Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Mësuesit vullnetarë në Malsi

| E diele, 21.02.2021, 09:21 AM |


MESUESIT  VULLNETAR  NE  MALSI,

...pishtarë të pashuar,të dijes e të kulturës në fshat.

Prelud -Për hir të vërtetës, jo vetëm duhet thënë ,por duhet pranuar,

se”armata” e Mësuesve të brezit tonë,punoi me përkushtim,me sakrifica dhe “nomadë”, nga treva në trevë ,nga fshati në fshat më të largët duke u bere pishtarë të dijes e të arsimit e të kulturës në fshat.

Sa me fëmijët ,nxënësit paradite në shkollë,aq e pasditeve në shkollën e mbrëmjes, të natës ,për të riturit ,me prindërit për mbarimin e shkollës 8-vjecare ,një punë e lodhshme,por e bukur në arsimimin e dy brezave.

Ata punuan me kembgulje edhe për reformen e zhdukjes te Analfabetizmit,ne procest e revolucionarizimit të shkollës,në evolucionin   gjuhësor  për formimin e gjuhës letrare kombëtare Shqipe,gjenezen  dhe pastrimit nga huazimet,mbledhjen e Fjalëve dhe shprehjeve të rralla të vjetra të shqipes ,krijimin e fjalorëve gjuhësore etimologjike ,që e konfirmuam me studimet tona të mirëfillta gjuhësore shkencore  në bazë në teren,,që nuk u përfillen nga institucionet përkates arsimore gjuhësore.

Arsimim,mësimi i dijeve në shkolla,ishte njëra anë e medaljes ,e punës ,përkushtimit  profesional,pasioni e detyrës,pasi nuk mbaronte këtu me oret e mësimit…

Mësuesit e fshatit,ishin pishtarë të kulturës të përparimit ,misionarë te qytetrimit,të përhapjes e zhvillimit të traditave patriotike ,kulturore dhe artistike,një detyrë,obligim dytësor e shoqëror i Mësuesve,një punë e papaguar,që merrte kohë e duheshin sakrifica,për emcipimin e të resë në fshat.

Sa për kujtese do të përmend ,levizjet kulturore ,artistike,ngritjen e Vatarave të kulturës,Muzeumet historike dhe etnografike në fshat,gjallerimit të jetës kulturore artistike,me ngritjen e grupeve amatore Estradës,të Teatrit ,të ansambleve muzikore,të këngeve e valleve popullore dhe të aktiviteteve të shumta sportive,spartakiadave e tjera,pa mbarim,sa me nxënësit aq me të riturit,si dhe aktivistë  shoqërore të organizatës të masave ,me Frontin,me Rininë ,me Gruan ,me Veteranët ,e tje.

-Pasi mbaruam shkollën e mesme pedagogjike në Tiranë,dolëm vullnetar për të shkuar në Malsin e Shqiperise( “ku ka nevoje Atdheu”),pa ditur se ku do të shkonim nga Kryeqyteti në fshatrat migjeniane,errësire,rrugë e pa rrugë dhe pa dritë elektrike me llambë vajguri,grënë e pa ngrënë e tjera sakrifica të panumurta për një jetëse minimale…

parantese   ...Do të përmend ,për pak kohë mësues në shkollën fillore,me klasa kolektive ,me 12 nxënes ,nga klasa e parë deri në të katër,në fshatin  Prush të Tiranes ,tre km larg kryeqytetit,mbrapa kodrës te Kombinatit te tekstileve .E pabesueshme por skadaloze ,ishte mbarimi i viteve’60,një gjendje e mjerueshme e fshatit,varfërim në kulm të fshatareve,se unë u rita e shkollave në Tiranë,papasur asnje dijeni per fshatin.Aty jo vetëm kam parë,por kam takuar e mësuar, me deshperim të madh shpirtëror nxenesit migjenianë ,”lulin e vocër”,jo vetem me cizma llastiku të cara por dhe zbathur në shi e në baltë,më vjen turp të tregoj.Si për të qeshur ,aty lashë dy palë këpucë gjatë rrugës me një baltë ngjitese,që mezi i shkulja këmbët.

dëshmi jetësore ... -“Odiseja” ime filloi në malsin e Mokrës të ”zezë” bashkë me të paharurin shokun dhe kunatin tim Andrea Palloj.në fshatrat e Proptishit,në Homezh ,Rodokal,me njerës bujare dhe nxënës inteligjente me zemër të madhe ,por me një fukarallëk të madh,të pabesueshëm..

Nuk do t’i haroj,familjet e Halil Menkshit,Gjata,Bizgjonet,Pengu,e tjerë...dhe ish nxënësit tim,si  Selman Bizgjoni ,më vonë mësues dhe drejjtor ne Homezh,sot në Tirane.Here pas here flasim me mall me të birin e Halilit,Kujtim Menkshi ,duke kujtuar Homezhin dhe burrta ,djalërinë homezhianet e mencur e minatorë te palodhur të hekurnikelit ne Cervenake dhe të qymyrgurit ne Homezh.

-Transferohem në rrethin tim,Korcë,por gjithnjë me shoqeronte në dokumentat e mija “motivi” vullnetar për në Malsi,megjithese e mbaruam stazhin e Malsisë në Pogradec.

Caktohem Mësuses në shkollën fillore të fshatit Nikolicë,rëzë malit tëGramozit,fshati i poetit popullor Met Fidani.Nuk e dija nga binte,por shefi kuadrit të arsimit në Korcë ,më tha se është pranë fshatit Dardhë,fshati  më i largëti Devollit apo i Korcës?!

Më vonë ,do te vazhdoj  Mësues në  fshatrat e rrjedhës të lumit Devoll,në Menkulas ,Poloskë Deri sa do të mbrija në “bazë” ku banonte familja, në Vishocicë.

-Por Mësuesin “vullnetar” do ta ndiqte pas “odiseja”,transferohem për një dekade,në shkollën e e re 8-vjecare  në fshatin kufitar të Trestenikut,nga ku kisha nxënes të talentuar,midis tyre, shkencëtarin e ri të Shqiperisë,në Japoni,Prof.Dr..Leonard Barollin(  kam shkruar gjatë për ta).

-Një detaj që nuk e harroj.Rrugës duke hyrë në fshat per te shkuar ne shkollë,më ndalon  patrulla e ushtareve kufitarë,se isha pa leje(Tresteniku fshat kufitar, duhej leje nga Dega e Brendshme Korcë) dhe më cojnë në Postën e kufirit Bllatisht,Qysh atje njoha dhe bëra shok Komndantin ,oficerin e ri  lab ,Neil Ruci,sot artist popullor Tiranë,i kënges polifonike,me të cilin shkuam në shkollë dhe ai bëri prezantim tim.

-Më falni ,nje episod,ishin vitet’80,per te qeshur dhe per te qare,per te cilen,paralajmerohem dhe suvejrohem nga operarivi i kufirtit,nga sigurimi,per se?!

Sepse kisha ftuar dhe shoqëruar në shkollë e me nxënësit e mij në Trestenik për të treguar për fshatrat shqiptare matanë kufirit,këta patriotë emigrantë ekonomike burrat e mencur  nga Vishocica ,të porsaerdhur nga SHBA,Adem Kasem (Hysii) Vishocica ,ish sekretar i Shoqatës Vatra dhe ndjeri i paharuari patrioti Sali Rusi (babai i të paharuarit prof.Ismet Rusit),nga Bostoni llogaritar i Fan Nolit,të ciliët ai ndiqeshin  dhe e suveroheshin  nga sugerimi(e mësova më von),sepse  vinin nga Amerika, sikur te ishin agjente  te CIA-s,ishte propoganda e sistemit komunist,ndaj emigrantëve e asaj kohe..

.Nejse,Ata i tregonin  nxënësve të mij per fshatrat shqiptare matan kufirit(25 fshatra shqiptare te treves te Devolli,në territorin e shtetit Grek) të marra paderjtesiht,të copetura nga trualli ynë, nga padrejtesiste e Fuqive te Medha te Europes,për t’ia dhëne shteteve fqinje .(histori reale e jetuar,kam shkruar shumë për këtë).

Nuk mund të mburem ,do thonë keta të rinjtë e sotëm se atëhere ai sitem ishte ,do bënit ju thoshin,se s’bën e do shkonit “atje ku ju thëriste Atdheu “!!.Po jo, të gjithë ,se kishim edhe nga koleget tanë, që nuk njohën shkolllë e fshat tjetër ,pa le Malsi,mësues vetëm atë të vendlindjes.Por kishte dhe më keq mësues “nomadë” që ishin martuar e kishin lindur fëmijët nëpër fshtrat  ku kishin qënë mësues ,si cifti i nderuar mësuesësh  të palodhur e të nderuar ,si ..Qaska e Muharem Bejeleri ,nga Treska,Trebicka  deri në Koshnicë ,e shume te tjere.

Pa mburje ,në shkrimë jetën tonë të re .në moshën më të bukur të rinisë në fshat,dhe arritjet qenë të dukshme e të përparueshme në pak dekada,në të gjithat fushat e arsimit e të kulturës ,në paradoks me gjendjen ekonomike ,varfërimin e fshatarëve dhe prapambetjes të infrastruktures në fshat.Kam kënaqesine të rrëfej  me modesti,se sa te përkushtuar e me pasion kemi punuar Mësues në fshat,po  aq i obliguar,pas mesimit kam qëne aktivist i palodhur shoqeror me rininë ,sekeretar i rinisë në trevën e Devollit për 15 vjet,në aksione lokale e Kombetare,si në hekurudha,ashtu dhe në taracimet në Ksamil,Sarande .

Ndërsa me keqardhje,për ngushellim ,fryti i punës tonë me pasion ,në tre-katër dekada ,për edukimin me dije të brezave të rinj,u shpërblye me pension minimal (turp e fatkeqësi nga “ligjet absurde të demokracisë”).

mbyllje- Si refren ,mbeta tërë jetën Mësues Vullnetar për të shkuar e punuar në Malsi .E dini ,në vitet ‘80 u rishfaq prap lëvizja  dhe përfundimisht ,caktohem në lista me gjithë me familje e fëmijë,jo beqar  ,kësaj rradhe për të shkuar në rrethet  Veriut ,Mësues vullnetar ,pasi kisha mbruar edhe dy Universitete,por për cudinë fatit ,nuk u realizua kjo dëshirë,

Por që e vazhdoi vajza ime Dëshira,e cila pasi mbaroi Universitetin e Tiranës,shkoi e punoi  mësuese Historie në shkollëne e mesme,në Bozhigrad-Miras.

Aspirata ime ,ishte të shkoja të punoja Mësues në Kosovë,për të shpënë në fund ,amanetin e Babait tim,vullnetar në Brigadat partizane për clirimin e Kosovës.

.Pa u zgjatur se më vjen rënde ,jane pak të thëna,por reale,per veten time,por për të përgjithësuar punën e palodhshme të atyre qindra e qindra pishtarëve të pashuar të dijes e kulturës në fshat.

-”Odiseja”e shkollave të mija,mbaron me ardhjen ne Amerikë familjarisht në vitet’90,student në shkollën për anglisht kallic “Adult Edukation Waterbury” në shtetin e Connecticut SHBA.

Ndejehemi  krenar ,megjithese pak të lodhur,se kemi punuar me pasion e vetmohim,zoti të na i dije,se shpërblimin ,vlersimin tonë na i i kanë dhënë e shprehur me respekt  ish nxënësit dhe studentët tanë të dashur e të paharuar, kudo që ndodhen,në Shqipëri e në Botë.

@-Luan Kalan,SHBA.

ish Mësues në Shqipëri