E enjte, 25.04.2024, 12:12 PM (GMT+1)

Mendime

Milazim Zeqiraj: Vrulli rinor në Pranverën Studentore 1981

E enjte, 18.03.2021, 07:41 PM


Vrulli rinor në Pranëverën studentore 1981

Përvjetori i katërdhjetë i demonstratave të studentëve

Nga Dr. Milazim Zeqiraj

Populi Shqipetar autokton në Kosovë dhe ish Jugosllavi  në dekadat e kaluara ishte më plot ngjarje që ja vlen të degjohen dhe komentohen.

Në Kosovë kryesorja e datave që  fillon te mbaj vulën e ngjarjeve të më vonshme  pas Demonstratave të vêtit 1968 është 11.Marsi 1981.

Kjo datë bëri unifikimin e brezave për një fillim të ri  në Kosovë .Rinia  studentore e mundi frigën për demonstrim dhe e rriti domosdoshmerin për protesta masive në gjithë vendin për një Kosovë ndryshe.

Parullat „Kushte -Kushtedhe „dhe Kosova Republike  muaren përkrahjen e popullit.Ato ishin  arësyja më e mirë për  politikajt tane  që të benin  rezistencë ndaj hegjemonise serbosllave    populli  të mbrohej kurse statusi i Kosovës të ngritej.

Kjo punë nuk u be nga politikajt tane ,zëri i rinise studentore më kërkesa të arësyeshme u shuan më gjak.

Agresiviteti i mediave,analistve dhe politikajve të ndryeshem për  Pranëvern studentore 81 ishte i pa presidans.Ata u munduan që ngjarjën e 11.Marsit 1981  ta humbin duke e përzir më ngjarje  dhe data  tjera  , ta njollosin duke I dhën ngjyrë politike kurse disa më vonë  u mundu ta përvetesoj duke aludu se ishte spontane pa organizm dhe organizator.

Ngjarja  e 11.Marsit kishte organizim dhe  organizator .Ajo nuk  e humbi asnjëhere rëndësin , u vlersu lart  nga masa duke mbaj vulën kryësore  për fillimin e levizjeve dhe  ngjarjeve që ndodhen në Kosovë .Fenomeni i  demonstrimit i pa lejuar  deri atëhere në Kosovë dhe Jugosslavi  u be arma  më e fuqishme e popullit për  liri dhe demokraci.

Nuk ishin të verteta hpotezat dhe paragjykimet e ndryshme se pas Protestes se 11 Marsit dhe  Pranëverës studentore 81 qendron Shqiperia,grupet ilegale marksiste-leniniste,Sigurimi  sekret Jugosllav ose KGB Ruse.

E verteta ishte së organizatoret Ishin student te Univerzitet te Prishtinës të njohur në QS, patriot  të guximshem  që e deshten një Kosovë ndryshe.Ata  menduan  dhe vepruan  për të miren e vendit.Ketë punë rinia studentore  e filoj  më orjentim patriotik  më moton Kushte -Kushte  dhe „ Kosova Republik „ parullat më  sublime për një barazi të mirfillt më popujt tjer në Jugosllavi..Zëri i tyre ishte njië lutje për zhvillim ekonomik dhe  ngritje    statusit politik që  Kosova të barazohej më repuplikat tjera në Federaten Jugosllavi kurse populli shqiptar të jetë i barabartë më popujt tjer në ate ish Jugosllavi

Kushtetuta e vitit 1974 nuk mjaftonte,ajo duhej reformuar,statusi Kosovës duhej ngritur.

Kush ishte ky brez që bëri këtë kthesë

Unë autor i ketij shkrimi(student i Fakultetit të Mjekësisë) Januz Januzaj dhe Zymer Kuqaj (student të Fakultetit Juridik) menduam se mbyllja e dyerve  të Menzësë  më 11.Mars.81 gjat darkës se studentve është veprim  më i qelluar që do të senzibilizon udhëheqjen e QS  për një veprim  pozitiv në përmisimin e kushteve në Menzë dhe Konvikte.Januzi ka pas kerkesa të shkruara. Ai na informoj se për këtë ide janë te mendimit edhe Kadri Kryezi,Ramadan Gashi dhe Bedri Deliu ( student të Fakultetit Juridik) ,bashk banus ne Konviktin nr.3.kati i tretë.

Zymer Kuqaj dhe unë ,Milazim Zeqiraj ishim banus ilegal ne Konviktin nr.3 tek shoket e Fakultetit teknik.Me 26 Mars Zymer Kuqaj plagoset rëndë nga bobolat e gazit lotësjellesë.

Januz Januzaj,Kadri Kryeziu,Ramadan Gashi dhe Bedri Deliu në veren  e vitit 1981 burgosen dhe denohen më denime drakonike vetem per Demostraten e 11 Marsit 1981. Ata mbajten burgun me vite,tani janë të lirë,jetojnë dhe veprojnë në Kosovë dhe shtete prendimore.

Rininë studentore të Pranëverës 81 politikajt dhe mediat  i prezentonin nationaliste,irredentis ,kontrarevulocionar marksist-leninist ose rini e manipulera nga sherbimet  e huja etj.

Etiketimet e tlla nuk ishin të verteta. Ata ishin student të dalluar në mësine ,patriot që muren guximimin që  më demonstrim në formën më demokratike kërkuan një Kosovë të barabart  në Jugosllavi.Ata  nuk deshironin  dhunë dhe gjkëderdhje ,sepse populi shqipetar në Kosovë dhe vise tjere në Jugosllavi nder shekuj ishte përgjakur mjaft dhe nuk donte gjak tjeter rinor.

Atëdhedashurin e shprehen me parulla më sublime „Kushte-kushte „ dhe „Kosova Republik“parulla të ligjshme dhe te realizushme.

Politikajt   Kosovar nuk e shfrytzuan at momentum.Ata moti ishin trasuar në rrugë  më pansllavistet e KQ te LKJ dhe sebashku më ta demonstrimin studentor e shtypen më dhunë më të eger.

Ndonjë përkrahje nuk erdhi as nga shteti amë.

Në vend që të fillonin bisedimet për realizimine kërkesave  studentore, filloj dhuna,  vrasjet, burgosjet  masive  si dhe diferencimi i rinisë dhe  popullit shqiptar .

Diferncimi një metodë e vjeter  që komunistet e trashiguan nga fashizmi  por e aplikuan në  Kosovë më qellim të eliminimit  të popullit shqipetar  deri në asgjesim të plotë të individit dhe  shoqerisë shqipetare  në tërsi më qellim që  të krijohen  shqiptar të ndërshem më identitet jugoslavs ose pa identitet fare .

Më etiketimin  kontrarevulocionar filluan burgosjet masive ,kurse fjala liri,kushte , demokraci dhe Kosova Republike   u shua më gjak.

Keto masasa tek populli shqiptar në Kosovë   hasen në resistencë të fortë dhe nënë këtë  dhunë  u  kalit shumë më shumë dhe nuk u ndal në rrugtimin e tij drejt lirisë dhe pavarësimit të vendit.

Lavdi per martiret. Zoti e rujt Kosovën dhe popullin e saj.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora