipas numrit të banorëve, me burra shteti, si Tepelena, Qemali, Zogu dhe Noli Reshat Nexhipi: Rallë ka histori në botë, të jetë e pasur me figura të shquara, si e jona Reshat Nexhipi: S’ka popull në botë, që të ketë nxjerrë dy burra shteti të famshëm, si Leka i Madh dhe Skenderbeu

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora