E premte, 29.03.2024, 03:15 PM (GMT)

Kulturë

Lejla Përnaska: Politika vuan nga atavizmat e sistemit të diktaturës

E merkure, 26.11.2008, 12:07 AM


Lejla Përnaska
Lejla Përnaska: Berisha ka qënë jo vetem pedagogu im i Fakultetit por dhe udheheqësi i Diplomës sime universitare në Mjekësi

Politika vuan nga atavizmat e sistemit të diktaturës

 

Nga Albert Zholi

Jetëshkrimi


 2005-2007 Studime Europiane (Master), Univeristeti i Tiranesq
 1998-2000 Politika shendetesore dhe zhvillimi. Diploma (DIS) -Universiteti Henry Poincare, France.
q
 1989 –1993 Pediatri e Pergjithshme (ES), Universiteti “Rene Descartes”, Paris, France.
q
 1985 Fakulteti I Mjekesise, Universiteti i Tiranes, Diplome .
q
 1980 Shkolla e Mesme e Pergjithshme “Ismail Qemali”, Diplome (Medalje e Arte).
q
 
Gjuhët:
Anglisht fluente (e folur dhe e shkruar)
Frengjisht fluente (e folur dhe e shkruar)
Italisht fluente (e folur dhe e shkruar)
Gjermanisht njohuri bazë
 
Gjithmonë aktive, gjithmonë energjike dhe studiuese. Futja në politkë ishte një shtysë e brendshme për të dhënë një kontribut sado modest në pasqyrimin e vlerave që ka gruaja shqiptare. Me një CV admirues tregon qartë se pozicioni i sotëm nuk është i rastësishëm, por një pozicion i fituar me punë dhe studim. Ajo për Telegraf rëfen eksperiencën në mjekësi, njohjen me Kryeministrin Berisha, luftën që po bën në parlamnet që gruaja shqipatre të marrë vednin që I takon në vendimarje.

Nga mjeke në politikë. Pse e morët rrugën e politkës, për përfitime ekonomike apo për famë?
 
Së pari kam mbështetur familjarisht lëvizjen për përmbysjen e diktaturës, që në fillimet e saj. Së dyti, kur jam kthyer nga studimet pasuniversitare për mjekësi (në Francë), në vitin 1995, jam angazhuar pranë Partisë Demokratike dhe në drejtimin e Lidhjes demokratike të Gruas. Kjo jo vetëm se doja të jepja dhe unë kontributin tim në ndërtimin e demokracisë, por politika është një fushë që më ka tërhequr, për të qenë pjesë e saj.Më pëlqen të jem në marrëdhënie intensive me njerëzit, të identifikoj kërkesat dhe nevojat e tyre, t’i përcjell ato publikisht, si dhe të punoj për zgjidhjet e nevojshme. Kjo lidhet dhe me natyrën time. Pra dhe pozicioni që kam sot, nuk është as i rastësishëm, as fillestar, pasi është konsoliduar tashmë prej mëse një dekade.

Sipas këndvështrimit tuaj cilat kanë qenë të metat e politikës shqiptare në këto Çfarë i ka 18 vjet për të qenë më afër shqetësimeve të popullit dhe për të mos qenë kaq agresive me shtypin ku partitë nuk e shikojnë njëra tjetrën si kundërshtare politike por diçka më shumë se kaq?


I mungon një mendësi e hapur dhe bashkëkohore. Atavizmat e sistemit të diktaturës, janë bartur ndjeshëm në kulturën dhe sjelljet politike të periudhës së tranzicionit. Dhe kjo është reflektuar në tendenca të forta konfliktualiteti, apo veprimesh që nuk janë brenda formatit të natyrshëm të një kulture demokratike të zhvilluar dhe konsoliduar.Sigurisht kjo merr kohën e saj. Ose:
-Së pari një orientim i qartë në trajtimin e këtyre çështjeve dhe gjetjen e zgjidhjeve. Së dyti i mungon një vullnet i fortë politik për të bërë ndërhyrjet e duhura.Mendoj se gjatë qeverisjes sonë, ne kemi arritur të përmirësojmë ndjeshëm jo vetëm politikat tona në këto fusha por edhe buxhetet për zbatimin e tyre. Por dhe impaktet e pritura, vijnë gradualisht dhe bëhen të prekshme.
 
Sot flitet gjerësisht që në parlamentin e ri shqiptar pjesmarrja e gruas të jetë 30% (ku ju keni një kontribut të madh), cili është mendimi juaj për këtë nismë dhe a është një mesatare e kënaqshme?
 
Unë mendoj se arritjet e fundit shënojnë një revolucion në këtë drejtim. Shqipëria kish mbetur prej kohësh e fundit jo vetëm në krahasim me vendet e BE-së, por dhe në rajon në këtë aspekt.Veç përpjekjeve shumë vjeçare të shoqërisë civile, u desh dhe një maturim i mëndësisë politike dhe një vullnet politik që të arriheshin këto hapa. PD ka konfirmuar të ketë një vizion të qartë në këtë drejtim. Janë ndërhyrjet e ndërmarra nga qeveria jonë që pasqyrohen deri në përfshirjen në kodin zgjedhor të masave si ajo e kuotës të përfaqësimit 30%. Unë besoj se ne i kemi të gjitha kapacitetet për të përmbushur dhe këto masa, që ndonëse janë të përkoshme, ndikojnë në përmirësime të ndjeshme të situatës dhe në kapërcimin e ngërçit që ka mbërthyer këtë përfaqësim , që prej vitit 1997 e në vazhdim.
 
Po në tërësi si mendoni a e ka zënë vendin e duhur femra shqiptare në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe nqs jo, kush janë pengesat dhe arsyet që e mënjanojnë nga ky rol?


Pergjigjia e parë është jo! Kjo jo thjesht për bindjen time, por dhe shifrat flasin qartë se ne kemi një potencial mjaft të rëndësishëm intelektual femëror, që pak gjen akses në nivelet e vendimarrjes dhe kjo jo vetëm në fushën e politikës, por edhe ne fusha të tjera si ajo e biznesit, medias ,etj. Pengesat janë të natyrave nga më të ndryshmet, sigurisht pa përjashtuar ato individuale, ka mjaft barriera që lidhen më së pari me situatën social ekonomike, por edhe më stereotipet gjinore, të cilat në mentalitet i atashojnë femrës role jashtë vendimarrjes dhe lidershipit. Por dhe në fusha të tjera aksesi është i kufizuar. Kjo lidhet mendoj dhe me rolet shoqërore të ndryshme ndërmjet mashkullit dhe femrës. Për vetë rolin mjaft të rëndësishëm riprodhues, femra është më pak e preferuar nga punëdhënësit,sidomos në periudha të veçanta, pasi lindja dhe përkujdesja për fëmijët dhe për familjen, kërkojnë shkëputjen e përkohëshme nga puna.Prandaj duhen dhe masa ligjore por edhe politika komunitare për një balancë të përgjigjësive dhe kontributeve që brënda familjes, që edhe femrat të kenë kohën e mjaftueshme për të vazhduar investimin në karrierën e tyre.
 
Godina e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve është kthyer në zyra të Ministrinë e Kulturës, Ju jeni dakort me këtë marrje të godinës nga ana e qeverisë për ta përshtatur si Ministri? Si mendoni ju se mund të funksionojë tani Lidhja e Shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë’


Sigurisht të kënaq syrin një godinë e rinovuar, për më tepër në zemër te kryeqytetit. Të vinte keq për shumë vite kur e shihje të katandisur në atë gjendje që ishte. Por dhe institucioni i Lidhjes së Shkrimtarëve është i rëndësishëm dhe duhet të ketë infrastrukturën e domosdoshme për të funksionuar.
 
Politika në jetën e një gruaje. Si e ndryshon ajo rrjedhën normale të jetës. Për më tepër kur bëhet fjalë për një mjeke të talentuar?


Politika është një fushë që do impenjim të lartë, madje maksimal. Në mënyrën si e perceptoj unë këtë funksion, duhet të bazohet në trinomin Përkushtim, Profesionalizëm dhe Përgjegjshmëri.Por kjo kërkon punë dhe investim non stop. Jo vetem në jetën e një gruaje, por dhe te mashkulli sjell ndryshime të forta. Rrjedha normale e jetës ndryshon që nga moment i ngritjes në mëngjes, ku “aperitivi “ i parë është leximi i gazetave. Pra ndjekja në dinamikë e informacionit si brënda dhe jashtë vendit bëhet pjesë e natyrshme e të gjithë ditës,. Element tjetër është dhe komunikimi i vazhdueshëm dhe me mediat.Nga ana tjetër, duhet,, edhe kur s’të pëlqen, të ndjekësh dhe debatin politik e publik , që mund të shkojë deri ne orët e vona. Dhe dita e punës ka specifikat e saj, duhet të lexosh vazhdimisht. Por dhe jeta private ndryshon ndjeshëm. Nuk ka më privacy. Kudo mund të të njohin njerëz, të cilët shpesh dhe të takojnë. Madje ka dhe situatë mjaft të lezetshme kur të thonë”Si fytyrë e pame më dukesh!? A mos je ti filania? Ua, qenke ndryshe nga televizori?! Por mua kjo pjesë më pëlqen, të jem vazhdimisht në komunikim me njerëzit.Por mos harrojmë dhe pjesën e paparacëve, që nuk të ndahen dhe kjo nuk është gjithnjë e këndëshme.
 

 A do t'i ktheheni përsëri profesionit tuaj?


Në fakt mjekësia është një fushë që e kam zgjedhur me dëshirë dhe ku kam investuar maksimalisht,që nga fakulteti e më pas degën e pediatrisë. Arrita maksimumin për sa kohë punova në shërbimin klinik, jo vtëm në Tiranë, por dhe me specializimin në spitalet më të mira të Parisit. Por fusha e gjërë e mjekësisë ka degët dhe spacialitetet e saj. Varet nga ty se çfarë zgjedhje bën. Që në vitin 1995, unë bëra një zgjedhje jo të lehtë, shkëputjen nga klinika, duke u përfshirë në administratën publike dhe politikëbërje. Bindja ime ishte se në reformën shëndetësore ( një fushë emergjente), kontributi ishte me i rëndësishëm se në sherbimin klinik. Kjo bazuar jo vetem në dëshirë, por edhe në njohuritë dhe eksperiencën që unë kisha marrë në një vend mjaft të zhvilluar në fushën e mjekësisë , siç është Franca. Mora detyrën e këshilltares së Ministrit, të Shëndetesise, nga Shtatori 1995.
Ky angazhim, shënon shkëputjen nga karriera ime në shërbimin klinik. Por në formimin dhe bindjen time, por dhe nga eksperienca e vendeve të zhvilluara, mjeku klinicist, i çfarëdo lloj specialiteti qoftë, nuk mund të bëjë dot as administratorin , as politikëbërësin e mirë, pasi këto janë fusha që duan njohuritë dhe profesionalizmin përkatës. Kështu që në ecurinë e mëtejshme të karrierës sime , unë investova pikërisht në fushën e politikave shëndetësore, administrimit dhe menaxhimit të projekteve/programeve. Pas Ministrisë ( nga ku u largova pas ndryshimit të qeverisjes, gusht 1997), kam kryer studime të tjera po në Francë për politikat shëndetësore dhe kam drejtuar programe kombëtare për shëndetësinë, si NESMARK, si dhe kam punuar në përpilimin e strategjive të ndryshme sektoriale, koordinuar nga UNICEF,PNUD, Banka Botërore, etj.Gjithashtu dhe me OBSH, si konsulente në projektin e politikës shëndetësore. A do të kem rikthim në klinikë? Mjeksëia është një shkencë dinamike , që ecën shpejt. Ose do mbash stetoskopin, ose jo, nuk mund t’i bësh dy detyra njëkohësisht. Vetëm në Shqipëri gjërat janë “anapulla”. Në perëndim po nuk e ushtrove profesionin e mjekut klinicist për 3-5 vjet, të hiqet e drejta, ose duhet të kalosh në teste kualifikuese. Nga ana tjetër, ne kemi një paradoks të madh: në pozicione drejtuese, në spitale dhe në ministri, vendosim ende mjekë klinicistë.Ky është nje handikap i madh apo një situatë që quhet “loose-loose” ( humbje –humbje), pasi nga njëra anë klinicisti nuk ka asnjë haber nga drejtimi administrativ apo politikat shëndetësore spitalore e të përgjithshme, ndërsa nga ana tjetër krijon mangësi duke u larguar nga shërbimi klinik. Kush pretendon se i bën të dyja, është e sigurtë që nuk bën tamam anjërën prej tyre. Kjo ka shkaktuar dhe ngërçin e madh në të cilin është mbërthyer reforma shëndetësore prej vitesh tashmë. Mjekësia ka dhe specialitete si Shendeti Publik, Politika shëndetësore, Menaxhimi shëndetesor, etj që janë të domosdoshme për nivelet drejtuese.Deri në fund të viteve 1990, ku specialitete të tilla ishin mjaft të kufizuara, ky handikap ishte i justifikueshëm, ndërsa në fund të dekadës së parë të vitit 2000, është fatal.


Ju keni përqafuar shpejt ndryshimet demokratike në Shqipëri. Ishte një bindje e juaja, apo fakti që mund të keni pasur një të kaluar që ju ka lidhur me dëshiren për demokraci?


Të dyja bashkë. Origjina dhe përbërja familjare janë genetikisht të djathta. Familja ka pasur historikisht një standart të lartë dhe është prekur nga reforma komuniste, madje brenda farefisit kam pasur dhe të persekutuar rëndë nga sistemi. Por dhe formimi dhe mentaliteti im kanë qënë të orientuar hershëm në kahjen Perëndim!
 
Thonë se je e fiksuar pas modës. Sa është e vërtetë dhe sa shpenzoni për veshjen tuaj? Rrobat i blini të gatshme apo keni rrobaqepsen tuaj?


Kjo është e kultivuar së pari në genet e mia.E bukura më tërheq shpejt syrin. Dhe më së pari dëshiroj ta kem pranë apo rreth vetes, si në mjedsin e shtëpisë, por edhe në paraqitje. Nuk më pëlqen të shpenzoj shtrenjtë. Përkundrazi , më shijojnë më shumë gjërat kur janë të bukura, por me çmime të leverdisëshme (dmth. gjuaj periudhat e skontove). Preferoj të gatshmet, dhe nga që leviz mjaft si në Europë apo në SHBA, është një mundësi që e shfrytëzoj edhe për “shoping”. Por më pëlqen edhe të qep. Një plotësim të ndjeshëm në këtë drejtim, e ka bërë dhe stilistja Enada AtNikolla, e cila është njëkohësisht dhe mikesha ime.


Thuhet se Sali Berisha është shumë autoritarist si në drejtimin e shtetit dhe atë të partisë mendiumi juaj dhe në kontaktet me të si jeni ndjerë?


Me Profesor Berishën kam njohje që para politikës. Ka qënë jo vetem pedagogu im i Fakultetit ( lënda kardiologji, fispatologji), por dhe udheheqësi i Diplomës sime universitare në Mjekësi. Na drejtoi një grup studentësh në punë shkencore të realizuar për herë të parë në vend, pikërisht nga profesori i mirënjohur i kardiologjisë . Prandaj baza e njohjes është e hershme. E kam pritur me entuziazëm angazhimin e tij në politikë, duke njohur nga afër përkushtimin, vullnetin dhe intelektin e tij. Pra nga mjekësia, vazhdoi bashkëpunimi në politikë. Berisha ka qënë gjithnjë kërkues dhe pa lëshime, në raport me studimin e punën. Autoriteti i Berishës, mendoj se nuk është arbitrar, por i imponuar nga raporti i tij personal me punën.Eshtë i palodhshëm. Edhe sot, jo vetëm si kryetar i PD-se, por edhe si Kryeministër i vendit, mbetet i tillë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora