E premte, 29.03.2024, 07:48 AM (GMT)

Faleminderit

Vladimir Shyti: Njeriu që krijoi portretin e vet

E shtune, 13.03.2021, 06:47 PM


Portret

Njeriu që krijoi portretin e vet

Nga Vladimir Shyti

Nuk kishim asnjë portret të saj, një miniaturë pa ndonjë vlerë, kur filloi punë si mjeke dentare në një lagje të Durrësit, ardhur nga jugu i Shqipërisë. Dukej një vajzë mendimtare që të nxitë kuroizitetin, apo të të ftojë të kërkosh diçka nga shpirti që rri pas asaj fytyre të ëmbël e miqësore. Intimiteti saj qëndronte shumë më thellë se lëkura vet. Sekreti stamotologes Geralda Himollari mund të përvijohet dhe të përcaktohet duke u nisur vetëm nga pamja e jashtme, që tregon një këmbëngulje në pasionin e saj për profesionin e fituar me aq vështirësi, por me një vullnet të paparë, gati heroike.

Ende e parritur e panjohur mundi të hapë me ndihmën e një të afërmi klinikën e parë në atë lagje periferike të qytetit. E paisur me mjete dentare disi primitive filloi punë tepër entuziaste duke mundur emocionet  fillestare dhe e sigurtë ndërvete. Tek ajo shihet qartë se kush ka luftuar me mjerimin dhe nevojën e vërtetë, ka më pak frikë nga to, sesa ata që i njohin vetëm me të dëgjuar. Pacientët e parë i pret me një buzëqeshje karakteristike të veçantë, që u jep atyre një siguri sinqeriteti për shërbimin që do të marrin nga ajo vajzë ende pa përvojë. Ata shohin tek ajo një mjeke, ku ka në zemër më tepër sesa në mendje, një besim që Geri e krijoi dita, ditës me punën dhe sjelljen e vet shëmbullore. Kështu ajo mund të thërrasë çdo mëngjes:”kjo ditë është e imja!”Ajo nuk është e prirur shumë pas pasurisë, trashëgon vlerën dhe fatin e individit e pajisur me talentet më të mëdha shpirtërore. Dhe, për këtë arsye është e privilegjuar dyfish nga fati dhe mund të jetojë gjeniun e vet. Duke punuar me listë dhe këste pagese për të varfërit, duke kryer atë që është e pamundur për të tjerët dhe duke krijuar vepra, të cilat i japin nder jo vetëm mjekes dentare, por që i interesojnë edhe gjithë shoqërisë.

Edhe ky përshkrim, gjithsesi i pamjaftueshëm, flet më tepër për karakterin sesa për pamjen e jashtme të saj. Kaluan të gjithë para saj dhe nuk e vunë re, por e kanë të fiksuar në kujtesë vetëm së brendëshmi. Mbanë gjithçka të hapur në vetvete;pasionet e mjekes arrin të ngjiten gjer sipër, deri tek sytë që flasin për magjinë e një shpirti që rrëmbehet lehtë nga pacientët e vet. Dhimbjet e mjekimit dhe shërbimet e ndryshme dentare, ajo i lehtëson me artikulimin e fjalëve të një komunikimi hyjnor.

Ka dhe njerëz të tjerë, që në rrethana të volitshme mund të meritojnë nderimin e njerzimit duke ndjekur aspiratat filantropike. Por Geri nuk e ka ndërmend të bëj asgjë të tillë, qoftë edhe për provë, ajo vjen nga varfëria, nuk shpërfill studimet shkencore dhe del mbi të tjerët, duke qenë e lumtur për aktivitetin e vet. Për individin që nuk ka tituj fisnikrie, por është i pajisur me talente personale, të qenurit fukara është përparsi reale dhe shërben si një rekomandim për të.

Tashmë me punën e saj, ku arrin të marrë shumë çertefikata mirënjohje e lavdëruese arrin të punësoj edhe puntorë të kësaj fushe dentare. Të zgjerojë ambientin deri në një pavion modern e madhështor, falë ndihmës bankare dhe punës së saj të palodhur, ku emërtohet;Roal Crown Dental Center. Ajo nuk e fsheh krenarinë për arritjet dhe talentet që mbart se përndryshe do të ishte naive. Cilësitë e larta reale që Geralda zotëron janë tërësisht personale, por s’e bëjnë atë të mburret. Lavdia duhet të fitohet dhe nderimi duhet të ruhet, ndaj ajo ka hyrë në mardhënie mirëbesimi me të gjithë pacientët e më gjërë dhe, qëndron ashtu, me vendosmëri, nën qiellin e shndritshëm të fatit të saj. Ka një pranim të vendosur për të ruajtur pastërtinë shpirtërore dhe të ruaj veten nga përlyerjet e llumit shoqëror.

Prandaj, kjo mjeke me një botë shpirtmadhësie, me talent të lindur dhe me një profesionalizëm të lartë, krijoj portretin e saj fisnik vetëm nëpërmjet kopromisit që bëri midis vetes dhe shtirjes së realitetit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjovalin Muzhani: Konsile Muzhani Sylejman Morina: Arbneshi Aldo V. Rela ishte shpallur qytetar nderi i Zarës Albert Habazaj: Halim Xhelo Tërbaçi për Luftën Kombëtare të Vlorës, si Abdyl Frashëri për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit Fran Gjoka: Një mësuese si Ana do të mbetet në kujtesën e brezave Ibrahim Kabili: Rrugëtimi i suksesshëm i një akademiku dhe ikja e parakohshme e tij! Florim Zeqa: Miftar Sejdiu, mbrojtës besnik i të drejtave kombëtare Lida Miraj: At Shtjef?n Gjeçovi, themelues i arkeologjis? shqiptare Dr. Alma Lama, nje? nga 50 Grate? Lidere te? ardhshme te? Bote?s Sinan Gashi: Mençuraku i përbuzur - Gjergj Komnino Frrok Vukaj: Personalitet i Arsimit e Mendimit Pedagogjik Anton Berisha: De?shmi pe?r Imzot Mark Sopin Gëzim Loka: Qanije Hamdi Hyka (Alushi), profili i një mësuesje fisnike dhe artisteje të përkushtuar Dukagjin Hata: Haxhi John Dauti, një misionar i çështjes gjithëshqiptare në SHBA Ibrahim Kabili: Zenel Bastari - Bejtexhiu që nderoi Bastarin dhe Bendën me vargjet e penës së tij Ibrahim Kabili: Mësuesi dhe drejtori që dha shumë për arsimin dhe vlerësohet për meritat e tij! Lekë Mrijaj: Imzot Mark Sopi ishte dhe mbetet një erudit i pavdekshëm i krenarisë së ditëve tona Ibrahim Kabili: Mësuesi, drejtori, studiues dhe intelektuali që i bën nder vendlindjes! Mursel Muçolli: Kadri Muçolli, njeriu që meriton të përkujtohet Halil Gashi: Iku nga jeta dhe një veprimtar i orëve të para Gëzim Loka: Dëshmori Artan Cuku, krenaria e Lurës dhe gjithë Shqipërisë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora