E premte, 19.04.2024, 08:43 AM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Bluzat e bardha janë heronj

E shtune, 27.02.2021, 08:00 PM


Bluzat e bardha janë heronj

Nga Zenel Çeliku

Shumë kush kanë akuzuar mjekët dhe infermierët, se janë të korruptuar duke I quajtur padrejtësisht “mafia me bluza të bardha. Apsolutisht në asnjë rrethanë nuk mundet të ngatërrohen mjeket me kardiokirurgun Prifti I cili është akuzuar për korrupsion pasiv, por akoma pa prova, në asnjë mënyrë nuk mundet të bëhen pis moralisht infermierët, sepse njëra prej tyre vodhi në portofolin e një viktime, e aq më shumë, edhe sanitaret nuk mundet të përfaqësohen me një sanitare e cila mashtronte duke marrë para nga të afërmit e pacietëve me Covit 19 të shtruar në spital. Ky nuk është model dhe qëndrim I drejtë sepse shumica e stafit mjekësor janë të pastër moralisht dhe shërbejnë me vetmohim gjithnjë në profesionin e tyre human. Ky qëndrim I padrejtë duke përfshirë të gjithë stafin mjeksor si të korruptuar, ofendon pa masë bluzat e bardha të cilët po sakrifikojnë jetët e tyre në shërbim të qytetarëve, afendojnë familjet dhe të afërmit e tyre, duke I “dënuar” në opinion si e keqja e kësaj shoqërie. Kjo është aspolutisht e pa drejtë dhe duhet të distacohen të gjithë ata dritshkurtër që akuzojnë pa fakte bluzat e bardha. Duhet të mendojmë se këta mjek dhe infermier, por edhe sanitarët, kur dalin nga shtëptë e tyre, nuk dihet se si kthehen. Ata mundet të marrin Covitin 19 në çdo momen atje ku punojnë, dhe më pas edhe familjet e tyre rrezikohen me jetë. Pra, vërtetë bulzat e bardha janë heronj të kësaj situate të frikshme për jetët e njerëzimit. Në këtë kontekst, ështe shumë e vërtetë se ka mjek dhe infermierë shumë të ndershëm që sot në një situatë dramatike nga virusi vdekjeprurës, shërbejnë me shumë përkushtim, me preokupim maksimal, ka mjek shumë të interesuar për shëndetin e qytetarëve që janë të prekur nga ky virus dhe shumë njerëzor në komunikim-e kështu me të drejtë stafin mjeksor do t’I quajmë HERONJ të kësaj situate dramatike. Veçanërisht mjekët e familjes pa patur parasyshë orarin, janë shumë të ngarkuar në kontakte përiodike më pacietët e tyre, e njëra prej tyre është Dr. Evis Toptani në Ambulancën Nr 3 në Tiranë. Dr. Evisi, sipas shumë banorëve të kësaj ambulance, është kthyer në një figurë qëndrore si mjeke e cila I ndodhet shumë pranë pacientëve të prekur me virusin vdekjeprurës, humane, shumë njerëzore dhe e gatshme në çdo situatë për të qënë sa më pranë banorëve të saj. Për të qëndruar shumë objektiv dhe I vërtëtë, duhet të kesh problem me Covitin në familje që të kuptosh se kush është Dr. Evis Toptani. Nga një përvoj personale dhe familjare kamë patur mundësi që të ndjej dhe të kuptoj nga afër impenjimin e kësaj mjekeje. Ajo që nga mëngjesi e deri në orët e vona nuk heziton spaktw kontaktoi me pacientët e saj, por përkundrazi Ajo interesihet maksimalisht për banorët që janë prekur me këtë virus. Eshtë emocionale dhe shumë optimiste kur Dr. E. Toptani të merr në telefon disa herë në ditë duke u interesuar me përgjegjshmëri për gjëndjen e pacientëve, është shumë domethënëse dhe e shikon vehten të mbrojtur nga përkujdesi i Dr. Evis që të qëndron shumë afër dhe në kontakte periodike, dhe ky interesim është deri në kurimin e plotë të pacientit.

Duke qëndruar në shqetësimet e kësaj situate alarmante për jetët e njerëzimit, duhet që të gjithë mjeket të jenë me këtë përkushtim dhe impenjim në shërbim të qytetarëve. Eshtë humane që të gjithë mjëkët të ndjekin këtë mënyrë komunikimi më pacientët e prekur nga Coviti 19. I lutem bluzave të bardha që të ndjekin modelin e Dr. Evisit, që të jenë sa më të njerëzishëm dhe të përgjegjshëm për komunikimin dhe ndjekjen e shëndetit të njërëzve nga virusi vdjekjeprurës I këtij shekulli.

Zenel Çeliku

TIR-FAX Neës Agency 22 Shkurt 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora