E enjte, 28.03.2024, 07:08 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: ‘’Kleri katolik shqiptar dhe Europa...’’

E shtune, 27.02.2021, 07:00 PM


“KLERI KATOLIK SHQIPTAR DHE EUROPA...”

Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e IX)

Bisedat e At Mëshkalles kishin një qellim kryesisht të mirë, prandej koha që kalonte njeriu me Té, për të gjithë dukej aq shumë e shkurtë. Çdo fjalë të mësonte dishka të mangët po, Ai, nuk pritonte me u rikthye prap për me të mbushë mendjen.

Kur rikthehëj për me dhanë ndonjë mendim tjeter për Imzot Ernesto Çobën, e përfundonte bisedën me respekt për Té, kryesisht për mostolerancën e Tij në çeshtjet dogmatike dhe e mbyllte bisedën me mendimin se “vetëm Imzot Çoba asht fakt, që asht kenë adapt për këte kohë, mbasi asnjë tjetër nuk do të kishte ditë as mujtë me veprue si Ai, për kushtet që janë kenë në Shqipni. E me të vërtetë, edhe Imzot Ernesto Çoba vdiq Martir i Fesë në labirintet e Sigurimit në vitin 1981.”

Në burgun e Burrelit me vite të tana kishin ruejtë me kujdes dhe i kishin qarkullue dorë në dorë fletoret me mësimet e Pader Mëshkallës. Ato janë kenë gjaja ma e shtrenjtë për të gjithë ata që i kanë lexue e mësue me ta. Bashkvuejtësi Frano Prendi më tregonte për kujdesin e madh me i mëshehë ato kur bahëj kontrolli i plaçkave të të burgosunve, që hapeshin në oborrin e burgut në kohë shiu e dielli përvlues. Ato ruheshin si rrelike. Rinia ndër ato fletore lexonte të vërtetën, shihte realitetin, merrte gurtë e parë të themelëve të kulturës Europiane me të cilën Pader Mëshkalla, kishte edukue brezni të tana. E cilës fushë nuk i përkisnin ato?

Për shkathtësinë apo dinamizmin e Tij asht zor me shkrue, për mos me thanë, që asht gjaja ma e vështirë, mbasi guximi dhe inteligjenca në përsonin e Tij ndërthureshin në një mënyrë krejt origjinale. Njëherë e pyeta: “ Si e shpjegoni Ju, Padër, që Kleri Katolik asht i pashembullt për qëndrimin e Tij si në birucat e Sigurimit, si ndër burgje e kampe pune, ashtu edhe ndër gjyqe, që pa asnjë mëdyshje janë kenë të gjitha montazhe, për këte unë nuk kam asnjë dyshim, se kjo asht diçka e njohun dhe e provueme, atëherë, pse ndodhi ashtu me Don Ejëll Kovaçin? (Don Ejëlli asht pushkatue me akuza false në vitin 1958. Edhe Ai nuk ka nënshkrue Statutin e Kishës Katolike të përpiluem nga Qeveria Komuniste në vitin 1951 dhe të nënshkruem nga pjesa ma e madhe e klerit që ishte i lirë).                                                                                                                               Pader Mëshkalla u mendue pak dhe mbasi pyetja ime me të vertetë ishte dishka shumë delikate dhe plotsisht e papritun prej Tij, më dha këte përgjegje të paharrueshme prej meje:

-“Dikush nuk ka gjetë forca për me përballue, dikush po. Unë për vedi po të diftoj çfarë me ka ndodhë kur jam arrëstue në fillim. Kur hetuesi po më pyeste, unë i kundërshtova...Ai më ra një shputë dhe unë rashë përtokë.., m’u duk se m’u hap qiella dhe i kërkova ndihmë Zojës së Papërlyeme: O Zojë, më ndihmo me bajtë këto tortura, më forco mos të ligështohem, me ruej nën dorën Tande!.. Ndoshta, askush nuk e beson, por asht fakt që gjatë gjithë hetuesisë mue vetëm një shputë më kanë ra, e ç’prej  asaj ditë që Ju mbështeta Zojës, nuk më ka prekë ma kush prej atyne kriminelave me dorë!”.

Do të veçoj një thanje të Atit të papersëritshem në Shqipni:

“... E për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë.”Dijetarët e mëdhaj shpesh s’ persëriten!

E këte e percakton thanja e At Mëshkallës, mbrenda së ciles do të vijnë koha që, per atë thanje do të shkruhen libra...

Ajo duhet të studjohet nder shkolla e Universitete, tue ju ba e dijtun brezit të rij se: “Ishin Trojet e Gjergj Kastriotit, ku u lé, u rrit, u edukue e u formue Ai brez i lavdishem i Klerit Katolik Shqiptar, per të cilin na sot, jo vetem jemi krenar, po edhe me një histori të lavdishme në kontinentin e vjeter Europjan.”

Veprat antinjerzore të barbarve komunistë në Shqipni nuk janë kenë as të paprituna dhe as të panjohuna në Botë. Ishim një Popull i mbijetuem në mes të bishave të Ballkanit, që i kemi qendrue besnikë Atdheut, Fesë dhe kulturës Europjane!

Kishim mbetë vetem njëmiljon e dyqindmijë Shqiptar, e nder Ata Burra, perditë vriteshin e shfaroseshin Ata Heronjë, që në Europën e sotme as nuk i gjindet të pakten një kopje...

Cili Kler Katolik në kampin terrorist komunist prej vitit 1917 kur u vendos në Rusi, ka aq Heronjë sa Populli Shqiptar ?!

Kush ka vra Klerikë Katolikë në Botë sa anadollakët terroristë  Enver Hoxha, Mehmet Shehu e Ramiz Alia ?!.. – Asnjë! Cili nga vendet socialiste apo komuniste kishte një monster kobret si Nexhmije Hoxha që vriste klerikë katolik në vendet socialiste?

Kjo, dhe vetem kjo, asht arsyeja që edhe sot nuk i hiqen titujt këtyne terroristëve vrastarë të pakrahasueshem n’ Europë!!

Kjo thanje per Klerin Katolik Shqiptar sot asht e njoftun edhe nga vendet e zhvillueme në të gjithë Europen Perparimtare, po fatkeqsisht, mjaft e gjymtueme nga grupe drejtuese qeveritare e shtetnore, që jo vetem nuk e dishrojnë një hymje të shpejtë të Shqipnisë në Bashkimin Europjan...Po, edhe e pengojnë ate! Sot per këte, ma shumë se kurr flasin faktet!

Melbourne, 22 Shkurt 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora