Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Rron Gjinovci – “ dvorska budalla” i TV 7

| E merkure, 03.03.2021, 09:52 PM |


Rron Gjinovci – “dvorska budalla” i TV 7

Reagon Fahri Xharra

“Mendjendrituri “ i Pressingut që për çdo natë  na e lodhi trurin e paska deklaruar edhe këtë:...” se në Kosovë nuk është folur shqip deri në vitet e shekullit nëntëmbëdhjetë dhe rrjedhimisht as Skënderbeu nuk ka folur shqip.”

Çka ti themi këtij njeriu, nëse është njeri ? por nuk më duket. . Mjerë ne që e dëgjojmë dhe mirremi me te !

Edhe një herë poe them që ky Gjinoci nuk është njeri e shqiptar jo se jo. Jo kurrë !

Si paska folë Kosova deri në shekullin 19 ?  Hajde Serbi ta lumsha, se përveç hoxhallarëve ia paske mbushë mendjen edhe Rronit të Gjinajve. Nëse familja e tij e mbanë ende  mbiemrin e serbizuar ‘ Gjinovac” atëherë ç`ti themi këtij karanfili. dhe prindit të tij.

Pos si paska folur Skenderbeu kur erdhi në Shqipëri ? Mos Sulltani ia dha përkthyesin?Aha harrova se ti e tha që nuk kishte kombe aso kohe,. Mirë ato jo-kombe si paskan folur ndër veti? Ndoshat serbisht deshte të thuash, por nuk shkove aq largë se kishe dalur si Fatos Lubonja .

Kush po iu mëson , kështu or njeri ? ndoshta edhe TV 7 të mban si “dvorska budalla “ që të qeshen njerzit me  ty. Ki kujdes, se edhe kjo është e mundur. Po ia shoh për të madhe Prof. Blerim Latifit, që  e ka pranur debatin me ty.

Në fund erdha ne përfundism se ky njeri është joa aq budalla sa duket,. Me qëllim e ka thënë duke e ditur se se dje ishte 2 Marsi, dhe dikush i ka sygjerue të sulmon Lidhjen e Lezhës.

Lidhja e Lezhës ka qenë një aleancë ushtarake që u themelua në Lezhë më 2 mars 1444, me Skënderbeun si kryeprijës të prijësve krahinor arbëror dhe zetas (serb apo malazezë) të bashkuar kundër Perandorisë Osmane.

Anëtarët kryesorë të besëlidhjes ishin Arianitët, Balshajt, Muzakajt, Spanët, Zahariajt dhe Gjurashët. Barleti e quan generalis concilium ose universum concilium (këshilli i përgjithshëm); termi "Besëlidhja e Lezhës" u farkëtua nga historianët e mëpasëm Kuvendi i Lezhës çmohet si pika e nisjes në krijimin e një shteti shqiptar.

Prapë mbeta pa përgjegje ; athua kush ishte “përkthyesi” i atij Kuvendi ?

E mor Rron , klouni Tv Pressing, ruaje veten e mos u bëj gazi i botës !