E premte, 19.04.2024, 05:28 AM (GMT+1)

Mendime

Arbana Xharra: Ne cka po shnderohet Kosova?

E hene, 01.03.2021, 09:35 PM


Arbana Xharra:

Kosoves i duhet Izraeli, me shume se qe i duhet Izraelit Kosova. Albin Kurti e ka fuqine mos me e vendos ambasaden e Kosoves ne Jerusalem, edhe me i premtu Erdoganit kete favor. Secili njeri me mend ne kry e din cka do te thote per vendin tone nje vendim i tille. Ne fund te fundit terrenin per rritjen e ndikimit te Erdoganit e ka bere Hashim Thaci duke i dhene asetet kryesore, Aeroportin, Distribucionin e energjise...e toka per te ndertuar xhami. Gulenistet jane kidnapuar ne Kosove, ne kohen sa Thaci ishte president. Albin Kurti eshte duke e vazhduar ate qe e ka bere Hashim Thaci me “baben” Erdogan. Une personalisht nuk çuditem,  me vet fakti qe ka pase ne liste antisemit, antiamerikan dhe pro erdoganiste shtu kesaj edhe retoriken e disa viteve te fundit te Kurtit. Ne momentin kur idealizon nje diktator sikurse Erdogani - je nje admirues i autokracise se tij. Albin Kurti i ka marre votat e qytetareve, une mundem vetem me dhene mendim timin. Por, nje gje e di me shume siguri, Kosova ne syte e Perendimit po shnderohet ne Lindje te Mesme te Ballkanit! Serbia eshte mundu me dekada; me na portretizu si shtet islamist kunder perendimit, por nuk ishte e vertete dhe per ate ne patem mbeshtetjen e Amerikes, Britanise se Madhe, Frances, Gjermanise...Sot 22 vjet pas luftes cfare mesazhi po i dergojme ketyre vendeve??? Ne cka po shnderohet Kosova?



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora