E premte, 19.04.2024, 10:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Poet i ngjyrave të vendlindjes dhe gjurmues i etnokulturës

E merkure, 24.02.2021, 10:39 PM


POET I NGJYRAVE TË VENDLINDJES DHE GJURMUES I ETNOKULTURËS

Poetit Mevlud Buci, me rastin e 70-vjetorit të lindjes

NGA QAZIM D. SHEHU

Mevludi u lind me 2 mars 1951 në Lukan. Mësimet e para fillore dhe 7-vjeçare  i kreu në Lukan.Shkollën e mesme e mbaroi për mësuesi në Normalen e Elbasanit.Më pas, kryen fakultetin për Gjuhë-Letërsi.Shërbeu si mësues gjuhë-letrësie dhe drejtues shkolle në Lukan ,Qafë Murrë dhe Selishtë, për 25 vjet.

Krahas punës fisnike të mësuesit,ai ka kryer  edhe atë të korrespondentit  dhe të bashkëpunëtorit të shtypit ,duke informuar saktësisht për jetën dhe punën e bashkëfshatarëve të tij.Ai ka qenë bashkëpunëtor i rregullt i gazetës lokale të Dibrës”Ushtima e maleve”,i gazetës “Mësuesi”,”Luftëtari”,”Radio Tirana” dhe Radio “Kukësi”.

Si njohës i mirë i problemeve të gjuhësisë  dhe folklorit  ai ka qenë bashkëpunëtor aktiv i Institutit të Gjuhësisë dhe Folklorit.

Për shkrime cilësore është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me medaljen”Naim Frashëri” si dhe ka marrë vlerësime të tjera në fushën e mësuesisë, folklorit etj.Mevludi është autor i shumë librave artistikë me poezi,fabula,prozë,studime,publicistikë .

Është anëtar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë,anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Ai është nderuar me shumë çmime si:çmimi “Mirënjohje”nga Komuniteti Mysliman,çmimin “Pena Budi” nga revista “Emathia”,Burrel,çmimin e Karrierës në konkursin “Muza Budiane”,po në Burrel si dhe ka marrë “Mirënjohje” nga  shumë shkoolla.

Në jetën e tij, poeti Mevlud Buci numëron 28 libra, të cilat janë të zhanreve të ndryshme,prozë,poezi,fabula,epigrame,satira,shkrime publicistike,analiza,fejtone,reportazhe,portrete,aforizma,fjalë të rralla,frazeologji,studime historike,monografi,memorialistikë etj.Si një poet, shkrimtar,studiues pasionant,vepra e tij dallohet për gjerësinë e pasqyrimit,të vërtetën autentike dhe gjurmimin e mençurisë popullore,duke krijuar kështu një korpus interesant,përmes të cilit mund të zbulosh traditat e Dibrës,të vendlindjes së tij, Lukanit të Katër Grykëve,por edhe të shijosh fjalën e mençur, të mbërthyer nga emocioni i fortë i krijuesit, i cili luan me fjalën si Mesi me topin.E gjithë krijimtaria e tij poetike i drejtohet njeriut,lartësimit të tij,përmes fjalës së thjeshtë e të sinqertë,zbulimit të botës së tij të brendshme,ku kryefjalë është mirësia dhe dashuria për të,dashuria për jetën,për traditat,

për gjithçka që është e pastër,shqiptare,kombëtare dhe patriotike.

Spikat talenti i tij në fushën e satirës,humorit,në llojin e fabulës, ku poeti syigmatizon klasën politike të gjitha ngjyrave duke i përcaktuar me stilemën “polishejtanë” dhe me fjalën e krijuar prej tij fluracë,si dhe në vënien e shigjetës së satirës të mjaft dukurive  të some të manifestuar në veset e disa njerëzve,të cilët e përdhosin personalitetin e tyre përmes kultivimit të keq të poshtërsive.Kjo se poeti është një vëzhgues i hollë,mendjemprehtë dhe di të kapë detaje,t`i përpunojë ato dhe t`i sistemojë e thurë  në avlëmendin e tij poetik.

Fabulat e tij dallojnë përmendimin letrar dhe filozofinë e hollë, ku përçohen ide të qenësishme dhe forcae tyre goditëse  është mbresëlënëse.

Një fushë tjetër,ku Buci spikat  është ajo e gjurmimit dhe vlerave të mençurisë popullore dhe kjo kulmon në librin e tij “Fjalor frazeologjik i Dibrës”,një libër me vlera për gjurmimin e fjalës së rrallë,të shprehjeve frazeologjike,duke dëshmuar  seriozitet dhe vëmendje të veçantë ndaj traditave  dhe pasurisë së gjuhës shqipe,sidomos në trevën e Dibrës.Puna e tij si mësues,por edhe kujdesi për të mbajtur shënim e për ta ruajtur gjithçka të shënuar,ka sjellë që ,me kalimin e viteve ,këto fjalë të gjejnë vendin e duhur e të kodifikohen dhe sistemohen në një fjalor të një formati të tillë, që bie në vëmendje mundësitë e pashtershme të gjuhës shqipe  dhe nxit edhe studiues të tjerë  për të hulumtuar për të,ky fjalor është një ndihmesë e  shquar edhe për shkrimtarët,prozatorët,për të gjetur kontekste të pafundme shprehjesh e nocionesh, si mundësi përdorimi në tekstet e krijuara.

Vepra e Bucit dallohet për qartësinë e shprehjes,planin e qartë të ndërtimit të saj,harmoninë e strukturës dhe thjeshtësinë e përdorimit të saj,pa artifice;kjo se ai e njeh mirë gjuhën e popullit me të cilën është marrë mbi 40 vjet dhe me të ka ushqyer pasionin e tij letrar.Ndaj fjala e tij është vazhdimisht e ngjyrosur me emocionin e saj më të plotë në ngjyrimin e saj të natyrshëm popullor dhe merr gjithnjë konotacione të mirëfillta,duke kristalizuar në personalitetin e tij krijues një origjinalitet të spikatur,e rëndësishme kjo për çdo njeri të penës që nuk ndjek modën, por ecën me fuqinë e talentit të vet,duke parapëlqyer temat që i shkojnë më për mbarë,larg çdo sofistikimi e manierizmi për të krijuar një paraqitje të sforcuar  të modernitetit fals.

Këtë e dëshmon më së miri poezia e tij,e përbërë në disa vëllime, e cila dallohet për tematikën e larmishme, që kulmon me vëllimin më të fundit me titull:”Shenjtëria”.Poezia e Bucit ka një vrull interesant malli dhe dashurie për vendlindjen,ajo agjiton estetikisht dhe frymon me ndjenjën e përkushtimit ndaj njerëzve,ndaj traditave,ndaj së kaluarës heroike,me një adhurim për brezat,për vlerat e tyre të burrnisë,të Karareve,të mikpritjes e të meçurisë të kultivuar në odat dibrane dhe të sprovuar  në momente kulmore të jetës.

Poezia e tij  dallohet për ritmin dhe forcën e tij,prej nga duket se burojnë përrenjtë malorë dhe ujëvarojnë stinët në bjeshkët e larta që poeti aq shumë i do dhe sjell peizazhin e tyre në vargje plot relieve malli e dashurie.Si një poet që do t`i ngjajë vetes dhe askujt,Buci e ka përthithur melodinë e vargut popullor,prandaj vargu i tij përshkohet nga një epitet goditës me frymëmarrje adhurimi e përbetimi në të bukurën,në të madhërishmen, por edhe në thjeshtësinë e jetës dhe kënaqësinë që jep jeta përmes thjeshtësisë.

Mevludi është pasradhës i një familje  shumë patriotike.Stërgjyshi i tij, Hoxhë Buci, ishte një nga themeltarët e Lidhjes shqiptare të Prizrenit,mik i Abdyl Frashërit  dhe i Iliaz Pashë Dibrës.Ai zotëronte shtatë gjuhë të huaja dhe u vra në luftën e 27 shtatorit 1913në malet e Petrinës në Strugë, për të mbrojtur tërësinë tokësore të Shqipërisë.

Natyrisht kjo përbën një burim krenarie  dhe sillet si fakt për ta përmendur,si një shysë vetiake,por edhe si një prirje e brendshme e autorit për t`u ndalur gjatë në gjurmimet e traditave liridashëse të të parëve të tij,por edhe  të gjithë krerëve të Dibrës që luftuan kundër invazionit serb.Në krijimtarinë e këtij autori, vihen re një varg monofgrafish për figura të rëndësishme patriotike,disa të harruara ,që ai u jep zërin e kujtesës.Një varg librash monografikë si:”Një jetë në pavdekësi”,”Myftinia e Dibrës dhe Ruzhdi Lata”,”Qëndrestarët e Flamurit”,”Mexhit Capa dhe krahët e fisit” kulmojnë me librin e fundit monografik”Molla Bajram Buci-dritëshenjtëria për mëmëdhe”,ku Mevludi  sjell në mënyrën më të plotë të mundshme,kontributtin e këtij patrioti dhe martiri të atdheut,parë në njësfond të mpleksur historik në ndërthurjen e  saj me historinë e Dibrës dhe të Shqipërisë…Në këtolibra vihet re pasioni i studiuesit,korrektësia e shkencëtarit  në qërimin e faktit nga ngjashmëritë,e vërteta historike e plotësuar me referenca  dhe motivimi i arsyeshëm në shtjellimin e jetës së personazhit,larg euforisë dhe manipulimit.Kjo tregon se Buci është një studiues serioz dhe i përkushtuar dhe se puna e tij në gjurmimin e vlerave është rezultat i një përkushtuiimi dhe objektivi të qartë dhe jo rastësor.

Kjo punë e shumanshme dhe përkushtimi ndaj së bukurës dhe ndaj vlerave të jetës,sjellin para nesh,në këtë shtatëdhjetëvjetor të tij,profilin e një krijuesi dinjitoz,dashamirës,modest,fjalëpak që kërkon të flasë me veprën e tij,e cila e rendit atë në radhën e krijuesve dibranë më me zë,por jo vetëm.

Krijues i përkushtuar dhe me ambicje për të përsosur  më tej fjalën artistike atij do t`i shkoninmë së miri vargjet e Ndrec Mustafës, të thurura për të:”Mësues me zemër të artë/Mjeshtër i madh i penës/I përket shkollës dibrane?Akademisë së mendjes”…Urime mjeshtër në këtë 70-vjetor të ditëlindjes!...



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora