E premte, 29.03.2024, 07:10 AM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: “Skënderbej” nderoi 13 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

E diele, 28.02.2021, 09:35 AM


Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” nderoi 13-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një konferencë shkencore në Online

Përshëndetën dhe uruan në këtë konferencë shkencore Ambasadori Frymëzim Isufaj, Konsull i Përgjithshëm i Kosovës, Ambasadori William Walker, ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, i pari diplomat qe tronditi boten per masakrën ne Reçak.

Nga Keze Kozeta Zylo

Në një ditë fort të shndritshme me diell në New York, ku rrezet e tij të lëbyrnin sytë nga xhamat që zbardhnin nga bora e bardhë e pashkrirë, anëtarët e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. festuan 13-të Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Online.

Ndonëse bota është e izoluar nga pandemia, Covid 19, Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” është për t’u admiruar që nuk e ka lenë aktivitetin e saj të vyer duke e realizuar nëpërmjet kësaj platforme.  Ishte një konferencë shkencore me kumtesa të një niveli të lartë ku referuesit nëpërmjet temave të ndryshme sollën Kosovën, luftën e saj heroike dhe përpjekjet e shumta derisa arriti ditën e Pavarësisë.  Shoqata “Skënderbej” me kryetar z.Mark Qehaja i cili nuk ka rreshtur kurrë së punuari  me vizionin e tij, të n/kryetarit z.Imer Lacaj, sekretare znj.Alketa Ktona Veshi dhe anëtarët e kryesisë si: Arta Xhaferri, Faton Zogiani, Nikollë Nilaj dhe Glen Nutaj kanë punuar fort për të realizuar programin e kësaj shoqate që në themelimin e saj.  Këta shqiptarë që punojnë dhe promovojnë historinë dhe kulturën kombëtare si psh në 13 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës të kujtojnë vargjet nga poeti i shquar Ali Podrimja se: Kosova është gjaku im që nuk falet.

Konferencë shkencore për 13-të Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Autorja e shkrimit njëherazi dhe moderatore e konferencës shkencore ftoi pjesëmarrësit të shihnin në ekran nëpërmjet një vidioje të shkurtër Deklaratën e Nënshkrimit të Pavarësisë së Kosovës në Parlament ku president i zgjedhur ishte Prof.Dr.Fatmir Sejdiu.

Fjala e hapjes së konferencës shkencore u bë nga kryetari i shoqatës z.Mark Qehaja i cili ndërmjet të tjerash tha:

I lumtur që këtë urim për Kosovën e bëjmë sot nga Shtetet e Bashkuara tëAmerikes, shtet i cili iu gjend përkrah Shqipërisë në kohët më të vështira të ekzistencës së saj.Qysh prej vitit 1919-të1920-të që presidentiAmerikan Woodrow Wilson do merrte vendimin për moslejimin e coptimit të Shqipërisë e deri në ditët e sotme përkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë ekzistenciale për Kombin tonë.  Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt 2008, përbën ngjarjen më të madhe historike dhe realizimin e ëndrrës shekullore të Shqiptarëve.  Pavarësia e Kosovës është vepër e arkitektit të saj Dr.Ibrahim Rugova .Në themelet e Pavarësisë së Kosovës është gjaku dhe sakrificat e mijërave luftëtarëve të lirisë dhe e Komandantit tësaj legjendar Adem Jashari. UÇK-ja e Kosovës u angazhua në luftë për tëçliruar popullin e tyre nga regjimi criminal serb, duke shënuar keshtu nje nga faqet me te ndritura të historiës së kombit tonë.

Presidenti Amerikan Bill Clinton urdhëroi ndërhyrjen ushtarake të forcave të NATO-s. Ambasadori i OSBE-së në Kosovë z.William Walker do të deklaronte nga vendi i ngjarjes nëReçak se nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit.

Mirënjohje për jetë z.William Waker! Në këto 13 vite Kosova është shndërruar në një faktor paqeje e stabiliteti në rajonin e Ballkanit si një Shtet i pavarur demokratik.Ajo ecën e sigurtë drejt anëtarësimit në NATO e në Bashkimin Europian.

Kosova kremton 13 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë pa drejtuesit kryesorë të UshtrisëÇlirimtare të Kosovës të cilët po përballen në tribunalin e Hagës dhe siç e kanë deklaruar vetë, ata po paguajnë çmimin e Lirisë

Nga përshëndetja e Ambasadorit Frymëzim Isufaj, Konsull i Përgjithshëm i Kosovës

Në fjalën e tij të vyer për festimin e 13-të Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ambasadori Isufaj falendëroi kryetarin e shoqatës z.Qehaja si dhe të gjithë organizatorët. Ambassador Isufaj i falënderoi për këtë aktivitet të rëndësishëm. Sot ku ne po takohemi për 13 vjetorin e lindjes së shtetit të Kosovës njëherazi ne po kujtojmë dhe nderojmë të gjitha ata që dhanë gjakun për lindjen e shtetit dhe Pavarësinë e Kosovës.  Ne shënojmë një ditë historike mbi ngritjen e shtetit 13 vjet më parë, mbi ëndrrën e qytetarëve për të formuar shtetin e Kosovës.  Nuk ka qenë e lehtë për popullin tonë, por ja dolëm. Sot ne kujtojmësfidat si dhe pohojmë se lufta dhe sakrifiat për Liri ka qenë plotësisht e drejtë.  UÇk-ja dhe populli u vu në shërbim të Lirisë pa dallime feje, ideje, ata u ngritën si shqiptarë për të mbrojtur trojet e veta.

Ne sot shënojmë lindjen e shtetit tonë që hapi rrugët  e perspektivës për popullin e vet.

Një rol shumë të rëndësishëm nëPavarësisnë e Kosovës ka Amerika dhe Diaspora e cila ishte zëri mëi fuqishëm në lidhje me aleatët e Kosovës. Amerika mbetet mike e përhershme e Kombit shqiptar.  Ajo është përballur me sfida të mëdhaja, por me ndihmën e Diasporës ka arritur suksese.  Ne jemi shumë krenar me arritjet e shumë personaliteteve të Kosovës në botë si në art, kulturë, shkencë, sport tëcilët i nderojmë gjithmonë.

Republika e Kosovës është e njohur ndërkombëtarisht nga 117 vende të botës.

Shteti i Kosovës ka synim për t’u ndërkombëtarizuar më shumë nga shtete të tjera dhe me synim për t’u anëtarësuar në NATO dhe në Bashkimin Europian.

Ne vetëm së bashku mund të ecim dhe të kemi sukses. Rroftë Pavarësia e Kosovës!

Nga përshëndetja e Ambasadorit William Walker

Me shumë interes u dëgjua fjala e Ambasadorit Walker, ku moderatorja lexoi në Anglisht disa fragmente rreth aktivitetit të tij të jashtëzakonshëm si ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, i pari diplomat qe tronditi botën për masakrën në Reçak.

Ambassador Walker e filloi fjalën e tij duke përshëndetur në shqip si Mirëdita!  Sot në këtë ditëtë 13-të të Pavarësisë së Kosovës dua të kujtoj ditën e nënshkrimit të deklaratës së Pavarësisë sëKosovës ku unë ishja i ftuar në atë ditë shumë të rëndësishme.  Ishte emocionante kur të gjithë nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë.  Pas këtij akti madhor unë shkova në shumë vende, qytete dhe fshatra dhe pashë shumë njerëz, mijëra, njëqind mijë që gëzonin për Pavarësinë e Kosovës.  Sot ne jemi 13 vjet më vonë nuk e di në se e keni konceptin amerikan që kemi ne dhe ju nëKosovë, por ne 13 vjecarit i themi adoleshent, dmth ju tani nuk jeni as fëmijë as të rritur, por jeni më shumë se adoleshent.  Ju tani do të harroni shume gabime, do të mësoni prej gabimeve dhe do të veproni si të rritur.

Unë ju këshilloj se Kosova ka nevojë për unitet, ndaj duhet të jeni së bashku.  Është shumë e rëndësishme të jeni bashkë dhe t’i tregoni botës se ju tani jeni një shtet i rritur.  Kosova ka nevojë për udhëheqës të rinj, të edukuar me frymë progresiste dhe të sjellësa më shumë në qeverisje njerëz me vizion. Heronjtëi vlerësoj shumë, kanë dhënë gjakun për Kosovën, por jo gjithmonë e gjithmonë të njejtit njerëz në udhëheqje.  Tani ju jeni rritur jeni bërë 13 vjeç, e dini se cila është rruga juaj më e ndershme dhe më e frytshmja.  Ju dini se cilët janë miqtë tuaj politikanë në botë për t’i dëgjuar, por njëkohësisht ju keni plot mësime nga përvoja juaj në këto 13 vjet.

Unë këshilloj shqiptarët e Malit të Zi, të Maqedonisë, tëÇamërisë, dhe në tëgjitha trevat ku ka shqiptarë të dëgjojnë liderët brenda trojeve të tyre, por dhe diasporën, ku ka njerëz shumë të përkushtuar dhe të edukuar për Kombin. Unë shpresoj për liderët e rinj të zgjedhur se ata do të dëgjojnë më shumë diasporën ngase është shumë e rëndësishme për zigjidhen e çështjes kombëtare .

Si shtet 13 vjeçar ju mësuat nga gabimet dhe jam opitimist që ju do të bëni më të mirën. Unë jam krenar çfarë ju keni bërë dhe do të jemi po aq krenar me liderët e rinj për të zbatuar atëçfarë u shkruajt në deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Pas pandemisë botërore unë do të shkoj përsëri në Kosovë dhe të takohem me miqtë e shumtë qëkam atje.  Ju faleminderit dhe Gëzuar 13 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës!

Z.Imer Lacaj n/kryetar i shoqatës e falënderoi për kontributine tij në shërbim të Kombit.

Kumtesa nga referues të tjerë

Kozeta Zylo mbajti kumtesën: “Adem Jashari Burri që lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë Flamur i Lirisë”

Ajo tha se: “Heroizmi i kësaj familje kombëtare do të dëgjohet dhe tregohet brez pas brezi, sidomos në Ditën e Shenjtë të Flamurit, ngase Adem Jashari ishte burri që lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë Flamuri i Lirisë”.

Prof. Rrustem Berisha Pejë mbajti kumtesën me temë:  “Genocidi serb në Kosovë qysh prej shekullit të 18-të”

Ndërmjet të tjerash ai tha se Historia jonë ka një identitet të veçantë dhe kemi përjetuar genocide  më shumëse nga kombet e tjera të vjetra dhe të lashta.  Në historinë e njerëzimit ne jemi popull që të tjerët kanë pasur programet shfarosëse nga politikat armiqësore si psh serbët.  Ne mund të mos jemi shumë të kënaqur, por ne duhet të jemi krenar me arritjet tona në këtë ditë të Pavarësisë së Kosovës.  Mërgata shqiptare kudo qëështë sidomos nëAmerikë ka meritëtë jashtëzakonshme me rastine shpalljes së Pavarësisë.  Në historinë e ballkanit kemi fakte të padiskutueshme se jemi popull që kemi paguar njëçmim të veçantë dhe të egër.  Ne kurrë nuk kemi qenë pushtues, ne jemi popull autokton dhe sipas një studjuesi serioz ai thotë se nuk ka asnjë dëshmi shkencore që kemi ardhur apo kemi lëvizur nga trojet. Në perandorinë osmane jemi kombi që kemi paguar çmimn më të lartë të pushtimit.  21 km katror janë të pushtuara nga Serbia fatkeqesisht kjo shumë rrallë përmendet.  Jemi ende te trojet te pushtuara nga Maqedonia, Greqia dhe Mal i zi.  Në se vleresohet e drejta historike ne duhet të shkojmë drejt bashkimit kombëtar.

Blerim Gjocaj ushtar iUÇK-së mbajti kumtesën: Liria ka emër: UÇK

Qu kur Kosova u nda me force nga padrejtësia ndërkombëtare, ne kurë s’u pajtuam të jemi nën diktatin jugosllav, nën shtetin e tij.   Populli ynë përherë ishte i përndjekur nga diktaturat sllave, duke vrarë djemtë më të mirë që kishim, burgosur e torturuar...

I tillë ishte veprimtari ynë i madh Adem Demaçi,  kur polici serb shkon tek vendi i tij i punës dhe e pyet: A jeni ju Adem Demaçi? - Po i përgjigjet, unë vetë jam. Polici serb i thotë më duhet t’ju arrestoj në "emër të popullit". Në emër të cilit popull i përgjigjet baca Adem?

Jeta bëhej dhe më e veshtirë, ishte shtuar represioni policor e ushtarak për të na zhbërë nga faqja e dheut…  UÇK –ja nuk donte Luftën, UÇK-ja donte Lirinë, dhe lufta u imponua në emër të Lirisë, pra Liria ka emër- UÇK.

Une kujtoj ditët si nxënës kur shkoja në shkollë për të ndjekur mësimet, ne përfundonim të shtrirë në dyshemetë e shkollave, sepse Serbia i helmonte ata në orët e hershme të mëngjesit dhe ne nuk dinim dhe si rrjedhojë përfundonin nëpër spitale. Po ashtu shumë herë objekti i shkollës rrethohej me makineri luftarake dhe nuk na lejonin fare as të futeshim brenda ndërtesave shkollore, vrisnin mësimdhënësit tanë siç ishte rasti i Halit Gecit ku masakrohet aq barbarisht sa i nxjerrin sytë nga balli dhe nuk kishte më durim nga kjo ndodhi, dhe si rrjedhoë për t’i dhënë shpresë popullit se ne jemi këtu për t'u mbtojtur, nuk ju lemë në duar të këtyre kriminelëve fashist serb, doli publikisht UÇK-ja pa maska për ta frymëzuar popullin se po luftohet për Liri dhe Pamvarësi...

Regjimi kriminal e barbar po shtohej dita ditës dhunshëm dhe UCK-ja filloi të shtrihej çdo cep të Kosovës kundër shtetit fashist totalitar e kriminel.

Sot pas gjithë asaj lufte mundohen t;i ngatërrojnë kriminelët me Çlirimtarët...

Krimi është krim, por jo Liria dhe lufta për Liri...

Liria ka emër : UÇK...

Dr. Manjola Duli:  mbajti kumtesën: “Roli i Unmikut në Kosovë, detyrat dhe misioni i tij!

Ajo tha se roli i UNMIKUT ishte – misioni i përkohshëm administrativ i Kombeve të Bashkuara    Kosovë, qershor 1999-15 qershor 2008, dhe mbështetej  në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e draftuar nga G-8 e cila paraqiste një rast specific  të ndërhyrjes nga jashtë. Kjo pasi institucionet e zgjedhura në mënyrë demokratike nuk gëzonin sovranitet.

Në këtë rezoluë përfshihej zbarkimi në Kosovë i një prezence civile dhe ushtarake nën mandatin e OKB-së

Në këtë ditë përshëndeti avokati James Mandel i cili përgatiti dokumentacionin e shoqatës për Departamentin e Shtetit të New York-ut i ku e njohu ligjërisht.

Kumtesë u mbajt nga Z.Sab Gashi Washington D.C. nën titullin: “Roli i Diasporës në Pavarësinë e Kosovës”

Sabedin Gashi është ne?nkryetari i Shoqatës “Shqiponja e Lirë” ndërmjet të tjerash uroi 13 vjetorin e Pavarësisë se? shtetit te dyte? shqiptar, Dardani. Ai falënderoi me?rgatën ne? SHBA qe? kontriboi ne? kauzën që nga fillim i shekullit 19-të. E filloi me Fan Nolin nga viti 1904 dhe me themelimin e Vatrës.

Kontribut kanë dhënëParashqevi Qirjazi diplomate e edukuar ne USA, Faik Konica,

Arberëshi Jozef DioGuardi, Ambasadori William Walker, duke mosanash kaluar

Presidentin Joe Biden njohës i mirë dhe kontribues ne? kauzen shqiptare. Bashkëpunimi me lobin shqiptar ka qenë me shumë kongresistë, senatorë dhe politikanë të shumtë.

Z.Faton Zogiani mbajti kumetesën: “Marrëdhëniet diplomatike midis Izraelit dhe Kosovës ogur i mirë për ndërkombëtarizimin e saj”.  Z.Zogiani i vlerësoi si shumë të rëndësishme vendosjen e marrëdhenieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit nga një shtet i fuqishëm në botë siçështë Izraeli.  Marrëdhëniet midis dy vendeve do e e ndërkombëtarizojnë dhe më shumë Kosovën në botë.

Programi u mbyll me dy artistët të mirënjohur si Shaban Lajçi dhe Tom Gjergji të cilët intepretuan plot kulturë dhe profesionalizëmpjesë të ndryshme në nderim të Pavarësisë së Kosovës.

Akivititeti u filmua nga TV “Alba Life” me drejtor dhe producent z.Qemal Zylo anëtar nderi i shoqatës dhe nga kameramani z.Elton Xhaferri.

21 shkurt, 2021

New York



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Adem Jashari - Burri që lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë Flamur i Lirisë Kozeta Zylo: Bisedë me Kryetaren e Komunitetit Shqiptaro-Hebre në Izrael, znj. Felicita Jakoel Kozeta Zylo: Lamtumirë prof. Branislav Sinadinovski, dishepulli i Rilindasit të madh Josif Bagerit Kozeta Zylo: Lindje në kohën e kolerës Kozeta Zylo: Ne perkujtim te 24 vjetorit te renies per Liri, Heroit te Kosoves Zahir Pajaziti Kozeta Zylo: U kujtofsh ndër breza Dr. Lazer Radi! Kozeta Zylo: Lamtumirë duararta Lida Grabocka Jonif Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” filloi me një klasë të re semestrin e dytë në Online Kozeta Zylo: Reflektime në ditëlindjen e Fan S. Nolit Kozeta Zylo: Lamtumirë poeti penë ndritur Luigj Çekaj! Kozeta Zylo: Në përkujtim të Inxh. Xhaferr Agaraj, ish i burgosur politik i Spaçit Kozeta Zylo: 57-Vjetori i pushkatimit të poetit disident tepelenas Trifon Xhagjika Kozeta Zylo: Në tre Vjetorin e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. New York Kozeta Zylo: Ëndrra e dhjetoristëve - "E duam Shqipërinë si gjithë Europa"... Kozeta Zylo: Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” festuan 108-Vjetorin e Pavarësisë Kozeta Zylo: Falja e kokës së gjelit nga Presidentët në Shtepinë e Bardhë Kozeta dhe Qemal Zylo: Lamtumire Nuri Dragoi Kozeta Zylo: Saranda, Dea dhe Joni Kozeta Zylo: Në 60-të Vjetorin e një aktivisti të nderuar të Diasporës z. Mark Qehaja Kozeta Zylo: “Alba Life” me mësimet Online mundi Covdi 19

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora