| E diele, 28.02.2021, 09:57 PM |
Basha, është garanci për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian
Nga
Aleks Kapllaj
"Do
të abrogojmë ligjin e Ramës për pronat dhe do të ngremë një kuadër të ri ligjor
që garanton rikthimin aty ku është e mundur, kompensimin fizik dhe financiar me
çmimin e tregut" - deklaroi Basha, gjatë fjalës së tij duke kërkuar edhe
falje për fajet e te tjerëve, që janë bërë në të kaluarën edhe nga qeveritë
demokratike.
Angazhimi
dhe impenjimi programues për t'u kthyer - aty ku është mundësia - e pronës së
pronarëve të vërtetë ose kompensimi i tyre, është obligim ligjor e moral i
Partisë Demokratike për të garantuar një paqe shoqërore e demokratike, që
bazohet mbi të drejtën e pronës private, kusht themelor i ndërtimit të një
ekonomie stabël të merkatës së lirë, një ndër parimet kryesore për garantimin e
të drejtave dhe lirive të qytetarëve.
"Parimet
themelore të ndërtimit të shoqërisë shqiptare, që aspiron për të hyrë në Europë
janë familja, prona dhe liria dhe të drejtat e tyre" - deklaroi disa herë
kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha, në takimin me shoqatat e ish
pronarëve të Shqipërisë.
Me
programin që ka paraqitur Lulzim Basha me aleatët e tij, përpara shqiptarëve
për qeverisjen e vendit mbas 25 prillit, ai ka synim t'i kthejë Shqipërisë
shpresën, atë që i mori dhe e humbi Rama dhe grupi i tij i interesit në tetë
vitet e fundit.
Programi
për arsimin, rininë, shëndetësinë, biznesin, rritjen graduale të pensioneve për
t'u dhënë dinjitetin e mohuar nga pensionet e tyre nën nivelin jetik, uljen e
taksave për bizneset dhe qytetarët, reformën në sistemin e energjisë elektrike
dhe zhvillimit të infrastrukturës rrugore e teknologjike, rishikimin e
koncesioneve që bëri Rama pas 2013, programi për rikthimin ose kompensimin e
pronarëve, integrimin e të persekutuarve politik të regjimit komunist në
kandidatët e PD-së dhe krijimi i fondit për gjetjen e të zhdukurve të viktimave
të diktaturës dhe kompensimin e tyre, rishikimin e ligjeve të aprovuara nga
parlamenti monist, krijimin e kushteve ligjore për investitorët e huaj krahas
luftës së korrupsionit me ngritjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit etj, e ngarkojnë
Bashën me një përgjegjësi afatgjate, që së bashku me mbështetjen e shumicës së shqiptarëve,
aleatët kryesor të tij, pa lënë prapa asnjë shqiptar, pa dallim bindje
politike, vendi i ynë do ecë përpara me prosperitet dhe integritet.
Mbështetja
e pakushtëzuar e shumices së shqiptarëve, vjen pas shumë dështimeve dhe dëmeve
që i ka bërë Rama Shqipërisë, dhe për këtë arsye Basha është e vetmja
alternativë e kohës për rikthimin e institucioneve pluraliste demokratike dhe
të shtetit të drejtës në vendin tonë.
Ndarja
dhe përçarja e shqiptarëve nga Rama duhet të marrë fund!
Basha
ka obligimin dhe detyrën morale të punojë në çdo sekond dhe nëpërmjet ligjeve
dhe iniciativave të qeverisë së tij, të bashkojë të gjitha energjitë pozitive
të të gjithë shqiptarëve për të mirën e tyre.
Ka
ikur koha e urrejtjes dhe "shuplakave", duhet të kthehet koha e
vëllazërisë dhe e përkatësisë së vlerave dhe të mirës së përbashkët për
Shqipërinë, duke promovuar meritat e secilit dhe në respekt edhe të
kundërshtarit politik ose të atyre që nuk ju votojnë.
Shqipëria
nuk mund të pranojë të ketë në institucionet qëndrore ekzekutive e ligjore,
individë që ishin prokurorë dhe gjykatës në kohën e diktaturës ose kanë
firmosur për vrasjen e shqiptarëve të pafajshëm dhe të vazhdojnë të jenë krenarë
për këta kriminelë, siç deklaroi Rama
para disa kohësh, e përsëri këta individë të regjimit të vjetër vazhdojnë të
dëmtojnë vendin me korrupsionin në bashkëpunim me krimin e organizuar të
kultivimit të lëndëve narkotike dhe për këtë është i domosdoshëm "ligji
për pastërtinë e figurës", që prezantoi Basha para disa ditësh.
Basha,
ka misionin historik të realizimit të ëndrrës shqiptare për të hyrë në
Bashkimin Europian, duke eliminuar të gjitha ato pengesa dhe kushte, që u
shtuan me qeverinë Rama - nga tre që
ishin tetë vite më parë, në 15 që janë sot - objektiv që fillon me largimin e
tij, shkaktarit kryesor të gjitha pengesave, duke filluar një epokë të re
zhvillimi dhe prosperiteti për Shqipërinë europiane.