E enjte, 25.04.2024, 10:30 PM (GMT+1)

Editorial

Xhemal Ahmeti: Hiqnja shqiptarit atributin islamik

E hene, 08.03.2021, 10:33 PM


HIQNJA SHQIPTARIT ATRIBUTIN ISLAMIK

(Para se të nisen aksione që askujt nuk do t’i bënin mirë)

NGA XHEMAL AHMETI

Pse religjiozët e Reinach-ut munden të sigurojnë miliona për ta ndërtuar një xhami e shqiptarët s’kanë mundësi as një zyrë ta paguajnë që do të mbronte identitetin e tyre nga keqpërdorimi? Sespe shqiptarët i kanë shtetet e korruptuara dhe kriminele [Pêrndryshe minimum do kishin reaguar ministritë e Kulturës]. Sepse fondet për ndërtimin e xhamive vijnë nga Turqia, Arabia ose sekserët e tyre (biznismenë) brenda shqiptarëve. Pse ka mundësi që një financues turk, arab, islamik të vë islamin në favor të identitetit dhe nacionalizmit shqiptar duke e qaujtur tempullin e tij „Qendra kulturore shqiptaro-islame“, kështu duke përjashtuar apriori vëllezërit myslimanë turk, arab, somalez, afrikan nga tempulli? Sepse është racist myslimani shqiptar karshi atij afrikan? Jo. Arsyeja e këtij paradoksi ka të bëjë më sponzorët pas projektit: ata nuk përhapin me kaq ekstremizëm islamin ndër shqiptarë, ngase besojnë ky të jetë populli i vërtetë hyjnor e jo hebrenjtë e mekanezët. Ata minojnë identitetin shqiptar komplet për arsye tjera. Disa nga shtetet e perëndimit që udhëhiqen nga konzervatorët u shkon në trastë kjo politikë ngase besojnë ende të kenë probleme me shqiptarët që i konsiderojnë si lindorë e jo perëndimorë. Gjersa në Kosovë e Shqipëri ky projekt kërkon si duket më shumë kohë, në shtetet perëndimore si Zvicra, Austria e ca tjera suksesi është i madh: në këto shtete tashmë rrallë përmendet shqiptari kosovar apo ai i Shqipërisë pa nënvizimin me të zezë të përkatësisë së tij fetare. Kjo nuk do ishte dramë nëse vërtet identiteti kulturor shqiptar të ishte si ai arab ose hebrenj që konstituohet mbi fénë, por kjo nuk qëndron as historikisht, as politikisht as zyrtarisht: kjo është edhe fabrikë konfliktesh sociale, kur kihet parasysh se shqiptarët u përkasin disa feve e jo njërës.

Askush nuk kërkon që shqiptari mysliman ta fshehë përkatësinë e tij fetare. Askush nuk duhet të ndihet inferiore pse beson në këtë apo atë Zot. Është e drejtë tij personale, grupore (brenda tempullit). Po ky dhe grupi i tij nuk ka të drejtë të përdhunojë një identitet duke e falsifikuar atë sikur të ishte islam apo budist. Për këtë arsye në pasaporta nuk shkruan; anglezi i krishterë, anglezi, protestant apo zvicerani katolik apo mysliman, ngase Anglia dhe Zvicra jo që nuk janë teokraci por edhe historikisht nuk janë ngritur mbi  fetë. Njëjtë si shqiptarët. Ai që duhet të ndihet inferior në këtë aferë të religjiopatëve është shqiptari, të cilit këto religjione ia keqpërdorin identitetin për qëllime politike. Shqiptari po - ka mbetur ndonjë dikah? Në diasporë si duket nuk e gjenë më. Largoni firmën shqiptare - islami nuk është shqiptar, është i të gjithëve por ai s’ka ç’të ketë humbur brenda identitetit politik dhe kulturor të shqiptarëve. Mbajeni për vete - privatisht. Shqiptarët kanë histori, kulturë joreligjioze dhe shumicat e tyre kanë zgjedhur të jetojnë në sisteme politike që s'janë teokraci.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: Kurrë nuk është vonë për lustracion! Gjergj Kabashi: Nëse është kërkuar që Ambasada e Kosovës të jetë në Jerusalem, ajo duhet të jetë në Jerusalem! Abert Zholi: Diogjeni kërkonte njeriun, Luigji i 14-të “Shteti jam unë” Ndue Ukaj: Historia e arsimit shqiptar është një kalvar vuajtjesh dhe sfidash pafund Elvi Sidheri: Anton Nikë Berisha - Krijues i mirëfilltë i letrave, që jeton me letërsinë dhe për letërsinë Xhelal Zejneli: Mësonjëtorja e Parë Shqipe e Korçës Xhemal Ahmeti: Sub(ob)jekti dhe (pu)shteti Gëzim Llojdia: 30 vjet më parë Vlorë-Otranto, ura e mortit Ndue Ukaj: Ta kujtojmë Luigj Gurakuqin, këtë arbnor të madh Nikoleta Kovaçi: Vetem nje populli te mjere i vdesin njerzit neper rrenojat e qeverise se vet! Aleks Kapllaj: Basha, është garanci për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian Frank Shkreli: Martin Luther King-u për drejtësinë Ndue Ukaj: Shqiptarët - të kequshqyer me politikë - vjellin mërzi e trishtim Xhelal Zejneli: Udhëzime të caktuara për të shkruar një hartim apo një ese shkollore Xhemal Ahmeti: Topopatët dhe bionikët Frank Shkreli: Kështu e gjetëm Shqipërinë e Hoxhës dhe të Alisë Xhelal Zejneli: Përdorimi i shkronjave të mëdha (II) Blerim Latifi: Një komb kurrë nuk mund të jetë i lirë, nëse pjestarët e tij jetojnë në gjendje robërie Prend Buzhala: Mutualizmi social-politik dhe ai artistik Ndue Ukaj: Ta kujtojmë sot Anton Harapin

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora