Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Alma Lama: Goditje e lirise se fjales

| E enjte, 25.02.2021, 09:16 PM |


Ne vitin 2015, u paralajmerova nga ish-shefi i AKI-se se jeta ime dhe e dy personave te tjere ishte ne rrezik nga fondamentalistet islamike, qe ishin persona qe donin te na likundonin, qe ishin blere armet etj etj.

Njeri prej tyre qe rrezikohej ishte Visar Duriqi, gazetari qe ka ka bere investigime te thella per kete teme.

Une isha ne muajin e tete te shtatezanise, kur AKI me njoftoi per rrezikun.  Kuptohet se u trondita jashte mase.

Pas dhjetera  mijera kercenimeve qe kisha marre prej vitit 2013, ky ishte paralajmerimi me serioz dhe i frikshem. Mu desh pothuaj te izolohem e te leviz vetem e shoqeruar,  per nje kohe te gjate.

Pasi mora paralajmerimin nga AKI, u takova me Visarin per te ndare informacionin dhe konsultuar mbi kete paralajmerim kaq te rende. Ai si gazetar i guximshem,  i hyri edhe nje here punes investigative ndaj personave qe dyshoheshin se rrezikonin jeten tone. Po keshtu ndoqi rruget institucionale per te kerkuar hetimin e  personave ne fjale.

Kurre nuk kemi marre pergjigje rreth kesaj ceshtje.

Ndersa mbreme Visari eshte sulmuar brutalisht, por per fat te mire nuk eshte vrare.

Autoret nuk dihen, por kjo ngjarje ka per qellim frikesimin dhe goditjen e lirise se fjales.