E marte, 30.11.2021, 05:14 AM (GMT)

Kulturë

Remzi Limani: Porta e një dashurie të virgjër

E merkure, 17.03.2021, 08:00 PM


PORTA E NJË DASHURIE TË VIRGJËR

Një vështrim modest mbi romanin "Një zë i njohur në Paris", nga autorja, Liza Berisha. (Fast Print, Tiranë, 2021)

Kur lexojmë një prozë artistike të shkruar nga një vajzë e re shqiptare, e cila jeton dhe vepron jashtë vendlindjes, krijimtaria e saj na bëhet punë përfaqësueseje e kulturës, atje ku mendja e saj ndrin mbi tokën e huaj - një tokë ku arti dhe kultura metropolitane jetojnë në një simbiozë, duke rrahur kambanat njëzëshëm nën çatinë e qiellit ku shfletohen vlerat ndër më të ndryshmet nga fusha e artit modern.

Shkruan: Remzi Limani

Në qytetin e dritave, mes zhurmave të zgjuara, lumit Sena dhe kullës së Aifelit e shkrirë në mjegullat mëngjesore, autorja e romanit, "Një zë i njohur në Paris", na jep një pasqyrim lucid mbi drithërimat e jetës, dashurisë dhe sukseseve, që mund t'i arrij një e huaj e shkolluar mirëfilli. Pra, shkrimtarja Liza Berisha, ngjarjen e fillon duke e shpalosur hiç më pak se në zyrat e kompanisë së modës "Artur Martin", ku protoganistja e këtij romani, Laura, një vajzë modeste zë punë në cilësinë e asistentës së presidendit të kompanisë, asnjëherë pa i shkuar mendja se një ditë do të bie në "hendekun" e dashurisë me z. Artur. Në shikimin e parë, Laura dukej e thjeshë por, në fakt, ajo kishte një simetri të një baraspeshe të balancuar bukurie, e cila sa vinte e nxirrte në pah pashitë trupore të fshehura brenda saj, të cilat morën vëmendjen e Arturit dhe që të dy përfunduan në shtratin e dashurisë prej mëndafshi. Edhepse, Laura gjindej mes një dashurie sikur të imponuar dhe të pakontrolluar mes Arturit dhe të fejuarës së tij, Dianës, aksionare në të njejtën kompani, Laura dhe puna e saj profesionale bën një kthesë pizitive në kompani. Kjo arritje, modestia e Laurës dhe besimi ndaj saj, bën që Arturi të vë dorën mbi supin e saj. Së këndejmi, romani nga Liza Berisha, ka një kronologji të rrjedhshme, me një sintaksë dhe morfologji të begatshme në kuptimin e stilistikës, që lexuesin e bën për vete, për ta lexuar me kënaqësi të veçantë, sepse, shkrimtarja respejtive, Berisha, di ti merendojë ngjarjet, duke u dhënë atmosferë me kuadro filmike, të prezantuara pa i ngatërruar as storiet as personazhet, që leximin e bën të lehtë për t'u kapur. Pra, pa asnjë dyshim, romani ka formën dhe dimenzionin e duhur struktural në kuptimim e ndërtimit të ngjarjeve, të cilat edhepse të ndara në kapituj, ato kanë një terësi dhe vazhdimësi permanente, udhëtojnë së bashku, që nga fillimi deri në përfundimin e romanit. Mbi këtë bazë, romani është i ndarë në XXXII kapituj dhe shumica syresh fillojnë në formë sentencash siç na thotë autorja në kapitullin e fundit: Ndodh që jeta të sjell në një pikë ku dëshiron të ikësh nga çdo gjë! Mund të ikësh, ka shumë që e bëjnë, por një ditë do të kthehesh përsëri, askush nuk i shpëton realitetit!.

Së fundmi, mund të them se: ky roman është mbi mesatarën e romanit shqip dhe kisha kënaqësinë e leximin të kësaj proze të lakmueshme, duke i dëshiruar autorës, Liza Berisha, udhë të bardha në krijimtarinë e letësisë artistike.

Prishtinë, 16/03/2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora