E marte, 16.04.2024, 10:49 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Zoti ish Ambasador Kiçmari, Kosova nuk u ka palestinezëve asnjë borxh!

E merkure, 10.03.2021, 09:05 PM


Zoti ish Ambasador Kiçmari, Kosova nuk u ka palestinezëve asnjë borxh!

Reagon Fahri Xharra

Në “Zërin” e 10 Marsit 21 e lexova deklaratën e juaj ku potencuat :” Hapja e Ambasadës  Jerusalem akt politik, të bisedohet me shtetet mike që janë kundër “. Shumë e pa vend !
Ju shtoni pastaj “ se qeveria e ardhshme do duhet të zhvillojë biseda me miqtë tjerë të Kosovës si Turqia dhe disa vende arabe që janë kundër hapjes së ambasadës në Jerusalem, siç thotë ju për t’i shpjeguar argumentet dhe elementet që kanë quar në vendosjen e ambasadës në kryeqytetin e Izraelit.” Çfarë të shpjegojmë? Dhe të vendosim sipas vullnetit të tyre?

Meqë jemi një prej vendeve të para që kemi hapur  ambasadën në Jerusalem, natyrisht ka dhe konotacione jo të lehta për statusin e Kosovës në marrëdhëniet me vendet e tjera, por pikëpamja ime është që do të menaxhohet si situatë”, keni thënë.
Cila janë ato konotacione që ju ia keni frikën ? Jo ore jo, ne bisedojmë vetëm me ata që e kanë ndihmuar luftën e vitit 1999.

Ne habitemi që qeveritarët palestinezë dënuan publikisht shpalljen e pavarësisë në Kosovë. Po kur nuk dënuan përpjekjen për të na shuar nga faqja e dheut, pse presim të na ndihmojnë për këto “lukse” politike. Kosova vërtet nuk u ka asnjë borxh popujve të tjerë, e më pak se shumëkujt, palestinezëve. ( r.a.) “ Ndoshta ju kujtohet Zoti Kiçmari ?

“Kosova vërtet nuk u ka asnjë borxh popujve të tjerë, e më pak se shumëkujt, palestinezëve.
Kosova nuk u ka palestinezëve asnjë borxh. Përkundrazi, janë palestinezët që duhet t’i kërkojnë falje Kosovës për mbështetjen e tyre të panevojshme dhe të pamoralshme për Millosheviqin dhe nacionalizmin zjarrvënës serb në Ballkan.” shkruante  Ruben Avxhiu, editor i gazetës amerikano-shqiptare “Illyria Press”
Pastaj tjetra : “Çfarë duhet të mendonin shqiptarët kur panë që Izraeli  gjatë luftës strehoi një grup familjesh të dëbuara nga Serbia , kurse Autoriteti Palestinez ftoi kryekriminelin që të festonte Krishtlindjen së bashku me ta? Në atë kohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit deklaroi se nëse Millosheviqi vinte vërtet për Krishtlindje, Izraeli do ta arrestonte dhe dërgonte në Hagë (r.a.). Çfarë kontrasti!, k! . E shihni ndryshimin?

Kur Njeriu që ka zëvendësuar Arafatin qe nga të parët që vizituan Serbinë dhe denoncoi pavarësinë e Kosovës si kundër ligjit ndërkombëtar. Mund ta bënte nga zyra e tij në territoret palestineze, po nuk është aq fyese për shqiptarët sesa kur e bën deklaratën nga Beogradi.”- dhe as kush nga ata miq që je mendoni që duhet të sqarohemi nuk reaguan.
Sa i përket asja që thuani “ që tani debati ishte i natyrshëm meqë reagimet ishin të ndryshme si brenda vendit ashtu edhe jashta saj, pra patëm deklarime publike të Presidentit të Turqisë ka patur dhe reagime nga disa vende arabe dhe në një kontekst të tillë është e natyrshme që të ketë debate në lidhje me një vendim i cili natyrisht nuk është i lehtë dhe bën pjesë në mesin e vendeve të para që kanë vendosur të hapin ambasadën e tyre në Jerusalem.”
Ne e dimë shumë se kush janë ata në Kosovë që janë kundër amasadës së Kosovës në Jerusalem. Ne kemi shtet dhe sikur t`i dorëzoheshim atyre sot do    ishim në Lindje.
Fahri Xharra.10.03.21
Gjakovë

“Miqtë tanë, ShBA-të e kanë poashtu ambasadën në Jerusalem dhe kjo e lehtëson këtë pozicionim të Republikës së Kosovës, ndërsa me miqtë tjerë pra me Turqinë dhe vendet arabe kërkohet nga ministri ose ministra e ardhshme që do ta marrë mandatin, që të komunikojnë me diplomacinë turke dhe arabe për të shpjeguar elementet dhe argumentet që kanë ndikuar që Republika e Kosovës ta hap ambasadën në Jerusalem, dhe jam shumë i bindur që arguementet tona qëndrojnë dhe miqtë tanë do t’i kuptojnë ato”, theksoi ai.

Tutje ish-Ambasadori tha që krejt debati për hapjen e ambasadës atje ishte e natyrshme, dhe reagimet janë mëse normale, dhe çështja është e përfunduar ambasada tashmë ka filluar punën.

“Po tani debati ishte i natyrshëm meqë reagimet ishin të ndryshme si brenda vendit ashtu edhe jashta saj, pra patëm deklarime publike të Presidentit të Turqisë ka patur dhe reagime nga disa vende arabe dhe në një kontekst të tillë është e natyrshme që të ketë debate në lidhje me një vendim i cili natyrisht nuk është i lehtë dhe bën pjesë në mesin e vendeve të para që kanë vendosur të hapin ambasadën e tyre në Jerusalem. Por mendoj që debati shkoj në kuadrin e një analize lidhur me pasojat dhe përparësitë që ka akti i vendosjes mardhënieve diplomatike me Izraelin dhe pastaj dhe hapjes së ambasadës në Jerusalem. Mendoj që këto ditët e fundit situata tashmë është qetësuar. E ngarkuara e Kosovës është në Jerusalem i ka zhvilluar takimet e para, pra çështja është e përfunduar në kontekst të mardhënieve ndërshtetërore dhe në kontekst të asaj se a duhet hapur ambasada në Jerusalem apo jo, tash ambasada është hap atje dhe ka fillu punën”, tha tutje Kiçmari për Ekonomia Online.

Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem është rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington ku Izraeli njohu pavarësinë e Kosovës. Edhe Bashkimi Evropian ka dalë kundër që Kosova të hap ambasadën në Jerusalem.

“Kosova vërtet nuk u ka asnjë borxh popujve të tjerë, e më pak se shumëkujt, palestinezëve.
Kosova nuk u ka palestinezëve asnjë borxh. Përkundrazi, janë palestinezët që duhet t’i kërkojnë falje Kosovës për mbështetjen e tyre të panevojshme dhe të pamoralshme për Millosheviqin dhe nacionalizmin zjarrvënës serb në Ballkan.
Ne habitemi që qeveritarët palestinezë dënuan publikisht shpalljen e pavarësisë në Kosovë. Po kur nuk dënuan përpjekjen për të na shuar nga faqja e dheut, pse presim të na ndihmojnë për këto “lukse” politike. Kosova vërtet nuk u ka asnjë borxh popujve të tjerë, e më pak se shumëkujt, palestinezëve.

, Çfarë duhet të mendonin shqiptarët kur panë që Izraeli  gjatë luftës strehoi një grup familjesh të dëbuara nga Serbia , kurse Autoriteti Palestinez ftoi kryekriminelin që të festonte Krishtlindjen së bashku me ta? Në atë kohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit deklaroi se nëse Millosheviqi vinte vërtet për Krishtlindje, Izraeli do ta arrestonte dhe dërgonte në Hagë. Çfarë kontrasti!, kurse. Çfarë kontrasti!

Njeriu që ka zëvendësuar Arafatin qe nga të parët që vizituan Serbinë dhe denoncoi pavarësinë e Kosovës si kundër ligjit ndërkombëtar. Mund ta bënte nga zyra e tij në territoret palestineze, po nuk është aq fyese për shqiptarët sesa kur e bën deklaratën nga Beogradi.

Gati 20 vjet pas luftës, “Palestina” tashmë anëtare e UNESCO-s dha votën kyçe që Kosova të mos bëhej anëtare. Një vit më parë, as palestinezët nuk ishin në UNESCO. U votua dhe hynë. Pasi hynë vota e parë me rëndësi që patën ishte që të mos linin Kosovën që të hynte edhe ajo.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora