E premte, 29.03.2024, 11:26 AM (GMT)

Editorial

Gjergj Kabashi: Nëse është kërkuar që Ambasada e Kosovës të jetë në Jerusalem, ajo duhet të jetë në Jerusalem!

E diele, 07.03.2021, 08:55 PM


Nëse është kërkuar që Ambasada e Kosovës të jetë në Jerusalem, ajo duhet të jetë në Jerusalem!

Nga Gjergj Kabashi

A e shihni se ku e ka sjellë Kosovën politika Anti – Shqiptare e lojës dhe intrigave me religjionin Islam , që nga paslufta e deri në momentet kur po shkruaj ? A e vëreni labirinthin në të cilin na futi një politikan injorant (e edhe ma zi se aq), Hashim Thaçi , që në emër të identifikimit absurd me një fe, ia dha Turqisë të gjitha asetet ekonomike të vendit, në stilin e fshehur “akraba”-marrëveshje!

Madje, nuk u ndal me kaq por e lejoj ISLAMIZIMIN dhe XHAMIZIMIN Anti – Shqiptar të vendit për interesat panturke-neoosmane, antishqiptare e antieuropiane.

Që janë në të vërtetë edhe interesa serbe e ruse !

Duke ia ndërruar për ditë e më shumë natyrën kombit, që nga komb shqiptar synojnë kadaldale ta bëjnë të duket e ndjehet si “arnaut”, pjesë e përgjithshme e të ashtuquajturit milet-umetit panturk e panislamik.

Ashtu sikurse e do Serbia: Një komb që e mohon vetvetën; popull i pa rrënjë, pa tokë e nënqiell të vetin!

Që me devet e kuajt e Perandorisë Osmane , dikur i ka populluar vendet e “nebeskog naroda” , të “popullit qiellor” serb !

A e shihni se si është ndezur e mërdhezur “kolona e pestë” e shqipfolësve në rrjetet sociale, gazeta, portale, radio e televizione, që pandërpre po i japin mësime shtetit , se si duhet dëgjuar Erdoganin, i cili për shkak se një pjesë e popullit e praktikon pak apo shumë besimin islam, mendon se është “popull i tij”, pra i pretendimeve turkomëdha e panislamike.

Në letrën dërguar “Muslimanit” Albin Kurtit, Erdogani praktikisht kërcënohet në emër të Islamit e të Xhamisë Al Aksa në Jerusalem , që në materialet e tij propagandistike (ku paraqitet si Sulltan i ardhshëm!), mendon se do ta “çliroj” një ditë në emër të vazhdimësisë së Perandorisë Osmane , tashmë të vdekur.

Paramendoni se si mund të kërcënohen prej panislamikëve e panturqve “kaurrët” nesër – pasnesër për shkak të “Xhamisë së Erdoganit” në Prishtinë , pasi turkomëdhenjt do të dalin me tapi e letra të vulosura se si populli turk i ka dhënë 40 milionë euro për ndërtimin e xhamisë së “vëllezërve arrnaut”, këtyre “jetimve të Ballkanit”, që populli “Vëlla” turk nuk do t’i lë të ndjehen kurrë “jetim”, pa dikë që ua shtrin dorën dhe ua futë kryet nëpër xhami  ?!

Elhamdulilah, Elhamdulilah !

Prandaj, Albin Kurti nuk ka pse të jetë në mes të “dy zjarreve”, por me vendosjen e Ambasadës së Kosovës , të veproj vetëm ashtu sikurse që duan SHBA dhe Izraeli që na ka pranuar si shtet.

Kosovës dhe Shqiptarëve në përgjithësi , me Turqinë u duhen vetëm marrëdhënje të ndërsjella ekonomike e të tjera, sikurse me të gjitha kombet e tjera, por asnjë vazhdim i lejimit të investimeve të mëtejshme religjioze, pasi për të keqën tonë na e ka mbushur e stërmbushur vendin me xhami, duke arritur në pikën më të lartë të asimilimit tonë si komb, për shkak të sulmeve të pandërprera të Islamit , që po prodhon një nacionalizëm tjetër (panturk e panislamik) nëpër xhami.

Nëse Shqiptarët nuk zgjohen mu tash për ta mbrojtur vetën e kulturën e vet nga mësymjet islamike, ne do të vetshembemi e zhbëhemi si komb shqiptar në Gadishullin Ilirik.

Për krejt këtë që ka ndodhur deri tash e që po vazhdon ende, fajet i kemi vetëm ne e jo tjetërkush, pasi përmes panturqve e panislamikëve që po shtohen për ditë e më shumë, tashmë nuk ka nevojë të na asimilojnë përmes elaborateve serbe e greke, por po asimilohemi nga dobiçët prej rradhëve tona , që për ditë e më shumë po e qesin koken e brinat si trima Musliman, duke dalur triumfalisht prej xhamive “tona” që na i meremetoj e po na i ndërton Turqia.

Ashtu sikurse që mendon ta ndërtoj për “vëllezërit musliman” “Xhaminë e Erdoganit” në Prishtinë !

Për interesat e veta.

Si dhe për interesat e Serbisë e të Rusisë.

A ju kujtohet kur pasi u nënshkrua Marrëveshja e Washingtonit , e sidomos pasi Izraeli e njohu me ndihmën e shtytjen e drejtpërdrejtë të ish-Presidentit Trump , Kosovën, Presidenti i Serbisë, Vuçiç, e luti Erdoganin që të “ndikonte tek Prishtina” (thuajse ne ishim turq!) , që të mos e pranoj vendosjen e Ambasadës në Jerusalem?! …

Edhe Albin Kurti , megjithëse nuk ka marrë pjesë drejtpërdrejtë në Xhamizimin dhe Islamizimin e vendit meqenëse nuk ishte në pushtet, sikurse që ishin udhëheqësit e PDK-së e LDK-së, po ashtu bartë përgjegjësi për gjendjen e sotshme për shkak të fjalorit joshës e miratues ndaj disa qarqeve të islamikëve të ndryshëm, disa nga të cilët janë “emra të mëdhenj” që nuk e njohin as Gjergj Kastriotin , ndërsa tjetri, po të kishte mundësi, do ta fshinte Izraelin nga faqja e Dheut .

Megjithëse Albin Kurtin nuk kemi të drejtë ta akuzojmë për fajet e atyre që ishin në pushtet nga paslufta e deri tash, atë mund e duhet ta kritikojmë qysh tash që të punoj e angazhohet vetëm për vendin e vet , pasi ai nuk e ka asnjë “çështje Muslimane” të pazgjidhur, sikurse që mund të mendoj Erdogani, islamisti politik numër Një i botës së sotshme. Kurti në asnjë mënyrë nuk duhet të bëjë gabime si pararendësit e tij, pasi veprimet e tyre janë thellësisht Anti – Shqiptare.

Se a i kanë bërë pa vetëdije apo qëllimisht veprimet e tilla, kjo tashmë s’është me rëndësi fare !

E keqja është ulur “këmbëkryq” në mesin tonë dhe në bazë të këtyre rrjedhave kaotike, vendi ynë i shenjt Shqiptar për ditë e më shumë vazhdon t’i ngjajë një vendi të “Lindjes së Mesme”, shfytyrim me të cilin as sot e as nesër nuk guxon e s’ka të drejtë të pajtohet asnjë Shqiptare e Shqiptar .

Ne ishim dhe jemi vetëm Shqiptar, por “udhëheqësit tanë” , për qëllime, synime e interesa që si kupton askush , përpos mendjes së tyre të keqe, po duan të na shfarosin duke na shndërruar në Musliman në vendin tonë.

Të mallkuarit !

Nacionalizmi (modern) Shqiptar ka mbi njëzet vite që jo se nuk mbrohet nga askush , por në një mënyrë edhe ndiqet. Nuk e mbronë as shteti, as “intelektualët” e tij, as institucionet shkencore e arsimore . Pothuaj askush. Thjeshtë, patriotizmi shqiptar ka mbetur i strukur e “për gjynah” skajeve e periferive jetësore dhe vetëm vegjeton e ankohet rrjeteve sociale.

Megjithëse në vendin e vet ?! …

Nëse njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Izraelit e ka pasur si kërkesë vendosjen e ambasadën e vendit tonë në Jerusalem, për këtë nuk ka pse të flitet më shumë. Me vendosjen e ambasadës aty, Kosova nuk i prek aspak marrëdhnjet ende të acaruara në mes të Izraelit e Palestinezëve , pasi Kosova dhe Shqiptarët duhet të bëjnë politikë moderne në raport me kombet e tjera, pa asnjë qasje solidarizuese për hirë të një besimi fetar të “përbashkët” me tjetrin.

Vendosja e ambasadës së një vendi në vendin tjetër, andaj nuk ka pse ta shqetësoj e mobilozoj politikën dhe diplomacinë e një vendi tjetër, si të Turqisë në këtë rast , pasi kjo është përzierje e palejueshme në politikën autentike të vendit tjetër, pra përzierje në punët e tij të brendshme.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora