E shtune, 20.04.2024, 07:51 AM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Ja çfarë duhet të bisedojnë nesër Abdixhiku me Kurtin e Osmanin

E enjte, 18.03.2021, 07:00 PM


Ja çfarë duhet të bisedojnë nesër Abdixhiku me  Kurtin e Osmanin

Nga Skënder Sadri KAPITI

Së pari  Abdixhiku duhe t’u urojë fitoren Albin KURTIT dhe listës së Vjosa Osmanit.

Së dyti Abdixhiku duhet të deklarohet se e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për Presidente ose të paktën LDK-duhet të jetë prezent në seancat e zgjedhjes së Presidentit të Republikës në mënyrë që LDK-ja e pas Mustafës të tregojë seriozitet dhe pëkushtim ligjor , demokratik e konstitucional si një parti e cila po rinovohet dhe qe zbaton dhe respekton legjitimitetin demokratik dhe proceduralizmin konstitucional në shërbim të ngritjes dhe të funksionimit të shtetit demokratik e ligjor dhe në shërbim të integrimit të Kosovës në BE.

Së treti është edhe mundësia e cila edhe është e pranueshme që Abdixhiku edhe t’i kërkojë Albinit e Vjosës që LDK-ja e pas Mustafes edhe  të bëhet pse jo edhe pjesë e qeverisjes nëse  premton se do të jetë serioz ai dhe deputetët e LDK-së që të mos bëhen e të mos tradhtojnë marrëveshjet dhe as elektoratin e LDK-së ashtu si LDK-ja e Isa Mustafës që vepruan një vit më parë kundër legjitimitetit popullor dhe që organizuan një grusht shteti parlamentar.

Së katërti: Abdixhiku edhe më parë, por  tashmë e di akoma shumë  më mirë se Vjosa nuk kreu asnjë “tradhti” ndaj LDK-së por kandidimi i saj dhe listës së saj i ka dhënë tashmë shansin që të ripërtërihet e ringrihet LDK-ja, pra tashmë me zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 u vertetua fakti se Vjosa Osmani ishte viktimë e puçit të Isa Mustafës me kompani, puç  cili i imponoi  dhe e detyroi largimin e saj  nga LDK-ja, puç të cilin tashmë e ndëshkoi ashpër edhe elektorati  i vetë  LDK-së.

Z.Abdixhiku duhet ta dijë se për Vjosën si Presidente tashmë ajo është mëse e pranueshme publikisht dhe ndërkombëtarisht si dhe duhet ta dijë se ajo ka mbështetjen më të madhe nga vete elektorati dhe nga antarësia e LDK-së, dhe prandaj z. Abdixhiku dhe deputetët e tjerë duhet të jenë moralisht të arsyeshëm , të gjykueshëm dhe të jenë edhe vetëvetja pasi nuk duhet që të jenë akoma nën subjektivizmin ,presionin dhe nën urdhërat e Isa Mustafës, por duhet me maturi e gjakftohtësi të mos pengojnë zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, të mos jenë aktorë të një krize të re të mundshme parlamentare e politike, dhe të mos i mbesin më besnik puçeve të PDK-së, AAK- së e të tjerëve që montuan sistemin  e korrupsionit në Kosovë, pasi kjo do t’u kushtonte shumë Abdixhikut dhe LDK-së si ne  zgjedhjet vendore dhe ashtu edhe në ato parlamentare poqese mund të imponojnë humbësit e zgjedhjeve për të shkuar  deri aty.  Abdixhiku dhe LDK-ja tashmë duhet ta provojnë se janë në anën e duhur të historisë, në atë të demokracisë, drejtësisë kundër krimit e korrupsionit, në anën e konstitucionalizmit dhe të zhvillimit e integrimit  për në favor të interesave madhore kombëtare.

Durrës, nga Skënder Sadri KAPITI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora