E merkure, 24.04.2024, 03:28 AM (GMT+1)

Mendime

Përgjigja e Prishtinës ndaj raportit të sekretarit të përgjithshëm mbetet e njëjtë

E merkure, 26.11.2008, 01:23 AM


Nga Telegrafi

Presidenti dhe kryeministri i Republikës së Kosovës kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët lidhur me raportin e sekretarit të përgjithshëm Ban Ki-Moon për vendosjen e EULEX-it në Kosovë. Në këtë deklaratë ata kanë bërë thirrje që të sigurohet se masat që ndërmerren për lehtësimin e vendosjes së EULEX-it, të bëhen në koordinim dhe konsultim të plotë me institucionet e Republikës së Kosovës.
Në vijim është deklarata e plotë e presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi.

• Kemi marrë në dijeni se sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka lëshuar raportin e tij për Kosovën dhe se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të takohet për ta shqyrtuar këtë raport.

• Raporti mbulon, mes tjerash, të ashtuquajturin plan ‘gjashtë pikësh’ të Kombeve të Bashkuara.

• Në deklaratën e 18 nëntorit, institucionet e Republikës së Kosovës e kanë bërë të qartë pozicionin e vet për gjashtë pikat dhe refuzimin e këtij dokumenti në tërësi. Të njëjtin qëndrim refuzues e kemi edhe sot.

• Kemi marrë në dijeni se refuzimi i gjashtë pikave nga ana e Kosovës është pasqyruar, përkatësisht përfshirë, në raportin e sekretarit të përgjithshëm, ashtu si edhe Deklarata jonë e qartë se mirëpresim vendosjen e EULEX-it në tërë Kosovën, dhe do të punojmë për të lehtësuar atë vendosje.

• Përgjigjja jonë ndaj raportit të sekretarit të përgjithshëm mbetet e njëjtë. Jemi të bindur se nuk mund të lejohet implementimi i gjashtë pikave në çfarëdo mënyre që shkel sovranitetin e Republikës së Kosovës. U bëjmë thirrje miqve tanë, zëri i të cilëve është dëgjuar tashmë qartë në mbrojtje të sovranitetit tonë, të sigurojnë se masat që ndërmerren për lehtësimin e vendosjes së EULEX-it të bëhen në koordinim dhe konsultim të plotë me institucionet e Republikës së Kosovës.

• Kemi besim të plotë në miqtë tanë në Shtetet e Bashkuara, në Bashkimin Europian dhe NATO, ashtu siç kemi thënë përherë. Jemi shumë të interesuar të shohim vendosjen e EULEX-it në tërë Kosovën mbi bazë të parimeve të paraqitura në Deklaratën tonë të përbashkët të 18 nëntorit, si garanci për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Kërkojmë nga Bashkimi Europian të nisë vendosjen e EULEX-it posa të jetë e mundshme nga aspekti operacional.

• Ky është një moment në të cilin nevojitet një qasje e qetë dhe e vendosur. Çfarëdo përgjigje tjetër vetëm sa do t’i kënaqte ata të cilët dëshirojnë të provokojnë Kosovën dhe të na shohin duke vepruar në mënyrë të padinjitetshme. Nuk do t’ua japim atë kënaqësi.

• Do të vazhdojmë të punojmë me miqtë dhe partnerët tanë për të arritur qëllimin tonë të përbashkët – vendosjen e EULEX-it në tërë Kosovën. Kërkojmë përkrahje nga i gjithë spektri politik dhe shoqëria civile në Kosovë gjersa shkojmë para me kryerjen e detyrës sonë.

Zogaj: Shqipëria, rezolutë kundër Planit të Ban Ki-Mun për Kosovën

 

Nga Shekulli Online

 

Tiranë-Kryetari i Komisionit të Jashtëm Parlamentar, Preç Zogaj është deklaruar sot zyrtarisht në emër të shtetit shqiptar, kundër Planit të Ban Ki-Mun për Kosovën.   

 

Tani që pritet të mbledhet Këshilli i Sigurimit tq OKB, kreu i Komsionit të Jashtëm deklaron se ne kundërshtojmë me forcë këtë plan, i cili është në kundërshtim me paketën Ahtisari, mbi të cilin është ngritur edhe zgjidhja e Pavarësisë së Kosovës.

 

Zogaj priti sot në tiranë kolegun e tij kosovar të komisionit të jashtëm. Palët kanë rënë dakort të ndërtojnë një rezolutë të përbashkët ku do të shprehin qëndrimin e tyre për këtë plan. Rezoluta do të bëhet publike gjatë seancës parlamentare të ditës se enjte.

 

Dy komisionet e jashtme parlamentare të Shqipërisë dhe Kosovës kundërshtuan me forcë Planin e Ban Ki Moon, i cili vjen në kundërshtim me paketën Ahtisari, mbi të cilën është ngritur zgjidhja e çështjes së Kosovës, dhe pavarësia e saj. "Ne mbështesim fuqishëm Qeverinë e Kosovës, Presidentin e Kosovës, partitë politike dhe publikun atje, për qëndrimin e mbajtur ndaj këtij Plani, i cili në njëfarë mënyre hedh poshtë gjithë investimin ushtarak dhe diplomatik që është bërë në të kaluarën për Kosovën”, tha Zogaj.

 

 Ndërsa kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti tha se "është një vlerësim i përbashkët që 6-pikëshi, faktikisht mund të derivojë në një ndarje të Kosovës dhe ne këtë e kundërshtojmë fuqimisht. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë në zhvillimet e ardhshme në Kosovë". "Thirrja për të ndarë Kosovën, shtoi ai është një thirrje emplicite për të ndarë dhe pjesë të tjera të Ballkanit”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora