Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Çadra

| E diele, 21.02.2021, 10:04 AM |


Xhevahir Cirongu

ÇADRA

Sa  shumë shi që po bie

  këto ditë shkurti gri,

edhe vala e detit qante

sigurisht, një çadër të kishte çati.

I vesha këpucët si me ndrojtje,

dhe shallin me via hedhur pas qafe,

kjo ditë dimri me shi shkurti

ne bardhësi llohe bore na përshëndeti.

Sa çudi këto ditët e muajit shkurt,

me pandemi ogurzezë veshur mbi supe,

saqë edhe diellit ja mbylli syrin me re,

dhe me maska ecin rrugëve si me nge.

Ky shi i ftohtë i muajit shkurt

s’paska ndërmend që të pushojë,

saqë edhe shpirtin na i ftoj si akull

vetëm çadrat na lë mbi kokë  të lundrojnë.

Durrës, dt 11 shkurt 2021