Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Meti Rexhepi: Bulëzat

| E diele, 14.03.2021, 01:21 PM |


BULËZAT

(Variant)

(Musa Ramadanit)

Nga Meti Rexhepi

u shkri qiriu i Mu Rait

pakës  para  bulëzave të  reja të stinës

i mbylli bulëzat e fletëve  dhe  tash  lypin

afshin e penës të çilen

mbi kupa poleni prej thimthash të grerëzës

kapitujt i mëkuan grackat e lules e të bletës

*

qindra pickime turinjve syve në një zgorre lisi

kosto e tundimit të mjaltës ngriti në vertikale

ariun  mbi një  prirje të rënies prej instinkti

*

Mu Rai ua mbështillte cipën fjalëve me klorofilin e pa vyshkur

kasketa  mbi sy u bënte hije dy liqeve të tij

aty  përmbyseshin anije perandorësh gojë-përbindëshi

princat  mbi  liqene i kishte lajthitur syprina

fytyra  faqe  buzë gjinj tamblore bele e kofshë  floçkash copëzuar

zbërthe mozaikun dhe do të vlojë afshi i kaptinave për(z)gjuar

*

liqeneve Tuaj Maestro mbeti “Ligatina”

dhëmbët e kohës së uritur  përpijnë gjysmën e Gllamës

ankthi  e “Zezona” u ngjizën në gjenet e amës

nuk e ndali dot  ritmin “Vrapuesja e Prizrenit”

Maratona  ia shpinte Majlindës në dorë trofeun

mbishkrime të shlyera i kishin fshirë  emrin

*

Maestro fli i qetë

qindra-mijëra sy fshihen  në çdo fletë

drithërimet  t`i  mbyllën vetëm dy

kokrrat e grurit dhe  të egjrës

i rrisje me lëngun “Thirravaje”

i sitje në shoshën“Neurosis”

*

“Eugjenika e tri deteve”

ftoi muzat të shpërfaqnin mijëra derte

*

e rrëzuam edhe një Mur Gjaku Maestro

*

mund të na zërë Muri i Republikës së vaktit

ai që po ngrihet venave tona të mërisë së gjakut

Ti e dëftoje aktin

“Satana ma vodhi gurin e urtisë”

*

nuk  donte  të vegjetonte  mes verës së makutëve

dhe nëmës së frytëzuar në kremte e pranga

së fundmi bulëza do të çelin pa Ty

por te “Profeti nga Praga”

Gjilan, kallnor 2021