Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gëzim Llojdia: Shënime të shkurtëra

| E merkure, 24.02.2021, 09:59 PM |


(Shenime te shkurtera)

Nga Gëzim Llojdia

1.

Ajri, që të ngop. Fryma e tokës, që çlirohet vjen aromë dheu të lagshtë në këtë dimër. Art i mahnitshëm i punimit të tokës në Topallti .Bujq ku fushat fëshfërijnë erën jugore në pikën e vesës . Tingulli i vazhdueshëm i shiut që derdhej. Peizazhe dramatike të mrekullueshme të gjithë e dimë se çfarë quhet kjo krahinë,nuk është Labëria. Topallti: përmendur nga vendasit .Nëse do ta përshkruajmë kur zbret nga kodrinat e buta me ullinj në Risili,shkon tatë poshtë,udha. Asfalt i vjetruar shumë. Nuk kthehemi drejt thertores ,majtas dhe drejt sipër është Ceprati një fshat i vogël .Atje në kodrinat e buta. Jeta e një fshati si në çdo fshati shqiptar.“Ne pamë disa drita në fshat dhe një pikë referimi në udhëkryq. Një burrë i ardhur nga fshati na shpjegoi:Këtu një shëronjës e njohur .Njihte mistikën më mirë se një fetar Nënë Tana e thërrisnin . Mistikën e lashtë trashëguar ndër njerëzin e këtij dheu,plaka që ka ndërruar jetë e njihte mjaftë mirë. Dielli po shkëlqente shkëlqyeshëm. Retë e trasha të natës së mëparshme u shpërndanë, duke lënë pas një qiell të ndritshëm, blu. Zhurma e zogjve ishte një lehtësim i mirëpritur nga shpërndarja e pandërprerë e pikëzave të shiut. Kanalet vaditëse që dikur ndërthurnin tokat e fermës,rrethohen nga kallamat e tharë ,por më një pamje magjepse për stinën. "Fshati? Cilin fshat? Nuk ka asnjë fshat brenda pesëdhjetë kilometrave, përveç këtij. Llakatundi është një qytezë e madhe. Kishte dhjetëra familje. Ishte një komunitet i gjerë në kohën e fermës bujqësore. Përfshinte të moshuarit, të rinjtë dhe kryesisht gratë - nënat e fshatit. Kishte çerdhe,kopshte,zyrat e fermës u kthyen në komunë,sot njësi administrative,shërbimin shëndetësor,shtëpi kulture .Jeta këtu në Topallti aso kohë ishte e gjallë e pasur. Madje në rrjete sociale e quajnë:”madhështore”.Skenat e një filmi ,xhiruar xhiruar në celuloid janë në Facebook e Llakatundit. Dimri thanë barin. Pranvera, këtu besoj. Është një shpërthim lulërie të mahnitshme.

2.

Rrëfime nga Topalltia.

a-Njësia administrative përbëhet nga fshatrat Shushicë, Bunavi, Beshisht, Grabian, Drithas, Mekat, Llakatund, Çeprat dhe Risili. Llakatundi ka eksituar në vitet socializmit,e llojit fermë bujqësore me emrtimin:”Ndërrmarrja Bujqësore :”Lufta e Vlorës “Llakatund. Po ndalemi te kujtimet e shkrimtarit Luan.K.Cipi:Më 1 Gusht 1975, bashkë me shokun tim të vjetër, Vasillaq Ndinin, shoqëruar nga kryeinstruktori i K.P. Rrethit, shoku Bardhi Bega, nisemi për Llakatund. Unë në Llakatund, kisha qenë vetëm 30 vjet më parë, kur, babai im bënte atje punë argati angari, siç ish porosia e Partisë Komuniste, për ish kapitalistet e shpronësuar. Atëherë ndenja atje vetëm disa orë deri sa, mbaroi dita e punës, ndërsa këtë radhë do të rija, gati 6 vjet, deri në fund të pranverës së vitit 1981. Në Llakatund shkuam, me autobusin e linjës, nga rruga e Çezmës së Thatë- Drashovicë -Risili dhe hymë drejt e në Zyrën e Partisë, ku na priste e mbledhur administrata e Fermës. Në krye qëndronte sekretari i Komitetit të Partisë i Ndërmarrjes, Mersin Tozaj, një burrë energjik e dashamirës dhe krah tij Ejup Mita, drejtori, një specialist me shumë përvojë agroteknike e shkencore. Bardhi Bega na lexoi motivacionin e përgatitur, ku na çmonin si kapacitete që do shpëtonim ekonominë dhe financën e shkatërruar të kësaj ndërmarrje shtetërore të rëndësishme. Vasillaqi dhe unë, që kishim bërë “çudira” në detyrat e mëparshme, vinim: ai në detyrën e Kryetarit të Degës së Financës dhe unë në atë të Planit dhe Furnizim Shpërndarjes.

b-Në fshatin Llakatund të Vlorës janë rivarrosur eshtrat e Syrja Bej Vlorës.

c-Kastriot Dervishi:Ferma e Llakatundit, aty ku fjeti Musolini, Ciano dhe Viktor Emanueli III :konfiskimi i shoqërive italiane e gjermane nga komunistët.

d-Këngëtarja Aurela Gaçe, e cila njihet për tipin dhe karakterin e veçantë ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga vendlindja e saj kur ishte 18 vjeç dhe vazhdonte gjimnazin. Këngëtarja thotë se ka jetuar deri në moshën 19-vjeçare në Llakatund, ndërsa ka treguar dhe një histori komike të asaj kohe. Aurela thotë se kur shkonte të blinte bukën, ngrinte minifundin në bulevard(Shqiptarja.com).

e-Dionis Qirixidhi ishte përgjegjës i shtëpisë së kulturës në Llakatund,Nga shkrimet e tij të hershme:-Ishte nëntor i vitit 1962, Dritëroi kishte ardhur në festimet e 50 vjetorit të Pavarësisë në Vlorë. E prita kur po merrte gazetën tek libraria afër Sheshit, me një fletore me vjersha në dorë. Jam nxënës,- i thashë, dhe i tregova vjershat. E shoqërova një copë udhë. Ma mori fletoren, dhe ma humbi.- thotë duke qeshur Xhevua. Po mirë bëri.- E harrova në hotel, veçse poezitë i lexova!-Kjo ishte njohja e parë me Dritëroin.- vazhdon të tregojë, duke u ngritur tashmë në këmbë, e duke qëlluar ballin me pëllëmbë-Çudi si mu kujtua ky çast: Porsa kishim lexuar poemën e Dritëroit ku thoshte dhe emrin e një klubi ku rrinte me shokë. Vajtëm ta takonim, bashkë me Spiro Deden. Shkrova, para se sa të vinte në klub disa vargje, kur e shohim se me të vërtetë erdhi së bashku me Vito Koçin dhe Miço Kallamatën. Shihnim me kërshëri si do reagonte me këtë poezi që ja dërgova me kamerierin:Një krikë me birrë/ në klub sot na solli/ po ty nuk të gjetëm askund/ E njihni lirikun e madh nga Devolli?/ Garsonit ju lutëm më në fund./ E si mos e njoh komikun e hollë/ Paçka që s’na lë asnjë grosh,/ Më thanë letrarët kur u mblodhë/ krejt famën ia hodhën përposh”...

f-1973. Në qendrën e fermës mërijnë traktorët. Gjithë natën banorët nuk flinin nga zhaurrima e traktorëve të filmit. Traktorët e fermës ishin në fusha dhe kënga e tyre mbyllej shpesh, në mëngjes .Filmi quhej :”Brazdat” është film dramë i regjisorit Kristaq Dhamo, prodhuar më 1973 në Shqipëri. Regjia: Kristaq Dhamo, Skenari: Dhimitër Xhuvani. Producent: “Shqipëria e re”. Muzika: Shpëtim Kushta. Përmbajtja e filmit:Marta është një vajzë e re energjike e cila fiton simpatinë e të gjithëve kur vendos të bëhet traktoriste. Në fillim burri i saj Ademi i cili do ta ketë Martën shoqe pune dhe do të ngasin të njëjtin traktor e inkurajon këtë dëshirë të Martës. Por më pas familja e re ka probleme. Marta zbulon karakterin e vërtetë të Ademit i cili jepet shumë pas interesave vetjake .Kuptohet ishte konteksti i kohës.Aktorët:Elida Janushi.....Marta.Pandi Siku..Ademi.Astrit Cerma .Zeneli.Muhamet Sherri ....Brigadieri.Sotiraq Bratko....Skënderi Albert Verria.xha Selo, babai i Ademit.Ilia Shyti .Përgjegjësi i oficinës.Suzana Zekthi.Liza Laska ..Përgjegjësja e robaqepsisë.Ndrek Luca .vëllai i Ademit.

3.

Hapy end. Aso kohe në Llakatund diku aty nga viti ‘88.Mbaj mend te plepat lejlekët e mëdhenj. I shihja aq afër dhe largët dhe përmbi folenë e tyre.Dy shpendë të mëdhenj, që strehoheshin në aty .Pa u trembur nga zhaurrimat e njerëzisë.

Viron Kona:U shqetësuan shumë edhe banorët e Llakatundit të Vlorës kur çifti i lejlekëve që vinte për vit në lisin në qendër të qytezës, ngaqë foleja e tyre u shkatërrua nga një stuhi e fuqishme, ata u larguan dhe s`po dukeshin të vinin. Atëherë, disa nga banorët më të pasionuar dhe më të merakosur për lejlekët, ndërtuan një fole me dru e kashtë, atje ku kishte qenë e mëparshmja. Mëngjeseve dhe mbrëmjeve dilnin te qendra e qytezës dhe me shikim nga lisi prisnin me ankth gjersa çifti i lejlekëve erdhi dhe u vendosë në folenë e re, duke gëzuar fshatin, banorët e tij e veçanërisht fëmijët...

Tani them me veten time:Seç mu kujtua për dreq,poezia e Kadaresë:Lejlekët ikën.

Fill pas teje/Si stof i keq u zbeh blerimi/Dhe ngjajnë toka, pylli, reja,/Me negativin e një filmi./Tani në fusha shkoj menduar/Ku nis të fryje erë e ftohtë,/Ku ca mullarë te gjysmuar/Duken që larg si Don Kishotë.

4.

Sfondi i sotëm i kësaj qendra .Ndryshe nga shumë fshatra apo qyteza fushore që hynë drejt ,për të shkuar me mercedez deri në qendër, duhet ti biesh nga prapa kthesa e xhamisë për tek lokalet shumta të shërbimit, por me fare pak brenda tyre. Vilat e reja që shkëlqejnë .Dhe kontrasti me pallatet e socializmit. Ngrehinat e tipit të vjetër janë pallatet e aso kohe,të grupuara.Të rejat ndërtime janë lokale ,qendrën e kam gjezdisur nga të dy anët, që e rreh xhadja.

5.

Llatundi në qendër ka 2 shkolla. Ne shkojmë te e mesmja:” Faslli Danaj”.Në pushim mësuesit pinë një çajë të shpejt duke pritur zilen si tregues për të filluar mësimin.

Për të rrugëtuar në vatrat e dijes në Topallti të Vlorës,ku mësojnë nga vocërrakët deri te. Në timon vet dhe përpara kisha udhën e ngrënë nga disa faktorë :koha,lluca,suferina dhe ujërat.Një zë i bukur sec më ndjell nga mikrofoni i një radioje ,krijimin më të bukur të Kadaresë,për mësuesit e fshatit:Në udhëkryqe ndanë xhadeve.Ditët e shtuna dalin shpesh.Dhe zgjatin dorën nga makinat. Herë dy nga dy herë veç e veç.Po shpesh ata që janë Brenda.Me njëri-tjetrin shkëmbejnë fraza.Si shumë pretendime kanë.Mor shoku Jani, këto vajza.Dhe janë ata që bëjnë zhurmë.Që kanë për vete dyzet gojë.Që i shkruajnë letër presidiumit.Për një guzhinë po t’ju mungojë.Dhe ato presin makinën tjetër.Atje në rrugë atje në shi.Ato të urtat gjer në dhembje.Të thjeshtat gjer në madhështi.Tek presin, java që kaloi.Iu kujtohet si në tym.Klasa me nxënësit, gabimet.Q’u përsëritën në hartim.Në mbrëmje radion dëgjon njëra.Tjetrës në mend i vjen sërish.Shikimi i fotoreporterit.Q’andej kaloj rastësisht.Koha e fejesës i ka ardhur.Dikujt ndoshta i shkon çdo ditë.Pluhur i shkumësit, vello e bardhë.U bie mbi supe e i trondit.Po s’ngrenë ato botën në këmbë.Në komitet në ministri.Ato të urtat gjer në dhembje.Të thjeshtat gjer në madhështi....

Shkolla e Llakatundit është sipër,mes një grumbulli banesash. Drejtori na hap portën.Të gjithë janë në shkollë. Ka ekzistuar një mëndim tërësisht i gabuar.Në shkollat e fshatit nuk bëhet mësim .Klasat të mbyllura dhe asgjë nuk përpinte. Hera-herës dëgjohej zëri i ndonjë mësuesi në dërrasën e zezë. Mësimi këtu nuk dallohej nga ai në qytet.Drejtori na pret dhe na përcjell .

6.

Në qendër bisedojmë për jetën e qytezës .Ka një rrudhje të banorëve. Në rrjetet sociale deri te :”Aurela rebelja e Llakatundit”, përmendin jetën që dikur këtu ziente. Emigrimi dhe kushtet e vështira papunësia pas ndarjes së tokës dhe bërja pronar me dynymët e ndarë të bujqësisë. Eh bujqësia,toka e butë e fushës dheu që lëshon aromë vuan ende për të zotët e vërtetë. Një fermer ka mbjelle disa lloje frutash, por mundësia për të shfrytëzuar dheun e butë të këtyre fushave, që kanë ujin e Shushicës është e vogël. Kjo fermë që nga vitet 30 me tokat e saj mund të ishte një fermë si dikur kurrë prodhonte,grurë,misër, perime .Fushat e begata ,që shihen në sfond deri në fund ,cfarë duhet të bëjë me to fermeri çfarë të mbjell që kërkon tregu i sotëm?Shtëpitë nuk shtohen dhe që kur plasi epidemia e ikjes,pra emigrimi në Gjermani ajo ka infektuar edhe banorët e saj, që një llaf e bëjnë me ty dhe një sy e kanë përtej vështrimit tënd, kështu edhe në Risili dhe kudo. Përballë largimeve masive , që pas viteve 90 të të rinjve, dikush na tha: "Në të njëjtën kohë unë jam i zemëruar me të rinjtë që na kanë braktisur, por gjithashtu jam i zemëruar me mungesën e perspektivave që nuk i lejon ata të qëndrojnë këtu.