Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Si do të dukej Pëzho-ja e Kosovës?

| E shtune, 13.03.2021, 05:00 PM |


Si do të dukej Pëzho-ja e Kosovës ?

Firmën rumune të automobilave “ Dacia “ tashma të gjithë e njihni. Atë e ka blerë firma fanceze e makinave “ Peugeot .  Ata kishin një kooperim edhe gjatë kohes së Çausheskut. Erdhi tranzicioni në Rumani me plotë “marifetllyqe “ por firma e makinave “ Dacia” i mbijetoi. Nuk e njoh saktësisht se kush ka më shumë akcione, por për temen që e kam zgjedhur, por është e rëndesishme të shkruaj që“Dacia” egziston dhe prodhun makina të ndryshme që i hasim edhe në Kosovë.

“Dacia “ së shpejti po dilka me një makinë të re elektrike. Çfarë fitore pë rumunet, në tregun e madh të automjeteve në Europë

Pra kjo është makina rumune elektrike që do të del në treg së shpejti. Makina do te ka motorin prej 33 kW ( 44 kuaj fuqi) he do të kushtoj ndër 15 mijë euro. Nuk jam i motoristikes dhe më duket e pa nevojshme të flas më shumë për këtë lloj makine të rumune,

Si do të dukej “ Pëzhoja “ e Kosovës ? sa më rrah zemra ta kishim në prodhim në Kosovë. ?

Tani është një ëndërr e shuar, për të cilëlen as  që duhet menduar.

Kur me kujtohet që ne e kishim fabriken e amortizatorëve në Prishtinë, e cila prodhonte kryesisht për “ Pugeot –in “,  të shkon mendja se ndoshta edhe pronarër e Pëzhos do të vendosëshin për prodhimin e një kerri të tyre.

E  kishim fabriken e Akumlatorëve në Mitrovicë, fabriken e Akumulatorëre në Pejë . Mos të harroj edhe fabriken e pjesëve të makinave të Zastavës ,  fabrikë që i kishte pajisjet më modern të kohës ku mund të beheshin karroseritë e çdo lloj makine; atëherë pse mos të kishim menduar për fabrikimin e një makine dardane në kooperim me firmen franceze “ Peugeot’ ?

Endërr e madhe e imja. dhe pendim i atyre që e vendosen privatizimin e tyre. Në fabrikën e Amortizatorëve u ndetua  TV Klani  i Kosovës kurse në ato të  Pej137s nuk e di sepse moti nuk kam qenë në Pejë. Fabrika e akumulatorëve e Mitrovicës e dha frymen e fundit pas luftës.

Nejse , ne jami ata që jemi dhe zoti na dhasht më shumë ment për të ardhmen.

Fahri Xharra,12.03.21

Gjakovë