E diele, 18.04.2021, 10:17 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Emrat sllav në tokat tona duhen të largohen me kujdes

E marte, 16.03.2021, 10:07 PM


Emrat sllav në tokat tona duhen të largohen me kujdes

Shkruan Fahri Xharra

Me që kemi një vetdije kombëtare të rritur, kemi njerëz të shkolluar , kemi Akademi atëherë duhet ti japim një embëlsi emrave  shqipe të maleve, lumenjeve, qyteteteve , fshtrave shqiptare duke i nërruar ata me emrat e origjinës – emra shqip.

Duhet të spjegohet jo vetëm neve por edhe serbëve që emrat sllav që i kemi nuk janë emra serb, serbët janë shumë të vonëshëm këndej pari. Të gjitha emrat sllav janë nga sllavishtja e vjetër – ajo bullgare. Bullgaria është shteti i parë sllav në Ballkan.

(The Bulgars (also Bolgars or proto-Bulgarians) were a semi-nomadic people of Turkic descent, originally from Central Asia, who from the 2nd century onwards dwelled in the steppes north of the Caucasus and around the banks of river Volga (then Itil). A branch of them gave rise to the First Bulgarian Empire. )

Pra Bullgarë ( Bollgarët  ishin popull Turk, nga Azija qendrore të cilë që në shek. e dytëpas Krishtit zbriten ne stepat e Kaukazit  rreth Lumit Vollga pastaj ne shek 7 arriten ne tokat e Thrakisë Pra një degë e tyre e sllavizuar  e krijoi shtetin Bullgar.

Bullgarët ashtu si ishin u kenvertuan ne të krishter në shekullin 9-të nga Bizanti

Bullgaret, sunduan gati 200 vjet mbi tokat tona,lageshin ne katër detëra: Dei i Zi, Egje, Jon dhe Adriatik.

Kjo është një histori e shkurtër e  Bullgarisë sllave e cila  na shërben për temen tonë që të kuptojmë që emërtimet sllave ne tokat tona janë Bullgare e as se si serbe.

Ja një përkthim qesharak serb ; kur u ndërtua hekurrudha Mitrovicë-Shkup, diku në mes lindi Ferizaji, serbët duhej të benin diçka dhe e  ndërruan në Freizoviq, pastaj e panë qe nuk shkon dhe kaluan në Uroshevac.

Kur jemi te perkthimi dhe përshtatja e emrave sllav nuk guxojmë në përkthimm direkt , psh. qyteti i Beratit , emri i tij rrjedhë nga bullgarishtja Bjalligorod ( Qyteti i Bardhë ). A kishte me qenë në rregull ky emërtim jo. Ne duhet të dimë emrin e tij para ardhjes së Bullgarëve e atëherë të vendosim. Punë e Akademisë !!!!

Të spjegojmë edhe këte se tek ne gjënden shumë  vende me  emrin Doll ( Dol ) e që në kuptimin sllav është Rrafshë, rrafshinë .  që mos ngutemi dhe të lindë një përthim i tillë ne duhet të dimë se si quhej nga të parët . Këte e spjegon etimologu Aleksander Hasanas:

“Alberto G. Areddu – profesor i lëndëve letrare -, në esenë e re "Mbiemrat në Sardenjë dhe prejardhja e tyre Ballkanike", sjell një shembull mbi fjalën “Tola” – një mbiemër ky shumë i përhapur në Sardenjë i cili merr formë nga dy fushat e territorit të Morese. Por, veç kësaj, ky studiues shpjegon më tej se gjen konfirmim edhe në fisin antik ilir të Tolenses, të cilët marrin këtë emër, sipas ballkanologëve, nga ilirishtja (dhe forma indo-evropiane) *tōlā, që do të thotë “fushë”.

Pra, vërejmë qartë se fjala ilire ‘Tolā = fushë’ i përket gjuhës shqipe me kuptimin e saj “vend i ulët”, i /t’ulët, vend i butë, i ulët; ultësirë.Kjo fjalë e pastër shqipe gjendet gjithashtu edhe në emërtimin e fiseve Ilire, banorë të ultësirës bregdetare nga Auloni - Vlora deri në Dyrrah.

Taulantët përmenden si fqinjë të Dyrrahut që nga shek. VI p.e.r. me qendrat e tyre Adria dhe Sesaret. Rreth vitit 430 p.e.r. shtrijnë përkohësisht sundimin e tyre edhe mbi Dyrrahun. Në shek IV u paraqitën si një bashkësi më vete në përbërjen e mbretërisë ilire.

Gjithashtu vërejmë se eshtë latinizimi i emërtimit Auloni - (Vlora) ku gërma ‘U’ lexohet ‘V’ dhe pas kësaj kemi devijim të këtij emërtimi shqiptar: Aulona = Avlona, Vlona; Vlora (këtu edhe si rezultat i rotacionit n/r)

Dihet se në gjuhën shqipe kemi fjalën e saj ‘An-d dhe kând = vând’, vende troje, ndaj bashkimi i fjalës shqipe “ul, i e ulët” nga PAlb *wala me fjalën shqipe ‘And’ jep emërtime të ndryshme të pastërta shqiptare si TAULAND /t, etj.Tek gjuha shqipe kemi gjithashtu fjalën e saj ‘An’ e cila tregon hapësirë shtrirje trojesh të gjera ‘anë e paanë’, si burim edhe i fjalës shqipe “an-d e kand, andej dhe këndej”, e të tjera shembuj pambarim.

E pra janë fjalet shqipe “ul”; Aul, (Aulona), Eol, eolianët - fise ilire të lashta (Latinisht Aeoliane), të gjitha këto nga shqipo ilirishtja “Tolā = Fushë” prej nga ku kemi: Tol‘ . “

Ne në Dukagjin ende e ruajmë këtë emër ndashta edhe pa e ditur kuptim e tij shqip: Tolaj .

Pra, ademive  iu del një punë serioze në një angazhim të tillë

Fahri Xharra, 05.03.21

Gjakovë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora