E enjte, 22.04.2021, 02:15 PM (GMT+1)

Mendime

Nikoleta Kovaçi: Unë kam një fat...

E enjte, 25.02.2021, 10:13 PM


Unë kam një fat...

Nga Nikoleta Kovaçi

Une kam nje fat qe se kini ju, ose shume kush prej njerzve te ketij vendi: s’ja kam patur e s’ja kam nevojen njeriut politik ne kete vend; atij qe asht pis e te ban pis! Madje as njerzve qe ste bajne pis po merren me politike, pasi gjithnje kam besu e besoj se kur futen aty s’kane ngè me u marre me nje njeri pa asnje interes politik ne kete vend! Pa asnje interes do te thote: Njeri qe nuk troket kurre ne asnje dere te sajen! Njerzit politik, te ndershem, te ketij vendi, me njohin qe kurre s’me hasen ne asnje korridor, ne asnje tavoline luksi darkash e drekash, ne asnje projekt-qoke qe dalin prej brinjeve te çdo institucioni apo delegatesh sorosiane!

Une kam nje fat qe se kini ju, e, prape nuk e shfrytezoj! Sepse me duket si nje talent a dhunti qe Zoti ma ka dhane vec mu e une s’kam pse me kane kaq egoiste! N’fakt Zoti gjithnje m’ka dhane gjithçka mu ka dashte me kane larg se keqes! Te keqes se madhe qe ka kaplu kete vend prej dekadash! Qe shoqeria jone spo e lufton, s’po don me e luftue per shkak se ia ka shit shpirtin shejtanit  per nje grusht monedha hekuri!

Une kam nje fat qe se kini ju, sepse une mundem me fol, me shkrue e demonstrue gjithçka qe asht e vertete, me qellimin sublim me shkue kah e drejta! Kete e baj pa pas nevojen e nje mbeshtetjeje politike, te nenshtrimit per nje vend pune, per kacidhe meshire e as ruajtje balancash fisi e rrethi!

Une kam nje fat, qe se kini ju, qe duhet ta kini edhe ju: besoj ne fjalen e te drejtit, luftoj per hallin e t’pamundunit, jetoj me dhimbjen e tjetrit, i gzohem gzimit te t’perjashtuemit prej ndereve te te pushtetshmeve! Jetoj lirine teme jashte telave te burgut te madh qe ka kap qenien e arsyeshme ne kete vend!

Une kam nje fat qe duhet ta kini edhe ju: nuk njoh intrigen, lojen, vesin e eleminimit te tjetrit; e pi kafen 60 lekeshe dhe knaqem njesoj si per kafen  kur me del edhe nje monedhe shtese per kamerierin-banakier dhe njeheresh pronar i nje lokali te marre me qira! Kur shkembejme ate “miremengjesin” me te qeshura ne kupë te qiellit dhe flasim masanej edhe per mundesine me pagu edhe qirane e shtepise kamerier-banakier-pronari!

Une kam nje fat qe duhet ta kini edhe ju: se munden me fol per qeverine e keqe, per qeverine me vese, per qeverine anti-njerzore! Per kete qeverine e cmendme qe e trajton nje popull si te semure psiqik! Mundem me fol e me shkrue kunder te keqes, mashtrimit, korrupsionit, mafies, madje edhe me emna! Nuk jam trime, as e forte, as e mrojtun, por mendoj e besoj tek shenjteria e qellimit te mire!

Une kam nje fat qe uroj ta keni edhe ju:

s’kam nevoje me kane partizane! Ky vend ka nevoje per Njerez qe s’jane partizane liderash, sherbetore pushtetesh, lepires mafiozesh! Ka nevoje per Njerez qe bajne vete fatin e vet te paperzier me politiken e ndyre antishqiptare dhe antinjerezore! Kena kalue kaq shume vuatje e tmerre sa na duhet qe fatin tone ta ribajmë qofte edhe nga fillimi...!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora