Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gëzim Loka: Qëndrestar si mali i Kunorës

| E shtune, 13.03.2021, 03:23 PM |


Qëndrestar si mali i Kunorës

-Dedikuar birit lurian me banim në SHBA, Jurgen Vladi-

Nga Gëzim Loka

Qëndrestar si mali i Kunorës

Gen e asht e shpirt luriani

Djalë i fjalës dhe i besës

Jurgen Lura, Jurgen Vladi.

Në Amerikë ku ndale hapin

Thirre ti muzat shqiptare

Lurën që ta rriti shtatin

Bukuri e trojeve ametare.

Për gazetën tonë “Lura”

Na ndihmove me zemër në dorë

Në krye të sofrës me burra

Shpirt bardhë porsi dëborë.

Zëri yt vjen valë valë

Nga nëntë male, oqeane

Krenarë që je shqiptar

Zëri yt vjen kësaj ane.

Flet në media, e nge zërin

Për një shoqëri më të mirë

Që shqiptarët si model

Të kenë veç Botën e Lirë…

Të kemi Njeriun e Vitit

Bir i punëve plot me nurë

Në gji të vet Lura të priti

Jurgen Vladi, burrë mbi burrë.

Me të tillë djem lurianë

Nga çdo cep i shqiptarisë

Nga mërgata në diasporë

Nder i bëhet gjithë njerëzisë.