E enjte, 28.03.2024, 11:08 AM (GMT)

Speciale

Pajazit Hajzeri: Gjendja agrare në Arbëri sipas burimeve bizantine

E shtune, 06.03.2021, 06:55 PM


Gjendja agrare në Arbëri sipas burimeve bizantine

Nga Dr. Sc. Pajazit Hajzeri1

Abstrakt

Punimi “Gjendja agrare në Arbëri sipas burimeve bizantine" është një temë e cila sjell ndër vete disa probleme të përgjithshme si të ekonomisë, shoqërisë, pronës etj, në trevat Iliro – Arbërore.

Të dimë për gjendjen ekonomike në Arbëri gjatë mesjetës, duhet t'i referohemi kryesisht burimeve bizantine dhe tek autorët bizantinë që flasin për Shqipërinë, duke mos lënë anash as autorët e sotëm që me një punë shumëvjeçare kanë zbardhur shumë dokumente që japin të vërtetën mbi autoktoninë shqiptare në trevat ilire.

Edhe në Arbëri gjendja politike, ekonomike, shoqërore dhe agrare ishte pothuajse e njëjtë me pjesët e tjera të Perandorisë Bizantine, mirëpo përparësi e zhvillimit ekonomik të trevave shqiptare ishte se, ato ishin urë lidhëse në mes Lindjes dhe Përendimit, kishin dalje në anën Perëndimore në Detin Adriatik dhe në anën Jugperëndimore në ujërat e nxehta të Jonit e Mesdheut, gjithashtu ishin të lidhura me rrugë të ndryshme si dhe konfiguracioni i terenit e bënë më të lehtë dhe më të favorshëm zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe agrar gjithashtu.

Kategorizimi pronësor fillon të trajtohet që nga antikiteti i vonë – mesjeta e hershme dhe atë simbas kategorive dhe periudhave (shekujve) të ndryshëm.

Me këtë dua të them se ka edhe shumë vend për t'u kyçur me burime dhe literaturë tjera, por mendoj se një pasqyrë e mirë është dhënë në këtë punim.

Fjalët Kyqe: Arbëri, Bizant, Bujqësi, Zhvillim ekonomik.

Gjendja agrare në Arbëri sipas burimeve bizantine

Rrethanat e përgjithshme të zhvillimit ekonomik në trevat iliro – arbërore

Perandoria Bizantine lindi si rezultat i ndarjes së Perandorisë Romake.

Mbreti Romak Teodosi i Madh në vitin 395, që ishte në shtratin e vdekjes, ua ndau mbretërinë e tij dy djemve të vet: Arkadit Honorit. Arkadi do të qeveriste në Lindje,[1] kurse Honori në Perëndim.  Trevat iliro – arbërore hyjnë në përbërje të Perandorisë Bizantine, siç quhet zakonisht pas

Ndarja e Perandorisë Romake              kësaj date Perandoria Romake e Lindjes sipas emrit antik të

të saj, që pas rindërtimit nga Konstandini i Madh u quajt Bizant Konstandinopojë.[2]

Trevat iliro – arbërore i dhanë Perandorisë Bizantine disa perandorë, ndër të cilët shquhen në mënyrë të veçantë Anastasi I nga Durrësi (491 - 518), Justiniani I nga Taurisiumi i Shkupit (527 - 565).[3]

Pozicioni skajor në kufi me Italin, me të cilën interesat e Bizantit mbetën deri në fund të lidhura ngusht, përcaktoi rolin e jashtëzakonshëm të trevave iliro – arbërore në kuadrin e Perandorisë Bizantine.  Ato u kthyen në nyje komunikimi të Lindjes me Perëndimin  dhe anasjelltas.

Zhvillimin ekonomik në trevat iliro – arbërore e mundësonte  dhe  e favorizonte ekzistenca e shumë porteve të rëndësishme gjatë bregdetit të Adriatikut dhe Jonit, si dhe rrjeti rrugor që futej në thellësi të Gadishullit Ballkanik, duke lidhur bregdetin me qendra të tjera të rëndësishme, si: Nishin, Shkupin, Ohrin, Sofjen, Kosturin, Selanikun, Adrianopojën dhe Konstandinopojën.

Perandoria Bizantine i kushton vëmendje të veçantë mbrojtjes strategjike të trevave iliro – arbërore. Perandori Justinian, sipas Prokopit të Cezaresë historian i oborrit të Justinianit, vetëm në atdheun e tij, në Dardani, perandori bizantin meremetoi 61 kështjella dhe ndërtoi 8 kështjella të tjera. Numri i kështjellave në katër provincat Ilire; të Dardanisë, Prevalit dhe të dy Epirëve arrin në 168. Nga ana e tij Anastasi I e rrethoi qytetin e tij të lindjes, Durrësin me mure madhështore.[4]

Të gjitha ndërtimet dhe rindërtimet e sipërpërmendura të realizuara në trevat arbërore janë ndërtuar me tatimet e mbledhura populates vendore, ku kjo jep një pasqyrë të gjithë trevës se ka qenë në gjendje të mirë të një zhvillimi ekonomik.

Veç Durrësit pikëmbështetje të pushtetit bizantin në Arbëri përbënin Tivari, Shkodra, Lezha, Kruja, Dibra, Prizreni, Shkupi, Berati, Devolli, Kolonja, Adrianopoja etj.[5]

Organizimi shoqëror – ekonomik në trevat iliro – arbërore gjatë sundimit Bizantin

Perandoria Bizantine ishte një monarki e centralizuar ushtarako administrative. Aty kishte tipare shtetërore të Perandorisë Romake të perëndimit, por kryesisht ishin gërshetuar tiparet e despotizmit të lindjes.

Në perandorinë bizantine pushteti ishte në duart e Perandorit plotësisht. Perandori ishte pushtet, ligj, mbajtës i pushtetit ushtarak dhe personi numer një i kishës bizantine. Të gjithë të tjerët ishin nën te. Në kuadër të pushtetit ekzistonte organi konsultativ Senati. Senati merrej me të gjitha problemet që i paraqiteshin perandorit, përgatit ligjet të cilat me miratimin e tij hynin në fuqi. Pra Perandori e udhëhiqte senatin që kishte ndikim të madh në ushtri e popull. Dalngadalë pushteti i perandorit bëhet i kufizuar, atëher kur kishte pakënaqësi në popull edhe kjo mundësoi krijimin e partive politike, që në fillim ishin katër parti si: të bardhët, të kuqët, të gjelbërit dhe blutë.

Pushtetin civil e udhëhiqnin prefektët (pretories) dhe emëroheshin nga Perandori, ndërsa pushtetin ushtarak e udhëhiqte vetë Perandori. Pushteti u nda në  Dioqeza (krahina), që udhëhiqeshin nga (vikerët) më vonë këto dy njësi të mëdha administrativo – territoriale do të quheshin Prefektura. Kështu lindi prefektura e Ilirikut dhe prefektura e Lindjes. Iliriku ngërthente ndër vete të gjitha tokat e Ballkanit dhe qendrën e kishte në Selanik.

Çdo prefekturë ndahej në dioqeza, dioqeza ndahej në Provinca. Prefektura e Ilirikut kishte dioqezën e Maqedonisë dhe gjashtë Provinca. Iliriku kishte edhe dioqezën e Dakisë e cila kishte pesë Priovinca.

Tokat shqiptare kishin provincën e Dardanisë me qendër Shkupin, Epirin e Ri me qendër Dyrrahun, Epirin e Vjetër me qendër Nikopojën dhe Provincën e Prevalit me qendër Shkodrën, të gjitha këto provinca do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizimin e pushtetit perandorak dhe se këto provinca gëzonin të drejta të organizimit të brendshëm autokton autonom, në politikën e jashtme vareshin nga perandori.

Më vonë territori i perandorisë do të pësojë ndryshime sepse do të formohen rrethe ushtarake në krye të të cilave do të vendosej Duka, gjithsejt perandoria kishte 13 rrethe.

Në kohën e vales së dyndjes së sllavëve në shek. VII ishte krijuar flota ushtarake ku ushtarët tanimë ishin me page dhe se pagat paguheshin nga taksat e shtetit.

Perandoria Bizantine e shekujve, V, VI, VII karakterizohet me një organizim të brendshëm që synonte të stabilizonte marrëdhëniet shoqërore, por gjithmonë me diktaturë të rreptë.[6]

Organizimi më i lartë i bashkësisë qytetare ishte Këshilli i Qytetit. Vend të rëndësishëm në administratë zinte noteri. Ai formulonte të gjitha aktet e komunës si dhe dokumentet private të popullsisë si: aktet pronësore, testamentet, akte dhurimi, shitblerje, kontrata tregtare etj.[7]

2.a.Organizimi ekonomik dhe gjendja agrare shek. IV – VIII

Rrethanat ekonomiko – shoqërore që u krijuan në etapën e dekompozimit të rendit skllavopronar e të lindjes së sistemit të ri feudal, sollën si pasojë ndryshime në marrëdhëniet në prodhim. Shtimi i numrit të komuniteteve të lira fshatare, forcimi i pronës së vogël, krijimi i dinastive vendase të pavarura, formuan një bazë për lindjen dhe zhvillimin e ekonomisë së mbyllur. Nga ana tjetër, pasiguria që ekzistonte në territorin e gjerë të perandorisë lindore (konfliktet e brendshme e më tepër luftërat dhe plaçkitjet e vazhdueshme, dyndjet avarosllave e bullgare), e detyrojnë popullsinë e inkuadruar në bashkësitë e lira fshatare të merrte masa vetëmbrojtëse. Pikërisht në një situate të tillë jetonte provinca e largët e Shqipërisë në kuadrin e perandorisë së gjerë bizantine[8].

Në shek. III provincat lindore ishin përfshirë nga një krizë e gjithanshme politike e shoqërore, por në një shkallë më të ulët se në Perëndim. Në shek. IV – V pasojat e krizës u kapërcyen pjesërisht.

Në mjaft krahina u rivendos sistemi i ujitjes. Një pjesë e rëndësishme e tokës filloi të punohej. Në shumë rajone, përpunimi i bukës, i rrushit dhe i frutave mori karakterin e ekonomisë së mallrave.

Zhvillimi i bujqësisë, që ishte bazë e ekonomisë ishte shumë i ngadalshëm. Atë e pengonin marrëdhëniet në prodhim. Në marrëdhëniet agrare pasqyroheshin kontradiktat karakteristike për epokën kalimtare nga skllavopronaria në feudalizëm.[9]

Për trevat Ilire – Në letrat e veta Ciceroni flet për praninë në shek. I p.e.s të latifundistëve, tregtarëve, veteranëve apo kolonëve romakë në disa qytete të lulëzuara të brezit bregdetar si: Buthroton, Dyrrachium, Apollonia, por kjo nuk do të thotë akoma se kemi të bëjmë me një kolonizim në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.[10]

Prania e tyre ndeshet edhe më vonë. Gjatë dy shekujve të parë të sundimit bizantin shek. V – VI provincat jugore ilire e përballuan deri diku krizën e përgjithshme që kishte mbërthyer mbarë rendi skllavopronar. Krahas qendrave të vjetra urbane tani me popullsi të pakësuar, fillojnë të dalin në fushën e burimeve historike një varg qytezash të vogla të mbyllura brenda mureve të fortifikuara.[11]  Rreth shek. VI, Prokopi i Cezares na jep 168 emra qendrash të fortifikuara, të shpërndara në të katër provincat jugore ilire, në shumicën e tyre dërmuese të panjohura më parë.[12]

Ky është një dokument i mirë për të gjykuar rreth përbërjes etnike joromake, ilire të popullsisë së këtyre provincave në fund të antinitetit dhe në fillim të mesjetës.

Kategorizimi pronësor

3.a. Kolonët shek. IV – VIII

Kudo ekzistonte prodhimi i vogël, baza e të cilit ishte pronësia e pjesëshme e punonjësve mbi mjetet e prodhimit, në fshat dominonte bujqësia e fshatarëve të vegjël, të lirë ose bujkrobër, në qytet zejtaria.[13]

Bazën e popullsisë fshatare e përbënin kolonët. Numri i tyre ishte rritur shumë; nga çlirimi i skllevërve dhe nga kthimi i mjaft barbarëve në kolonë.

Ata vazhdonin të ndaheshin në dy kategori kryesore kolonë të lirë (elefterë) dhe kolonë të regjistruar (enapografë).[14] Kolonët e lirë, duke humbur tokën private dhe lirinë, ktheheshin në mbajtës të tokës së zotërisë. Si persona të lirë, kolonët i paguanin tatime edhe shtetit dhe plotësonin disa angari shtetërore.

Nga njëra anë, ai juridikisht quhej njeri i lirë dhe shteti merrte prej tij taksa civile, nga ana tjetër, nuk ishte i lirë të largohej sipas dëshirës së tij nga territori i qifligut dhe ishte i detyruar t'i paguante pronarit të tokës taksa të vazhdueshme në forma të ndryshme. Kolonët ishin parardhësit e bujkrobërve të mesjetës.

Lidhja e kolonit me tokën ishte një nga shkaktarët e shkatërrimit të ekonomisë skllavopronare.[15] Sipas Kodit të Justinjanit, "Urdhërojmë që kolonët dhe inkuilinët)[16]  në Ilirik (Arbëri) dhe në krahinat fqinje thuhet: (kolonët) të mos kenë të drejtë të lënë fshatin në të cilin janë caktuar të jetojnë, sipas prejardhjes dhe farefisnisë së tyre. Le të jenë robër  të tokës jo me detyrime taksash, por me emrin dhe titullin >>kolonë<<, kështu në qoftë se ikin dhe kalojnë tek një tjetër, mbasi të kthehen, të futen në burg dhe të dënohen. Të dënohen edhe ata që kanë menduar se mund të pranojnë një kolon të huaj dhe të panjohur, duke rivendosur, punën dhe dëmet që kanë pësuar vendet e braktisura prej tyre, dhe duke paguar gjobën, caktimin e së cilës e lëmë në dorën e gjyqtarit".[17]

Përveç, pronave të mëdha e të mesme u krijuan edhe ekonomitë e vogla private. Fshatarët e lirë banonin në bashkësi. Bashkësitë ishin tri lloje; Tipi më i lartë, kur fshatarët kishin të drejtë të shfrytëzonin token, të shisnin prodhimin deri dhe ngastrën e tokës. Tipi i dytë, kur ekziston një barazi e plotë në shfrytëzimin e tokës, kur ndaheshin periodikisht kufijtë e ngastrave dhe kur ndalohej shitja ose coptimi i ngastrës. (Tipi i tretë P.H.), në disa rajone malore ruheshin bashkësitë ose lidhjet e gjakut.[18]

3. b.  Bashkësia fshatareshek. IV – VIII

Në këtë periudhë bashkësia fshatare, përsa i përket organizimit të brendshëm, ruante mjaft elemente të vetorganizimit. Ajo zgjidhte kryeplakun e persona të tjerë të nevojshëm, si; mbikqyrësin e digave, kontrolluesin e shpërndarësit të ujit etj.

Mbledhësi dhe kryeplaku përgjigjeshin para shtetit për vjeljen e tatimeve dhe për plotësimin e detyrimeve. Tatimi kryesor ishte detyrimi për tokën.

Në mjaft bashkësi fshatare, veçanërishtë në bashkësit e krahinave Jugore, qysh në shek. VIII, pranë pjestarëve që vazhdonin akoma të punonin me forcat dhe me mjetet e veta ngastrat e tyre, kishin dalë nga njëra anë familje të pasura dhe nga ana tjetër fshatar të varfër të varur si: Aporë, Mortitë, e Mistotë[19].

Me që tokat ishin pronë e bashkësisë, pjestarët e bashkësive kishin mundësi të rritnin sipërfaqet e tokave të punueshme, për ta rritur prodhimin bujqësor e blegtoral, pa i bler ato. Zhvillimi i forcave prodhuese përgatiti kushtet për lindjen e marrëdhënjeve feudale në tokat shqiptare.

Kështu, bashkësit fisnore dhe fshatare bënë njëkohësisht edhe bashkësi fiskale. Shteti caktonte një shumë taksash dhe ajo përgjigjej kolektivisht për pagesën e rregullt të krejt shumës.[20]

Edhe me vendosjen e popullsive ,,barbare", në Gadishullin Ballkanik forma kryesore e organizimit shoqëror ishte bashkësia fshatare.[21] Në gjirin e bashkësive  fisnore, lidhjet e gjakut që i mbanin njërin pranë tjetrit në ekonominë e përbashkët vazhduan të dobësohen. Me dobësimin e këtyre lidhjeve, me largimin e këtyre

pjestarëve nga bashkësia dhe me rëndësinë që merrte në marrëdhënjet midis tyre fqinjësia territoriale, Bashkësia Fisnore këthehetj kështu në Bashkësi Fshatare, si rrjedhim edhe Katuni Fshat.[22] Ata paraqiteshin si një fshat i madh me territor të vetin, bashkë me tokën e tyre.

Në shek. V – VI varfërimi progresiv dhe rrënimi ekonomik përfshiu edhe provincat e Perandorisë Bizantine që deri tani nuk e kishin ndjerë aq thellë  këtë proces, midis tyre edhe provincat e Prevalit, Epirit të Ri dhe Epirit të Vjetër që edhe nën sundimin bizantin vazhdonin të ishin si ndarje administrative më vehte.

Në shek. VIII në Shqipëri vazhdonin të njiheshin akoma efektet e rënies ekonomike që kishte filluar gjatë shekujve të mëparshëm.

Qytetet që kishin mundur t'i shpëtonin rrebeshit të dyndjeve barbare ishin zvogëluar dhe e kishin humbur karakterin e tyre si qendra prodhimi e shkëmbimi. Ato kishin marrë tani një karakter agrar me një farë rëndësie vetëm si qendra ushtarake edhe administrative[23].

Organizimi në bashkësi e kapërcente në ndonjë rast kuadrin e një vendbanimi fshatar, duke përfshirë disa të tilla. Kështu linden bashkësitë krahinore, që u njohën si të tilla edhe në kuadrin e organizimit administrativ e kishtar bizantin. Duke filluar nga shek. VIII, të tilla në trevat shqiptare përmenden: Kunavia, Stefaniaka, Pulti, Devolli, Kolonja, Himara, Vagenetia[24].

Gjendjen e bashkësive fshatare në këtë pjesë të mesjetës na e pasqyron deri diku "Ligji bujqësor" (neomos georgikos). Ky ligj përmban të drejtë zakonore bizantine, që mendohet se është kodifikuar  rreth mesit të shek. VIII. Ligji në fjalë kishte vlerë për të gjitha territoret ballkanike të Perandorisë Bizantine, dhe në këtë kuadër, edhe për trevat shqiptare.[25]

Fshatarët të cilët që jo rastësisht quheshin aty "zot" (kyrios), kishin tokën e tyre arë, vreshtat, kopshtet, që, së bashku me shtëpinë dhe me bagëtitë, përbënin pasurinë kryesore vetjake të familjes fshatare.[26]

Në këtë ligj janë pasqyruar ndryshimet që po ndodhnin në shek. VIII në gjirin e bashkësive fshatare. Aty thuhet se tokat e braktisura prej zotëruesit duhet t'i ktheheshin përsëri bashkësisë. Nga regjimi i vjetër i pronësisë së përbashkët ishte ende në fuqi sistemi i arave të hapura, sipas të cilit pjesëtarët e bashkësisë kishin të drejtë t'i kullotnin bagtitë e tyre në të gjitha arat e veçanta të familjeve, sapo këto të kishin përfunduar korrjen.

Në ligjin agrar del qartë se prona e përbashkët Kujria – që ishte bazë e regjimit të bashkësisë qysh në shek. VIII kishte filluar të pakësohet. Aty shihet se jo vetëm shtëpitë, bagëtit, kopshtet, vreshtat por edhe një pjesë e arave ishte kthyer në zotërim privat të familjeve. Këto familje tani kishin të drejtë që arat e tyre t'i trashëgonin, shkëmbenin ose edhe t'i jepnin tjetër kujt me qira, por ende nuk kishin të drejtë t'i shitnin.[27]

Në këtë ligj del se disa pjesëtarë të bashkësive ishin kthyer në Aporë (fshatarë të varfër). Këta ishin të detyruar për mungesë mjetesh pune, t'i linin bashtinat e tyre dhe të shkonin në vende të tjera.

Në bashkësitë fshatare barazia e dikurshme e pjesëtarëve në shek. VIII filluar të lëkundej në një shkallë të thekësuar. Brenda bashkësisë tani praktikohej edhe marrja e tokave me qira.

Në ligjin agrar përmenden fshatar qiramarrës ose Mortitë, të cilët punonin në ngastrën e manastirit, duke i paguar atij si qira të dhjetën (1/10) e prodhimit ose Mortën.

Në ligj përmenden edhe argatët me meditje ose Mistotët, të cilët juridikisht ishin të lirë, por ekonomikisht ishin të varur nga fshatari i pasur, te i cili punonin kryesisht si barinj – rrogtarë. Në ligj përmenden në fund edhe skllevër.[28]

Dhunimi çfarëdo i pronës individuale ndëshkohej me masa që shkonin nga zhdëmtimi e deri në dëmtime të ashpra trupore, si me rrahje, damkosje me hekur të nxehtë, me verbim apo me prerjen e dorës.[29]   S'ka dyshim që ndëshkime të tilla të vrazhda pasqyrojnë ndikimin që ushtroi mbi të drejtën bizantine e drejta dokesore e popujve barbarë, që erdhën e u vendosën në territorin bizantin në shek. V – VII.

Ligji agrar (bujqësor), na tregon edhe për pronat private për ngastrat, arat, livadhet, kopshtet etj, por edhe ndëshkimet e tyre që dëmtojnë ose dhunojnë pasurinë, e tjetrit. (Neni 42) thotë: Në qoftë se ndonjëri, duke dashur të vjedhë një ka, nga një kope, bën që kopeja, duke u shpërndarë, të bëhet pre e bishave, (ai) të verbohet. (Neni 44) Në qoftë se ndonjëri gjen në pyll një ka e therrë atë dhe e merr mishin e tij, t'i priten duart. (Neni 46) Në qoftë se një shërbëtor, duke dashur të vjedhë natën, largon prej kopesë bagëtitë, duke i dëbuar nga vathi dhe (ato) humbasin ose i hanë bishat, të ngulet në hu si vrasës. (Neni 64) Ata që vënë zjarr në lëmë ose në qipitë (e grurit) për hakmarrje kundrejt armiqve, le të digjen në zjarr.[30] Me këtë nuk do të thotë vetëm ndëshkimi, por mbrojtja e pronës dhe pasurisë së tjetrit që gjithashtu dimë nga Ligji i bujqësisë.

Çdo fshatar kishte ngastren e vetë (neni 1) me kufij të përcaktuar mirë, shkelja e të cilave shkaktonte faj dhe ndëshkohej me dënime të ndryshme sipas rastit.

Pronari i tokës kishte të drejtë ta detyronte fqinin e vet t'i priste degët e pemës, kur ato shtriheshin mbi token e tij (neni 33), të mos lejonte kalimin përmes tokës së tij as ujin e mullirit të një fshatari tjetër (nenet 83-84). Pronësia private shtrihej gjithashtu mbi kopshtin (neni 31), vreshtën (nenet 21,59,80), bagëtinë (nenet 23 – 29), mbi pyllin (nenet 20 – 57) etj.[31]

Mjaft norma dhe institucione, që gjejnë pasqyrim në "Ligjin bujqësor", u futën në të drejtën dokesore (zakonore), dhe si të tilla mbijetuan deri në kohët e reja në fshatin shqiptar.[32]

Këto diferencime shoqërore në Perandorinë Bizantine, e edhe në trojet shqiptare janë ndikuar edhe nga faktorë të jashtëm, siç ishin humbja për Perandorinë Bizantine e Egjiptit, Mesapotamisë etj. që ishin hambar të perandorisë. Këto humbje sollën pakësimin e të ardhurave të shtetit bizantin në kohën kur ajo duhej të mbante  në këmbë një ushtri të forte për t'i bërë ballë pushtimeve arabe. Për këtë arsye u ngritën taksat. Këto kërkesa të mëdha fiskale të shtetit shpejtuan diferencimin e fshatarëve. Mbi bashkësitë është ushtruar një presion i madh edhe nga institucionet kishtare e manastirore, të cilat ishin bërë në këtë kohë pronare të mëdha tokash.

Prandaj, në bashkësit fshatare të viseve fushore, qyshë në shek. VIII kishin dalë në njerën anë familje të pasura, e në anën tjetër fshatarë të varfër e të varur, si: mortitë dhe mistotë, të cilët shfrytëzoheshin pa mëshirë nga familje të pasura. Kështu është çthurur rendi i bashkësive.[33]

3. c.   Stratiotika

Megjithëse tek bizantinët ekzistonte ligji që ushtarëve

t'u jepej ushqim dhe rrogë, ky perandor, (Manuel I Komneni), mbasi ua shkurtoi këto ushtarëve, rregulloi që ata të kenë [sendet] e nevojshme në sasi të mjaftueshme nga proniet ushtarake.[34]

Në kohën kohë kur në Bizant sunduan perandorët e "dinastisë maqedone", shek. IX – XI, njohën një përhapje të gjërë të të ashtuquajturave "ngastra ushtarake" (stratiotika ktemata). Këto shteti bizantin ua shpërndante bujqve me kusht që këta të kryenin shërbimin ushtarak.

Ushtari (stratiot), është një luftëtar me kali dhe shoqërohet nga një trupë e armatosur, madhësia e së cilës varet nga madhësia e feudit që ai ka marrë në pronie, ky shërbimi ushtarak kryhej me shpenzimet e tyre.[35]

Sistemi i pronave ushtarake njohu përhapje të gjerë në kohën e riorganizimit politiko – administrativ të Perandorisë Bizantine dhe të ndarjes së territorit të saj në provinca ushtarake (tema). Sistemi i temave, themeli ekonomik e shoqëror i të cilit ishte prona e vogël e bujkut – ushtar (stratiotit), u bë shtylla kurrizore e shtetit dhe e ushtrisë bizantine.[36]

Po edhe fshatarët stratiotë, nuk mund t'i shpëtonin varfërimit, prandaj me kohë filluan edhe ata t'i shisnin ngastrat e tyre e të kalonin në një gjendje varësie e shfrytëzimi nga dinatët ushtarakë ose civilë të cilëve u kishin dorëzuar tokat e tyre.[37]

Shërbimi ushtarak, që kryente me shpenzimet e veta, përbënte, një lloj rente që i lahej shtetit duke sjellur çlirim nga disa detyrime të tjera. Pra ishte i liruar nga një pjesë e tatimeve që edhe ashtu ishin të shumëta ndaj shtetit.

Organizimi i ri i temave synonte të konsolidonte forcën ushtarake bizantine nëpërmjet krijimit të një ushtrie që rekrutohej në vend nga radhët e stratiotëve ose bujqve ushtarë, që kishin të drejtën e shfrytëzimit të një parcele toke kundrejt kryerjes së shërbimit ushtarak.[38]

3. d.  Pronia

Një nga format kryesore të zotërimit të tokës ishte pronia.

Proniet ishin zotërime toke që pushteti qëndror bizantin ua shpërndante feudalëve të veçantë me kusht që të kryenin shërbimin ushtarak me një numër kalorësish të armatosur rëndë me shpenzimet e veta, sa herë t'i thërriste perandori.[39]

Të dhënat e para për ekzistencën e pronieve dhe të proniarëve në Shqipëri i takojnë mesit të shek. XIII.

Pronarët shqiptarë, në burimet perëndimore, përmenden me termin ushtarak "miles", për shkak të funksioneve të tyre ushtarake.[40]

Në dallim nga tokat ushtarake, proniet ishin shumë më të mëdha dhe zotëruesi ishte pjesëtar i klasës feudale. Që nga shek. XII pronia u përhap gjerësisht dhe u bë një nga format kryesore të zotërimit mbi token në Ballkanin Perëndimor[41], duke përfshirë edhe tokat e Arbërisë.

Pronia (fjalë për fjalë do të thotë: parashikim në favor të dikujt), quheshin toka të madhësive të ndryshme që u shpërndaheshin nga pushteti qendror feudalëve të veçantë si zotërim i kushtëzuar.

Duke marrë pronën, zotëruesi i saj feudal, proniari fitonte të drejtën të vilte nga ekonomitë fshatare që ndodheshin brenda saj një numër të caktuar detyrimesh nga të cilat hiqte dorë tani arka qëndrore.[42]

Proniet lidheshin ngusht me personin të cilit i jepeshin; ky e mbante pronien sa kohë që kryente detyrimet e tij, përndryshe ajo mund t'i merrej.

Proniari nuk mund ta shiste ose ta dhuronte pronien, bile nuk mund ta linte trashëgim pa aprovimin e pushtetit qendror.[43]

Në fund të shek. XIV e gjatë gjysmës së parë të shek. XV, pati një shpërndarje masive proniesh. Kjo dokumentohet më mirë për rrethin e Shkodrsë. Kështu, më 1416 nga 116 fshatra të Shkodrës, 32 ose 38% ishin pronie.  Në shumicën e rasteve, ato përbëheshin nga një fshat. Nuk mungojnë rastet kur një pronie ishte e shpërndarë në tri fshatra. Proniet nuk përbënin gjithmonë një territor kompakt. Tetë hotianë kishin një pronie, fshatin Podgorë.[44]

Me kohë proniarët filluan të merrnin të drejta më të gjera eksklusive siç i patën gëzuar më parë vetëm institucionet kishtare në zotërimet e tyre. Proniarët filluan bile të krijonin një aparat të vet nëpunësish, rojesh personale, ushtarësh etj[45]. Përhapja e pronies, jo vetëm pasqyronte shfaqjen dhe zhvillimin e tipit të ri të pronësisë, por edhe ndryshime në tërësi të sistemit të pronësisë bizantine.[46]

3. e.  Bashtina

Krahas pronies ndonëse në një shtrirje jo kaq të gjerë e një

peshë specifike jo kaq të madhe, ekzistonte një kategori tjetër e pronës feudale, bashtina.[47] Bashtina ishte pronë e plotë, e përjetshme dhe e pakushtëzuar. Ajo mund të shitej, të dhurohej, të trashëgohej. Ato ishin krijuar me atë të përvetësimit të tokave të anëtarëve të bashkësisë me blerje, me grabitje, ose me dhurime nga pushteti.

Ndërsa toka e bashtinës fshatare punohej nga anëtarët e familjes së mbajtësit të saj, bashtina feudale, ashtu si edhe pronia, mbështeteshin krejtësisht mbi shfrytëzimin e punës së fshatarëve të pavarur[48].

Shek. XIV u bë periudha që shënoi një moment kthese. Në këtë kohë vihet re një sulm i gjerë i feudalëve për të shtënë në dorë tokat që nuk kishin rënë nën pronësinë feudale. Objekt sulmi u bënë kullotat malore ose "bjeshkët". ata niseshin nga parimi se malet i përkasin atij, në tokat e të cilit gjenden. Ky parim ishte shprehur edhe në kodin e Stefan Dushanit. Malet konsideroheshin pronë ekskluzive e feudalëve. Ato u bënë të tilla, duke përdorur edhe dhunën.

Rrugë të tjera veç marrjes me dhunë ishte blerja e detyruar ose fiktive "dhurimet" gjoja vullnetare të fshatarëve të varfëruar etj.

Nëpër këto rrugë u zgjeruan bashtinat në formën e uniteteve ekonomike – territoriale të mëdha e kompakte. Në disa raste arrinin deri në mijëra hektarë. Proniet e bashtinat ndodheshin jo vetëm në duart e dinatëve feudalë shekullarë, por edhe të feudalëve kishtarë të manastireve, të kishave dhe të peshkopatave.

3. f.  Gjendja kishtare dhe pronat kishtare në Shqipëri

Në kapërcim të shek. X – XI trevat shqiptare ishin nën juridiksionin kishtar të tri kryepeshkopatave, të cilat drejtonin një numër të madh selish peshkopale vartëse (sufragane). Këto qenë kryepeshkopata e Naupaktit, ajo e Durrësit dhe kryepeshkopata e Ohrit.

Kryepeshkopata e Ohrit përmblodhi numër më të madh të peshkopatave shqiptare. Të tilla qenë peshkopata e Himarës, Butrintit, Drinopojës. Ajo kishte nën vete edhe selitë peshkopale të Nishit, Prizrenit, Shkupit, Dibrës, Kërçovës, Përlepit, Devollit, Kolonjës, Manastirit etj.[49]

Ndarja zyrtare e kishës më (1054), në kishën katolike të Perëndimit, me qendër në Romë, e në kishën ortodokse të Lindjes, me qendër në Konstandinopojë, i gjeti trojet shqiptare të ndara midis dy qendrave të mëdha të botës së krishterë. Pjesa më e madhe e tyre vazhdoi të qëndrojë e lidhur me Patrikanën e Konstandinopojës. Por në skajin veriperëndimor ishte kristalizuar një enklavë katolike e përfaqësuar nga peshkopatat diokleate të Tivarit, Ulqinit, Shkodrës, Pultit, Drishtit që njohën autoritetin kishtar të Papës së Romës[50].

3. g. Pronat kishtare

Pronat e institucioneve kishtare u rritën më shpejt se ato të feudalëve. Kjo duket në rritjen e pronave të kryepeshkopatës së Ohërit. Në shek. IX ajo zotëronte disa ndërtesa kishtare e manastirore e disa pallate të dhuruara nga mbretërit bullgarë në Devoll e Gllavinicë,[51] dhe në fillim të shek. XI nuk kishte më tepër se disa qindra parikë, në fillim të shek. XII kryepeshkopata në fjalë zotëronte disa qindra fshatra si pronie e bashtina, të shpërndara në Shqipëri e Maqedoni, në të cilat gëzonte imunitet. Ajo ishte pronare kullotash, mullinjësh dhe dajlanesh,[52] asaj i përkiste e drejta e peshkimit në gjithë liqenin e Ohrit, nga të gjitha këto ajo kishte të ardhura të mëdha.

Rrugët e përvetësimit të tokave ishin blerja, akoparimet, dhurimet e perandorëve dhe të besimtarëve të pasur.  Ndërsa prona e grumbulluar nga feudalët shekullarë ndahej shpeshherë nga trashëgimtarët, kontestohej nga kundërshtarë ose kthehej në fondin shtetëror me rastin e vdekjes ose të vrasjes së pronarëve të saj. Prona kishtare kishte stabilitet më të madh dhe gëzonte siguri pak a shumë të plotë. Për këtë arsye shumë feudalë shekullarë themelonin manastire dhe u dhuronin atyre pronat e veta, duke i lënë vetes, anëtarëve të familjes të drejtën e ktitorit (themeluesit), gjë që u lejonte të gëzonin të ardhurat e tyre në mënyrë më të siguruar.

Manastiret dhe kishat u pajisën me dhurata të mëdha tokash e fshatrash. Kështu, më 1426, Gjon Kastrioti i dhuroi manastirit të Hilandrit në malin Atos dy fshatra në Dibër.[53]

Në fillim të shek. XIII, në Kosovë, ky manastir kishte vetëm 9 fshatra, një treg dhe 4 stane bletësh. Pas një shekulli e gjysmë ai zotëronte 190 fshatra e 14 male ose bjeshkë midis Dibrës e Prizrenit.

Manastiri i Deçanit kishte 151 fshatra dhe 18 bjeshkë. Tokat e tij llogariteshin në 20.000 ha. tokë me 15.500 banorë që kapnin një krahinë të tërë e kompakte që quhet Rrafshi i Dukagjinit.[54]

Një Llambadar në këtë manastir është eksponat e dhuruar nga Ghergj Kastrioti – Skenderbeu.[55]

Në vitin 1280, në fshatin Potgorë të rrethit të Shkodrës kishte vetëm 4 ekonomi fshatare pronë e manastirit të Vraninës. Pas disa dhjetëra vjetësh kjo pronë kishte përfshir gjithë fshatin. Manastiri i Tetovës, nga pronar i disa arave, më 1338, ishte bërë pronar i gjithë fshatit Trakovec.

Më 1348 manastiri i Prizrenit kishte 76 fshatra e 23 kullota malore e shumë shtëpi. Një pjesë e mirë e këtyre pronave ishin larg Prizrenit, në Pult, në Danjë, Gjadër, Koplik, Shkodër etj.[56]

Manastiret u jepnin zotërimet e tyre qiramarrësve të mëdhenj. Ata, ua shpërndanin tokat qiramarrësve të vegjël. Kështu rritej pagesa e qirasë dy herë. Kjo dëshmonte për lindjen e formave fillestare karakteristike për marrëdhëniet parakapitaliste.[57]

Në fillim të shek. XIV, siç na meson krisobula e Shën Shtjefnit – Banjskës (e cila u shkrua, me sa duket, gjatë viteve 1313 – 1316), Llapi i Poshtëm dhe Llapi i Epërm – "Obema Laboma", zihen n'gojë si prona të manastirit të Banjskës.[58] Po ashtu edhe fshati Barilevë ishte pronë e këtij manastiri.

Kështu, në vitin 1419 (1414) me rastin kur sunduesi në fjalë (Gjuragj Brankoviqi), manastirit të Shën Pantelejmonit në Malin e Shenjtë ia bashkangjet dy fshatra, njëri prej tyre ishte Vranidolli, fshat buzë Llapit.[59]

Në shek. XVI trevat shqiptare karakterizohen me një zhvillim te mëtejmë p.sh. Prizreni shënon përparim në tregti, në zejtari dhe në jetën kulturo – arsimore. Ndërtohen mullinjtë, dyqanet, karvansarajet, shkollat, xhamitë dhe zgjerohet qarshia. Në fillim të shek. XVII, Prizreni llogaritet në adhën e qyteteve më të mëdha të Gadishullit Ballkanik, si dhe qendër e rëndësishme për blegtori dhe prodhime blegtorale, posaçërisht me lesh dhe përpunimin e lëkurës, e cila eksportohej madje edhe në Gjermani.[60]

Kategorizimi shoqëror

4. a. Dinatët

Dokumentet e shek. VIII – X provojnë se në gjirin e bashkësive

qe diferencuar shtresa e " fuqishmëve" (dynatio) apo e " mëdhenjve" (megistanes).[61]

Në shek. IX–X u përhapën në Shqipëri marrdhëniet feudale. Përhapja e tyre erdhi si rezultat i çthurjes së mëtejshme të bashkësive fshatare, i pasurimit të dinatëve ushtarakë, civilë e kishtarë në kurriz të fshatarëve që humbnin bashtinat e tyre dhe i kalimit të këtyre fshatarëve nën varësinë e dinatëve feudalë.[62]

Instituti i "numrit" (arithmos), i fshatarëve të caktuar për feudalët e veçantë dhe ai i "ekskusies" që ndeshën gjithnjë e më shpesh gjatë  shek. XI – XII për disa toka shqiptare janë hallka të procesit të fuqizimit të klasës feudale vendëse sepse shtonin në mënyrë të ndjeshme rentën e përvetësuar nga dinatët.

Funksionet që ushtronin dinatët, kryetarë bashkësishë krahinore, njihen nëpërmjet titujve me të cilët ata shfaqen më vonë në dokumentet historike të shek. XII – XIII. Të tillë janë "kryetarë katundi" (caput catonis, cavo), "i parë" (prior) "gjykatës" (judex ose sundia) "udhëheqës i ushtrisë" (vojvoda), sundues (arhond).[63]

Titulli gjykatës i cili u përdor në gjuhën shqipe për të cilësuar sunduesin, tregon se një nga funksionet kryesore të këtyre dinatëve ishte zgjedhja e çështjeve që lindnin brenda bashkësive, ndërsa funksioni i vojvodës u jepte atyre në dorë komandën mbi repartet ushtarake të bashkësive. Kështu që funksionet e reja të gjykatësit, vojvodës etj, nuk u shërbenin thjesht interesave të bashkësive por, në radhë të parë, forcimit të mëtejshëm të pozitës së dinatëve mbi bashkësinë. Kështu del se ata që në fillim kishin qenë shërbenjës, dalngadalë u kthyen në zotërues të saj.[64]

Mjeti më i zakonshëm për futjen e fshatarëve nën vartësinë e dinatëve ishte borxhi. Kur fshatari nevojar merrte borxh te dinati apo te kisha, ai ia linte peng tokën e vet për shfrytëzim borxhdhënësit derisa t'i a shlyente borxhin. Gjatë kësaj kohe ai ishte i detyruar ta punonte tokën duke mbajtur për vehte vetëm një pjesë të korrjes. Në shumë raste dinatët përdornin pozitën e vet si funksionar të shtetit dhe ua grabisnin fshatarëve tokën, ose i detyronin t'ua shisnin me çmime të ulta ose më në fund i rëndonin me detyrime arbitrare. Kishte raste kur fshatarët, për t'u shpëtuar këtyre presioneve, viheshin nën "mbrojtjen" e dinatëve, të kishave ose të manastireve duke u "dhuruar" ose "shitur" tokën dhe duke e punuar pastaj vetë atë tokë si mortit.[65]

Legjislacioni i shek. IX – X u jepte dinatëve të drejtën e prioritetit në blerjen e tokave të fshatarëve fqinjë brenda bashkësive.

Këtyre ose dinatëve, siç njihen në burimet e kohës, pushteti bizantin ua njohu pozitën e fituar në gjirin e bashkësive dhe u akordoi privilegje e kompetenca të reja, për të siguruar me anë të tyre nënshtrimin dhe shfrytëzimin e bashkësive fshatare.[66]

4. b. Parikët

Vartësia ekonomike e fshatarëve nga dinatët u bë me kohë e trashëgueshme. Doli kështu në skenë përballë dinatit ushtarak, civil ose kishtar, figura tipike e parikut, e bujkrobit, pa pronë të vetën, i cili ishte i detyruar ta punonte tokën e proniarit të madh duke i paguar këtij rentën feudale në prodhime dhe duke i bërë atij njëherit disa punë angari.[67]

Pariku punonte në pekulën – bashtinë që kishte marrë nga dinati. Ai kishte pra ekonominë e vet shpeshherë edhe inventarin e vet. Por ai nuk ishte veçse një mbajtës i tokës, një qiramarrës dhe nuk kishte asnjë të drejtë pronësie mbi tokën. Ai mund ta mbante tokën vetëm nëse e punonte çdo vit dhe vetëm nëse i jepte pronarit dinat rentën feudale e cila në mjaft raste ishte më tepër se e dhjeta; ajo arrinte deri në të katërtën, bile edhe të tretën e prodhimit.[68] Në të vërtet pushteti qendror nuk bëhej garant i të drejtave dhe i pavarësisë së pronarëve të vegjël, siç përpiqeshin të tregonin novelat perandorake. Ai mbronte të drejtën e vet për të nxjerrë taksa dhe shërbime të tjera nga prona e vogël, të cilat fisnikëria e pronarëve të mëdhenj kërkonte t'ia rrëmbente.  Kriza bëhej vërtet serioze pasi aristokracia feudale e fuqizuar, nëpërmjet rritjes së pronave tokësore dhe numrit të parikëve përpiqej t'i shkëpuste shtetit bujqit e ushtarët e tij.[69] Si edhe më parë, pariku zotëronte tokën pa të drejta juridike, me zotërim fizik por ai nuk mund ta jetësonte pa pëlqimin e pronarit.

Parikët ndaheshin në dy grupe: shtetëror e feudal të veçantë. Parikët shtetërorë banonin në tokat që i takonin arkës shtetërore. Ata i paguanin shtetit taksat shtetërore dhe plotësonin detyrimet parike.

Shteti, jo rrallë, dhuronte tokën së bashku me parikët në pronësi private. Në këtë rast, parikët ktheheshin në zotërim të feudalëve të veçantë.[70]

Së bashku me këtë, parikët e feudalëve të veçantë plotësonin edhe detyrime të tjera, që kishin marrë një karakter privat, si e dhjeta e ndonjë tjetëri. Kështu, gjendja e këtyre dy kategorive të parikëve nuk ishte e njëllojtë. Ndryshimi qëndronte në pozitën juridike. Ekzistencën më të hershme të parikëve në Shqipëri ne e gjejmë të dokumentuar në dy diploma që perandori bizantin Vasili II, (976 – 1025),[71] i drejtonte kryepeshkopit të Ohrit, njërën më 1019 dhe tjetrën më 1020.[72] Me këto dy diploma të lëshuara menjëherë pas shembjes së Perandorisë Bullgare dhe rivendosjes së sundimit bizantin në Shqipëri, Vasili II i rikonfirmonte kryepeshkopit të Ohrit dhe peshkopëve që vareshin prej tij, numrin e bujqve parikë e klerikë.

Kështu, kryepeshkopit të Ohrit i caktohej të kishte në Prespë, Mokër e Kërçovë 40 parikë e 40 klerikë; peshkopit të Kosturit në Kostur, Kolonjë, Devoll, Vjosë e gjetkë 30 parikë e 40 klerikë; peshkopit të Glavnicës në Glavnicë, Kaninë e Neaniskë 40 parikë e 40 klerikë;…[73]

Me një fjalë parikët ishin fshatarë të cilët punonin tokën e dinatëve të kishave dhe manastireve etj.

4. c. Mortitët – Mistotët - Proskathimenët – Fshatarët e lirë

Në ligjin agrar një kategori fshatare ishte mortiti. Ai del si qiramarrës. Ai i jep 1/10 pronarit të tokës dhe 9/10 i mban për vete.[74]

Si rezultat i një procesi që vazhdonte prej kohësh, në shek. XI ishte shtuar masa e pronarëve të vegjël dhe e bujqëve ushtar (stratiot), që për njërën ose për tjetrën arsye i humbnin pronat e tyre dhe detyroheshin të vendoseshin në pronat e dinatëve e t'i punonin ato si qiramarrës (mortites) ose si punëtorë me meditje (mistotës).

Në ligjin bujqësor përmendeshin  edhe argatët me meditje ose Mistosët, të cilët  juridikisht ishin të lirë, por ekonomikisht të varur nga fshatari i pasur, te i cili punonin kryesisht si barij – rrogtarë.[75]

Një kategori e ngjashme me të lirët ishin proskathimenët dhe dhuloparikët, që merreshin me aktivitete sekondare, si, me kullotjen e bagëtive, me ushtrimin e zejtarive të ndryshme ose me shërbime të tjera ndaj pronarit. Këto kategori të ndërmjeme ishin pasqyrim i ndryshimit në ekonominë e fshatit bizantin.

Termi "proskathimen" në shek. XIII – XV tregonte kategorinë fshatare, e cila nuk kishte mbi 30 vjet që banonte në një vend. Kufiri midis parikut dhe proskathimenit në këtë periudhë ishte ngushtuar shumë, aq shumë, sa ishte krijuar një kategori e fshatarësisë së varur. Kjo kategori gradualisht do të shkrihen në gjirin e parikëve.[76]

Fshatarësia e lirë, ishte zotëruese e tokës me të drejtat e pronarit të plotë të tokës dhe që i paguante detyrimet shtetërore.

Në dallim nga parikët, fshatarët e lirë zotëronin "de jure" tokën e ishin të çliruar nga detyrimet e parikëve. Përveç kësaj, ata gëzonin të drejta të plota juridike e nuk ndodheshin nën pushtetin ose patronatin e ndonjë personi fizik apo juridik.

Ruajtja e fshatarësisë së lirë deri në fundin e historisë së perandorisë ishte një nga veçoritë dalluese të struktures së shoqërisë bizantine.[77]

Përfundimi

Duke u nisur të shkruaj për gjendjen agrare në Arbëri, problemi kryesor ishte se popullsia autoktone përmendet jo shpesh (rrallë), sidomos në trevën e Kosovës, Maqedonisë Perëndimore, dhe të Malit të Zi.

Në fakt, gjithçka provon se popullsia shqiptare jo vetëm qe e pranishme përgjatë gjithë mesjetës në Kosovë, Maqedoninë Perëndimore, e në Malë të Zi, porse ajo përbënte gjithëherë pjesën dërmuese të popullsisë në ato treva[78].

Mali i Zi – Autor të ndryshëm, përfshirë shkrimtarët e oborrit serb, si G. Çamblaku e K. Filozofi e konsideronin Zetën trevë shqiptare. Edhe vetë car Dushani në një kartë të vitit 1349, e konsideronte Zetën si pjesë të Shqipërisë.

Maqedonia – Gjatë shekujve të parë të feudalizmit të zhvilluar shqiptarët qenë të pranishëm në trojet e Maqedonisë së sotme, në viset Preshevë – Kumanovë, Shkup, Tetovë, madje Shtip e Kostur. Aty ka viti 1295 në këto vise sundonte fisniku shqiptar Progon Sguro, i cili në atë kohë ndërtoi në Ohër kishën e Zonjës së Bekuar. Prania e shqiptarëve në territoret e përmendura provohet edhe nga kronika të shkrimtarëve të oborrit bizantin, si, bie fjala, J. Kantakuzeni.

Kosova – As dyndjet slave, as pushtimi i saj nga shteti i Rashës (shek. XII – XIV), nuk e ndryshuan karakterin etnik të saj.

Me zhbërjen e "Perandorisë Rasiane" pas Betejës së Maricës (1371), ish – pjesët e Perandorisë së Dushanit u bënë fushë e lirë për sunduesit vendës, ndërmjet të cilëve edhe kryezotrinjtë Balshajt, Kastriotët e Dukagjinët, që zotëruan një kohë Rrafshin e Dukagjinit[79].

Për sundimin e kryezotrinjve shqiptarë në Prizren, në Pejë dhe në viset përreth, përveç të dhënave raguzane ofrojnë dëshmi edhe dokumentet osmane, si dhe shkrimtarë të kohës.

Në këtë punim kam bërë ndarjen ekonomike, shoqërore, politike të popullsisë së Arbëris sipas shtresës së popullsisë, titujve, pasurisë (pronës) dhe deri te ata më të varfërit; Sqarimin e pronës dhe të pronarit si ata civil, ushtarak, pushtetar laik dhe kishtarë.

Dr. Sc. Pajazit Hajzeri1

UBT College - Institution of Higher Education,

Calabria neighborhood, 10000 Prishtina, Kosovo

{Pajazit Hajzeri, phajzeri@gmail.com}

Burimet dhe  Literatura

Burime tregimtare bizantine për Historinë e Shqipërisë, shek, X – XV, [1975]. Përgatitur për botim  nga Koço Bozhori – Filip Laço, Akademia e Shkencave e

RPSH, Instituti i Historisë, Tiranë;

Burime të zgjedhura për Historinë e Shqipërisë, [1965]. vëllimi I, Ilirët dhe Iliria, te

autorët antik. Universiteti shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i

Gjuhësis. Tiranë;

Buda, Aleks, [2002]. Shkrime historike III, Akademia e Shkencave e Shqipërisë,

Instituti i Historisë. Tiranë;

Ceka Hasan, Shqipëria në Perandorin Bizantine shek. V – X, Marr nga Interneti,

www.shqiperia.com

Çështja e Kosovës një problem historik dhe aktual, [1996]. Instituti i  Historisë –

Prishtinë, Instituti i Historisë – Tiranë. Tiranë;

Drançolli Jahja, [1996]. Popullsia shqiptare e Kosovës dhe e trojeve të tjera në ish –

Jugosllavi gjatë shek. XV – XVII, Çështja e Kosovës një problem

Historik dhe Aktual, Instituti i Historisë Prishtinë, Instituti i Historisë

Tiranë, (Simpozium i mbajtur në Tiranë më 15 – 16 Prill 1993), Tiranë;

Drançolli Jahja, [1995]. Trashëgimia etnokulturore dhe historike e Llapit, Treva e Llapit (Labit) gjatë mesjetës, Prishtinë;

Drançolli Fejaz, [2004]. Rrënimi i kullës shqiptare, Prishtinë;

Dokumente të periudhës Bizantine për Historinë e Shqipërisë shek. VII – XV. [1978].

Akademia e Shkencave e RPSH, Instituti i Historisë. Tiranë;

Frashëri Kristo, [1988]. Trojet shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, Konferenca

Kombëtare për formimin e popullit shqiptar të gjuhës dhe të kulturës së

tij, Tiranë;

Historia e Shqipërisë I, [1959]. Akademia e Shkencave e RPSH, Instituti i Historisë,

Tiranë;

Historia e popullit shqiptar I, [1979]. grup autorësh,  Universiteti Shtetëror i Tiranës,

Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Prishtinë;

Historia e popullit shqiptar I, [2002]. grup autorësh, Akademia e Shkencave e

Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë;

Ilirët dhe Iliria, te autorët antik, [1965]. Tiranë;

Konferenca Kombëtare për formimin e popullit shqiptar të gjuhës dhe të kulturës së

tij, [1988]. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë. Tiranë;

Komata Damian, [1974]. Kështjellat e hershme mesjetare në Shqipëri, Kuvendi  i I i

studimeve Ilire, Tiranë,

Kuvendi i parë i studimeve Ilire, [1974]. Akademia e Shkencave e RPSH, Instituti i

Historisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti i monumenteve

të kulturës, Tiranë;

Ostrogorski Georg, [2002]. Historia e Perandorisë Bizantine, Tiranë;

Osmani Jusuf, [2006]. Historiku i qytetit të Prizrenit në bazë të burimeve arkivore (1),

Koha kur Prizreni llogaritej në radhën e qyteteve më të mëdha të

Gadishullit Ballkanik,  Zëri – E Hëne, 15 maj, Prishtinë;

Trashëgimia etnokulturore dhe historike e Llapit, [1995]. Qendra e kulturës Podujevë,

Prishtinë;

Thëngjilli Petrika, [2000]. Historia e popullit shqiptar (395 – 1875), Tiranë;

Thëngjilli Petrika – Daci Selim, [2002]. Historia e Perandorisë Bizantine (395 –

1453), Prishtinë.



[1] Petrika Thëngjilli - Selim Daci,  Historia e Perandorisë Bizantine (395 – 1453), Prishtinë, 2002, p. 5.

[2] Historia e popullit shqiptar I, Grup autorësh, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Institute i Historisë,      

  Tiranë, 2002, p. 199.

[3]  Op cit, p. 199.

[4]  Jahja Drançollin, Trashëgimia etnokulturore dhe historike e Llapit,

  Treva e Llapit (Labit) gjatë mesjetës, Prishtinë, 1995, p. 98;  Fejaz Drançollin,  Kulla shqiptare,

  Prishtinë, 2001, p. 62.

[5] Ibid. p. 200 

[6] Marr nga ligjeratat më 18.03.2006, me Prof. Dr. Selim Daci, Prishtinë, 2006. Për më tepër

   shih, P. Thëngjilli, Selim Daci, Historia e Perandorisë Bizantine, 395 – 1453, Prishtinë, 2002,

   pp. 58, 59.

[7] Petrika Thëngjilli, Historia e popullit shqiptar, 395 – 1875, Tiranë, 2000. pp. 73, 74.

[8] Damian Komata, Kështjellat e hershme mesjetare në Shqipëri, Kuvendi  i I i studimeve 

    Ilire, Tiranë, 1974, p. 215

[9] P. Thëngjilli, Selim Daci, op. cit. p.7.

[10] Kristo Frashëri, Konferenca Kombëtare për formimin e popullit shqiptar të gjuhës dhe

  të kulturës së tij, Trojet shqiptare gjatë Mesjetës së hershme , Tiranë, 1988, p.48.

[11] Op cit, p. 51.

[12] Prokopi i Cezares, Burime të zgjedhura për historin e Shqipërisë I, Ilirët dhe Iliria tek autorët antik,

    Tiranë, 1965, pp. 439 – 442. Shih Kristo Frashëri, Konferenca Kombëtare për formimin e popullit

    shqiptar…..pp. 51 – 52.

[13] Damian Komata, Kuvendi  I i studimeve ilire, Kështjellat e hershme mesjetare në Shqipëri, Tiranë, 1974,

    p. 214.

[14] P. Thëngjilli – S. Daci, Op cit, p. 7.

[15] Ibid, p. 7.

[16] "Inkuilinët" janë një kategori fshatarësh të mvarun. Shih Ilirët dhe Iliria, te autorët antik, Tiranë, 1965,

    p. 426.

[17] Ilirët dhe Iliria, te autorët antik, Kodeksi i Justinjanit, Libri XI, Tiranë, 1965, p. 426.

[18] P. Thëngjilli – S. Daci, Op cit. pp. 7 – 8.

[19] Historia e Shqipërisë I, grup autorësh, Tiranë, 1959, p. 155.

[20] Op cit, p. 155.

[21] P. Thëngjilli, Historia e popullit shqiptar 395 – 1875, Tiranë, 2000, p. 44.

[22] His. e Shqipërisë I, Op cit.Tiranë, 1959, p. 156.

[23] Historia e popullit shqiptar I grup autorësh, Prishtinë, 1979, p. 128.

[24] Hasan Ceka, Shqipëria në Perandorinë Bizantine, shek. V – X, p. 11.

[25] H. Ceka, Op cit. p. 11

[26] Ibid. p. 11

[27] His. pop. shq. I. Op cit. p. 128

[28] Ibid. p. 128

[29] P. Thengjilli, op cit. p. 11.

[30] Më gjerësisht shih, Dokumente të periudhës Bizantine për Historinë e Shqipërisë, (shek.VII – XV),

   Tiranë, 1978, pp. 16 – 17.

[31] P. Thengjilli, op cit. p. 11.

[32]Historia e popullit shqiptar, vëllimi I, grup autorësh, Tiranë, 2002,  p. 212.

[33] His. e Shq. I, op. cit. Tiranë, 1959, pp. 156, 157

[34]Burime tregimtare bizantine për Historinë e Shqipërisë, shek, X – XV, përgatitur për botim  nga Koço

   Bozhori – Filip Laço, Tiranë, 1975, p. 170.

[35] Georg Ostrogoski, Historia e Perandorisë Bizantine, Tiranë, 2002, p. 263

[36] H. Ceka, op. cit. p. 12.

[37] Aleks Buda, Shkrime historike III, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë,

   2002, p. 30.

[38] His. pop. shq. op cit. p. 215

[39] P. Thëngjilli, Historia e popullit shqiptar (395 – 1875), Tiranë, 2000, p. 46.

[40] A. Buda, op cit.p. 40.

[41] P. Thëngjilli, op cit. p. 47.

[42] Ibid. p.47

[43] A. Buda, op cit.pp. 39, 40.

[44] P. Thëngjilli, op cit. p. 47.

[45] A. Buda, op cit.p. 39.

[46] P. Thëngjilli – S. Daci, op cit. p.  29.

[47] A. Buda, op cit. p. 40.

[48] P. Thengjilli. p. 48

[49] His. pop. shq. op cit. pp. 244,  245.

[50] Ibid. p. 245.

[51] His. pop. shq. op cit. p. 245; Shih. A. Buden, op cit. p. 41.

[52] "Dailan", do të thot: Thurim a rasë me kallama ose me hunj të ngulur në tokë që bëhet  zakonisht afër

     derdhjes së lumenjëve në breg të detit etj, për zënjen e peshkut.

[53] A. Budën, op cit. p. 41.

[54] P. Thëngjilli, op cit. p. 49.

[55] Fejaz Drançolli, Rrënimi i kullës shqiptare, Prishtinë, 2004, p. 43.

[56] P. Thëngjilli, op cit. p. 49.

[57] P. Thëngjilli – S. Daci, op cit. p.  33.

[58] Jahja Drançolli, Trashëgimia etnokulturore dhe historike e Llapit, Treva e Llapit (Labit) gjatë mesjetës,

     Prishtinë, 1995, p. 101.

[59]  J. Drançolli, op cit. p. 106.

[60] Jusuf Osmani, Historiku i qytetit të Prizrenit në bazë të burimeve arkivore (1), Koha kur Prizreni llogaritej në

     radhën e qyteteve më të mëdha të Gadishullit Ballkanik,  Zëri – E Hëne, 15 maj 2006, p. 18.

[61] H. Ceka, op cit. p. 12.

[62] His. pop. shq. op cit. p. 152.

[63] A. Budën, op. cit. pp. 33, 38. 

[64] Ibid. p. 33.

[65] His. pop. shq. op cit. p. 153.

[66] A. Budën,  op cit. p. 33. 

[67] His. pop. shq. op cit. p. 153.

[68] Ibid.

[69] Georg Ostrogoski, Historia e Perandorisë Bizantine, Tiranë, 2002, p. 186.

[70] P. Thëngjilli – S. Daci, op cit. pp.  31, 32.

[71] P. Thëngjilli, op cit. p. 125.

[72] His. pop. shq. op cit. p. 153.

[73] A. Budën,  op cit. pp. 37, 154.

[74] P. Thëngjilli – S. Daci, op cit. p.  13.

[75] His. pop. shq. op cit. p. 154.

[76] P. Thëngjilli – S. Daci, op cit. pp.  23, 31.

[77] Ibid. p. 33.

[78] Jahja Drançolli, Çështja e Kosovës një problem Historik dhe Aktual, Popullsia shqiptare e Kosovës dhe

     e trojeve të tjera në ish – Jugosllavi gjatë shek. XV – XVII, Instituti i Historisë Prishtinë, Instituti i

     Historisë Tiranë, (Simpozium i mbajtur në Tiranë më 15 – 16 Prill 1993), Tiranë, 1996. pp. 73, 74, 75.

[79] Ibid. pp. 73, 77.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fotaq Andrea e Dritan Muka: Ikonografi skënderbegiane - Portretet origjinale të Heroit Kombëtar Ilia S. Karanxha: Marin Beçikemi dhe inkuzicioni Namani & Sallahu: Mërgata dhe roli i saj në zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare gjatë viteve 1970-2000 Ilia Karanxha: Binomi Portret - Biografi në Shek. XV-XVI Izet Duraku: Dëshmorët e Luftës së Lumës Ilia Karanxha: Fillimet e Historiografisë Kastriotiane Klajd Kapinova: Jeruzalemi në qendër të jetës kombëtare dhe shpirtërore të popullit hebre Lutfi Alia: Arbërit nga Piqerasi, themeluesit e Villa Badessa Qazim Namani: Kontributi i Shqiptarëve për Shpëtimin e Hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore Dorian Koçi: Shtegtimi i Bajronit në mendimin intelektual shqiptar Saimir Lolja: Ligji grek nuk ka lidhje me arvanitët vendas myslimanë Fazli Maloku: Jehona e krismës së armëve të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës ishte jehona e lirisë Lutfi Alia: Poeti arbëror Mikel Marullo Tarkaniota Qazim Namani: Masakrat në fshatin Prapashticë sipas burimeve historike dhe rrëfimeve nga familjarët e mi Qazim Namani: Kisha në Boletin është katolike shqiptare Fatbardha Demi: Dy shekuj gjenocid mbi shqiptarët Fazli Maloku: UDB-ja jugosllave në nxitjen e vëllavrasjes tek shqiptarët në trojet e tyre Fatbardha Demi: Mrekullia e mbijetesës së një kombi Andy Apolloni: Kryengritja e Karatoprakut të Myzeqesë e vitit 1840 Ismail Aliu: Si e shpalosën flamurin kombëtar vendasit e mi më 1968

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora