E premte, 29.03.2024, 09:48 AM (GMT)

Speciale » Namani

Namani & Sallahu: Mërgata dhe roli i saj në zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare gjatë viteve 1970-2000

E diele, 21.02.2021, 05:00 PM


Mërgata dhe roli i saj në zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare gjatë viteve 1970-2000

Nga Dr. Qazim Namani & Ma. Emin Sallahu

Shtetet perëndimore, dy dekada pas Luftës së Dytë Botërore, u zhvilluan shumë në aspektin ekonomik. Disa nga këto shtete nënshkruan marrëveshje me ish Jugosllavinë, për dërgimin e punëtorëve sezonal në këto vende.

Në fillim të viteve të 70-ta, të shekullit XX, për shkak të kushteve të vështira ekonomike e sociale, filloj shkuarja e shqiptarëve nga Ish Jugosllavia, për punë të përkohshme në shtetet e ndryshme të perëndimit.

Shkuarja e kësaj vale të emigracionit shqiptar, krijoj kontakte dhe bashkëpunim me emigracionin e mëhershëm nga të gjitha trevat shqiptare që ishin larguar para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, ku pjesa dërmuese e tyre jetonin në Turqi, Sh. B. A. dhe shtetet perëndimore.

Aktivitetet e Federatës Panshqiptare “Vatra”, Në New York, nëntor 1969.[1]

Pas Luftës së Dytë botërore në Sh B A, ishin koncentruar elita më përparimtare e shtresës intelektuale shqiptare. Këta emigrant shqiptar ishin mobilizuar për ti zgjeruar aktivitetet e tyre politike dhe kulturore pranë Federatës Panshqiptare “Vatra” në New York. Përveç lidhjeve që i mbanin me shoqëri tjera shqiptare në vendet tjera, kjo federatë mbante lidhje të ngushta edhe me arbëreshët e Italisë. Aktivitetet kombëtare të kësaj federate, tani më kishin arritur nivelin e institucioneve kombëtare, që organizonin edhe simpoziume shkencore për çështje albanologjike. Në vitin 1969, kjo federatë organizoj simpoziumin ndërkombëtar tre ditor duke filluar me datën 28 e deri me 30 nëntor. Ky seminar i bashkojë të gjithë emigrantët shqiptar të tre bashkësive fetare, dhe elitën intelektuale nga të gjitha shtetet e huaja ku vepronin shoqëritë shqiptare. Në këtë seminar u trajtuan shumë tema nga kultura, trashëgimia dhe historia kombëtare shqiptare.[2]

Pa dyshim se në mes të migracionit të hershëm dhe rrymës së re u shkaktuan edhe fërkime ideologjike. Mospajtimet më të shpeshta ishin rreth dukjes së flamurit kombëtar, që duhej ti bashkonte të gjithë. Shtresa e emigracionit më të hershëm kërkonte që flamuri kombëtar të ishte pa Yllin pesëcepësh, ndërsa vala e re e përdorte flamurin zyrtar të Republikës së Shqipërisë.[3] Pas viteve 70-ta, dhe shoqatat e emigrantëve nga Kosova që e kundërshtonin dhunën e pushtetit jugosllavë, filluan ta përdorin flamurin kombëtar pa yll.

Më qenë se mërgata shqiptare nga Kosova dhe viset tjera të Jugosllavisë,ishin punësuar sipas marrëveshjes ndërshtetërore në mes të Jugosllavisë dhe shteteve perëndimore, për çdo aktivitet që bënin, ishin në kontroll të plotë nga shërbimi shtetëror jugosllav. Këta punëtor u ballafaquan me shumë pengesa, izolime e shantazhe, nga UDB-ja dhe agjentët e shumë jugosllav që vepronin në shtetet perëndimore. Edhe përkundër këtyre masave nga shteti jugosllav, kjo shtresë e migracionit u mobilizua për të formuar celulat e para rreth organizimit kombëtar, duke e njoftuar opinionin ndërkombëtar për cenimin e të drejtave elementare të shqiptarëve në ish Jugosllavi.

Roli i mërgatës tonë në vitet shtatëdhjeta të shekullit XX, për zhvillimin e arsimit dhe kulturës në Kosovë është shumë i madh. Në fillim të viteve shtatëdhjeta, mërgata e jonë në përgjithësi ishte fuqi e punëve të rënda fizike sezonale në ndërtimtari të ulët dhe të lartë. Në këtë periudhë ata shkuan pa familjen e ngushtë, dhe në familje ktheheshin vetëm gjatë stinës së dimrit. Popullata e jonë që u punësua, për të kryer punë sezonale në shtetet gjermano folëse si Gjermania Perëndimore, Austria dhe Zvicra krahas punës përfituan njohuri të reja për zhvillimin ekonomik, arsimor dhe kulturorë të shteteve evropiane. Këto njohuri filluan që ti sjellin në vendlindjet e tyre duke e ndërruar mënyrën e punës dhe jetesës në familjet shqiptare.

Shiberi[4]

Në fillim nga teknika radiofonike ata sillnin në familjet e tyre Radio të ndryshme, Magnetogona, Televizora, Fotoaparate, Diktafona etj. Nga mjetet konkretizuese për nxënës dhe student në familjet e tyre sillnin lapsa, ngjyra të cilësisë së lartë, Shibera (vizore milimetrike për llogaritje matematikore që është përdorur para zbulimit të kalkulatorëve), më pas Kalkulatorë, Rapitografë, instrumente muzikore, makina të shkrimit, çanta cilësore për bartje të literaturës, etj. Nga teknika e punimit të tokës sillnin vegla të ndryshme të punës, duke filluar nga ato më të imëtat e deri te mjetet motorike. Me parat e kursyera filluan që të blejnë traktorë  për livrimin e tokës, makina tjera e deri te kombajnat për korrje e fshirje të grurit, elbit dhe tërshërës. Me kontributet e tyre brenda një dekade fillojë teknologjia më modern e kohës ta zëvendësojë fuqinë punëtore dhe kafshët që deri në ato vite shfrytëzoheshin për punë të ndryshme bujqësore me mjete tejet primitive.

Punëtorët tanë të punësuar në diasporë, përveç familjes së ngushtë, ata përkujdeseshin dhe për të ndihmuar edhe një rreth shumë më të gjerë familjarë. Në familje filluan të sjellin gardërobë perëndimore, veshmbathje perëndimore, orendi kuzhine e deri te veturat për familje që ndikuan dukshëm në ngritjen e standardit të jetesës në familjet shqiptare. Përveç të gjitha këtyre ndihmave ata u bënë shtylla kryesore në familjen e gjerë për shkollimin e gjeneratës së re, në shumë raste axha, paguante të gjitha shpenzimet për shkollimin e nipit, dajës, mikut etj, duke kontribuar shumë në ngritjen dhe arsimimin e rrethit familjar. Siç shihet mërgata e jonë në vitet shtatëdhjeta të shekullit XX, bëhet shtylla kryesore  e zhvillimit të ekonomive familjare, duke sjellë fonde monetare dhe mjete ekonomike ne familjet e tyre. Përveç familjeve të tyre ata e ndihmuan edhe Kosovën pas fitimit të Autonomisë së Kosovës 1974, dhe krijimit të Bankës së Pavarur Ekonomike të Kosovës, duke i deponuar kursimet e tyre në këtë bankë. Falë kontributit të mërgatës sonë, fillojë të ndryshojë standardi, stili i jetesës, i veshjes, ndërtimit të objekteve të banimit,  dhe  mënyrën e punës në ekonomitë familjare.

Është me rëndësi të ceket se: Bashkësia për Arsim dhe Kulturë që vepronte në Prishtinë, fillojë të interesohet për hapjen e shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe, për fëmijët e punëtorëve shqiptar në diasporë. Shkolla e parë e këtij lloji në gjuhën shqipe është hapur në Gjermani, në Landin e Nordrihein Westwalisë, përkatësisht në qytetin Euskrichen. Në këtë shkollë mësimi në gjuhën shqipe fillojë nga data 21 prill të vitit 1975.[5]

Përveç hapjes së shkollave në gjuhën shqipe për fëmijët e punëtorëve tanë në diasporë, u hapën edhe shkolla për organizimin e arsimit të mesëm profesional. Qendra arsimore Enti për Punësim në Prishtinë (Universiteti i Punëtorëve në Prishtinë), e hapi paralelen për arsim të mesëm profesional gjatë viteve 1977/78, në Treusdorf. Në këtë paralele u përfshinë 60 punëtor, dhe funksionoj deri në vitin 1979.[6]

Prej mesit të viteve shtatëdhjeta e deri në vitet tetëdhjeta, një numër shumë i madh i shqiptarëve që kishin filluar punën si punëtorë sezonal, filluan të punësohen në fabrika të ndryshme dhe të marrin kontrata të punës së përhershme. Kjo kategori e punëtorëve, filluan që të marrin në vendbanimet ku jetonin edhe familjen e ngushtë të tyre. Punëtorët tanë të punësuar në fabrikat e tekstilit, në mica dhe veshje të ndryshme të vendosin simbole kombëtare si: flamurin kombëtar në mica me ngjyrë të kuqe, shqiponjën dykrenore, portretin e Gjergj Kastriotit , dhe simbole tjera që identifikoheshin me identitetin kombëtar. Deri në vitin 1981, këto veshje filluan që ti sjellin edhe në vendlindjet e tyre në Kosovë.

Në këtë periudhë për ta ndihmuar diasporën tonë, fillojnë të dërgohen mësues për mësim plotësues në gjuhën shqipe, të organizohen në klube dhe shoqëri të ndryshme kulturore, fillojnë të dërgohen libra për fëmijët në diasporë. Këto klube luajtën rolë shumë të rëndësishëm për organizimin e tubimeve me karakter kulturor, organizimin për festa të ndryshme, ku bartës të aktiviteteve kryesisht ishin mësuesit dhe nxënësit e familjeve shqiptare.

Aktivitetet e klubeve shqiptare në diasporë, në vazhdimësi ishin në shënjestër të konsullatave të ish Jugosllavisë, e sidomos në ato qytete të mëdha ku konsujt ishin të nacionalitetit serbë, malazez, maqedonas dhe boshnjak.

Pas demonstratave të studentëve që shpërthyen në Prishtinë më 11 mars të vitit 1981, punëtorët tanë të mobilizuar në klube shqiptare, në bashkëpunim me aktivistët politik shqiptar që vepronin në diasporë, i filluan protestat nëpër rrugët e qyteteve të mëdha evropiane dhe në kontinentet tjera, për tu solidarizuar me studentët në Prishtinë. Protestat e shqiptarëve vëzhgoheshin nga shërbimet sekrete jugosllave dhe shumë aktivist dhe veprimtar të klubeve shqiptare, gjatë vizitave që i bënin vendlindjes dhe të afërmve të tyre pas vitit 1981, arrestoheshin dhe dënoheshin për kinse propagandë kundër Jugosllavisë. Shumë nga punëtorët tanë pasi i vizituan vendlindjet u burgosën, u dënuan dhe i humbën vendet e punës në diasporë. Pjesa tjetër e aktivistëve politik dhe anëtarëve të klubeve shqiptare që kishin marrë pjesë në protesta apo ishin solidarizuar në çfarëdo mënyre me protesta dhe nuk i përfillën udhëzimet e konsullatave, u ndoqën dhe për më shumë se 20 vite, nuk patën mundësi që ti vizitojnë vendlindjet e tyre, sepse ishin të regjistruar për tu arrestuar nga policia serbe.

Gjatë protestave të shqiptarëve në diasporë zakonisht dominonin parullat për barazi me kombet tjera në ish Jugosllavi, si dhe parulla për avancimin e të drejtave të shqiptarëve për ta njohur Republikën e Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe fillon të krijohet edhe elita e parë krijuese intelektuale, të cilët i filluan aktivitetet e tyre me institucionet kulturore dhe akademike te vendeve ku ishin vendosur, vendlindjen dhe me ambasadat e Shqipërisë. Shtresa intelektuale e re krijojë raporte të mira edhe me migracionin e më hershëm shqiptar, dhe shpesh herë së bashku organizonin edhe festat kombëtare shqiptare.

Emigrantët e rinj që kishin kërkuar strehim politik në shtetet perëndimore, e themeluan Lëvizjen Kombëtare të Shqiptarëve të Kosovës. Kjo organizatë në fillim e kishin krijuar edhe Kartën e tyre të identitetit, duke e përdorur stemën dhe Yllin pesëcepësh mbi shqiponjë. Pas protestave të studentëve në vitin 1981, kjo lëvizje  më 17 shkurt të vitit 1982, doli me një komunikatë, që përmbante njëmbëdhjetë pika, dhe e kishte për qëllim formimin e republikës Shqiptare, duke i përfshirë të gjitha territoret shqiptare në ish Jugosllavi. Kjo organizatë e nxori edhe organin e saj zyrtarë “Zëri i Kosovës”.[7]

Ndër liderët kryesor shqiptar që i filluan protestat në diasporë për tu solidarizuar me studentët shqiptar në Prishtinë ishin: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.

Kartë e identitetit të shqiptarëve nga ish Jugosllavia, që migruan në shtetet Perëndimore dhe komunikata e Lëvizjes Kombëtare të Shqiptarëve të Kosovës, të datës 17, shkurt 1982.[8]

Pas demonstratave të studentëve shqiptar në vitin 1981, përveç intelektualëve të shquar në Kosovë, filluan që nga shërbimet e UDB jugosllave të ndiqen edhe aktivistët më të shquar të lëvizjes kombëtare shqiptare në diasporë.

Nga emigrantët shqiptar që në vitet shtatëdhjeta të shekullit XX, shkuan nga Kosova, sidomos u shquan vëllezërit Jusuf dhe Bardhë Gërvalla dhe Kadri Zeka, të cilët kishin kërkuar strehim politik në Gjermani në vitin 1979. Si të rinj dhe të arsimuar dhe edukuar  mirë në frymën kombëtare, këta zhvilluan aktivitete të gjëra kulturore dhe patriotike, duke i grumbulluar rreth vetes figurat më të shquara që punonin për çështjen kombëtare. Jusuf Gërvalla si ish gazetar i Rilindjes, që kishte punuar në rubrikën e kulturës, veç tjerash ishte edhe poet, përkthyes, këngëtar dhe intelektual i kohës, që shpejt u bë i njohur, duke u bërë njeriu më i admiruar në mesin e emigrantëve shqiptar nga Kosova. Me iniciativën e tij si gazetar më përvojë dhe dije, ky grupim i ri, filluan të nxjerrin publikime, të shtypin afishe dhe publikime me përmbajtje kombëtare, ku si tema kryesore i kishin të drejtat e shqiptarëve në ish Jugosllavi. Sidomos pas demonstratave të studentëve në vitin 1981, me punën e tyre ky grup u shqua për profesionalizëm dhe propagandë kundër regjimit serbë, dhe dhunës së ushtruar ndaj studentëve shqiptar në Kosovë.. Aktivitetet e tyre i shqetësuan shërbimet sekrete jugosllave, andaj UDB-ja e organizoj vrasjen e tyre me 17 janar të vitit 1982.[9]

Nxjerrja e Gazetës , “Zëri i Kosovës”, dhe shkresa dërguar Parlamentit Evropian, për dhunën  e policisë serbe ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.[10]

Lëvizja Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës përveç publikimeve që i bënte në gazetën “Zëri i Kosovës”, aktivistët e saj përgatitën edhe Projekt Rezoluta, që i dërguan Parlamentit Evropian në Strasburg dhe Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.

Aktivitetet kulturore të shqiptarëve që tani kishin marrë hovë në fund të viteve shtatëdhjeta filluan të shtohen sidomos në përkrahje të studentëve në Kosovë, filluan të organizohen demonstrata në diaspore, për përkrahjen e kërkesave të studentëve në Prishtinë. Aktivitetet e shqiptarëve nuk pushuan as në shkolla e as në klubet shqiptarëve. Edhe pse këto aktivitete tani më ishin në vëzhgimin e shërbimit jugosllav, ato nuk ndaleshin, por organizonin koncerte, tubime dhe gara mes nxënësve të shkollave plotësuese në gjuhën shqipe.

Në këtë periudhë tani më shumë studentë dhe punëtorë të arsimuar në Kosovë kishin dalë të jetojnë në shtetet perëndimore. Kjo kategori mbante lidhje të ngushta me elitën intelektuale në vendlindje, te shumë familje dërgohej shtypi i përditshëm nga Rilindja, dërgoheshin libra nga Prishtina. Këta intelektual të vendosur për të jetuar në shtetet perëndimore evropiane, i krijuan lidhjet edhe me shtetin amë Shqipërinë e sidomos me ndërmarrjen e shpërndarjes së librit në Tiranë. Në bashkëpunim me ambasadat shqiptare u furnizuan me literaturë nga Tirana për kulturën dhe identitetin e shqiptarëve.

Me qëllim të sensibilizimit të çështjes kombëtare, përkatësisht të arsimit, kulturës, muzikës, poezisë, arkitekturës, u organizuan koncerte, ekspozita dhe seminare për ta prezantuar kulturën tonë në shtetet perëndimore. Një ekspozitë të tillë e organizoj edhe Enver Hadri në Belgjikë. Përveç shumë poetëve dhe letrarëve të ftuar nga Kosova, u hap edhe ekspozita për kullën shqiptare si objekt banimi. Kjo ishte ekspozita e parë e këtij lloji në Belgjikë, ku para publikut belg paraqitej tradita e mjeshtrit tonë popullorë gjatë sundimit osman.[11]

Aktivistët e Lëvizjes kombëtare për çlirimin e Kosovës kishin krijuar, bashkëpunim të mirë edhe me shtetin amë Shqipërinë. Në bashkëpunim me Partinë e Punës së Shqipërisë, filluan që Gazetën “Zëri i Kosovës”, ta botojnë edhe në Shqipëri.

Enver Hadri, i cili i kishte theluar mjaftë shumë aktivitetet e tij kulturore dhe politike në Belgjikë. Pas valës së shqiptarëve të përndjekur në vitet 90-ta, më 3 korrik 1987, e kishte themeluar kooperativën Belgo-Shqiptare, me qëllim që të ju ofrojë ndihmë të gjithë të rinjve që kërkonin strehim politik në vendet perëndimore.[12]

Për shkak të aktiviteteve të tij në diasporë UDB-ja me 25 shkurt 1990, e kishte organizuar vrasjen e tij shume profesionale, me një plumb, kur Enveri ishte në veturë duke pritur në dritën e kuqe të semaforit afër shtëpisë së tij ku banonte.[13]

Organi i Rezistencës kombëtare të Kosovës, “Zëri i Popullit”, dhe Themelimi i Kooperativës Belgo-Shqiptare.[14]

Sidomos pas suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989, u shtuan aktivitetet kombëtare në shoqëritë kulturore artistike që vepronin në diasporë.

Më 10 qershor 1989, Shoqëria Kulturore Artistike që vepronte në Lubjanë, e nxori numrin e parë të revistës së pavarur ‘Alternativa”, kjo revistë më vonë u quajt “Republika”.[15]

Dalja e kësaj reviste i kishte shqetësuar  instancat më të larta të shtetit jugosllav. Për daljen e kësaj reviste duke e konsideruar si të rrezikshme, dhe për këtë akuzohej Sllovenia, se kinse po kontribuon në shkatërrimin e Jugosllavisë.[16] Për daljen ëe kësaj reviste kontribut të madh dhanë edhe disa nga intelektualët e shquar slloven.  Kjo shoqërio kulturore në ato vite organizojë disa konferenca dhe takime për çështjen shqiptare. Në këto konferenca e simpoziume morën pjesë intelektualët më të shquar shqiptar nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora shqiptare.

Shoqata Kulturore Shqiptare, “Migjeni”, dhe Revista Alternativa-Republika, Lubjanë, Slloveni.[17]

Në fillim të viteve 90-ta kur filloj vala e emigracionit të ri nga Shqipëria, drejtë shteteve të perëndimit, u shtua dukshëm numri i intelektualëve shqiptar që e ngritën zërin kundër padrejtësive shekullore të shqiptarëve. Kjo valë e emigracionit që kishte marrë me vete shumë intelektual, artist, shkrimtare profesione tjera shumë shpejt u bënë zëdhënës të çështjes shqiptare në përgjithësi. Ndër intelektualët më të shquar shqiptar që migruan në ato vite, pas dyshim se ishte shkrimtari jonë i njohur Ismail Kadare. Ismail Kadare u vendos në shtetin Francës, i cili me veprat e tij letrare dhe vështrimet dhe analizat për çështjen e pa zgjidhur shqiptare në ish Jugosllavi, tërhoqi vëmendjen e elitës më të famshme politike, kulturore, artistike dhe historike në Evropë.

Qendrat kulturore shqiptare në diasporë në bashkëpunim me mësimdhënësit shqiptar, dhe aktivistë në mërgatën tonë, me moton ndihmë arsimit shqip në Kosovë, filluan të organizojnë koncerte në shtetet evropiane, dhe mjetet e fituara i dërgonin në vendlindje për ta ndihmuar arsimin paralel që zhvillohej në Kosovë.[18]

Gjatë kësaj periudhe, kur Serbia ushtronte dhunë ndaj popullatës shqiptare në ish Jugosllavi, nxënësit e familjeve shqiptare që i vijonin mësimet në shkollat me mësim plotësues në gjuhën shqipe, për tu solidarizuar me popullatën dhe moshatarët e tyre në vendlindje, përgatitën ekspozita me fotografi me tema të ndryshme nga vendlindja dhe kultura shqiptare në përgjithësi. Njëra ndër ekspozitat e tilla me tri tema të ndryshme është organizuar edhe nga nxënësit e shkollës shqipe në Dusseldorf.[19]

Në vitet e 90-ta diaspora ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në çlirimin e Kosovës nga regjimi serb, sidomos ndihmat financiare ishin burimet kryesore për vendin nëpërmjet fondeve ndihmuar institucionet e pavarura dhe familjet në vendlindje. Në anën tjetër  nga presionet e policisë dhe pushtetit serbë, me qindra mijëra shqiptar u detyruan që ta braktisin Kosovën, për të gjetur strehim politik në shtetet perëndimore. Kjo valë e migracionit kryesisht përbëhej prej të rinjve, dhe qifte të reja që i humbën vendet e punës, dhe shpresën për ekzistencë në vendlindje.

Me aktivitetet e klubeve shqiptare,  mësimdhënësve dhe nxënësve shqiptarë të përfshirë në shkollat shqipe u ofruan liderët tanë politik dhe intelektualët e njohur shqiptar që tani ishin strehuar në shtetet Evropiane.

Këto aktivitete po i ilustrojmë me anë të dy fotografive, marrë nga libri “Urë Atdheu” shkruar nga Çerkin Bytyqi.  Në foton e parë, Ministri i arsimit të Kosovës, Dr. Muhamet Bicaj, politikani Arbër Xhaferi, mësuesi Pal Përgjoka, dhe veprimtari Muhamet Latifi, më rastin e manifestimit të 10-vjetorit të hapjes së shkollës shqipe në Dusseldorf.  Në foton e dytë, shkrimtari jonë i njohur Ismail Kadare, në mesin e disa mësimdhënësve në Nordrhein Westwali të Gjermanisë.[20]

Enver Hadri në Bruksel e kishte radiostacionin e tij të quajtur “ Ylliria”, i cili jepte të dhëna për shqiptarët në gjuhën belge. Veprimtarinë në lokalet e radiostacionit përcilleshin mjaftë shpesh nga shërbimet sekrete jugosllave.[21] Po ashtu edhe me iniciativën e tij, në vitin 1994, në Bruksel ishte themeluat Lidhja e Historianëve shqiptarë për diasporë që e kishte nxjerrë edhe buletinin informativë.[22]

Hapja e Radiostacionit “Illyria” dhe Formimi i Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në Diasporë[23]

Mërgata shqiptare në Bruksel,  në vitin 1995, e kishte organizuar edhe një simpozium ndërkombëtar për çështjet shqiptare, me temën: “Shqipëria në Rrjedhat e Historisë”. Konfirmimin me shkrim, për pjesëmarrje në këtë simpozium shkencorë , e kishin bërë kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, prof Shaban Demiraj, dhe kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Akademik Idriz Ajeti. Këtë simpozium shkencor e mbështeti edhe ministri i arsimit të Kosovës në diasporë, prof. Dr. Muhamet Bicaj, i cili premtojë botimin e temave që do të paraqiteshin në këtë simpozium shkencorë.

Edhe pse ishte konfirmuar me shkrim pjesëmarrja e akademikëve shqiptar nga Kosova, ata nuk shkuan në Bruksel, andaj në momentet e fundit dështoj mbajtja e këtij simpoziumi[24]

Simpoziumi ndërkombëtar, “Shqipëria dhe rrjedhat e historisë”, Mbajtur në Bruksel[25]

Në këto rrethana për ti përballuar sa më lehtë vuajtjet e të përndjekurve, në shtetet perëndimore popullata shqiptare ishte mobilizuar për ndihmë dhe pritjen e të përndjekurve nga regjimi serbë. Mërgata e jonë përmes shoqërive kulturore dhe aktivistëve të shumtë, filluan organizimin e mbledhjeve të fondeve me qëllim që të përballohej sa më lehtë përkrahja e shkollave dhe arsimit paralel me pushtetin serbë në Kosovë. Për tu arritur një organizim sa më i mirë u themelua qeveria e Kosovës që ishte themeluar në diasporë, për ti përballuar sistemit të dhunshëm serbë. Nuk ka dyshim se me kontributin e dhënë diaspora shqiptare, e mbajti gjallë sistemin arsimor, shëndetësor e më vonë edhe rezistencën e armatosur, andaj për kontributin e tyre meritojnë mirënjohje dhe respekt të veçantë nga institucionet e Kosovës sot.

Është me rëndësi të ceket se që nga fillimi i viteve të 90-ta, për herë të parë shfaqen klerikët dhe bashkësitë e para fetare. Përveç bashkësive të para fetare fillojnë edhe organizimet partiake. Partitë politike që vepronin në Kosovë, i themeluan degët e veta edhe në diasporë. Me themelimin e këtyre formacioneve të organizimit filluan të krijohen dhe thellohen rrymat e ndryshme përçarëse. Kjo plasaritje e parë e shqiptarëve të migruar në perëndim nga viset e ish Jugosllavisë u bënë të dukshme sidomos kah mesi i viteve 90-ta.  Në këtë kohë u krijuan dy rryma kulturore dhe politike, në njërën anë krahas rrymës politike që i kërkonte zgjidhjen e të drejtave shqiptare përmes rrugëve paqësore, u aktivizua edhe rryma tjetër që ishte përcaktuar për rezistencë të armatosur dhe veprime guerile në Kosovë. Formimi dhe aktivitetet e partive të ndryshme politike, në vendet e ndryshme ku jetojnë shqiptarët, në masë të madhe kanë luajtur rol përçarës dhe vazhdojnë të kontribuojnë në elektrizimin e marrëdhënieve mes popullatës sonë.

Përkundër aktiviteteve politike të shqiptarëve ne diasporë, nxënësit të shkollave shqipe vazhduan solidarizimin dhe aktivitetet e tyre për ta ndihmuar popullatën në vendlindje, dhe aktivitetet politike për çështjen shqiptare.  Vlen të theksohet se nxënës të shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe nga Dusseldorfi dhe Neuss, së bashku me shumë mërgimtar udhëtuan me 13 shkurt të vitit 1999, në Rambuje të Francës, për ti dhënë mbështetje morale delegacionit tonë, gjatë bisedimeve me palën serbe nën ndërmjetësimin e palës ndërkombëtare.[26]

Sa i përket arsimit ose mësimit në shkolla me lëndë plotësuese nga kultura dhe gjuha shqipe, për fëmijët shqiptar në perëndim, fatkeqësisht kemi një rënie të interesimit të prindërve për dërgimin e fëmijëve në shkolla plotësuese. Faktorë të shumtë ndikojnë në këtë rënie si: mungesa e mësuesve si dhe mos mbështetja e shkollave me plan programe dhe literaturë nga  Shqipëria dhe Kosova, pastaj trendi i zhvillimeve teknologjike dhe mos interesimi i të rinjve për të vijuar mësimin plotësues e ka ulë ndjeshëm interesimin për mbajtjen e këtyre shkollave. Me kohë,  pas katër apo pesë dekadave në migrim të mërgatës tonë, ka luajtur rol edhe   integrimi i tyre në shtetet ku jetojnë, andaj ka bërë që të bie interesimi i mësimit në gjuhën shqipe, pastaj shuarja e aktiviteteve të disa shoqërive kulturore artistike që kishin vepruar më parë, e ka izoluar familjen shqiptare, duke ju përshtat ambientit ku jeton dhe kjo ka ndikuar në mundësinë e asimilimit gradual të shqiptarëve gjithandej jashtë atdheut. Kohëve të fundit po vërehet një dukuri pozitive, ku shumë të rinj dhe të reja janë inkuadruar në shoqëritë e vendeve ku jetojnë, dhe kanë arritur rezultate të mëdha në fushën e sportit , kulturës , muzikës etj. Tani kemi edhe yje botërore, të cilat në shumë ngjarje kulturore dhe muzikore nuk hezitojnë dhe me krenari flasin dhe e prezantojnë origjinën dhe pjesën të kulturës dhe traditës nga vendi i origjinës. Duhet theksuar se qarkullimi i shpejtë dhe i shpeshtë me atdheun  si arsye e transportit të avancuar e ngadalëson trendin e asimilimit, por zhvillimi ekonomik i vendit të origjinës do ta zvogëlonte shpërnguljen e të rinjve nga atdheu, do ta shkurtonte në masë të madhe trendin e zvogëlimit të popullatës së re e cila ende vazhdon të jetë shpresa më e madhe e popullit tonë.

Krerët e komunitetit fetar shqiptar i diasporës arritën të sigurojnë fonde që vijnë nga vendet e lindjes së mesme, për të përfshirë sa më shumë predikues të islamizmit jo vetëm në rajon, por edhe përtej kufijve të Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, komunitetet fetare ofrojnë një mundësi për të bashkuar shqiptarët etnikë që e gjejnë veten larg shtëpisë dhe që përpiqen të integrohen në shoqëritë e tyre pritëse, veçanërisht të gjendur përballë një ambient dhe kulture krejtësisht tjetër në Evropë. Këto formacione fetare u mbështetën edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës, madje për këtë qëllim pranë Bashkësisë Islame, është themeluar edhe Drejtoria e Diasporës.

Bashkësia Islame e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Diasporës, në objektin e medresesë “Alaudin” në Prishtinë, ka shtruar drekë për imamët dhe kryetarët e këshillave të xhamive shqiptare në diasporë.[27]

Në vendet e Evropës Perëndimore myslimanët, sipas disa imamëve, ndjehen të paragjykuar dhe e kanë ndjenjën se identiteti i tyre dhe besimi i tyre sfidohet nga kultura evropiane, kryesisht e krishtere dhe, si rrjedhojë, këmbëngulin më shumë në besimin mysliman, në mënyrë që ta mbrojnë identitetin e tyre.[28] Mërgata e jonë duke u mbështetur rreth imamëve në diasporë e themeluan Qendrën Islame shqiptare në Shtutgard-Feuerbach. Kjo qendër  është organizatë islame që angazhohet për të krijuar kushtet e nevojshme të besimtareve mysliman për realizimin e detyrave të tyre fetare e kombëtare. Po ashtu kjo qendër nuk i takon asnjë partie politike, dhe nuk identifikohet me ndonjë ideologji ekzistuese.[29]

Organizimi i mërgatës tonë në baza partiake e fetare gjatë viteve 90-ta, ndikoj dukshëm në deformimet kulturore, dhe krijimin e imazhit të keq të shqiptarëve në shtetet perëndimore. Nga frymëzimet e imamëve të pa kontrolluar, një numër i të rinjve tanë të lindur dhe edukuar në diasporë u ndikuan dhe si rezultat i kësaj dy dekada më vonë një numër mjaftë i konsiderueshëm i të rinjve shqiptar vullnetarisht u anëtarësuan në organizata terroriste islame në shtetet evropiane, duke u mobilizuar për tu përfshirë në aksione terroriste dhe luftërat ideologjike fetare që filluan në lindjen e mesme.

Këto forma të organizimit ju ndihmuan armiqve tanë shekullorë për ti renditur shqiptarët në grupet e organizatave terroriste islame që veprojnë në Evropë

Kombi shqiptar sot është i rrezikuar nga fqinjët të cilët platformat e tyre hegjemoniste e shoviniste, i kultivojnë  kinse në luftimin e islamit radikal në Ballkan, me të vetmin qëllim, pushtimin e tokave shqiptare, asimilimin dhe përvetësimin e kulturës materiale e shpirtërore të shqiptarëve.

Si përfundim i gjithë kësaj që u tha më larte, po e japim një vështrim të përgjithshëm të migracionit shqiptar në dy shekujt e fundit, për të kuptuar deformimet kulturore të mërgatës tonë gjatë viteve 1970-2000.

Në mungesë të plan programeve mësimore për identitetin kulturor dhe traditën shqiptare, konstatojmë se populli i jonë gjatë dy shekujve të fundit përjetojë asimilim dhe shkrirje në kultura tjera. Kjo mund të argumentohet edhe sot me popullatën shqiptare të migruar në Turqi, prej krizës lindore e deri në ditët tona. Numri i shqiptarëve të shpërngulur në Turqi brenda 150 viteve, e tejkalon numrin e popullatës shqiptare që sot jeton në trojet etnike. Sistemi i jonë arsimor për identitetin kombëtar, në institucionet edukative dhe arsimore në trojet etnike shqiptare, ka nxjerrë kuadro me profile të ndryshme akademike, pa pasur as njohuri minimale nga e kaluara dhe kultura kombëtare.

Këto forma të organizimit ju ndihmuan armiqve tanë shekullorë për ti renditur shqiptarët në grupet e organizatave terroriste islame që veprojnë në Evropë

Kombi shqiptar sot është i rrezikuar nga fqinjët të cilët platformat e tyre hegjemoniste e shoviniste, i kultivojnë kinse në luftimin e islamit radikal në Ballkan, me të vetmin qëllim, pushtimin e tokave shqiptare, asimilimin dhe përvetësimin e kulturës materiale e shpirtërore të shqiptarëve.

Duke e parë rrezikun e asimilimit dhe deformimeve në sistemin arsimor është e nevojshme q ë shqiptarët në platformën e tyre arsimore ta përfshijnë sa më shumë mërgatën tonë rreth shoqërive kulturore dhe shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe për bashkimin e tyre rreth gjuhës, kulturës dhe traditave shekullore kombëtare.

Jemi të vetëdijshëm se me një shkrim të tillë, shumë pak mund të përfshihen kontributet e mërgatës shqiptare në bërjen e shtetit të Kosovës, andaj sado pak mendojmë se kemi kontribuar në përfshirjen e disa pikave të rëndësishme nga fushë veprimtaria e arsimit dhe kulturës shqiptare.

Sqarim: Kjo temë është përgatitur për të marrë pjesë në konferencën shkencore “Roli i diasporës shqiptare në Shtet formim të Kosovës”, të organizuar nga Qendra për studim dhe hulumtim në Mitrovicë:. Konferenca është përkrahur dhe mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Konferenca ishte paraparë të mbahet më datën 16 shkurt 2021, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë.

Me qenë se konferenca nuk është mbajtur, ne vendosën që kumtesën tonë “Mërgata shqiptare dhe roli i saj në zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare gjatë viteve 1970-2000”, ta publikojmë.



[1] Seminari Ndërkombëtar i  Federatës Panshqiptare “Vatra”, 1969

[2] Seminari Ndërkombëtar i  Federatës Panshqiptare “Vatra”, Botuar nga Dr. Hamdi H. Oruçi, Neë York 1969

[3] Ramadan Reshitaj, E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike, Vëllimi 5, Prizren, 2007, fq. 238

[4] Njazi Tafilaj, Inxhinier i elektroteknikës, Qe 3000 vjet njerëzimi është mundu me gjete mënyre ma te lehtë për  llogaritje por tek pasi NAIPER [1550-1660]  botoi librin ne vitin 1614 për TABELEN LLOGARITME  U BA E MUNSHME ZHVILLIMI ME REZULTAT  PER LLOGARITJE TE LEHT.

EDËIN GUNTER [1581-1626 DHE  ËILIAM DUGHTRED [1514-1660]  e konkretizuan punën e tyre dhe realizuan ne vitin 1654  llogaritësin RECHENSEHIBER  QE  NORMAL SE ESHTE PERSOS DHE NJIHET ME EMRIN SHIBER.

Pas zbulimit te transistorit teknika eci shumë shpejt.ne vitin 1968 firma Texas instrument prodhoi Kalkulatorin e gjepit. Në viti 1972 në Buje të Kroacisë filloi ndërtimi i fabrikës për kalkulator me emër ”DIGITRON”. Në ish Jugosllavi kalkulatorët e parë kanë filluar të përdoren pas vitit 1976,ndërsa kalkulatorët për shkence tek pas vitit 1980.

[5] Çerkin Bytyqi, Unë Atdheu, fq. 35, Dusseldorf, 2010

[6] Po aty, fq. 41

[7] Halit Elshani, Çeta e Brukselit ( Mendime dhe opinione),, fq. 196, Dukagjini, Pejë, 2007

[8] Halit Elshani, Çeta e Brukselit ( Mendime dhe opinione), Dukagjini, Pejë, 2007

[9] Bajram Kabashi, Rilindja Përkushtim e Trishtim, (1982-1999), Prishtinë, 2020, fq. 321

[10] Halit Elshani, Çeta e Brukselit ( Mendime dhe opinione), Dukagjini, Pejë, 2007

[11] Halit Elshani, Çeta e Brukselit ( Mendime dhe opinione), Dukagjini, Pejë, 2007, fq. 229-2240

[12] Po aty, fq. 371

[13] Po aty, fq. 343

[14] Halit Elshani, Çeta e Brukselit ( Mendime dhe opinione), Dukagjini, Pejë, 2007

[15] Bajram Kabashi, Rilindja Përkushtim e Trishtim (1982-1999), Lena Grafik, Prishtinë, fq. 101

[16] Po aty, fq. 102

[17] Bajram Kabashi, Rilindja Përkushtim e Trishtim, (1982-1999), Prishtinë, 2020

[18] Çerkin Bytyqi, Unë Atdheu, fq. 101, Dusseldorf, 2010

[19] Çerkin Bytyqi, Unë Atdheu, fq. 46, Dusseldorf, 2010

[20]Po aty, fq. 21 dhe 172

[21] Halit Elashani, Çeta e Brukselit (Mendime dhe Opinione),, fq. 334 Pejë, 2007

[22] Po aty, fq. 26

[23] Halit Elashani, Çeta e Brukselit (Mendime dhe Opinione), Pejë, 2007

[24] Halit Elashani, Çeta e Brukselit (Mendime dhe Opinione), fq. 24-27,  Pejë, 2007

[25] Halit Elashani, Çeta e Brukselit (Mendime dhe Opinione), Pejë, 2007

[26] Çerkin Bytyqi, Unë Atdheu, fq. 53, Dusseldorf, 2010



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Qazim Namani: Kontributi i Shqiptarëve për Shpëtimin e Hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore Qazim Namani: Masakrat në fshatin Prapashticë sipas burimeve historike dhe rrëfimeve nga familjarët e mi Qazim Namani: Kisha në Boletin është katolike shqiptare Qazim Namani: Familja shqiptare që gjatë Luftës së Dytë Botrore e strehoi hebreun Ahim Kohen Qazim Namani: Prishtina sipas shkrimeve të oficerit serb Milivoj J. Nikolajevi? dhe historianit osman Sylejman Kylçes Qazim Namani: Shtëpia që e sfidojë inteligjencën në Prishtinë Qazim Namani: Rrugët e vjetra që kalonin nëpër Dardani, Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri dhe Familja Vojinoviç Qazim Namani: Si u detyruan shqiptarët për të ndërruar fenë Qazim Namani: Konservimi i Kështjellës së Artanës gjatë viteve 2015-2017 Qazim Namani: Gjurmë të Xehetarisë në Ulpianë Qazim Namani: Vushtrria vendlindja e çetnikut Živko Gvozdi? Qazim Namani: Shqiptari ortodoks nga Prishtina dhe pjesëmarrja e tij në vrasjen e shqiptarëve gjatë viteve 1912-1914 Qazim Namani: Kisha e familjes Boletini nuk është serbe Qazim Namani: Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe zhvillimi i turizmit në Kosovë Qazim Namani: Veshja e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike në qytetin e Kassovës Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike në Gjytetin e Marecit me rrethinë Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike në fshatin Peshter dhe Brus Qazim Namani: Gjurmët arkeologjike dhe historike në rrethinën e Janjevës Qazim Namani: Servia emër rajoni në shërbim dhe jo emër etnie

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora