E premte, 19.04.2024, 11:49 PM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Vjosa Osmanit, populli me 14 Shkurt 2021 ia dha mandatin e Presidentes së Kosovës

E diele, 21.02.2021, 10:11 AM


Vjosa Osmanit, populli me 14 Shkurt 2021 ia dha mandatin e Presidentes  së Kosovës

Nga Skënder Sadri KAPITI

Zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 duke u nisur nga rëndësia e tyre dhe nga rezultati ato tashmë kanë  hyrë në histori si një referendum popullor, si ndëshkim i ashpër për politikën e vjetër PDK, LDK, AAK e NISMA, ku të tria, PDK+LDK+AAK  kanë marrë më pak deputetë se sa VETËVENDOSJA  dhe Vjosa.

Ky referendum popullor u dakordësua dhe aprovoi e miratoi edhe marrëveshjen Kurti-Osmani për Albin  Kurtin Kryeministër dhe për Vjosa Osmanin Presidente.

Duke u nisur nga rezultati i deritanishëm i zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021 rezulton se  Vjosa Osmani si kandidatja për deputete nga lista e VETËVENDOSJES doli personaliteti më i votuar në rang kombëtar në Kosovë, dhe nisur nga ky fakt prisja që ndonjë analisti politik në Kosovë t’i shkonte në mëndje që verdikti popullor në Kosovë de fakto ia ka dhënë mandatin si Presidente e Kosovës Znj. Vjosa Osmani, por këtë po e deklaroj  unë Skënder Sadri Kapiti nisur nga fakti dhe rezultati.

Mandatin  si Presidente e Kosovës   Vjosës  faktikisht  ia kishte  dhënë populli i Kosovës edhe me 6 Tetor 2019, por tani me Referendumin e 14 Shkurtit 2021 besimi dhe vota popullore ia beson asaj akoma edhe  më shumë mandatin si Presidente, pavarësisht se këto ishin referendum parlamentar, por përderisa AAK-ja p.sh. më shumë bëri fushatë presidenciale se sa parlamentare, si dhe gjatë kësaj fushate dukej dhe propagandohej nga politikanët dhe nga partitë politike edhe posti i Presidentit të Kosovës, atëhere le të peshohet vota popullore  që populli u dha individëve dhe rezulton se Znj. Osmani vetë ka marrë  më shumë vota sa të gjithë kandidatët e PDK -së të marrë së bashku, po kështu Vjosa e vetme ka marrë  dyfishin e votave të të gjithë deputetëve të LDK-së të marrë së bashku. E ndërsa AAK e cila ka propozuar Z. Haradinaj për President dhe që fushatë ajo bëri për Presidentin dhe jo për parlamentin, dhe rezultati, AAK,  të gjithë deputetët AAK-së  kanë marrë rreth 7.5 % të votave, pra me 7.5% të votave në rang kombëtar, dhe  me këtë rezultat  as që nuk bëhet fjalë se mund të bëhesh President  I Kosovës propozimi i AAK-se. Pra, de fakto verdikti popullor i 14 Shkurtit 2021 mandatin për President të Kosovës ia dha Znj. Vjosa Osmani, dhe këtë tashmë i mbetet për ta legjitimuar parlamenti, pasi legjitimitetit parlamentar i takon dhe duhet ta respektojë dhe ta njohë legjitimitetin e madh popullor të 14 Shkurtit 2021.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora