E premte, 19.04.2024, 05:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Lumenj në Shqipëri

E enjte, 05.07.2007, 06:07 PM


Liqeni i Komanit

Lumi Drin
Lumi Drin është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare. Ai derdhet në Detin Adriatik, afër Lezhës dhe ne lumin e Bunës, degë qe u formua pas një përmbytjeje në shekullin e 19. Drini formohet afër qytetit të Kukësit me bashkimin e dy degëve kryesore të tij: Drinit të Bardhë që buron afër Pejës, Kosovë dhe Drinit të Zi që buron në Shën Naumi, Maqedoni. Drini ka prurje ujore prej 340 m³/sek [1], i dyti për nga kapaciteti pas Bunës. Për shkak të liqejve artificial të krijuar, si ai i Fierzës, Komanit, e Vaut të Dejës, një pjesë e Drinit është bërë i lundrueshëm. Megjithatë, përmbytjet në zonen e Lezhës janë të përvjetshme edhe sot e kësaj dite.

 

 

 

Lumi Buna

Lumi Buna

Lumi i vetëm i lundrueshëm në Shqipëri. Buron nga Liqeni i Shkodrës dhe pasi bashkohet me lumin Drin derdhet në detin Adriatik pak kilometra në veri të Velipojës. Është lumë fushorë i gjatë 44 kilometra dhe në grykëderdhje ka formuar një deltë te gjerë. Prurja mesatare vjetore e Bunës arrin 670m kub/sek, kjo e bënë këtë lumë të jetë ndër lumenjët me prurjen më të madhe në Mesdheun verior.

 

 

Drini i Bardhë

Drini i Bardhë
Lum që përshkon pjesën perëndimore të Kosoves, respektivisht Rrafshin e Dukagjinit. Drini buron nga një gurrë në Bjeshkën e Rusolisë, sipër fshati Katundi i Ri në vendin e ashtuquajtur Radavci (afer qytezes Burimi)ku krijon edhe një ujëvarë të bukur, para se të zbresi në rrafshira dhe bashkohet afër qytetit të Kukësit me Drinin e Zi për të formuar Drinin që në antikitetë njihet më emrin Drillon. Në territorin e Kosovës, Drini gjarpëron për 122 km në drejtimin veri-jug. Ai mbledhë me vete edhe ujërat e Lumbardhit të Pejës, Erenikut, e Lumbardhit të Prizrenit. Me një madhësi prej 4,646 km², bazeni i Drinit është më i madhi nga katër bazenet ujëmbledhëse të Kosovës.

 

 

Drini i Zi

Drini i Zi
Drini Zi: burimi nga Liqeni i OhritDrini i Zi buron nga burimi i Shën Naumit dhe rrjedha e tij kalon mes përmes Liqenit të Ohrit deri në qytetin e Strugës të cilin lumi e ndanë në dy pjesë. Urat e shumta që lidhin dy brigjet e Drinit të Zi i japin Strugës epitetin "Qyteti i Urave". Lumi rrjedh në veri në drejtim të qytetit të Dibrës në një zonë malore, ku pastaj e shënon një pjesë të kufirit Maqedoni - Shqipëri, për të kaluar pastaj në territorin e Shqipërisë. Në pjesën e Maqedonisë rrjedha e lumit është e ndërprerë nga dy liqene artificiale, të cilat shërbejnë për përfitimin e rrymës elektrike.
Pranë qytetit të Kukësit Drini i Zi bashkohet me Drinin e Bardhë duke formuar lumin e bashkuar Drini që ka derdhje në Detin Adriatik. Në ujërat e Drinit të Zi rriten një numër i madh peshqish si krapi, trofta, ngjala etj.

 

Lumi Mat

Lumi Mat
Lumi Mati buron në malin e Kaptinës (Shqipëri) dhe duke përshkruar një lugin me zgjerime e gryka mbi të cilat gjenden Hidrocentralet (Hidrocentrali i Ulzes dhe Hidrocentrali i Shkopetit) derdhet në Detin Adriatik. gjatësia e këtij lumi është 115km ndërsa prurja e ujit arrin vlerën mesatare vjetore prej 103m kub/sek.

 

 

 

 

Lumi Shkumbin

Lumi Shkumbin
Lumi Shkumbin buron në malin e Valamares (Shqipëri) dhe duke rrjedh nëpër një lugin të ngusht e reliev të thyer derdhet në Detin Adriatik. Gjatësia e këtij lumi është 181km ndërsa prurja e ujit arrin vlerën mesatare vjetore prej 61m kub/sek. Shkumbini është një ndër lumenjtë më të rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe që ndanë pothuajse në dy pjesë të barabarta Shqipërinë.

 

 

 

 

Lumi Valbona

Lumi Valbona
Lumi Valbona është për një gjatësi rreth 50 km. një nga lumenjtë më të rrëmbyeshëm në Alpet e Shqipërisë veriore. Lumi buron nga malet e rrethit të Malësisë së Madhe afër fshatit Rragam dhe kalon pas rreth dy kilometrash kufirin ndarës me rrethin e Tropojës. Pas disa kilometrash diku para qytetit Bajram Curri, ai kthen për nga fshati i Gashit dhe pas Bajram Currit vërshon djathtas drejt fshatit Llukaj, për tu derdhur më në fund në Liqenin e Komanit.

 

 

 

 

Lumi Vjosa

Lumi Vjosa
Vjosa është një lume, i cili buron në veriperëndim të Greqisë në Epir dhe derdhet në Shqipëri në Detin Adriatik. Në Antikë Vjosa njihej edhe me emrin Anio. Në veri të Greqisë përdoren shumë rallë edhe emrat Vojioussa dhe Vovoussa. Lumi rrjedh nga malet e Pindit në lindje të Janinës, kurse burimi gjendet në malin Mavrovouni. Rrjedha e tij vazhdon në drejtim të veriperëndimit për në Shqipëri. Lumi ka një gjatësi prej rreth 272 km, prej të cilave 80 km në territorin e Greqisë, kurse rreth 192 km brenda territorit të Shqipërisë. Vjosa lag zona me një sipërfaqe prej 6.706 km², 2.154 km² prej të cilave gjenden brenda kufijve të Greqisë, dhe 4552 km² brenda kufijve të Shqipërisë. Prurja mesatare e ujrave në grykëderdhje është rreth 204 m³/s. Në muajin prill prurja është rreth dhjetë herë më e madhe se në gusht. Lumi Vjosa, rrjedha e të cilit përshkon jugun e Shqipërisë, është dhe kufiri ndarës natyror midis rrethit të Fierit (në veri) dhe rrethit të Vlorës. Ai është një lum i lundrueshëm, pasi ai rrjedh kryesisht në zona fushore. Rrjedha e sipërme e lumit në Greqi kalon shpesh herë midis zonave malore me pyje. Një pjesë e tyre janë zona të mbrojtura natyrore dhe që i përkasin parkut kombëtar Vikos-Aoos, i cili shtrihet për rreth maleve Timfi (2.497 m. mbi nivelin e detit). Në këtë park, i cili është dhe parku i dytë më i madh i Greqisë jetojnë edhe sot arinj të kaftë. Përroi Voidomatis, një degë e Vjosës (Aoos) krijon grykën e Vikos, një grykë kjo tepër e mahnitshme. Duke pasur parasysh koefiçientin (0,82) të thellësisë (900 m.) me atë të gjerësisë (1100 m.), gryka e Vikos-Aoos vlen si gryka më e thellë në botë. (Ka zona në botë që janë më të thella por edhe më të gjera dhe anasjelltas). Kjo zonë quhet Zagoria dhe është e njohur jo vetëm si zonë për alpinizëm, por edhe për fshatrat karakteristike me shtëpi prej guri. Jo larg nga Konica brenda për brenda parkut kombëtar kalon edhe Vjosa (Aoos) në një grykë të ngushtë. Në Konicë ndodhet dhe një urë historike me harqe prej guri, e cila është ndërtuar mbi Vjosë. Prej këtu e tutje lumi shfrytëzohet edhe për qëllime ekonomiko-bujqësore. Dhe pikërisht pas Konicës lumi e kalon kufirin greko-shqiptar, pike kjo ku derdhet edhe përroi Sarantaporos, që vjen nga lindja. Sarantaporos shërben edhe si vijë kufitare greko-shqiptare për disa kilometra. Diku aty është ndërtuar edhe një pikë kalimi për persona civilë.
Peisazhi turistik lumor e sportiv i vjosës
Vend pushimi në të cilin gjenden burime ujore malore të cilat derdhen në lumin Vjosë në formë ujrash, të rrethuara nga një masiv pemësh. Është peizazh karakteristik ku ndërthuren natyrshëm bimësia barishtore, drurët pyjorë me bimësinë higro – hidrofile që gjendet përgjatë burimeve ujore në shtratin e lumit Vjose, habitat ku shprehen mirë të gjitha tipet e bimësisë. Gjatësia e kësaj lugine është 13 km dhe gjerësia 1 – 1.5 km. Në largësinë rreth 3 km nga qyteti Këlcyrës ndodhen Rrepet e Grykës, objekt që funksionon si pikë turistike. Peizazhi i drurëvë pyjorë i harmonizuar me burime të bollshme ujore ka vlera atraktive, estetike e ekoturistike. Përgjatë luginës Gryka e Këlcyrës gjendet burimi ujor Ujët e Zi, që ruan kaltërsinë edhe kur përzihet me ujërat e lumit Vjosë. Ky peizazh ka vlera mjedisore të pazevendësueshme, tepër çlodhës dhe rekreativ për vizitorët. Frekuentohet nga vizitorë vendas dhe të huaj.

Ishmi
Ishmi rrjedh përmes Shqipërisë Qendrore (74 km i gjatë; tab. 1-1; fig. 1-1; shih edhe fotot në pasqyrat 4-5 dhe 4-6),); sipërfaqja e pellgut është 673 km2 dhe lartësia mesatare mbi nivelin e detit 357 m. Ai formohet nga bashkimi i lumit të Tiranës, përrenjve Tërkuza dhe Zeza; delta e tij ndodhet në Kepin e Rodonit (Kabo, 1990-91). Prurja vjetore mesatare e Ishmit është 20,9 m3/s, me modul mesatar të rrjedhjes prej 31,0 l/s/km2. Prurja maksimale është 1’980 m3/sek. Sasia kryesore e lëndëve të ngurta që transportohen në det është 2 milionë tonë/vit. Ishmi ushqehet kryesisht nga ujëra sipërfaqësorë me mineralizim relativisht të lartë prej 461 mg/l. Temperatura e ujit luhatet nga 6,12oC në janar deri në 24,7oC në gusht. Ujërat e Ishmit përdoren për vaditje.

Lana

Lana
Lana është degë e lumit të Tiranës, i cili kalon përmes qytetit të Tiranës. Ai buron në pjesën perëndimore të Qafës së Priskës; është 29 km i gjatë, sipërfaqja e pellgut është 67 km2, lartësia mesatare është 179 m dhe pjerrësi prej 24 m/km. Në hyrje të Tiranës, Lana rrjedh në një kanal të sistemuar betoni dhe pastaj bashkohet me lumin e Tiranës në verilindje të Bërxullës nga ku formohet lumi i Ishmit.

 

 

 

Semani
Semani rrjedh në Shqipërinë Qendrore (fig. 1-1 dhe 4-1). Degët kryesore të tij janë: Devolli dhe Osumi të cilët bashkohen afër fshatit Kozarë (Berat). Ai është 281 km i gjatë, me pellg ujëmbledhës 5’649 km2 dhe lartësi mesatare mbi nivelin e detit 863 m. Pasi përshkruan fushën e Myzeqesë, shkarkon ujërat e tij në detin Adriatik, në jug të lagunës së Karavastasë. Përpara se të arrijë detin ai bashkohet me lumin e Gjanicës i cili përshkon përmes qytetin e Fierit. Duke marrë në konsideratë kushtet hidrometeorologjike, ujëmbledhësi i Semanit është më i varfëri nga të gjithë lumenjtë e Shqipërisë, lidhur me ujërat nëntokësorë. Gjithashtu, rreshjet janë të pakta, mesatarisht 1’084 mm/vit. Prurja mesatare shumëvjeçare është 95,7 m3/s. Reth 60% e ujit sigurohet nga ujëmbledhësi i Devollit. Ujëmbledhësi i Semanit përbëhet nga fusha bujqësore me mbulesë të pakët bimore që i nënështrohet një erozioni të madh. Sasia e lëndëve të ngurta që transportohen për në det nga Semani është afërsisht 31,2 milionë tonë/vit. Ujërat kanë mineralizim relativisht të lartë prej 440 mg/l. Temperaturat e ujit luhaten nga 6,8oC në janar deri në 25,5oC në gusht. Dega kryesore e Semanit, Devolli, buron nga shpatet jug-lindore të maleve të Moravës. Ai është 196 km i gjatë. Sipërfaqja e ujëmbledhësit është 3’139 km2 dhe lartësia mesatare 960 m mbi nivelin e detit. Prurja mesatare e Devollit është 49,5 m3/s, ushqehet kryesisht nga ujërat sipërfaqësore. Mineralizimi ujit është 390 mg/l.

Osumi
Osumi është degë kryesore e Semanit (pasqyrat 4-9 dhe 4-10). Ai është 161 km i gjatë, sipërfaqia ujëmbledhëse është 2’150 km2, lartësia mesatare 828 m, prurja mesatare shumëvjeçare 32, 5 m3/s dhe rrjedhje të pakta prej 17,5 l/s/km2. Uji ka mineralizim mesatar prej 345 mg/l (KMM/CEP, 1995-1996; AKM/NEA, 1997-1998).

Gjanica
Lumi i Gjanicës (pasqyra 4-10),  degë e Semanit, është lumi me ndotje më të rëndë në Shqipëri. Menjëherë pas burimit ai ndotet rëndë me mbeturina me origjinë nafte dhe nënprodukte të saj nga sipërfaqja naftë nxjerrëse e Marinzë–Patos dhe, gjithashtu, prej Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh. Duke kaluar mes qytetit të Fierit, përpara se të bashkohet me Semanin në të shkarkohen mbeturinat urbane, duke e bërë ujin e tij pa asnjë formë jete. Eshtë vlerësuar se çdo muaj në Gjanicë derdhen rreth 12'587-18’091 m3 mbeturina të lëngëshme me përmbajtje hidrokarburesh dhe vajra industriale (AKM/NEA, 1997-1998). Në këtë zonë, edhe vlera e BTEX (benzen, toluen, etil-benzen, ksilen) mund të jetë shumë e lartë. Krahas dëmit në florën dhe faunën natyrore ujore, përdorimi i ujit për vaditje dhe blegtori është me rrezik.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora