E merkure, 24.04.2024, 01:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Liqene në Shqipëri

E enjte, 05.07.2007, 07:18 PM


Liqeni i Ohrit

Liqeni i Ohrit
Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Ai gjendet në një lartësi mbidetare prej 695 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 349 km². Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e liqenit i takon Maqedonisë, kurse pjesa tjetër i takon Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni si dhe Pogradeci në Shqipëri.
Furnizimi me ujë
Liqeni i Ohrit nuk ka një burim të veçantë. Ai furnizohet me ujë nga burimet e shumta përreth. Një nga burimet më të mëdha gjendet pranë kufirit shqiptaro-maqedon pranë kishës së Shën Naumit në Maqedoni. Aty buron uji që vjen nga liqeni i Prespës, niveli i të cilit është 200 metra më i lartë se ai i liqenit të Ohrit. Në anën e Shqipërisë gjendet gjithashtu një burim i madh në parkun e Drilonit pranë fshatit Tushemishtë. Uji largohet nga liqeni nëpërmjet të lumit Drini i Zi, i cili buron në mes të qytetit të Strugës.
Krijimi
Liqeni i Ohrit llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në mbarë botën. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e tokës. Këtë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e liqenit.
Flora dhe fauna
Liqeni i Ohrit është shtëpia e shumë kafshëve endemike, të cilat vijnë vetëm në ujërat e tij. Në liqen rriten 40 specie të rralla, ndër më të njohurat dhe ekonomikisht më të rëndësishmet është peshku i pastër i llojit Salmo letnica, (Korani).
Një pjesë e Bregut të liqenit së bashku me qytetin e Ohrit është emëruar nga UNESCO si trashëgimi botërore.

Liqeni i Fierzës

Liqeni i Fierzës
Liqeni artificial i Fierzës është krijuar në shtratin e lumit Drin në vitin 1978, në funksion të hidrocentralit të Fierzës.

Ky është një liqen oligotrof dhe ka një bosht gjatësor prej 70 kilometër dhe me një sipërfaqe maksimale prej 7 mijë hektarësh, ku 5 mijë hektarë merren në konsideratë për qëllimin e rritjes dhe kultivimit të peshkut. Ky liqen ka lartësi 167 metra, sipërfaqe të pasqyrës së ujërave prej 72,5 km², thellësinë më të madhe prej 128 metra dhe një vëllim prej 2,7 miliardë metër kub ujë. Sipërfaqja e përgjithshme e pellgut ujëmbledhës është 11.829 km². Kapaciteti maksimal ujëmbajtës i Liqenit të Fierzës, arrin rreth 3,2 miliardë metër kub ujë, ndërkohë që kapaciteti minimal, i cili mund të shkaktojë edhe situatat më kritike të prodhimit të energjisë elektrike, është rreth 1,2 miliardë metër kub ujë. Liqeni shërben edhe si nyje lidhëse mes banorëve të rretheve Kukës, Tropojë, Has dhe Pukë. Gjithashtu, ky hidrocentral shërben si rregullator i furnizimit me ujë për dy hidrocentralet e ngritura në kaskadën e Drinit, atë të Vaut të Dejës dhe Komanit.

Liqeni i Shkodrës
 

Liqeni i Shkodrës
Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Pasqyra e tij ujore gjendet në një lartësi 6 metra mbi nivelin e detit. dhe ka një sipërfaqe prej 368 km². Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra. Pjesa më e madhe e liqenit, rreth 2/3, i takon Malit të Zi, kurse pjesa tjetër i takon Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihet qyteti i madh shqiptar Shkodra.

 

 

 

 

Liqenet e Lurës

Liqenet e Lurës
Parku i Lures ka nje siperfaqje prej 1.280 hektare dhe ndodhet ne pjesen lindore te malit masiv te quajtur "Kunora e Lures". Me 14 liqenet e tij akullnajore krijon nje ambjent piktoresk dhe terheqes ne nje lartesi nga 1.350-1.720 m. Midis ketyre Liqeneve me te medhenjt jane: Liqeni i Madh 32 hektare, liqeni i Pishave 13 hektare, liqeni i Zi 8 hektare dhe liqeni i Luleve 4 hektare. Ne dimer keto liqene jane te mbuluara nga akulli.

 

 

 

 

Liqenet e Prespës

Liqenet e Prespës
Parku i Prespës, një nga zonat tërheqëse turistike të Ballkanit, përvec bukurive të jashtëzakonshme natyrore shquhet për florën dhe faunën mjaft të pasur. Aty ka rreth 1500 lloje bimësh, më shumë se 40 lloje gjitarësh, ndër to ujku, ariu i murmë, lundra, 11 lloje amfibësh, 22 lloje zvarranikësh, 261 lloje zogjsh dhe23 lloje peshqish. Në Prespë jeton edhe pelikani dalmat me përqëndrimin kryesor në Prespën e vogël si dhe shtatë lloje ravacafkash. Prespa ka gjithashtu edhe 30 monumente të kulturës bizantine si dhe një numër mjaft të madh të veprave të antikitetit. Pikërisht për këto arësye parku Prespa financohet prej shoqatës gjermane GTZ dhe është një nga projektet më të rëndësishme mjedisore të Evropës Juglindore. Për shkak të këtij investimi cdo vit e më shumë në të gjitha stinët e vitit është rritur numri i vizitorëve të huaj në parkun Prespa, ku më të privilegjuarit mbeten turistët gjermanë dhe ata austriakë. Dy liqenet e Prespës lagin tri shtete; Shqipërinë, Maqedoninë dhe Greqinë. Prespa e vogël ka një sipërfaqe prej 47,4 km. katror dhe Prespa e madhe 259,4 km. katror. Popullsia e përgjitshme në zonën e tri shteteve që lagen nga këto liqene është rreth 24.000 banorë.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora