E merkure, 03.03.2021, 12:35 PM (GMT)

Mendime

Hasan dhe Lajde Blakaj: Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë frymëzim i mëtejmë për Evropën Juglindore

E shtune, 20.02.2021, 11:38 AM


Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë frymëzim i mëtejmë për Evropën Juglindore

Nga Hasan dhe Lajde Blakaj

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën në Kosovë, si më të mirat ndër vite e vite dhe si shembull jo vetëm për rejonin por edhe më gjerë. Fitorja njëmend ishte si në referendum e Albinit dhe Vjosës. Urime Kosovë. Urime populli shqiptar i kudondodhur.

Pas shumë shantazheve të qëllimshme që ju bë Vjosa Osmanit në qeverinë Kurti një, duke e larguar më vonë edhe nga çdo funksion partiak ajo prapë triumfoi. Bile, bile triumfoj aq rrastë sa për një kohë të gjatë LDK-ja, nuk do të këndellet për ta marr veten. Keqardhja është e madhe për shumë anëtar të rijë të kryesisë se LDK-së por e paçin veten në qafë për heshtjen ndaj padronëve të tyre të korruptuar. Nuk thotë populli kot:” Pran lisit të thatë digjet edhe i njomi”.

Shantazhet, LDK-së PDK-së, AAK-së, pengesat ligjore pa asnjë bazë juridike të Gjykatës kushtetuese dhe Gjykatës lartë ju kthyen bumerang si Ldk-së Pdk-së AAK-së dhe pa përjashtuar as Nismën. Pasi shteti është i kapur ligjet përshtateshin si llastiku i Ramiz LLadrovcit sipas dëshirave të partive në pushtet.

Dhe më të drejtë nuk thuhet kot: ”Drejtësia vonon por gjithmonë fiton”. Jo më kot populli kishte shpresën e madhe ke binomi Albini dhe Vjosa fjalë mbajtës në premtimet e dhëna.

Makinacionet e shtetit të kapur e shuan këtë shpresë të popullit përtokë vetëm përkohësisht, por jo përgjithmonë. Këto ndërskamca të kurdisura ju kthyen fytyrës në atë mënyrë që as ëndërr si kishin parë. Populli she, di dhe mundët. Askush të mos mendoj të del mbi sovranin dhe të manipuloj më të.

Thuhet shpesh në forume dhe debate të ndryshme se Albini e luajti shumë mirë lojën politike.! Unë mendoj që Albini nuk kishte fare nevojë ta luante asnjë lojë politike, vetëm të priste zgjedhjet, dhe vërtetë nuk luajti, asnjë lojë sepse nuk kishte nevojë. Lojën e kishin luajtur rivalët e tij politik, me hile, me format më të ndyra politike e që ishin fare të lexueshme edhe nga njeriu i thjeshtë. Andaj pse Albini të kishte nevojë ta kapte gacën me dorë kur e kishte mashën.

Çka i parapriu kësaj gjendje që Albini të kishte kaç rezultat të thellë në zgjedhje!?

Kosova ishte në prag ndarjeje territoriale nga qeveritë e mëparshme ku falë Albinit, Sali Berishës dhe një meritë edhe për Ramush Haradinaj plani dështoj por ideja jo.

Plane kishte për koalicion të fshehtë me PDKN-ë edhe pse u bë qeveria Kurti një. kjo u be sa për sy e faqe më Kurtin. Frika nga konfiskimi i pasurisë se pa justifikueshme kapësve të shtetit e shumë e shumë argumenteve të tjera që janë të ditura rrëzuan qeverinë e parë Kurti.

Pas rënjës se qeverisë Hoti që edhe ashtu do të binte vet, mobilizimi i popullit ishte mese i domosdoshëm prapa të pa korruptuarve dhe mbajtësve të qëndrimeve parimore si Albini dhe Vjosa. Andaj edhe rezultati është kaq evident.

Vizioni largpamës i Albinit për zgjedhjet në Amerikë dhe thirrja e tij pro Biden kur të tjerët e fusnin kokën në dhe si struci e bën Albinin, largpamës dhe vizionar të pa arritshëm.

Duhet të jesh tepër i sigurt po edhe trim, ti sfidosh të gjitha partitë e pozitës bashkë kur Albini u shpreh hapur i mundem një nga një  e tani do ti mundë politikisht të gjitha se bashku. Dhe ashtu doli ku që të katërtat nuk i afrohen më vota në totalin e tyre. Për ato 50 ditë qeverisëse Albini ndërmori një mori reformash të thella ku populli i mirëpriti. Qeveria ra nga manipulimet e mëdha sepse kishte plane të fshehta shumë më herët të kurdisura më PDK-në edhe pse ajo shtirej si e pa faj. Dhe, populli i dinte mirë këto gjera përfundi rrogozi.

Etiketimet e ulëta kundër Albinit si pro rus e kundër amerikan ishin sulme poshtë brezit që populli nuk i hëngri, prandaj kemi këtë rezultat çfarë është tani.

LDK-ja bëri marri pas marrie jo vetëm më Vjosën dhe uzurpimin e partisë nga njerëz që as anëtar partie nuk ishin, por edhe kur u mbajtën zgjedhjet brenda LDK-së me urdhër të kryesisë se LDK-së nuk u lanë delegatet nga mërgata të marrin pjesë as fizikisht mbledhje.

Populli mban mend mirë tërheqjen zvarrë të aktivistes se palodhur të LDK-së njëherit kryetare e LDK-së për Gjermani Donika Gërvalla vetëm e vetëm për mos e lënë të marr pjesë në zgjedhje. Ndjeva keqardhje të jashtëzakonshme për te si një aktiviste e rrallë si një intelektuale e pashoqe si një nënë e para së gjithash si një bij e Heroit Jusuf Gërvalla ta poshtëronin në atë mënyrë. Kjo sjellje LDK-së krijoj neveri dhe indinjatë të thellë në popull. Dhe tani kjo u pa sa lart populli e mban dhe admiron duke i dhënë besimin e merituar në zgjedhje.

Fjalët fyese të disa kanalistfekaljesh të qëllimshme të vjella nga goja e tyre pa fije nevoje dhe arsye për diasporën ju kthye fytyrave të tyre gerrnaqe më votën e lirë të popullit sepse vetëm i fyeri të fyen pa ndonjë arsye. Këta banalist hiqen si të ditur si intelektual por niveli i tyre le për tu dëshiruar si në gjuhën e folur si në të shkruar. Është e tmerrshme po ta kesh familjen afër tv-së posaçërisht fëmijët e vegjël për gjuhën e tyre të gërditshme dhe polemikat e padurueshme duke i ndërhy në bisedë njëri tjetrit. Pra populli sheh dhe regjistron. Askush nuk do shkoi në atë botë pa e larë më shpinë në këtë botë.

Nuk lanë formë dhe shantazh pa e përdorur për ta ndaluar pjesëmarrjen e Albinit në zgjedhje me gjykata me KQZ të cytura nga partitë në pushtet por sovrani e dha fjalën e vetë dhe kjo ishte vula që i vulosi zgjedhjet dhe zgjodhi ata që i duhen atij. Këto zgjedhje ishin mësim për partitë në pushtet se si duhet bërë  politikë pa shantazhe dhe pa nderskamca, pa korrupsion e hajni fondesh e tenderësh. Në të kundërt e vë në pyetje ekzistenca e partisë tënde. Edhe sikur të çirreshit dhe shqyheshit duke vrapuar pas votave do të ishte e kotë sepse populli ju kishte lexuar për 20 vite makinacione me ndërrim pushtetesh pa meritë herë me PDK-AAK-në  e herë të gjitha bashkë duke mos e lënë të formojë qeveri edhe pse i fitonte zgjedhjet vv.

Zbrazja e Kosovës  nga të rinjtë pikërisht është si rezultat i kapjes shtetit, nepotizmit, pa asnjë perspektivë për të rinjtë tanë. Albini dhe Vjosa me rastin e fitimit të zgjedhjeve u deklaruan urtë dhe butë duke ua shtri edhe njëherë dorën që ta bëjnë rrugëtimin se bashku drejtë synimeve të reja për kombin shtetin. De facto kjo fitore e Albinit dhe Vjosës dhe humbje e juaja do të ju bëjë mirë të gjitha partive qeverisëse për tu reformuar thellësisht sepse këtë reformim të partive tuaja populli e kishte kërkuar qe moti. Andaj me fitoren e Vjosës dhe Albinit Erdhi dita që ju të riformoheni dhe freskoheni më politikanë të rij të brumosur më dije dhe energji të reja.

Deklarimi i juaj se do të jeni konstruktiv e përkthej si një ide te mirë për bashkëpunim dhe largim nga inatet e vjetra. Pra votimi i presidentes do të ju bëjë nderë po të qëndronit në Kuvend. Mendoj që votimi i presidentes do të ju rris autoritetin në popull si parti dhe individ duke treguar gjest të mirë solidariteti dhe perspektivë për shtetin. Në të kundërt populli do të mbaj mend mu si më përpara për ngurtësinë tuaj. Populli e ka një thënie të bukur kur thotë : ”për inat të resë më vdektë djali”. Mos votimi i Vjosës për presidente nuk është fitore e juaja, por as e Kosovës jo se jo. Pra mbani fjalën kur e uruat vv-në për fitore qe do të jeni sa më konstruktiv në konsolidimin e qeverisë dhe presidencës.

Kjo frymë plebishitare e zgjedhjeve të jeni të bindur se nuk do ndalët më kaq. Frymëzimi do ti kalojë edhe kufijtë e Kosovës kah Maqedonia dhe domosdo Shqipëria. Urojmë vetëm që zgjedhjet që do mbahen në dy këto vende të kalojnë si kanë kaluar në Kosovë pa incidente sepse jam shumë i bindur që ndryshime të mëdha do të ketë edhe të vëllezërit tanë mu si në Kosovë. Uroj nga zemra të jetë kështu, sepse populli është tejet i lodhur dhe nuk e meriton kështu siç është katandisur. Urojmë më gjithë zemër gjithë shqiptarët e kudondodhur për fitoren e madhe e tij.

Stockholm 15 shkurt 2021

Hasan dhe Lajde Blakaj



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora