E enjte, 25.04.2024, 05:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Viron Kona: Kumria

E diele, 14.03.2021, 01:54 PM


Viron Kona

Kumria

Sot në xhadenë para shtëpisë,

dergjej pa jetë një kumri `,

krahapur e tëra, ish shtrirë,

rreze dielli i binin në sy.

Ish një kumri paqësore,

që Ditën e Verës lajmëronte,

me këngët e saj të zgjedhura,

mëngjezeve këndshëm na zgjonte.

Makinat mbi të po  kalojnë,

si mbi një gjethe të rrëzuar,

një këngë më pak po dëgjojmë,

një kumri zëbukur është shuar.

Sot është Dita e Verës,

një kumri do të na mungoi,

heshtni një çast e nderoni,

gjithë jetës paqes i këndoi.

-Per ZemraShqiptare, nga Tirana, Dita e Veres 2021-



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora