Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sylejman Morina: Arbneshi Aldo V. Rela ishte shpallur qytetar nderi i Zarës

| E merkure, 03.03.2021, 09:53 PM |


Arbneshi Aldo V. Rela ishte shpallur qytetar nderi i Zarës

Nga Sylejman Morina

Aldo ishte i lindur në nëntor të vitit  1931 në Arbanas të Zarës . Ishte  fëmija  i parë i  Mihovill V. Relës dhe  Marije Bajlos. Kjo  familje  kishte  pasur shumë fëmijë (5),  sikurse  familjet  tjera  arbneshe, tre vëllezër dhe dy motra. Babanë ia kishin pushkatuar  partizanët komunistë pa kurrfarë faji. Dikur  arbneshët kanë pasur  shumë fëmijë, këtë  e pohon  edhe   Aleksandër Stipçeviq, i cili në biografinë  e tij shkruan “ Në kohën  e lindjes sime në Arbanas, kishte familje  që kishin 10 fëmijë, e disa deri 15 fëmijë”, ndërsa  prindërit e mi kishin tre fëmijë. Disa vendas u  kishin thanë  atyre  se ishin” qytetëruar” dhe kishin pak fëmijë  sipas modelit të qytetit “

Aldon si fëmijë  moshatarët e kishin  distancuar  duke e quajtur  bir  “fashisti”, kjo edhe më shumë e brengoste atë duke menduar se nuk ka vend për të jetuar  në Zarë. Për familjen ishte kujdesur  nëna e tij, në duart e saj kishte mbetur fati i familjes.

Ajo është  dashur të punojë shumë që të ushqejë familjen e cila kishte damkën  e keqe (Tradhtare).Alldo para luftës kishte qenë në shkollën industriale, pas luftës mësimet  i vazhdon në shkollën teknike në Varesh (Bosne), në të cilën shkolloheshin fëmijët e komunistëve. Kah fundi  shkollimit e zbulojnë origjinën e tij armiqësore, dhe ishte dashur të  ikë nga atje, fatmirësisht  arrin  edhe të punësohet  në Zarë, në fabrikën e përpunimit    konopit” BorisKidriq”. Në moshën 19 vjeçare martohet me Biankom Begonja, një sportiste e dalluar në mënyrë që të ikin së bashku në Itali. Edhe pas  luftës (Lufta e Dytë Botrore).

Ikjet e qytetarëve ishin të mëdha, qoftë për shkaqe ideologjike, për shkak varfërisë e  frikës të cilën e kishin sjellë komunistët me burgosjen  e qytetarëve pa ndonjë arsye e pa fakte. Njerëzit largoheshin   nga Zara e rrethina, sidomos prej viteve ’50 deri 1957. Iknin në Itali e pastaj për të vazhduar edhe  përtej oqeaneve. Familja e Alldos me përjashtim të  vëllait, Steglio, ikën në Itali : Nëna, dy vëllezërit, dy motrat, Alldo me gruan dhe dy fëmijët  Antonin  e Silvanon. Atëherë ai ishte në moshën 26 vjeçare. Në Itali punësohet në fabrikën  e prodhimit të veglave    makinave, ku pas 6 viteve kishte arritur  të jetë  përfaqësues i saj për botën e jashtme. Nostalgjia  për vendlindjen –Arbanasin e shtynte  ta  vizitonte  më shpesh  Arbanasin, Ai  fëmijëve ua kishte  kultivuar dashurinë ndaj Arbanasit e Zarës  dhe shtëpisë së vjetër  në Arbanas të cilën më  vonë e kishte rinovuar .

Me pensionim në vitin  1985, jetoi më tepër  në Arbanas se në Itali.

Ëndrrat  qetnike,

Gjatë luftës kroato-serbe (1991-1995), qyteti i Zarës ishte në shënjestër të paramilitarëve dhe APJ-së, Armiqtë e Kroacisë luftonin që Zara t’i bashkohej shtetit fantom, Republikës Srpska Krajina, prandaj serbët kishin koncentruar forca të mëdha njerëzore dhe teknikë luftarake përreth Zarës. Zara ballafaqohej me shumë vështirësi, kishte  probleme në furnizimin me ujë, rrymë e gjëra ushqimore, si dhe përjetonte bombardimet epamëshirshme çetnike. Ato kohëraishin të vështira  për banorët e Zarës dhe refugjatët që ishin strehuar aty. Serbët  prisnin që qyteti të dorëzohej, sa më parë. Ata ishin optimistë në qëllimin e tyre.

Kryeçetniku  serb Vojisllav Sheshel (i dënuar i Hagës), porosiste se së shpejti "Përkundër që është muaji tetor, unë do të lahem në detin serb dhe do të pi kafe në “Zelenitrg” (Tani Sheshi i Popullit)"[1]

APJ ekishte tejkaluar neutralitetin dhe bashkëpunonte me serbët lokal, me "Shqiponjat e Bardha"  të kriminelit Sheshel,për tësulmuar ashpër Zarën. Qyteti  është në prag të rënies, Sheshel dhe Mlladiq po thonin  me zë të lartë: "Le të përgatiten femrat   e Zarës të jenë të gatshme t’i përshëndesin luftëtarët serbë kur të hyjnë në Zarën serbe"[2]

Ëndrra  çetnike  nuk u realizua, sepse luftëtarët  kroat  e mbrojtën heroikisht Zarën, duke shndërruar   në kështjellë të pamposhtur dhe simbol  qëndrese e krenarie.

Aldo  hero i kohës

Është  e ditur se secila  kohë i krijon  heronjtë që i duhen asaj, natyrisht edhe kjo kohë i kishte krijuar heronjtë  e ndryshëm që i duheshin  asaj.Kësaj radhe po e përmendim  humanistin  ArbneshAlldoVladoviqRelja, i cili jetonte në Itali-Bergamo. Vuajtjet e popullatës  së Zarës ishin të mëdha,sepse ishte e rrethuar në tri anë dhe kishte nevojë për ndihma humanitare . Gjendja e tillë në vendlindje nuk e kishte lënë të qetë,prandaj vendosi të bëj diçka për atdheun. Ai në  Bergamo kishte organizuar mbledhjen e ndihmave humanitare, të cilat i kishte sjellë në qytetin e lindjes në Zarë dhe në vende tjera ku kishte nevojë. Kontributi i tij u vlerësua  nga qeveria lokale e cila i ndau mirënjohje më 1994-“Qytetar Nderi  i Zarës”, ku thuhet:

“Për shkak të rolit të madh  në ndihmën materiale  për  qytetin e Zarës   në kohërat më të vështira  gjatë luftës, kryebashkiaku i parë i Zarës pas pavarësimit  të Kroacisë  Dushko  Kuqina,   ia dorëzoi  mirënjohjen “ Qytetar Nderi” i qytetittë Zarës”[3].

Ishte rritur jetim me kujtimin si e kishin arrestuar babanë e tijMihovilin partizanët  komunistë, të cilin e kishin pushkatuar  me 11 të tjerë, më datë 05 mars 1945, në moshën 35 vjeçare, ndërsa familjes nuk i ishte lejuar ta shihte dhe ta varroste kufomën  sipas traditës. Ai identitetin e tij kurrë nuk e kishte mohuar, publikisht e kishte thënë :“Kam qenë dhe jam Kroat -Arbnesh”.Vdekja e gjeti në vendlindje më 2009, vdes  në Arbanas dhe ishte varrosur  në varrezat e qytetit të Zarës . Gazetari i njohur kroat Drago Mariq, shkruan :“Tregimi  jetësor  i zotëri  Alldos Vlladoviq Reles është një rrëfim udhëzues i njeriut të vyeshëm dhe të ndershëm i cili në kushte të vështira jetësore gati nga hiqi  u ngrit te respekti  i  lartë”[4]

Alldo V. Rela nuk ishte hidhëruar në Zarën e Kroacinë, për atë që kishte përjetuar ai dhe familja e tij, sepse e dinte se atdheu nuk ishte fajtor për krimet dhe të këqijat tjera të individëve e të sistemit politik.

Pavarësisht vuajtjeve dhe arrestimit të babait të tij nga partizanët komunistë, ai nuk e harroi kurrë vendlindjen. Atdheu për të ishte diçka shumë më tepër dhe këtë e dëshmoi me kontributin e dhënë për Zarën e Kroacinë, me ndihma në momentet më të vështira.

Fatkeqësisht, te ne, disa individë, për shkak të politikave të gabuara e të dështuara të disa politikanëve të papërgjegjshëm, e urrejnë edhe atdheun.

Atdheu nuk është fajtor, ai është më shumë se individët. Ata janë të përkohshëm e të nëmur, kurse atdheu është i shenjtëruar nga gjaku i derdhur për të gjatë historisë.

Mëkat është t’ia kthejmë shpinën atdheut dhe të ikim, të zhgënjyer e pa krenari, për inate të  elitave politike, të cilat dështuan t’i hapin rinisë perspektivë në shtetin e tyre.

Atdhedashurinë nuk duhet ta shuajmë kurrë, por atyre politikanëve që vazhdimisht na mashtruan me fjalë e premtime të bukura, duhet t`iu themi MJAFTË MË...



[1]( https://narod.hr/hrvatska/15-rujna-1991-pocela-bitka-za-zadar-grad-koji-je-trebao-biti-najveca-srpska-luka).

[2]https://www.index.hr/clanak.aspx?id=1008861

[3]https://www.zadarskilist.hr/sites/default/files/turnjsmagazine/98557/turnjsmagazines/sourcepdf/publikacija_21102019.pdf

[4]DragoMari?, BLAGOSLOVI  BOŽE  ZADAR,Zadar ,2019,faqe 33