Mendime
Hamzë Morina: Rrëfimi për njerëzit e mirë dhe pushtetet
E diele, 07.03.2021, 09:33 PM
Rrëfimi për njerëzit e mirë dhe pushtetet
Nga
Hamzë Morina
Rrëfimet vijnë nga
kujtesa e hershme, ndërsa njerezit e mirë ishin dhe mbeten ata që ishin, vetem
pushtetet ndrruan format, sjelljen, pazaret.
Bartesit e këtyre pushteteve si dje dhe sot vazhdojnë lojën e pistë për
përfitim.
"Nëse do të
jetosh mirë, duhet të jesh o afër mbretit o afër detit"! Këtë e dëgjova
për herë të parë në Berat nga miku i m i
mirë Qemal Dyrmo, i burgosur dhe i persekutuar në regjimin komunist të
Shqipërisë. Po bisedonim për njohjen dhe kthimin e pronave nga pushteti i ri
demokratik në vitet e 90 ta ku familjes së tij tashmë i kishin kthyer Hotelin e
vjetër në qendër të Beratit, e për tokën e zënë
në Lapardha i kishin premtuar tokë në bregdet, ku kishte toka të lira pa
pronar. Qemali më njohu edhe me Hysen Bukoshin, me të cilin kishin qenë në burg
dhe pasi pimë një kafe me të zhvilluam një bisedë miqësore duke shkëmbyer kujtimet e asaj kohe të vështirë.
Po krejt kjo nuk
ka lidhje më me rrëfimin, është vetëm një prolog për të treguar se sa është i rëndësishëm
pushteti dhe si e pëdorin atë kasta që duan të sigurojnë për vete dhe për të
afërmit e tyre begati e mirqenje, pa qarë kokën për përgjegjësi që u parashtron
ligji.
Fjalën në këtë
rrefim do ta kenë njerëzit e mirë, të cilët si pa pushtet ashtu edhe në pozitë
japin gjithçka nga vetvetja e të tillët
janë të rrallë.
Rugova, që një
pjesë e konsiderojnë hyjnor e të tjerët e çmojnë për korrektësinë në pozitat që
pati në Kosovë, pa pushtet real në fillimet e karieres, po me një pushtet moral
të fortë, arriti që me aktet që ndërmori në Kosovë me mençuri të plotë si 2
korriku e 7 shtatori,zgjedhjet e lira dhe me referendumin e famshëm ta bind
botën se këtij populli i është mohuar një e drejtë themelore njerzore, të jetë
i lirë dhe i pavarur. Kishte shpallur Pavarësinë të cilën nuk po e njihnin të
tjerët në botë, anipse kishin shfaqur simpati të plotë, sidomos bota e civilizuar
në krye me SHBA dhe Europën.
Ishte krijuar edhe
parlamenti i Kosovës dhe Qeveria që vepronte jashtë. Diplomaci nuk kishte, por
këto akte i kishte pranuar si me gjysmë zëri vetëm Parlamenti shqiptar i dalë
nga lëvizjet demokratike të viteve të 90 ta pasi kishte përmbysur komunizmin.
Qeveria shqiptare ishte treguar dorëshlirë dhe kishte lëshuar edhe ish objektin
e Ambasadës së Koresë veriore për Përfaqësi diplomatike të Kosovës, pasi kishte
ndërprerë marrëdhënjet me këtë shtet monstrum.
Po shqiptarët, që
shpeshherë kanë vënë përpara interesin e vet se të idealit të tyre, Republikës
që ende s ishte realizuar, kishin filluar lojërat. Kishte përfunduar akti i
parë i lojës përqarëse në Tiranë në mes Qeverisë Bukoshi dhe tentativës së Anton Kolës që ishte caktuar nga Presidenti
për të vazhduar punën e nisur. Qeveria shqiptare për të mbyllur këtë skandal
mbyll edhe Përfaqsinë.
Kishin ardhur
shumë veprimtarë në Tiranë nga Kosova, të ikur nga regjimi që i kanoste me
burgim të gjatë, po edhe njerëz tjerë që hiqeshin si viktimë.
Derisa në aktin e
parë Bukoshi me Qeverinë e tij kishte
arritur të krijoi përqarjen si pasojë e së cilës qoi në mbylljen e Përfaqësisë,
në aktin e dytë ai do të tregojë fuqinë e tij në pengimin e vendimeve të Presidentit.
Insistimit të Rugovës që të rifillojë punën kjo Përfaqësi që do të shërbente si
rrugë lidhëse mes Kosovës e përendimit dhe që i duhej diplomacisë shqiptare të
Kosovës të lëvizte tutje. Dalngadalë
Rugova kishte emruar edhe senatorin Bob Dole ambasador nderi dhe përfaqsues të Kosovës në këtë vend që do t ja
rrisë përpjekjet për pavarësi. Ishin simbolika shumë domethënënëse të cilat
filluan sërish të pengohen. Bukoshi
tashmë kishte demonstruar forcë me qeverinë e tij për ta bllokuar Presidentin
Rugova në këtë rrugëtim.
Me këtë rast dua
të rrëfej për dy njerëz të mirë të cilët në Tiranë përfaqsonin dijen dhe
përkushtimin për Republiken e Kosovës, njëri gazetar i "Rilindjes" në
Tiranë dhe deputet i parlamentit, Ramadan Musliu (tashmë i ndjerë) e tjetri përfaqsues
i përkushtuar në rrejdhat politike në Kosvë, deputeti i parlamentit të
Kosovës Fetah Berisha. Rugova në
pranveren e vitit 1995 ishte takuar në Tiranë me Qeveritarët e vet dhe
ishin marrë vesh që Përfaqësia duhej sërish të hapej. Për hapjen e saj u mor vesh nga një shkrim i gazetarit Ali Ukaj
në "Gazetën shqiptare" në të cilën ishte publikuar vendimi për hapjen dhe caktimin e njerëzve nga
Presidenti Rugova për të udhehequr me Përfaqsinë, Ali Ukaj, gazetar të cilin
pas dy vitesh do ta vrasin bandat shqiptare. Neriu i mirë, Presidenti
Rugova,virytetet, punën dhe sjelljen atdhetare të të cilit as sot e kësaj dite
nuk ja konteston askush, as kundershtarët e tij më të egër të cilët deshën ta
ekzekutonin për t ja rrëmbyer pushtetin, kishte caktuar në këtë Përfaqësi 2
delegatët e ish Kuvendit që kishin shpallur Kushtetuten e Kaçanikut dhe dy
Deputetet e Parlamentit të ri të Kosovës Ramadan Musliun dhe Fetah Berishën.
Po pse bash këta
të dy Danin dhe Fetahun?
Edhepse të
zgjedhur, asnjëri prej tyre nuk do të jetë pjesë e stafit të Përfaqësisë përpos
I. Ramailit të tjerët i zhvlerëson Kryeministri, jo pse u mungonin vlerat, por
vetëm për të thyer vendimin e Presidentit e për të treguar forcën përmes
arrogancës dhe për të krijuar përqarje haptas mes shqiptarëve në momentet më
delikate kur pritej lindja e një shteti të ri, të cilin edhe pas luftës do të
tentojnë ta kapin, në fillim me lista të pakuptimta e më vonë, pas vdekjes së
Rugovës edhe në emrin e tij për pushtetet për të siguruar privilegje për vete
dhe për të afërmit e tyre.
Po kush ishin
njerëzit e mirë?
Këta dy, Dani dhe
Fetahu si dhe shumë të tjerë miq të Presidentit, njerëz të mirë, ishin ata të
cilët kishin mësuar mirë kodin e veprimit për shtetndërtim. Ata ishin edukuar
në frymën e politikës që në kohë pushtimi duhej t i vihej fre gojës e ti jipej
krah veprimit dhe këtë kod e kishin mësuar nga njeriu që përfaqsonte këtë
filozofi, ideatori i së cilës ishte Fehmi Agani. Pa zhurmë e rrëmujë, por me
punë të përditshme e përkushtim duhej drejtuar tutje Lëvizja me moton: Liri,
pavarësi e demokraci, Integrim në NATO e BE dhe në miqësi të përhershme me
SHBA, që Rugova ua përkujtonte vazhdimisht shqiptarëve. Gazeta
"Rilindja" në Tiranë përmes shtypshkronjës moderne "Eurorilindja"
e dhuruar nga institucione Europiane ishte bërë zëdhënëse e idealeve kombëtare
jo vetëm në Ballkan por edhe më gjërë në Europë. Mendimin e lirë që po e
përhapte Qendra për informim e Kosovës
me Enver Malokun e Xhemail
Mustafën po e lansonte kjo gazetë, e mbyllur në Kosovë nga regjimi serb, në të
cilën pos tjerash pa zë po e mundësonte dhe drejtonte edhe Dani i urtë dhe i pa
fjalë por i dijshëm me gazetarët e
tjerë. Ai po jipte kontributin e tij të madh jo vetëm në rubrikën për artin,
kulturën e letërsinë që drejtonte me
kujdes, por ishte edhe zëdhënësi dhe shpërndarësi i dritës dhe frymës së lirisë
te shqiptarët në Ballkan dhe jashtë tij, në kohën kur pushtuesi kishte mbyllur
të gjitha burimet e informimit për ate që po ndodhte me shqiptarët në Kosovë.
Ky zë i duhej atëbotë Kosovës si buka e përditshme.
Këtë po e bënte
edhe Fetahu me kolegët e vet dhe nuk priste që dikush ta emronte, sepse ai këtë
punë e kishte bërë me përkushtim pa ju trembur syri edhe në Kosovë para tytave
të policisë serbe në Komunën e Rahovecit ku po udhëhiqte degën e LDK dhe
kishte ideuar të gjitha aktivitetet e ndërmarra prej zgjedhjeve parlamentare te krijimi i Qeverisë paralele
dhe Shtabi komunal i mbrojtjes në
kuadër të Ministrisë së mbrojtjes që nga krijimi i saj në Kosvë.Për këtë dhe ishte kërcnuar dhe ishte detyruar të
strehohej në Shqipëri, për të vazhduar me përkushtim të njejt punën për
sendërtimin e lirisë. Bile ishte habitur kur kishte parë rastësisht në gazetë
emrin e tij.
E derisa po priste
që dikush ta njoftonte për këte nga Përfaqsia, kaloi shumë kohë. Qeveria e
Kosovës që kishte selinë në Bon me Bujar Bukoshin e bishtat në Tiranë që
"menaxhonin " Dardania Bank, i kishin forcuar pozitat pushtetore
përmes parasë së mërgimtarëve që kishin stërmbushur Banken dhe tashmë kjo
Qeveri nuk kishte vetëm mundësinë e ndërprerjes së rrymës e bugjetit për
Presidencën në Kosovë, por do të revidonte edhe vendimet e saj.
Qeveria kishte
aprovuar vetëm të parin e saj Iljaz Ramajlin kurse për të emruarit tjerë të
Rugovës kishte vendosur të tjerët. Kishte vendosur sejmenet që mbanin qelësat e
Bankës dhe ruanin thesarin e Bukoshit, të cilin ai e mbante të sigurtë, së
bashku me aminin e ministrit të financave të asaj kohe z. Isa Mustafa dhe
vendosnin sikur të ishte qifligu i tyre. Me paratë në dispozicion vazhdonte
lojen e pistë me ish pushtetet në Shqipëri, me lobin LPK-ist dhe klanin e tij
qeveritar që thirreshin në emër të LDK së, ashtu siç vazhduan të sillen edhe
pas vdekjes së Rugovës në Kosovë deri më sot në emrin dheautoritetin e tij. Pra,
janë gabim ata që mendojnë se kapja e shtetit ka ndodhur pas luftës. Në
fakt kapja e shtetit fillon ende pa u
krijuar, anipse autoriteti i Dr Rugovës do ti bllokojë këto nisma dhe do të
fitojë në të gjitha zgjedhjet para dhe pas lufte. Këto klane në prapavi do të
presin derisa Hyjnori të shkojë në përjetësi dhe t i hudhen në qafë Kosovës
tashmë me pavarësi të njohur, ta zhvatin dhe ta sjellin deri buzë humnerës.
Deklarimi i Saim
Tahirajt, një veprimtari që njeh mirë rrethanat gjatë luftës si bashkëpuntor i
ngushtë i Sali Cekut, para pak kohësh,
se burimi i krimit në Kosovën e luftës dhe pas luftës duhet hetuar te
"menaxhimi" i dy fondeve sepse atje ka filluar, të Fondi i Republikës
( i ashtuquajturi i 3 % shit) dhe te "Vendlindja thërret " ishte plotsisht i drejtë. Makinacionet që
lëviznin në menazhimin e këtyre dy fondeve kishin për autorë subjektet e dy ideologjive që po i sillen Kosovës ende
rreth qafe dhe ja kanë zënë frymën:
-Ideologjia
Titiste që vendoset në LDK pas vdekjes së Hyjnorit e që ishte prezente edhe
para lufte, dhe
-ideologjia
staliniste e ish LPK istëve në
bashkëpunim me pushtetet në Shqipëri që u majmën në emër të luftës për Kosovën.
Në dukje këto dy
ideologji vepronin në kundërshtim njëra me tjetrën në fusha të ndryshme,
por kur erdhi radha për ndarjen e
pushtetit në Kosovë ato bashkëpunonin si motra, pasi për të dyja pushteti dhe
përfitimi ishin ideali i vetëm për ta.
Emërtimin e tij në
Përfaqësi Fetahu e kishte harruar, pasi tashmë aty në vend të tij ishte
vendosur zëdhënësi i Bukoshit në Tiranë Kadri Bala i cili pos një page të mirë
kishte marrë edhe një banesë 4 dhomëshe në ish ndërtesen e Ambasadës së Koresë
veriore dhe kjo punë kishte marrë fund, këtë njeri për koinçidencë tash kur po
i shkruaj këta rreshta e kemi në konsulatën e Podgoricës, pra fijet e lidhjes
me çfardo pushteti kanë vazhduar dhe s janë shkëputur asnjëherë. Meqë
Presidenti në rrugëtimin e tij për SHBA e Europë do të kalonte nëpër Tiranë. Si
zakonisht kishte kërkuar një takim me Fetahun ku i kishte shprehur keqardhje
për mos emrimin e tij në Përfaqësi duke ja sqaruar se kishte pengesa edhe nga
tanët në rrugën e lirisë. Fetahut i kishte ardhur keq dhe i kishte garantuar
Presidentit se s kishte pse të hatrohej, pasi e njihte mirë këtë klan të egër
duke ja komentuar se këta do të ngihen
pozita, pasi ai gjatë qëndrimit në Tiranë i kishte kuptuar ambicjet e tyre
pushtetore, kurse ne nuk do të zmbrapsemi në rrugën e lirisë dhe pavarësisë i
kishte thënë ai.
Presidenti kishte buzqesh si zakonisht nga fjalët e
Fetahut: Leri, ishalla ngihen pozita, ideali ynë shkon përtej kësaj. Kështu
kishte përfunduar këtë vizitë dhe si dukej Presidenti ishte liruar nga ajo
barrë dhe kishte posositur që çkado që të ndodh
ne duhet ta qojmë përpara amanetin e popullit të Kosovës për liri e
pavarësi pa hezitim, të tjerat do të rregullohen më vonë.
Kështu njeriu i
dijes dhe kritiku i letrave shqipe Ramadan Musliu e njeriu i përkushtuar për
Republikën Fetah Berisha nuk ishin
ndalur, as nuk ishin dëshpëruar ata kishin vazhduar tutje edhe pas lufte,
përkundër kërcnimeve e shantazheve, të qëndrojnë aty me zërin e popullit dhe sërish ai popull u
kishte dhënë besimin në parlamentin e ri
për të vazhduar tashmë misionin e ri historik të gjeneratave për të sendërtuar
shtetndërtimin nën përkujdesjen ndërkombëtare. Sërish të vendosur përkundër
vringëllimave të kallashnikovëve të disa mbeturinave të yshtura për pushtet nga
ata që donin me çdo kusht ti vjelin shqiptarët në emër të luftës.
Kur po shkruaj
këta rreshta, atmosfera politike në Kosovë sërish është ndezur. Pakënaqësia e
popullit ka shkuar në pikën e vlimit. Shkatrrimi i shtetit në emër të krijimit
të tij ka marë masa alarmuese. Pas vdekjes së Yllit polar të politikës në
Kosovë, Dr Rugovës, pushtetin sërish e morën klanet e fshehura në prapavi dhe
pazaret me pushtetin u banalizuan deri në skajshmëri. Njerëzit e mirë, një
pjesë të të cilëve i zhduken forcat policore serbe gjat luftës siç vepruan me
F.Aganin, B. Kelmendin e të tjerët, tjerët i vranë bandat e dy ideologjive të
mësipërme si Enver Malokun e Xhemail
Mustafën, kurse Danin e spostuan ngadalë, duke ja akuzuar kolegët e tyre si
tradhtarë e kolobaracionistë. Fetahun e "nderuan" me kryetar
"nderi" të LDK në Rahovec dhe e izoluan totalisht. I pari shkoi në
amshim, por la pas veprën e tij në
fushën e dijes dhe do të jetojë gjatë
krijimtaria e tij në fushën e kulturës, e i dyti jeton i qetë, tashmë në moshën
e shtyrë, duke rrezatuar famë e respekt për punët dhe veprat që bëri në jetë.
Këta do të
shëndrrisin në kohë, Kosova dhe gjeneratat do ti kujtojnë përjetë dhe vlera e
tyre përditë rritet e madhohet, siq po rritet vlera e Hyjnorit, sepse ishin në
rend të parë njerëz të mirë. Po ç po ngjet me të dytët ata që luajtën lojërat
më të fëlliqura në politikë ?!
Ata që për shumë
vite ishin në skenen politike, tashmë të shantazhuar kanë vendosur: "Ta
mbrojnë UCK në" në Hagë, thuase nuk kanë shkuar atje për akuzat që u
ngarkohen përsonalisht atyre. JO or njerëz, UCK në e mbron heroizmi dhe gjaku i
derdhur për liri, asesi ju. Kurse Klani
i LDK së që e qoj në theçafje partinë e Hyjnorit pas vdekjes së tij, tani
habitet pse e dënoi elektorati në
zgjedhjet e fundit, thuase nuk e din as ai as klanet që u thirren në emër të
luftës se ç pazare bënë me pushtetet duke shkërmoqur buxhetin e Kosovës me
zgjedhjet e herpashershme, për ta
mbajtur me çdo kusht pushtetin.
Gjeneratat që po
vijnë s duan riciklim të mbetjeve politike mujshore që në emër të luftës të
zhvatin shtetin, s duan as në emër të lavdisë së kaluar si LDK e Rugovës të
riaktualizojnë pazaret. Ata duan ta qeverisin Kosovën siç e qeverisë bota
demokratike, pa pazare po me përgjegjësi të plotë, dhe nëse se bëjnë këtë edhe
ata duhet tu lëshojnë udhën të tjerëve atyre që duan, dijnë dhe mund ta bëjnë
dhe të vendeoset njëherë e përgjithmonë standardi për përgjegjësi në pushtet.
Cka ti shtohet
këtij rrëfimi, o njerëz të mirë?! Kosova është ende në zgripc dhe vetëm aleatët
që ndihmuan deri këtu dhe njerëzit të tillë te mirë të saj mund ta shpëtojnë
Kosovën. Hiqni iluzionet dhe mos u mashtroni nga lojrat e pista dhe derisa ende
na i mbrojnë edhe ruajnë kufinjtë aleatët tanë që u zotuan të na shpëtojnë nga
egërsia shekullore sllave të mos ndalemi që bashkë me ta ta ndërtojmë shtetin
për të cilin u zotuam.
Tri janë klanet e
specializuara për lojëra politike, që dëshmuan me sjelljen e tyre e që
sollën Kosovën në këtë ditë:
-Oligarkët që
erdhën në pushtet fill pas Pavarësisë, të ndihmuar nga
-Biznismenët e strukur pas pushtetit për përfitime
amorale, dhe
-Mediat e shitura.
Të gjithë këta si duket dështuan kësaj radhe para uraganit të quajtur popull
dhe kjo është e mira e madhe që po ndodh në Kosovë.
Në këtë luftë të
sovranit me këto monstrume ka fituar
vetëm Kosova dhe njerëzit e mirë të saj. Reagimi ishte i vonë por ishte i
duhur.
Pushtetet do të
shkojnë e vijnë dhe ato duhet të jenë instrument për të rregulluar jetën e
këtyre njerzve dhe asesi për ti zhvatur ata.
Paçim fat pas
kësaj radhe!