| E diele, 28.02.2021, 11:51 AM |
Eksperienca dhe profesionalizmi, çelës i suksesit të vëllëzërve Elshani!
Shkruan:
Florim Zeqa
Ishte
një kohë e gjatë që e mendoja të shkoja në Vedelago (TV-Itali) për t'i vizituar
vëllëzërit Elshani, për t'i parë nga afër dhe për t'u njohur më mirë me punët
që bëhen në Autoservisin ("AUTOFFICINA") e bashkombasve tonë.
Është
e vërtetë se fillimisht u prezentova si klient, por arsyeja e vizitës në
"AUTOFFICINA FLLI ELSHANI" nuk
ishte riparimi i makinës por ishte kurreshtja ime për të vërtetuar rrëfimet që
kisha dëgjuar për shkathtësistë e
vëllëzërve Elshani.
Ditën
kur e vizitova Autoservisin e vëllëzërve Elshani ishte një ditë e ngarkuar
pune, me klient nga të gjitha anët e provincës së Trevizos dhe më gjerë. Në
mesin e klientëve më shumë kishte italian sesa nacionalitete tjera.
Një
klient italian, i cili e kishte sjellë për riparim makinën e tij për një
problem të ndërlikuar,më shumë teknik sesa mekanik, u rrëfye në këtë mënyrë për
njërin nga vëllëzërit Elshani, por e citoj; "E un medico per le
macchine", që në shqip i bie; është mjek për makina".
Ditën
që i vizitova vëllëzërit Elshani, brenda punohej me intensitet të shtuar në
riparim dhe revizionim, kurse jashtë në parkun e madhë punohej në demolimin e
makinave.
I
tërë ky volum pune menaxhohej për mrekulli nga dy vëllëzërit Fatmir dhe Faruk
Elshani, të cilët kohë pas kohe komunikonin edhe me klientet në pritje, të
cilëve u ofronin kafe dhe pije freskuese nga distributori automatik në brendi
të lokalit.
Kur profesioni
shndërrohet në pasion, sukseset ngarendin njëri pas tjetrit
Vëllëzërit
nga Kosova zanatin e mjeshtrit të makinave e kanë të trashërguar nga babai i
tyre Agim Elshani nga Leshani i Suharekës dhe zhvillojnë që nga mosha e re, të
cilin e vazhduan me sukses edhe pas emigrimit në Itali.
Punën
e mekanikut e bëjnë prej ardhjes në Itali, kurse si veprimtari të pavarur
afariste e zhvillojnë me sukses të jashtëzakonshëm nga viti 2016 e këndej.
Njëri
nga vëllëzërit Elshani, Fatmiri në Itali është nga viti 1998, kurse tjetri,
Faruku i është bashkangjitur vëllait të tij në vitin 2004.
Në
"AUTOFFICINA FLLI ELSHANI"
përveq riparimit të makinave dhe furgonëve, bëhet edhe revizionimi i makinave
dhe demolimi i atyre të dalura jashtë përdorimit.
Kjo
gamë e gjerë e punëve i ka bërë vëllëzërit Elshani të jenë nga më të kërkuarit
në provincën e Trevizos dhe më gjërë në riparimin e makinave dhe jo vetëm. Të tillë
i bëri profesionalizmi, sinqeriteti, korrektësia, transparenca dhe saktësia në
raport me klinentët, e në veçanti çmimet e arsyeshme.
Krijimi
i të mirave materiale i vëllëzërve Elshani me djersën e ballit, përveq nderimit
të emrit të familjes, i zbardhë fytyrën të gjithë bashkatdhetarëve dhe atdheut
tonë në veçanti.
"AUTOFFICINA
FLLI ELSHANI", përveqse shëmbull
unikat i zhvillimit të veprimtarisë afariste me nder dhe dinjitet, është storie
e shkëlqyer suksesi e mërgimtarëve tonë në shtetin italian.