E enjte, 28.03.2024, 09:04 AM (GMT)

Editorial

Xhemal Ahmeti: Topopatët dhe bionikët

E marte, 23.02.2021, 08:08 PM


TOPOPATËT DHE BIONIKËT

Në mungesë të historisë si shkencë, romanet e publicistëve topopatë dhe biomaniak do të vazhdojnë të krijojnë psikoza rreth historisë dhe identitetit të shqiptarëve. Këta pretendojnë se pula është para vesë dhe atë ende pa verifikuar se ç’është pula: shpend apo kafshë e egër?! Sipas këtyre del të jetë kulçedër. Pse Kosova nuk bëri si gjitha shtetet komuniste, të cilat hulumtuan kohën e tyre nën diktaturën „komuniste“?

Nga Xhemal Ahmeti

Individuimi nuk është proces i lehtë. Për tu bërë Subjekt, habitus i afirmuar brenda një kulturosfere nuk të mjaftojnë as një a dy fakultete të kryera, as gjitha lidhjet e tarshëguara nga etërit funksionarë; as paratë e përvetësuara të fondeve ndërkombëtare për t’u bërë kapitalist nuk të iluminojnë për ta parë botën nga maja e olimpeve. Pa këto përfundon duke pasur mundësi ta shikosh botën vetëm me njërin sy nga zgafella katakombëse e injorancës. Për tu bërë Subjekt në vete - pra pa u thirrë e vepruar në sajë të biofijeve, fisit apo historisë së nahisë - të duhet përpos shpirtit të lirë, vendosshmërisë edhe dija e thellë, jo dija si informatë nga wikipedia apo duke lexuar kopertina librash, por ajo dije që të ka rezultuar si refleskion autonom pasi t’i kesh gëlltit ca tonelata tema, paradigma, ideologji, religjione e shumëçka që ofron biblioteka gjysmë e djegur e njerëzimit.

Këto lartë më rranë ndërmend gjersa lexoja shkrimin e Artan Mustafës: „Fadil Hoxha & co. në botën e post-vërtetës“ në Gazetaexpress. Ishte një reagim faktografik e i shkëlqyeshëm ndaj pasardhësve të Fadil Hoxhës, Xhavit Nimanit, Ymer Pulës, Xhevdet Hamzës e kompani. Këta bëjnë çmos që t’i rehabilitojnë etërit e tyre zyrtarë e jozyrtarë. Jo duke u fsheh pas termeve si „rrethanave të kohës“, ose pas „mosdijes dhe dobësisë së parardhësve“, të cilët me veprimet e tyre janë përgjegjës (jo për sistemin ndoshta) për krimet masive në njerëz të bindjeve e veprimeve ideologjikisht ndryshe dhe për dështimin e shumë proceseve historike që lanë Kosovën jashtë trungut të saj, por duke thënë se ata ishin në anën e drejtë të historisë - edhe si organizator vrasjesh masive. Edhe pse të njejtët ishin sekserët direkt të mashtrimeve jugollsaveshqiptare ndaj shqiptarëve.

Po të ishin këta të individualizuar as nuk do ta bënin këtë tendencë: ngase do ta dinin se historia nuk ndryshohet me gazeta, as me çmime për letërsi, as duke ligjëruar në ndonjë universitet jashtë, falë lidhjeve të vjetra, të mundësuara nga koha kur prindët gëzonin privilegjet e ish sistemit. Po të ishin këta humanoidë me etikë për tu veçuar nuk do silleshin njejtë me topopatët (lokalistët injorantë) e Gjakovës që po nuk u reagove do ta shpallnin një injorant pseudokomunist siç ishte Fadil Hoxha të barabartë me Skënderbeun- vetëm pse ishte gjakovar.

Floska popullore: „paj nuk mohohet baba“, nuk është infantile, por shumë e drejtë, por e keqkuptuar rëndë nga ata që jo që s’dijnë universalisht por as lokalisht, nuk njohin as peshën e thënieve folklorike të pleqve të katundit të tyre. Mosmohimi i babës nuk është burgu ku ti je i detyruar të kalosh jetën pas grilave. Përkundrazi është akti nëpërmjet të cilit t’i nis çlirimin - dhe këtu qëndron madhështia e proverbit , tek klithma hapëse „paj“- ngase ofron kushtin: që ti mos të falsifikosh qenien e tij, duke mos bërë çmos për ta ekspozuar hsitorinë e prindit apo gjyshit sikur të ishte ndryshe nga se ç’ishte vërtetë, ngase vetëm kështu ti mund të lësh shenjat e një indivualiteti të ri, një subjekti të çliruar nga egotunelet e ulëta para se t’u drejtohesh agorave me urtinë tënde.

Pjesa pozitive e shqiptarëve në ish Jugosllavi u përkon mësuesve, juristëve, shkrimtarëve, bujqëve, inxhinjerëve, policëve, por edhe shefave të udb-ës, të cilët bënin çmos të përfitojnë sa më shumë për ngritjen e kombit të tyre në nivelin e gatshëm për pavarësinë e mëvonshme, duke mbrojtur e shpëtuar sa më shumë njeriun dhe vlerat kombëtare nga sistemi. Brenda këtij pozitiviteti mirëpo nuk bëjnë pjesë assesi funskionarët me krime në trastë, as ata që ndëshkonin kah ecnin se në çdo vjershë shihnin rrëzimin e sistemit; në këtë tabor nuk bëjnë pjesë as informantët e urryer të cilëve edhe shefat e udbës ua kishin frikën ma shumë se shefit të LKJ-së. Këto kategori duhet të studiohen, atëherë kur shqiptarët të kenë Universitete. Atëherë as këta rehabilitantët nuk do jenë kështu por ndoshta të çliruar ose të izoluar se qesharak. Kur shqiptarët të kenë edhe historinë si shkencë e jo si roman idiotësh mbi luftërat e paqena, atëherë as UÇK nuk do ta njolloste veten aq rëndë duke i bërë mrashin gjatë varrimit një tipi si Fadil Hoxha dhe kastës së tij. Deri atëherë duhet demnatuar këtë psikozë të flasifikimit edhe të asaj historie që ende ka dëshmitarë okular.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora