E premte, 19.04.2024, 05:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Timo Mërkuri: Magjia poetike e Odise Kotes

E marte, 16.03.2021, 08:45 PM


MAGJIA POETIKE E ODISE KOTES

Stili

Nga Timo Mërkuri

Duke lexuar vëllimin poetik “Pengu i gurëve” të  Odise Kotes befasohemi qysh në kryeme stilin e tij poetik, një stil i riqë haset për herë të parë në letërsinë shqipe qoftë në formë, qoftë në përmbajtje. Qysh në leximin e poezive të para meditojmë mbi burimin e këtij stili dhe gjëja e parë që bëjmëështë soditja e qytetit ku poeti banon e shkruan, sepse dihet që për të kuptuar poezinë e një poeti, duhet të njohësh vendin ku shkruan ai. Dhe Odise Kote jo vetëm që ka lindur e banon në Gjirokastër, por shkruan si një gjirokastrit.

1-Shtëpitë e gurta,me çatitë mbuluar me rrasa guri,që “hedhin valle” si tëzëna dorë për dore, kalldrëmet si të“punuara në avlëmëndin” e gjysheve apo të“qëndisur në gjergjefin” evajzave, kështjella në majë të kodrës  “që pengon horizontet” të prezantojnë një “mbretëri të gurit”,sa që mendon se vetëm poezia s’ka ku të rritet këtu.Në fakt, shumë shpejt bindesh për të kundërtën, kur sheh mes gurëve të kalldrëmit te “Sokaku i të marrëve”ca fije bari që e “fshehin” jeshillëkun e tyre dhe shohin me zili muret e kështjellës, kumes gurëve kanë mbirë disa lule të holla delikate,që buzëqeshin të drojtura me petalet e tyre të vogla, në pamundësi të krijojnë një buqetë poetike. Buzëqeshin të drojtura se ndoshtae dinëqë poezitë e Odise Kotes nuk ngjajnë me ca lule lëndinash që u këput petalet një nga një në “lojën”:  më do, s’më do. Poezia e Odise Kotes u ngjan pikërisht atyre gurëve tëgdhëndur  që krijojnë mozaikun në kalldrëmet e qytetit apo atyre gurëve të latuar që vendosen në qoshet e mureve të shtëpive gjirokastrite.

2-Poezia e Odise Kotes duhet parë jo si një lule lëndinash a lulishteje, jo si një pemë me gjethe që bien e me fole zogjsh që shtegëtojnë nëpër stinë. Poezia e tij duhet parë si ky qytet, e“gurtë”, e hirtë në pamje të parë, e argjëndtënën rezet e dashurisë, si qyteti nën rrezet e diellit pas shiut, stoike si kjo kështjellë.Sepse poezia e Odise Kotes është shumë më shumë se kronika e qytetit të gurtë, ajo është vetë jeta në këtë qytet, shpresa, ëndra, bukuria e tij.Ajo është vetë qyteti i parë ndryshe në të gjitha dimensionet e tij.

3-Ështëky këndvështrim që ka krijuar një stil “ndryshe” të poezisë së Kotes, një stil poetik që trokon për herë të parë në portat e poezisë shqipe, si një kalorës që sjell një kumt, një sihariq, një lajm të rëndësishëm.Prandaj hapni portat …dhe lexojeni këtë poezi.Mos kini frikë se duke lexuar këtë poezi, do t’ju “prishet” shija poetike e kultivuar gjatë viteve me leximet e shumta. Poezia e Odise Kotes do tju ngjitënëpër vargjet e “kalldrëmta” te bedenat e një “kështjelle” prej nga do t’ju zgjerohet hapësira e shikimit, do tju qartësohet shikimi tejë “mjegullës”që ka mbuluar luginën, do shikoni “detin” që juaka penguar vetë ajo,“kështjella” apo maligjatë gjithë kohës.Do të tregojë jetën e vërtetë, atë jetë që, shpesh herë në qytetet e vogla vërtitet si njëbishë e mbyllur në kafaz. Aty pranë kalon pranvera, por brenda hekurave të kafazit vetëm flladi i saj depërton dhe turbullon “flegrat e hundës” të jetës së mbyllur. Ajo turfullon, hidhet mbi hekura e kafazit, i çjerr dhe i kafshon, por gjakos veten, ndaj ulet dhe lëpin plagët e saj.“Dashuria u përket humbësve të mëdhenj” thotë poeti dhe shumkush e komenton këtë si një filozofi, pa i shkuar mëndja se është realiteti që ne kemi jetuar dhe jetojmë.Poezia e Odise Kotes është kronika e jetës së qytetit të tij, jo e parë nëpërmjet legjendave e miteve, mistereve apo nëpërmjet veprës letrare të poetëve e shkrimtarëve të mëparshëm që kanë jetuar aty dhe kanë shkruar për ‘të. Odise Kote  e sheh jetën qytetarisht, sy ndër sy, si e rigjetur pas motesh humbur:

E rigjetëm vuajtjen që djeg e pjek si saç i fshehur,

mëllagën e vetmuar, të porsaçelë ndanë rrugës së shtëpisë.

Këngën e këndezit që kumbon prej larg si zë i Atdheut,

pyjet tona mbuluar nga mjegullat e vetmisë.

4-Duke lexuar këtë poezi unë mund të komentoj thjeshtë se Odise Kote ka gjetur stilin e tij poetik, një stil ndryshe, një stil si “i gurtë”apo më mirë e shkruar si një “mërmërimë guri”:

Mërmërimë guri, ç'dimër i acartë prej cikme dhe ere,

mërmërimë pendimesh, stuhi, mërmërimë përvëluese.

Labirinthe spërdredhëse, ndjesi shkretimi brenda vetes,

zbrazëtia, këmbanë - orakulli me qartësi verbuese.

Shikoni fjalët që ka përdorur poeti, fjalë me tonalitet të rrëndë si të një proze të zymtë, aspak me muzikalitet delikat, siç e ka rëndom poezia.Është pikërisht ky “ton” i fjalës së poetit, qëngjan menjëgoditje çekiçi mbi gurin kur vendoset në kalldrëm, që e vendos fjalën në vendin e duhur, në mënyrën e duhur në “kalldrëmin” e vargut. Asnjë fjalë nuk stonon  në poezinë e Kotes, sado e rëndë të jetë “pesha” apo toni i saj. Oktavio Paz shkruan:“Veçantia e poezisë moderne nuk konsiston tek idetë ose veprimet e poetit: konsiston në zërin e tij. Ose më mirë: në tonin e zërit të tij. Është një theksim i papërcaktuar, i dallueshëm dhe i cili fatalisht e bën tjetër”.Në këtë kontekst mund tëthemi se poezia është stili dhe metafora e paraqitjes së… zërit të poetit. Zëri i poetit Odise Kotd ështëzë i përveçëm, i vetmuar,  me timbër të dallueshëm për tu dëgjuar si zë…poeti, sepse poezia nuk krijohet me një “kor” zërash.

5-Madje ky “zë” i tij është i veçantë dhe në poezi, që natyrshëm duhej të kishin fjalë me peshë (ton) më të lehtë. Shiheni te poezia “Fryu erë e prillit”veçantinë e Odise Kotes dhe peshën (tonin) e fjalës së tij:

Fryu erë e prillit dhe ndërtoi një shtëpizë me bisqe të njoma e gjethe,

plot ëndje melodish nga lëngje limfe derdhur bruf nepër deje.

Kur flatrat e zogut çikin agimin mbështjellë me drojë e fërfërima ere,

folezë plot ide e projekte të rrezikshme, me cicërima zogjsh e prekje…

S’di pse më ngjan kjo poezi prilli si njëbregore, mbushur plote me lule-guri (lule që mbijnë nëpër të çarat e gurit).Në fakt të tilla të duken gjithë poezitë e librit “Pengje të gurëve” të poetit Odise Kote.

6-Këtë veçanti të fjalës së tij dhe peshën e saj  e ndjen te çdo poezi dhe hutohesh kur konstaton një bukuri të ylbertë të vargjeve të thurura me “fjalëguri” “gri” në mungesë absolute  të fjalëve “delikate”, “poetike”:

Mësyn misteri mërinë memece,

e shkreh, e shqep, e shkul...

Në prym e pezm pikëllon paniku,

guri i grindjes, gër-gëri gur...

U shkul e shakull shembet shpresa,

çatia, çastet, çardaku, çmimet...

Baresin brengat, bërr-bërr babëzia,

vraga vetmie, vetëflijime vegimesh.

Më thoni ju lutem në se ju ngjan stili me ndonjë poezi shqipe?Diçka të jehonnë kujtesënga zëri nolian te “Marshi i Barabajt”, por shpejt kupton se nuk është“njëzë”,por është një jehonë që vjen nga zërat e kohërave përplasur luginave të jetës.Le të shohim këtë “stil gri” dhe në një poezi, ku natyrshëm vetëm “grija” s’duhej të egzistonte, te poezia “Fushat e pambjella”:

Fusha të gjera, të pambjella ndanë lumit Drino,

cili gjarpër pickoi dhe ju mbuloi shtërpia?

Memece, plot ferra, paranoja, fiq të egër,

të nginjura me stinë të vdekura nga mërzia.

……………………………………………………….

Fusha të pambjella, pendime që kërcasin si eshtrat,

blasfemi që lumin mbytët në shpirtra të prera.

Fatzeza, mbuluar me heshtje hapësirave të djerrta,

Fusha të gjera që ngjani krejt me lëneshat.

7-Duke lexuar këtë poezi, kuptojmë se vargjet e Odise Kotes e kanë bukurinëte stili i tij poetik dhe metafora, por forcën e kanë te aktualiteti jetësor i tyre. Duke qënë poezi aktuale ato janë të jetuara prej nesh, janë pjesë e jetës sonë, pavarësisht se ne vetëm tani i shohim dhe vetëm tani kuptojmë se qyteti I poetit është qyteti im, qyteti yt, është qyteti i çdo lexuesi dhe  ka  edhe“Pleq të vetmuar nëpër vapë”:…

Therin gjer në kockë,

pleqtë e vetmuar nëpër vapë!

Për pak bukë, qumësht

a një kokërr fiku,

për pak, fare pak.

Shkojnë dhe djegin mushkëritë

zhegut të thatë, ajrit përvëlak.

…………………………………

Askush s'i ndihmon

sakrifikuesit ikanakë,

që shpejt do të ngjiten qiellit,

të fshihen pas reve …

…………………………………

Këtu shohim Odise Koten si poet që vëzhgon njerëzit në jetën e tyre reale, jo si subjekte veprash letrare. Ai i paraqet ata natyrshëm, siç i sheh në momentin poetik, madje ata (njerëzit dhe jeta e tyre) janë vetë momenti poetik i tij.Jeta aktive qytetare, shoqërore dhe administrative e poetit e ka ndihmuar që të zbërthejë situatat sociale të njerëzve dhe këto situata t’i bëjë objekt të krijimtarisë së tij.

8-Diku kam lexuar se:“askush nuk mund të bëhet i famshëm duke shkruar vargje skematike”. Realisht kemi një “armatë” poetësh që shkruajnë “poezi”, por fatkeqësisht, me pak përjashtime, shumicën e këtyre poezive jo vetëm ne, por edhe vetë autorët e tyre i kanë haruar qysh të nesërmen e ditës që u shkruan për arsyen e thjeshtë se janë me stil dhe“fjalë”  të ngjashme edhe në rastet që kanë një figuracion të arirë.Përkundër tyre  Odise Kote ka një fjalë dhe sistem figurative të konsoliduar, të veçantë, gjë që përbën stilin e tij. “Ti ishe gjithë librat që pate lexuar./Unë lundërtar nëëndërime”,”Mbështhjellë kujtesa me vel e avuj të bardhë”,”Nën tinguj kambane bredh ashtu kot/Shamizezë lulesh qëndisur plym”, “Të prekin dhe fjalën që hesht si një gur/Ta zgjojnë!Sa nata të tretet pak e pak”,”Fusha të pambjella, pendime që kërcasin si eshtrat,/blasfemi që lumin mbytët në shpirtra të prera”, ” Macja me konsideratë princeshe bën banjë në govatë, /ëndërron fluturim majës së pemëve, te gjethet” etj janë figura letrare që të vënë në mendime dhe nuk harohen lehtë.

“Kurrë nuk lypën, asht qëndrese, si leva Arkimedi e kurajë,

ngjizur e ngjeshur në dëshirë lumnimi të shpikej Libri. Ç'magji?

A ishte vetë Zoti që i krijoi dhe na zhyti padashur në mëkat,

a deshi të fluturonim në hapësira qiellore veç shpirt?”

9-Në letërsinë shqipe, stili i Migjenit dhe i Fatos Arapit ndrinë si meteor në qiellin poetic shqiptar, por fatkeqësisht asnjeri nga këta dy stile nuk “ngjiti” te poezia shqipe, në kuptimin që të vijonte dhe përsosej dhe pas “shuarjes” së tyre. Arsyeja ndoshta qëndron te fakti se të dy këta stile erdhën në qiellin shqiptar nga “yllësi poetike"jo shqiptare, ndriçuan në qiell, pa “zbritur” në “tokën letrare” për t’u “pashaportizuar”si shqiptarë ndaj dhe ikën “nëpër qiell” siç ikin kometat dhe meteorët. Në vitet ’60 te “Kinemaja e vjetër” e qyteteve tona shfaqeshin filma sovjetikë dhe Kadareja shëtiste bulevardeve poetikë duke folur për Moskën dhe Lorën me  stil gjysma shqip gjysma rusisht, yllin e diamanttë të poezisë shqipe, Lasgush Poradecin e kishin mbuluar retë e kohës, madjedihej i vdekur, ndërsa  Agim Shehu fishkëllente melodi labçe sokakëve të poezisë shqipe. Xhevahir Spahiu dhe Moikom Zeqo porsa nisën rrugën e re të poezisë, diktatura u dha nga një shuplakë, si Nastradini të bijës kur nisej të mbushte ujë, ndëshkim paradhënie për thyerjen  e mundëshme të shtambës.

Odise Kote nuk ka ngjashmëri me asnjërin prej tyre. Nuk ka bredhur shkollave të botës të mësojë stilet poetike, përkundrazi si njëeremit i kohëve modern, ri i strukur në“shpellën” e tij dhe “Kur nata tretet pak nga pak”,“Në paqen e ajërt”në heshtje, dëgjon bisedën e “Ujrave të nëndheshmë” apo “Mërmërimën e gurit”, dhe nën një “Shi i imët si lotë të verbërish”, pikërisht në momentin që “ Brofën rrëmbyeshëm kujtimet” ai shkruan poezi me “Gërmat e shenjta”.

Odise Kote është një poet i veçantë, që shkruan poezi (dhe prozë)  me një stil të veçantë, si kjo  kështjellë e ndërtuar me një stil të veçantë, mbi kodrën e këtij qyteti të veçantë. Ashtu si kështjellat që nuk u shërbejnë vetëm qyteteve ku janë ndërtuar, pasi janë element të një sistemi mbrojtës kombëtar, ashtu dhe Odise Kote nuk është vetëm poet i Gjirokastrës, por është një poet i veçantë,  i madh,  nga Gjirokastra.

Sarandë, Mars 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora