Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gëzim Loka: Të kanë hije fjalë e vepër

| E enjte, 18.03.2021, 07:24 PM |


Të kanë hije fjalë e vepër

-Dedikuar z. Gjokë Malaj, merturasit bujar e zemërhapur-

Nga Gëzim Loka

Ky Merturi, asht shqiptarie

Gen e gjak e palcë shqiptari

Këtij Gjokë Malajt ç’i paska hije

Hapin vesh me flurudha zjarri.

Hapi i tij, hap për të gjithë

Ata që duan të vërtetën

Në rresht i vë ai dashuritë

Vorbullat që trazojnë jetën.

Mirësitë dhe fatbardhësitë

E rrethojnë në çdo hap jete

Yjësitë dhe largpamësitë

Projekisone të vërtete…

Të kanë hije fjalë e vepër

Të ka hije ty mençuria

Ke pi ujë në gurrë të vjetër

Ku hedh shtat fjala, burrnia.

Ku njeriu është njeri

Dhe kudo ku i shkel këmba

Mbjell në jetë veç dashuri

Mirësitë që t’i ka ënda…

Ti kudoku e hedh hapin

Ku e lë një shenjë gjallimi

Vetë yjet turren vrapit

Pa një cast ankthi, pendimi…

Në kafenë tënde shembullore

Që i themi Kafja e Madhe

Gjejmë shërbime mrekullore

Mirësinë me shokë e ndave.

Me urti e me sajdi

Me burrni e fjalë e besë

Kaluam në Pandemi

Orë qetësie zjarrin ndezë.

Ndeze zjarrin në oxhak

Ku prushëron mirësia

Dritë t’u bëftë hapi në prag

Gjokë Malaj, Gjokë Burrnia.

Ti klientët i ke shokë

I ke miq në rreth sofre

Për çka ban lezet të ka

I jep gaz e shëndet ksaj votre.

Nuk mërzitesh, të qesh nuri

Të ndrit balli nga mendimi

Kur e thotë fjalën burri

Në realitet kthehet premtimi.

N’odën tënde, odë bujare

Ku oxhaku qëndron ndezë

Na sajdise me shpenzime

Me ca shokë e miq me besë…

Ballë oxhaku na vështronte

Babai yt në fotografi…

Brez pas brezi u trashëgua

Geni i sofrës plot bujari.

Gen e asht e gjak princëror

Virtyte që vrullojnë hapin

Trashëgues i genit arbnor

Në mes bjeshkëve e rrite shtatin.

Në Kafe të Madhe jemi të tanë

Miq e shokë nga çdo nahije

Rrofsh Gjok Malaj i Merturit

Fjalë e vepër të kanë hije…